SPAK TV: Kërkesa e kohës për shqiptarët

8 Dhjetor 2025, 18:11Blog TEMA
SPAK TV: Kërkesa e kohës për shqiptarët

Nga Thoma Gëllçi

Anëtari më potent i Këshillit Drejtues, fyellisti legjendar Aman Vula, atë mëngjes ishte zgjuar më i freskët se kurrë, me sytë që i shkëlqenin si të një reformatori të lindur vonë. Në gjumë i kishte ardhur një ide kaq brilante, kaq epokale, sa ishte i bindur se do ta fuste përgjithmonë në historinë e transformimit të Radio Televizionit, jo me klarinetë, por me vizion. I trembur se mos i humbte ndonjë grimcë të frymëzimit hyjnor, ai u ul menjëherë të shkruante, me bindjen e plotë se reforma e madhe po niste pikërisht aty: mbi tavolinën e tij të mëngjesit, mes filxhanit të çajit dhe lapsit të shënimeve që ende mbante erë ambicie.

Shkroi rreshtin e parë: Fjala e fyellistit Aman Vula në Këshillin Drejtues.

U mendua pak dhe pastaj pena i rrodhi lirshëm: Zoti Kryetar, kolegë të nderuar, dhe ju të tjerët që vazhdoni të merrni pjesë në mbledhjet e Këshillit sepse ju pëlqen honorari mujor dhe nuk doni t’ia hiqni vetes, kam një propozim që do t’i japë institucionit tonë rilindje më të madhe të historisë së vet: të mbyllim RTSH Agro dhe të hapim SPAK TV.

Lidhur me RTSH Agro, argumentin e kam të thjeshtë: në një vend ku lopët kanë marrë azil politik në Gjermani, ku dhitë janë bërë rezidente në Zvicër, dhe ku fermeri i fundit ka hapur një qebaptore në Alaska, nuk ka logjikë të ekzistojë një televizion bujqësie. Do të ishte si të mbaje një kanal për astronautë në një vend ku nuk kemi as autobusë, por vetëm furgona.

Ndaj RTSH Agro duhet mbyllur, qetësisht, pa zhurmë, pa bujë, siç mbyllen të gjitha gjërat që nuk i shikon askush.
Dhe kjo na çon te projekti im madhor:
SPAK TV — kanali që do të edukojë kombin përmes frikës, rrjedhjeve dhe nostalgjisë së drejtësisë së viteve ‘80.
E dini vetë që SPAK-u është përpjekur fort të ndërtojë një nam të ri. Ka bërë përpjekje, duhet pranuar. Ka hedhur në media përgjime të selektuara duke e bërë më mirë se kushdo tjetër punën e reporterit të kronikës së zezë. Ka nxjerrë copa dosjesh si në pritjet me finger food: na jep vetëm aq sa të na ngjallë oreksin, por kurrë që të na ngopë plotësisht.

Por, me gjithë këto përpjekje, duhet thënë me sinqeritet institucional: SPAK-un e pengon historia.
Jo historia e “antikorrupsionit”, jo.
E pengon ajo historia tjetër, ajo e viteve kur Hetuesia e Përgjithshme dhe Sigurimi i Shtetit nuk kishin nevojë për rrjedhje në portale. Atyre jo vetëm u rridhte dosja, por edhe dëshmitari, edhe fshati, edhe historia.
Pra, në krahasim me Sigurimin e Shtetit, SPAK-u është ende praktikant.
Ka shumë për të mësuar.

Prandaj programi kryesor i SPAK TV do të jetë: “Të mësojmë nga përvoja e Hetuesisë së Përgjithshme dhe Sigurimit të Shtetit”. Një cikël i plotë programesh që do ta udhëheqë analisti i shquar që e kemi në mes tonë dhe ka si moto: “Populli kërkon ndëshkime dhe arrestime dhe jo drejtësi”, ku prokurorët e sotëm të mësojnë se si denigrohet individi përpara gjyqit në mënyrë profesionale, si ndërtohet perceptimi publik pa pasur asnjë provë të plotë, si manipulohet opinioni në mënyrë më efektive sesa me tre faqe të shkëputura në media, si të përdoret fjala “dyshohet në mënyrë të arsyeshme” me forcë të tillë sa të tingëllojë si “është fakt”.
Në vitet e shokut Enver, kjo punë bëhej me plan dhe me normë. SPAK-u ende s’e ka arritur atë nivel operativ.
Në fakt, edhe pse SPAK sot ka një normë suksesi të lavdërueshme , ( gjykata i jep pothuajse gjithmonë atë që kërkon ) përsëri nuk ka arritur në nivelin legjendar të hetuesve të dikurshëm, të cilët arrinin rezultate të jashtëzakonshme: një gjykatë popullore që, të rralla ishin rastet, po po, por ama kishte raste që kthente dosjen mbrapsht për përmirësim.

Por të mos harrojmë se SPAK e ka tejkaluar punën e organeve të diktaturës së proletariatit në demaskimin e armikut të klasës. Atëherë Dega e Brendshme mezi i mblidhte njerëzit në një sallë, dhe salla aq nxinte e shumta dyqind apo treqind veta; tani demaskimi mund të bëhet më i suksesshëm me SPAK TV sesa duke shitur të dhënat e dosjeve andej-këtej nëpër portale. Unë propozoj me modesti që një emision i përnatshëm nga analisti Puçi të titullohet: “Armiqtë në litar!”, i cili do të merret pikërisht me këtë temë.
Një horizont i pamatë hapet edhe për sektorin e serialit që propozoj ta ngremë në strukturën organizative të këtij televizioni, i cili do të jetë përgjegjës për gjithë prodhimet seriale. Unë propozoj ta nisim me serialin tonë më të ri: “Afermëndsh”.
Çdo episod tregon një histori ku:
– SPAK kërkon masë
– Gjykata thotë: Afermëndsh!
– Avokati më pas pyetet për komente, por mikrofoni ndërkohë është fikur.
Seriali do të ketë sezone pa fund, sepse materiale ka pafund.
Dhe publiku do të thotë:
“Ah, më në fund një kanal që flet hapur për drejtësinë tonë moderne, jo për atë teorike që lexojmë në Kodin e Procedurës Penale apo në Kushtetutë.”
A e mendoni, zotërinj, se si do të rritet audienca, kur në ekran të dalin vibratore, brekë dhe sutjena, dashnore dhe dashnorë?

Në SPAK TV, përveç serialeve dhe emisioneve demaskuese, do të hapet edhe një cikël modern kursesh televizive për prokurorët, të cilët, siç thotë populli, “janë të vullnetshëm, por nuk e kanë kapur akoma lapsin si duhet”. Kursi bazë do të quhet “Shkrim e Këndim për Prokurorët e Shekullit XXI”, ku do të mësohet radhitja e fjalisë, ndarja e paragrafit dhe arti i rrallë i përdorimit të presjes pa shkaktuar arrestime të panevojshme. Ndërsa në fundjavë, për të rritur ndërveprimin me publikun, do të zhvillohet konkursi kombëtar “Gjeni Gabimin!”, ku shikuesit do të sfidojnë njëri-tjetrin të gjejnë gabimet logjike në aktakuzat dhe pretencat e SPAK-ut. Fituesi i javës do të marrë çmimin prestigjioz “My Brother Aleksander”, ndërsa vetë prokurorëve do t’u jepet një bonus motivues: privilegji për ta ripunuar tekstin pa u fact-check-uar nga gjykata.

Zonja dhe zotërinj të Këshillit Drejtues! SPAK TV nuk është thjesht kanal.
Është filozofi e re mediako-juridike.
Është mënyra më e mirë për t’i bërë qytetarët të ndihen pjesë e drejtësisë. Nuk ka pse të ashtuquajturit “gazetarë të kronikës së zezë” ose si u pëlqen ta quajnë veten “gazetarë investigativë” të marrin meritat për punën e palodhur të prokurorëve.
Por më kryesorja është: përse ta lëmë gjykatën të vendosë, kur mund ta vendosë publiku që në episodin e dytë?
SPAK TV është e ardhmja.
RTSH Agro është e shkuara.
Fermerët kanë ç’të shohin aty ku janë — në Greqi, Itali, Angli, Belgjikë dhe gjetkë.
Lopët janë në Irlandë.
Dhitë në Itali.
Të vetmit bagëti që kanë mbetur këtu jemi ne në këtë mbledhje, duke u përpjekur të drejtojmë një institucion që kërkon spektakël, jo logjikë.
Dhe spektaklin do t’ua japim.
Aman Vula vuri pikë në fund të fjalës dhe, i kënaqur me sa kishte shkruar, mori në dorë fyellin.

17 Komente

  1. V
    Vëzhguesi

    SPAK TV në fakt janë të gjithë televizionet shqiptare. Hidhen ca shashka në media, i përpunojnë me kujdes, shtojnë dhe ca të tjera dhe ja e zbuluam korrupsionin. Nuk ka lidhje me hetuesinë e përgjithshme në diktaturë, këta janë ku e ku. Gjith problemi hetimit është piketimi i njerëzve që do të anatemohen. Një lëmsh i vërtetë që e zgjidh gjykata që me buzëqeshje miraton çfarë thotë hetuesia. Të gjitha lajmet janë SPAK TV. Janë bërë gazetarët e kronikës, kryesisht gra dhe vajza përçuesit e hetimeve të SPAK TV. Lumsi ne për këtë drejtësi që kemi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Komplimetet e mia zoti Gellci! Megjithate tani duhet te besh durim me reagimet e trollave te Pd-se (partise te ish sigurimsave) dhe trollave analfabete dhe me formim te forte diktatorial!

      Përgjigjjuni
      1. D
        DUCJA

        Ky i shkruan keto, por do mbahet mend si "i ziu kolonjar, qe vajti per p... dhe mori car..

        Përgjigjjuni
        1. n
          na myten spiunet

          Karin e ti ne bythe me gjith fis, mbasi ky eshte ai qe fitoi ne Gjykaten e Strasburgut kunder Spakut te Lalle Dumanit dhe GJKKO-se te Erjon Grek Banit!

          Përgjigjjuni
          1. h
            hila

            DUCIA. i Salih shpallarit nuk din tjeter vec ato dy tre fjane qe i ka mesue nana e baba i ti! na mbyten shpellaret, qe ne fakt nuk jane aqe shum por nuk kane pune tjeter vec te komentjne ketu e duken si shumic. Dalshin faret me cka u mban pragu i shpis.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Me mire do ishte

            BIG SKAP

            Përgjigjjuni
            1. f
              fjala

              Një pershkrim qe duhet lexuar edhe per kersheri per ne qe jemi larg SPAK, mbase nuk na e ndien eren e mutit se mund te na gjeje. Me fal, zoti Kelliçi: respekt per juve, por e kane tejkaluar normen e prashitjes prokuroret dhe gjyqtaret tane qe hane qyl mbi popull dhe e burgosin ate. Si quhen keta? Belere, agallare apo kriminele-diktatore te drejtesise? Ajo idea e SPAK Tv eshte me vend, megjithese komentuesi me larte, Lymi, e ka thene: tani SPAK Tv jane te gjithe televizionet shqiptare dhe prokurore e gjykates gjithe gazetaret dhe analistet. S'ka ngele gje tjeter vetem "revolucion" si thote Saliu ( ! ) apo flaka me maje si theme une.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali

                Shume respekte per shkrimin e shkruar nga nje profesionist

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Michigan

                  Gellci me te gjithe keta kondrapedalet qe diskitojme ketu, fshin prapanicen pasi qe,eshte gazetar i zoti i formuar profesionalisht,nuk eshte si keta Gazetarucet e sotem! Shkrim brilant Come!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lil Toronto

                    Respekte z. Gëllçi. Turp për ata që ju dënuan.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tik Lllalla

                      hahaha: " Te vetmet bageti qe kane mbetur ne kete vend jemi vetem ne te kesaj mbledhjeje"

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shelegura

                        Shkrim I goditur spake propaganda perte poshteruar njeres te ndryshem pritem shume por sna doli gje . Te roje s.b.g

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PRoShi

                          Një shkrim, një fabul satirë e fortë . Vërtet kërkohet në SPAK. TV. Që të plotësohet imazhi i Shqipërisë për të hyrë në BE. Urime miku im kolonjar.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            P

                            Nje shkrim brilant per gjithe banditet e Sali kriminelit ne Spak me ne krye kryeberishistin Altin Dumani.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nroqi

                              Gellc,respekt per kete shkrim,Spaku ne drejtimin e ndihmsit te Olsi Dados DUMAN berishistin eshte kthyer ne nje bande repressive qe vendos ke te arrestoj,pastaj mundohet qe me artifice ligjore te sajoj akuzen. Shembulli me I qart eshte arrestimi I Erion Velis pa asnje akuze.

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kirurg

                                Nuk ka shumë që dinë ç'quhet "fejton", në fakt. (Një lloj shkrimi i gazetarisë) Por ky fejton i Gëllçit është brilant. Urime autorit.

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kirurg

                                  Nuk ka shumë që dinë ç'quhet "fejton", në fakt. (Një lloj shkrimi i gazetarisë) Por ky fejton i Gëllçit është brilant. Urime autorit.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje