Nga Roland Lami
Salijani me shokë duhet të synojnë demokratët e zhgënjyer, të papërfaqësuar dhe indiferent që në kampin opozitarë janë shumë. Këtë e thonë zgjedhjet e fundit, zgjedhjet e pjesëshme dhe sondazhet.
Salijani me shokë duhet të synojnë jo godinën, logon, vulën e PD siç e synoi Berisha në 2022 dhe e mori por jo demokratët, pasi peshën elektorale nuk ta jep godina, vula, logoja por vizioni, programi dhe fryma që njerëzit përceptojnë te ty dhe grupi inisiator. Godinën le ta mbaj lidershipi aktual për ta shndërruar shumë shpejt në muze
Salijani të mos bëj gabimin e Berishës që me të pakënaqurit e Bashës dhe pragmatistët e PD që rrjeshtohen mbas të fortit ku këtu bën pjesë edhe ti të kërkoj ringjalljen e PD, pasi kjo qasje krijon disa numra por jo forcë për të rivalizuar Ramën. Forca ndërtohet jashtë PD aktuale, te njerëzit e formuar me kredibilitet, ekspertizë dhe reputacion që nuk i mungojnë këtij vendi.
Salijani të mos bëj gabimin që bëri Berisha duke e kanalizuar të gjithë lëvizjen e rithemelimit te uni, te njëshi. Por të ndërtoj ekip që sëbashku synojnë ringritjen e të djathtës. Kurthi ku po futet Salijani me dashje ose jo me ndihmën edhe të medias është personalizimi i lëvizjes. Në këtë drejtim po punon edhe Berisha jo pa arsye duke i joshur antarët e lëvizjes që Salijani të mbetet vetëm. Nëse kjo ndodh siç po duken gjasat, lëvizja goditet më lehtë dhe etiketimi që kjo lëvizje ka karakteristikat e lëvizjes Berisha që synon thjeshtë të ndryshoj liderin jo drejtimin dhe strukturën e PD por jo të djathtën.
Salijani ka avantazh moshën që Berisha nuk e ka, për të ndërtuar një strategji rezistence, ka kontekstin e krizës në të cilën ndodhet PD që lidershipi aktual nuk e ndryshon dot pasi është vet shkaktari i saj, ka në favor bindjen e krijuar te sinpatizantët e djathtë nga një seri humbjesh që me PD aktuale asnjë shpresë nuk ka për të ardhur në pushtet. Kështu që situata për të vënë në lëvizje një ndryshim është më i favorshëm se kurrë.
Salijani ka në ndihmë precedentët e mëparshëm që individ që janë kundërvën Berishës më pas janë joshur për vendin e dytë apo të trete duke përfunduar në figura qesharake brenda PD dhe jashtë saj.
Salijani me shokë sot dhe në vazhdim duhet të qartësojnë qëllimin e lëvizjes duke e bërë të qartë se jemi këtu për tiu kundërvënë stuatës ku është PD jo për ta kuruar pa prishur imazhin siç është edhe përvjetori i sotëm. Jemi këtu për të respektua statutin jo për tu kujdesur që mos të mërzitet lideti aktual, jemi këtu për një moral të ri jo për të dëgjuar bazën që flet dhe asgjë nuk ndryshon.
cja fut kot ore lam
Roland a ben vete apo je i "marre", dukesh si njeri i shkolluar. Si ka mundesi harxhon shkrimet per nje njeri medioker, mjafton te kujtosh qe ai vjen nga periferia e thelle dhe nuk mundet dhe nuk ka se si te llogaritet qe te mund te vihet ne drejtim te nje partie, qe pavaresisht situates ku ndodhet, eshte nje shprese per te ndryshuar situaten e pakenaqshme ku lundron vendi.
Ore lami a mos te ka henger buken gomari qe je ashtu apo ke mare gje nga hunda? Te pakten ri si njeri kur te dalesh ne foto se trembe kalamajte e lagjes bathore.