Nga Kreshnik Spahiu
70% e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë mbështetur juridikisht dhe zyrtarisht Endri Shabanin si kandidat për Avokat të Popullit. Kurrë më parë demokratët nuk kanë pasur një konsensus kaq të madh sa ky i mbështetjes për Endri Shabanin.
Por pse Sali Berisha u bë pishman dhe po bën kot sikur nuk është palë në proces?
Sot Berisha doli me një teori komike dhe antikushtetuese: “Partia do tërheqë firmat.”
35 vjet deputet por akoma nuk e ka mësuar që 35 deputetë janë përfaqësues të sovranitetit të votuesve dhe firma e tyre është individuale.
Për Endri Shabanin kanë firmosur e gjithë Kryesia e PD: Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Ina Zhupa, Tomor Alizoti, Jorida Tabaku, Klevis Balliu, Oerd Bylykbashi etj.
Kaq firma as Sali Berisha nuk i kishte në legjislaturën e kaluar, sepse shumica e këtyre firmëtarëve e përjashtuan nga partia.
Firmat e deputetëve janë të vetmet që vlejnë për depozitimin e kandidaturës dhe duhen minimalisht 28 firma. Pas propozimit, kandidati zgjidhet nga Kuvendi me 3/5 e votave.
Po, në praktikën parlamentare shqiptare, tërheqja është e mundur vetëm PARA mbylljes së procedurës së depozitimit.
Pas depozitimit zyrtar të kandidaturës:
-pranohet nga Kuvendi,
- publikohet si kandidaturë zyrtare,
- kalon për shqyrtim në komisionin përkatës, atëherë firmat nuk hiqen më, edhe nëse deputetët shprehin ndryshim qëndrimi. Ata thjesht mund të mos e votojnë kandidatin në seancë.
Pasi lista shpallet zyrtare, firmat nuk mund të tërhiqen më.
Sali Berisha prej një muaji deklaron se do mbështesë Besim Ndregjonin, Adriana Kalanë, Dardan Mustafajin, Jola Hysën, por firmat praktikai i dha edhe Endri Shabanit.
Në fakt, të enjten do të votohet Endri Shabani, sepse me të drejtë Partia Socialiste do të zgjedhë një nga kandidaturat që ka më shumë firma nga opozita, por edhe ka eksperiencën ligjore brenda kritereve kushtetuese për Avokat të Popullit.
Sigurisht Berisha duhet të justifikohet te kandidatët e tjerë që “narkoshteti” i Ramës zgjodhi “avokatin e krimit”, por të gjithë do të kuptojnë aktrimin dhe komedinë e tij.
Sali Berisha ose po bën lojë me Edi Ramën për ta votuar Endri Shabanin, ose ka jashtë kontrollit 70% të grupit parlamentar që i besuan firmat atij që e ka gjunjëzuar mediatikisht Berishën, duke i thënë:
“Largohu nga politika, se të kam gjetur në pushtet që ditën që kam lindur.”
Mesa duket, Endri Shabani po e nxjerr vërtet në pension “stërgjyshin” e tij.
Anullojeni këtë obuzmanin aman. Në vendet nordike, nga ku origjinën, ka sens një avokat populli pasi vetë qeveria ka interes të ketë një raport jo politik për të parë ku ndodhen nga ana juridike dhe legjislative, duke rregulluar aty ku çalon puna. Por me vërte, përveç atyre që paguhen si analist apo gazetarë, sa njerëz kanë dëgjuar nga fillimi deri në fund raportin vjetor të Avokatit të Popullit? Shqipëria është vend i varfër dhe nuk mund t'i lejojmë vetes shpenzime për institucione fantazëm. Kështu që, hiqeni fare. Për momentin nuk luan asnjë funksion apo rol mbresëlënës dhe Saliu e Rama po e përdorin për SHOW sepse as atyre nuk i bëhet vonë se kush përzgjidhet në këtë rol.
Ndlr të tjera, raportet e Av.Pop, shërbejnë ndër të tjera edhe si burim informacioni për organizmat ndërkombëtare që monitorojnë jetën politike dhe shoqërore në Shqipëri.
Avoketri I popullit eshte institution kot pa vlere ndonese ska vlere , qesharake eshte qe zgjidhet me 94 vota, ndersa presidenti dhe kryeministri me 71 vota. ky eshte paradoks I.pjerdhur kushtetues shqyptar
Avoketri I popullit eshte institution kot pa vlere ndonese ska vlere , qesharake eshte qe zgjidhet me 94 vota, ndersa presidenti dhe kryeministri me 71 vota. ky eshte paradoks I.pjerdhur kushtetues shqyptar
Per qeverine ke ndonje llaf o Niku. Berishen e dime. Ai punon per Ramen dhe i jep oksigjen. Ore ke gje per te thene ....?
Niku ka hall te lyeje leshrat me boje. Shiko si eshte bere. Si manekin. Tip bythqiri.
Nuk vlen ky lloj institucioni vetrm merr page shume te larte dhe tall menderen aq me keq per cfare njerez mendohet qe jane pa vlere asnjeri me ne krye shabanin qe vetem levdohet dhe vetem shan sa njeren sa tjetren pale.eshte njeri i vockel fare.Kursejani keto lek popullit me mire kot do harxhoni.
84 vota zgjidhet avokati jo 94 Endri Shabanit i takon.
I takon Zeqiri!
Ky Vampiri (i pangopuri) mergimtar, në vend që ta shqetsojë shpopullimi i vendit dhe kapja e shtetit nga droganët më në krye kryedrogaxhiun e shqetson Sali Berisha i vdekur dhe opozita.. Cfarë shëmbëtyre..
Berisha po luan. Eshte e warte qe Shabani do fitoj. Por si gjithmon pasi e ka dhjere cdo process, tashme I duhet tem mashtroj 5 te tjeret, qe ti kete ne vath. Me ca shkruhet e thuhet keta te peste kane probleme qe pavaresishte votave qe kane marre nga deputetet e PD, jane difektoz.
Thirrjet e Berishes per terheqje eshte nje taktike per t’u thene kanditaturave te tjera te PD qe ja une u terhoqa por nuk arrita ta ndryshoje, ai e di qe firmat nuk anallohen ne kete stad te procesit por si tinzar e pabese ndaj budallenjve qe i shkojne pas ai bene lojen e djallit tjeter Rama, te shohim si do t’u shkoje….!!!
topin e luan Berisha per avokatin e popullit,deputetet e PD firmosen me urdher, kush mendon qe kane firmosur si perfaqesues te sovranitetit te votuesve dhe firma e tyre ka qene individuale GABOHEN
KETA. FLASIN. QE . AKOMA. PER. SHPOPULLIMIN. E. SHQIPERISE. NE. MENYRE. INDIREKTE. KERKOJNE. MBYLLJEN E. KUFIJVE. QE. TE. NA. THONE. SE RIERDHI. DIKTATURA
Berisha e ben kete per t'i mbushur mendjen truzbrazures A.Kalaja e Ndregjoneve se Endri eshte I shitur tek Rama. Pasi I la " te.lire" deputet qe te firmosnin Endrin, pastaj vendosi t'ju ngrije firmat. Loje e vjeter e Berishes por i ngriu buzqeshja per vete..