Në çdo shtet demokratik, salla e gjyqit nuk është thjesht një hapësirë fizike, ajo është hapësira e debatit, e kontradiktoritetit dhe e përballjes së argumenteve. Është skena ku Republika, dëgjon qytetarët e saj dhe u përgjigjet atyre, me qetësi dhe autoritet. Por mënyra se si kjo skenë është ndërtuar, kush qëndron ku, si dhe në çfarë pozicioni, nuk është neutrale. Ajo është gjuha me të cilën shteti u flet qytetarëve të vet; shprehja e forcës së pushtetit shtrëngues. Ndaj, kafazi i xhamit në sallën e gjyqit nuk është një detaj teknik, është një deklaratë pushteti, mesazh i qartë ku i pandehuri nuk trajtohet si subjekt i barabartë i procesit, por si një “target” procedural i paracaktuar.
Që prej viteve ’60 dhe ’70, në Evropë, juristë, akademikë dhe organizata të të drejtave të njeriut kanë denoncuar përdorimin e “dock”-ut. Vendosjen e të pandehurit në një hapësirë të veçuar, zakonisht në fund ose në anë të sallës së gjyqit. Argumenti është thelbësor: izolimi fizik prodhon izolim procedural. Sot, forma moderne e këtij izolimi është kutia e mbyllur prej xhami një kafaz i hijshëm, i sofistikuar, “evropian” në pamje, por me të njëjtin efekt: një “dritare”, që e nxjerr të pandehurin jashtë procesit. Kjo formë organizimi nuk e nxit pjesëmarrjen e të pandehurit; përkundrazi, i sugjeron atij se pritet të qëndrojë i heshtur, i përmbajtur, pasiv, jo i barabartë me prokurorinë, por spektator i fatit të vet.
Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk flet për një proces “formal”, por për një proces real, të drejtë dhe të barabartë, të ndërtuar mbi parimin e kontradiktoritetit. Një proces ku i pandehuri kupton qartë çfarë ndodh, komunikon lirisht, merr pjesë efektivisht në gjykim dhe ndihet i qetë e i barabartë. Por mbi të gjitha, ai trajtohet jo vetëm si i pafajshëm, por edhe si kontrollues i veprimeve të vetë pushtetit të akuzës. Sepse në një sistem akuzator, jo inkuzitor, dyshimi fillestar nuk rëndon mbi qytetarin, por mbi forcën e prokurorisë, e cila duhet të jetë nën monitorim të rreptë gjyqësor përpara se të gjykohet mbi faktet.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka bërë të qartë se organizimi i sallës së gjyqit nuk është çështje teknike, por element që mund të cenojë vetë thelbin e gjykimit të drejtë. Gjykata theksoi se procedurat duhet të zhvillohen në mënyrë që të ulin ndjenjën e intimidimit dhe frenimit, jo ta thellojnë atë. Në Svinarenko & Slyadnev (2014), u pranua se kafazet dhe ndarjet prej xhami ngrejnë probleme serioze sipas nenit 6 të Konventës. Ndërsa në Mariya Alekhina v. Russia (2018), përdorimi i kafazit të xhamit, i ashtuquajturi “akuarium” u cilësua i pajustifikuar, rutinor dhe degradues, pasi dëmtoi drejtësinë e procesit, pengoi komunikimin efektiv me avokatët dhe cenoi dinjitetin e të pandehurve, në shkelje të nenit 3.
Mesazhi është i qartë: një kafaz i artë mbetet një kafaz.
Një nga pasojat e kafazit të xhamit është ajo pamundësia reale për të komunikuar me avokatin. I pandehuri nuk mund të flasë, të pëshpërisë apo të reagojë në kohë reale ndaj një pyetjeje vendimtare. Ai troket në xham, bën shenja me duar, shkruan letra që kalojnë përmes forcave të sigurisë. Shpesh, vetëm ndërhyrja e gjyqtarit e bën të mundur komunikimin, duke e kthyer një të drejtë themelore nga detyrim kushtetues në akt tolerance procedurale. Siç e ka përshkruar me sarkazëm një praktikant britanik, i pandehuri detyrohet të zgjedhë mes heshtjes dhe shpresës për më të mirën, ose krijimit të një ndërprerjeje të tillë sa gjyqtari, i bezdisur, detyrohet të thërrasë: “Klienti juaj do t’ju thotë diçka.”

Në këtë kontekst, kundërshtimi i kafazit të xhamit nga Erion Veliaj, Ilir Meta apo nga çdo qytetar që trajtohet në të njëjtën mënyrë nuk është kërkesë për trajtim të veçantë. Është kërkesë për trajtim kushtetues. Ata nuk kërkojnë dalje nga gjykimi, kërkojnë pjesëmarrje reale dhe dinjitoze në proces, ashtu siç i takon një qytetari të Republikës. Nuk po kërkojnë imunitet as favor, kërkojnë diçka shumë bazike: të jenë të pranishëm në sallë si subjekte të procesit, jo si objekte sigurie apo “target” i paragjykuar i akuzës.
Pyetja në këtë pike nuk është kush janë ata, as çfarë përfaqësojnë, por çfarë drejtësie duam të ndërtojmë? Një drejtësi që flet me gjuhën e frikës, apo një drejtësi që flet me gjuhën e Republikës? Nëse një gjykatë ndihet më e sigurt kur i pandehuri është pas xhamit, problemi nuk është i pandehuri, por autoriteti i drejtësisë vetë. Sepse drejtësia evropiane nuk ka frikë nga qytetari përballë saj, ajo i trembet vetëm padrejtësisë. Ndaj, kafazi i xhamit nuk është standard evropian, por një relike e një kulture penale që i trembet pjesëmarrjes, dialogut, debatit dhe barazisë së palëve në proces; një drejtësi që përbuz qytetarin dhe i buzëqesh akuzës.
Republika nuk gjykon nga pas xhamit. Ajo gjykon ballë për ballë, me dinjitet, pa paragjykim, me ftohtësinë e akullt të arsyes dhe me vendosmërinë e gurtë të së drejtës.
P.S.
Deri kur organet e qeverisëse të gjyqësorit, kaq të ndjeshme ndaj fjalës së lirë, veçanërisht kur ajo vjen nga politika, do të kenë të njëjtin shqetësim e të reflektojnë mbi këtë aspekt thelbësor të të drejtave të njeriut: arkitekturën e sallave të gjyqit që ato vetë miratojnë dhe modelojnë??
TemA
hihihihi,dhiz iz mirakull ov fridhim , ov liri demokracia , hihihihi.
Ligji percakton qe ne gjyq pavaresisht nga akuza , i pandehuri rri ne kafaz. Lerini ligjet europiane , cfare thote ligji shqiptar ! Nese dikush e di ndryshe , citoni nenin ! Por mendoj se keto detaje vihen ne dukje per te hequr nga vemendja akuzat per Lalin , e per te krijuar mjegull qe ndikon ne shtyrje te gjyqit sa te tejkalohen afatet. Po sikur te zgjidhet ceshtja e kafazit , dhe pastaj Lali te thote : Pse muret e salles se gjyqit jane te kuqe ?? Simbol komunist ??!!! Eh , keta vipat mund te bejne nga keto lojera , nje hallexhi i shkrete nuk i ben dot se gjykata e masakron.....por kush shkruan artikuj per hallexhinjte e varfer.....duhen mbrojtur te shumevuajturit " politikanet e ndershem te persekutuar nga Spak"....!!!!!Jepini atehere ... Lul Basha per rrugen e kombit e mbylli gjyqin..pa bere gjyq , edhe Lali drejt asaj rruge eshte.Saliun e shani...por metodat e bijve te tij ju pelqejne ??!!!!
As në kohën e diktaturës ku nuk zbatoheshin fare të drejtat e njeriut nuk kanë ekzistuar këto vandalizma dhe këtu dujen qartë inatet personale të prokurorit Olsi Dado që merret me ndërtim pallstesh.Shikoni o ndyrësira në televizjone dalin shpesh gjyqet që janë bërë për dënime në kohën e Enverit që i akuzonin për veprimtari armiqësore ndaj partisë dhe shtetit të akuzuarit janë të lirë në sallë sigurisht në vëndin ku janë të akuzuatit por jo në kafazin e ariut ....turp kur kjo quhet drejtësi që zbston të drejtat e njeriut...
Degjova nje avokat korçar nga accent thoshte qe ne France nuk ka kafaze ne salle te gjyqit... Si ka mundesi te genjehet ne nje studio tv sidomos nga nje njohes i ligjit. Ne tribunal français ne hyrje te tribunalit kontrollohesh me aparate ne trupe dhe cante e valise kalojne ne tapis , dhe dy police i ke te déra e salles ku zhvillohet gjyqi. Ne salle te gjyqit eshte nje kafaze prej xhami ku eshte nje dritare e vogel per shkembin letrash midis avokatit dhe te akuzuarit . I akuzuari shoqerohet me dy police dhe te menottes prangat eshte i lidhur nje litare qe e mbane nje policé..... I akuzuari shoqerohet ne kafaze prej hehuri ne sous-sol te tribunalit , makina hyne direct ne sous-sol ku i akuzuari qendrone disa ore deri sa te vije ora e gjyqit.... Ndaj mos genjeni ose me mire informohuni para se te flisni i nderuar avokat
Ohhhh marrezira. Ku I ke pare keto ne ndonje film ? Apo I ke provuar vete.Apo je perkthyes ne gjyqet e krimineleve shqiptare ne France. Artikulli flet per nje problem krejt tjeter.
ai qe ka denuar me pa te Drejte. erjonin. duhet zevendesuar. me erjonin se erjoni e ka ber. tiranen drit kurse olsi dado. nuk na duhet ta shikojm me ne gjykate. se po te ishte i dresse dénote sali kriminelin. qe ka bere. 1001 te zeza
Po tani u kujtuat per "kafazin" ju qe u arrestua hajdut Veliaj? Perse jo me pare dhe perse jo per Meten apo kedo tjeter. Lereni mo lloqet dhe hiqni dore nga procedurat se nuk shtyhet ushtria duke dhjere. Po pse ore me procedure do shpetoni nga hajdutizmi me i madhe ne tere historin politike shqiptare. Vetem breke 800 mije euro, lere pastaj sa milion nga inceneratoret, lejet e ndertimit, etc. Po ka sume, hajduti Veliaj te perballet me akuzat. Por mesaduket avokatet nuk ndihen konfident se ai del i paster, dhe per kete i thone te bej si halabak dhe djal i keq.
Si shpetoi Lulushi nga gjykimi per vjedhjen è rruges se Kombit ? Me procedure.
Po na can trapin ky Mero duke shkruar kunder drejtesise dhe pro hajduterise. Keta tipa duan te na mbushin mendjen se mbrojne te drejten e personave te arrestuar, sepse dikush ne radhet e drejtesise ua shkelin keto te drejta. Shqiperia po zbrazet, njerzit po jetojne ne kushte mizerabel. Nuk blejne dot nje apartament te jetojne si njerez. Nje pjese nuk plotesojne dot kerkesat me ekementare per ushqim, ilace apo trajtime spitalore, veshmbathje, , pa lere per argetim apo pushime lluksize suc i bejne shoket e Meros. Pasurite tona tokesore e nentokesore jane te shumta, por i marrin te huajt dhe pasurohen ata qe ua japin duke keqperdorul ligjin dhe detyren. Shqiperia mund te zhvillohej si Zicera dhe njerzit te jetonin shume me mire. Po pse ndoth kjo? Ja per shkak te atyre njerzve qe drejtesia i ka derguar ne banggen e te akuzuarve dhe nje pjese tjeter qe ende nuk kane shkuar atje. Dhe keta jane pak ne numur, ne raport me ata qe vuajne pasojat e punes se tyre te keqe, te vjedhjeve te tyre, te prostitucionit politik dhe moral etj etj. Keta mbron Mero dhe shoket e tij. Prandaj per ta nuk duhet te kete meshire. Te japin llogari ne kushtet me te ashpera qe parashikon ligji ashtu sikurse ata nuk kane fare meshire qe po i pine gjakun ketij populli. Ata jane vampire, njerz qe bejne genocid me te gjitha menyrat ndaj popullit mbare. Dhe ashpersia e ligjit duhet te shkoje deri ne fund, duke ju marre parate e vjedhura dhe cdo pasuri te vendisur me to. Ata e meritojne te rivendoset denimi me vdekje, varje ne litar!!!!!
"Drejtësia" jonë është larg së qëni drejtësi. Kafazi tregon se ajo i trembet komunikimit me të pandehurit dhe sallat e mbyllura tregojnë se i trembet gjykimit të popullit. "Drejtësia" jonë e përdor forcën e ligjit për të dhënë drejtësinë që ajo preferon dhe fshihet në sallat e mbyllura, e vetëdijshme për nivelin e ulët profesional që ka. Shpresuar në drejtësi! DERI KUR KESHTU MA?
Keto jane teshtimat e juntes se prokuroreve qe perkohesisht e bene demin e vet, por qe s'do shpetojne pa ndeshkim. Plehrat e Dumanit, Dado e te tjere, do u degjohet kambana me pas, sepse Amerika duron e pret, por nuk fal.
Vjedhja me arme e nje banke, nuk eshte asgje perpara vjedhjes se parave publike me firma e letra nga poltrona komode qe publiku te ka besuar per te administruar taksat dhe gjakun e vet qe te behet dicka e mire per komunitetin. Kafazi i xhamit eshte plotesisht i merituar per Veliajn dhe per cilindo qe fut duart ne kasen publike. Drejtesia me ne fund po çlirohet nga drojet per politikane qe meritojne edhe me keq se nje kafaz xhami.
Vjedhja me arme e nje banke, nuk eshte asgje perpara vjedhjes se parave publike me firma e letra nga poltrona komode qe publiku te ka besuar per te administruar taksat dhe gjakun e vet qe te behet dicka e mire per komunitetin. Kafazi i xhamit eshte plotesisht i merituar per Veliajn dhe per cilindo qe fut duart ne kasen publike. Drejtesia me ne fund po çlirohet nga drojet per politikane qe meritojne edhe me keq se nje kafaz xhami.
Ajo qe ka bere Olsi prokuroria dhe Bami gjukata e Argitadrejtesi se eshte faj I rende, shkelje ligji dhe e kushtetutes.Ndaj duhet ndeshkuar ligjerisht. Sa objekti eshte kjo drejtesi, KY ASPAK tregon dhe akti I fundit:deklarohet see grushtin I shtetit I realizuar, me perdorimin te armeve, te tankeve e kundratankeve, NUK mund te hetohet pas 27 vitesh. Veprimet e kryera plotesojne TE GJITHA kushtet per te qene grusht shteti. Eshte vertetua qe PD ishte kthyer Ne magazine Armesh, me te cilat u paisen mercenaret e PD. Dhe, si atehere dhe sot... "nuk mund te hetohet se nuk PASKA kallzim" Po nje krim I kryer ne flagrance, nje trafik droge, hetohet vetem kur ka kallzim? Kush e kallzoi familje e ENVERIT per tejkalim te norms se perdorimin TE kafese, qe u hetuar nga Prokuroret. Po krimit flagrant I gerdeci, si krim shteteror, patì kallzim? Po 21 janari a patì kallzim kur prokuroria shkoi per te hetuar? Jane krime flagrant te njohur a, te pahetuara qellimisht per te marre ne mbrojtje Sali Rame Berishen. Jane po Ata Prokurore dhe gjukates qe shkelen mbi ligjet qe percaktojne funksionit e tyre, qe vazhdojne dhe shine lemin me kashte. Doni denoncim? Iu bej thirrje te gjithe RTV te nxjerrin Ne ekran filmimet e 14 shtatorit, me thirrje drejtuar ASPAK-ut :po denoncoje publikisht grushtin E shtetit te realizuar nga PD dhe Sali Rame Berisha. Po keni sadopak pergjegjesi per detyren filloi hetimin penal. Ndryshe jep I doreheqjen,sepse jeni fajtor e ne mbrojtje e krimit nepermjet shperdorim it TE postit zyrtar.