SPAK është një investim që duhet të mbijetojë

10 Dhjetor 2025, 20:23Blog Nga Namir Lapardhaja

Këtë të enjte, KLP pritet të zgjedhë kreun e ri të SPAK, të tretin në radhë që prej ngritjes së strukturës. Është një proces që gjatë gjithë ditës së mërkurë ka ngjallur interesin dhe vëmendjen e partnerëve ndërkombëtare, të cilët sot përgjatë gjithë ditës kanë folur në një gjuhë. Pas deklaratave të ambasadës britanike dhe asaj të BE, pak minuta para këtij shkrimi edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë publikoi vizitën e një zyrtari të lartë në DASH, duke vlerësuar punën e Altin Dumanit dhe bashkëpunimin me agjencitë amerikane.

Është e qartë që këto reagime nuk janë të rastësishme. Ndonëse në mungesë të një diplomacie amerikane si në kohën e Yuri Kim, vetë fakti që tre partnerë kyç kërkojnë një proces të drejtë e të paanshëm është një sinjal i qartë, duke dashur ta ruajnë procesin nga ndikimet e mundshme poltike dhe duke na treguar edhe një herë se një dështim i mundshëm i Reformës në Drejtësi, në fakt, është një dështim i ndërkombëtarëve dhe i shqiptarëve së bashku.

Vlen të theksohet se bilanci i SPAK nën drejtimin e Dumanit, me gjithë problemet, debatet dhe shkopinjtë ndër rrota, ka marrë vazhdimist vlerësime nga partnerët. Pavarësisht sulmeve dhe presioneve, SPAK ka treguar një imunitet institucional që Shqipëria rrallë e ka njohur më parë. Kjo është arsyeja pse, përtej kritikave të natyrshme dhe përtej debateve mbi ndryshimet ligjore, nuk mund t’i kërkohet SPAK-ut ajo që ligji nuk e parashikon.

Merita e Dumanit është e dukshme, por institucioni nuk duhet të personalizohet, sepse forca e SPAK-ut duhet të jetë vazhdimësia, jo varësia nga një emër i përveçëm.

Ndaj zgjedhja e drejtuesit të ri nuk duhet parë thjesht si një ndryshim emri he funksionesh, por, mbi të gjitha, duhet të dëshmoë se suksesi i Reformës në Drejtësi është ndërtuar mbi parime, jo mbi individë.

Nëse ka një investim institucional që duhet t’i mbijetojë kohës dhe politikës, ai duhet të jetë Prokuroria e Posaçme, e cila ka filluar të prodhojë rezultate, që ka fituar besimin e publikut dhe të partnerëve, që ka treguar me vepra konkrete se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht se ka operuar në një kontekst shoqëror, social dhe politik që nuk e kanë edhe aq qejf zbatueshmërinë e ligjit.

 

3 Komente

  1. V
    Vala

    Pse??? Spaku dhe gjithe insyitucionet e tjera te drejtesise mbajne turpin e madh qe lejojne te jete I lire kryemafiozi nderkombetar dhe familja e tij non grata. Shkaktaret e ketij devijimi duhet te pergjigjen penalisht, po qe se kerkojme drejtesi per se mbari

    Përgjigjjuni
    1. D
      DUMBANI

      O LAPORDHJA DUMANI E PERÇUDNOI DREJTESINE DUKE E KTHYER NE INKUZICION PER TU BER QEJFIN CA SHKERDHATAVE PROVIZOR EUROPIAN DHE AMERIKAN QE NDRROOHEN ÇDO 4 VJET SI GOMAT E MAKINES DHE PER TE JUSTFIKUAR RROGAT MILIONESH QE I MARRIN DUKE PERGJUAR TELEFONATE

      Përgjigjjuni
      1. H
        HOMERI

        Ka 6 muaj qe perceptimet e publikut jane nen 50%.Te huaj mund ti inkurajojne po ec dhe mbushju mendjen shqiptareve qe kane ne kurriz drejtesine pa drejtesi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje