Nga Namir Lapardhaja
Moral është strehë e të dobëtve, një alibi për paaftësinë e tyre për të vepruar si të fortët.
Në politikë nuk ka vend për moral, sepse e moralshme konsiderohet vetëm ajo që prodhon rezultat.
Morali nuk të jep bukë; e pamoralshmja, po.
E moralshme është ajo që të çon drejt pushtetit, e pamoralshme ajo që të mban larg tij.
Politika është k.rvë, dhe si e tillë të gjithë e kërkojnë, të gjithë duan ta provojnë.
Morali është për te xhamia dhe kisha; politika kërkon arritje qëllimesh.
Në politikë, çdo qëllim i arritur shfajëson mjetin e përdorur për ta arritur.
Morali kërkohet te tjetri, asnjëherë te vetja.
Moralin e përcaktojnë rrethanat dhe konteksti.
E moralshme është vetëm ajo që duket, pjesa tjetër është kap ç'të kapësh.
Të fortët përcaktojnë çfarë është e moralshme, për të dobtit vlen çfarë ngelet.
Hajduti ynë është i moralshëm, i yti i pamoralshëm.
Te morali shkohet vetëm nëpërmjet rrugëve të pamoralshme.
Mbi moralin në politikë dhe politikën në moral.
Ne politike ka marveshje , duhesh avokat i popullit dhe u zgjodhe E.Shabani nje djale qe ka mbaruar Oxford , te ralle ne Shqiperi.... Politikishte se kam pelqyer e as e votoje , por nese i shikone CV ky nuk ka konkurrence , do ta krahasojme me zonjen Kalaja apo me ate plakushin......mos béni humore , nese PD ka dhene firmat ka bere shume mire , nese PS e votoje akoma me mire........ PD duhet ti shpjegoje elektoratit qe te bashkpunosh me poziten nuk eshte tradheti e vlerave por e mire e vendit...... Opozite nuk do te thote te jesh kunder pozites por te kontrolloshe poziten kur shkel ligjet dhe ta denancoshe........ Shabani ishte zgjedhje duhur dhe bravo PD per firmat e dhena dhe PS per votimin
Ja ke futur kot Lapardhaja. Te pakten per politiken tone s'behet fjale per moral, se ajo eshte bere nje bordello ku defrehen edhe qente e macet
Me qe ske lene vende per ate shkrimin Doktor Xhambazi , po te komentoj ketu dy fjale : E ke qare , nuk le vend per komente ?Bravo Lapardhaja je treguar shume realist , te gjitha qe ke thene i takojne , DOKTOR XHAMBAZI ...!!!! Respekt