Nga Lorenc Vangjeli
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqerisht: “Më mirë Saliu se Salianji!”. Në prag të zgjedhjeve të 2021-shit, kur po bëhej gati të zëvendësonte në PS pothuaj të gjithë brezin e njerëzve të trashëguar nga Fatos Nano, për t’i zëvendësuar me fytyra të reja që të përbashkët kishin vetëm idhujtarizimin e atij vetë, më shumë se tek ngastra e tij, kryeministri i kishte sytë tek PD-ja. Aty ku me një simetri ngjethëse, Lulzim Basha po përshtaste partinë e dhuruar me portretin e tij OMGJ. Basha po përgatitej të çlirohej përfundimisht nga trashëgimia njerëzore që i kishte lënë Sali Berisha, e madje edhe për të prerë zgjatimin e hijes së tij të rëndë morale në opozitë. Vetë Berisha, kur ja përmendën live TV Klan, në Opinion, opinionin e Ramës, shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë. As nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi cinizmin e Ramës, por thjesht shijoi humorin e zi si një të vërtetë nga ato që shpjegohen thjesht me shprehjen” Eh, sa ka zanati!”.
Që atëherë nën urat e Lanës ka rrjedhur shumë ujë. Vetë Berisha hyri mes polemikash në listat e deputetëve të 2021-shit, refuzoi të ishte bashkaksioner në humbjen e tretë rradhazi të partisë së tij, u shpall non grata nga boshti anglosakson i dy anëve të Atlantikut, u ngri nga partia, e rimorri atë në harkun e disa muajve dhe humbi personalisht zgjedhjet e katërta rresht. Salianji nga ana tjetër, u bë nga deputetët më të rëndësishëm të opozitës në mandatin e shkuar dhe, i dënuar me burg për shpifje, mbeti jashtë liste në zgjedhjet e këtij viti. Nga përkrahës i Lulzim Bashës, ai u bë kundërshtar i tij, nga mbajtës i shkopit të bejsbollit kundër Saliut, u shndërrua në yllin e rikthimit të bujshëm të deputetëve në arkitekturën politike të Berishës. Ai dallohej në krahasim me shumicën dërmuese të grupit në PD. I ri, ambicioz, i artikuluar, pa turp, por kurajoz, pjesë e kronikave politike dhe atyre rozë, i llogaritur në veprime dhe me bilanc elektoral, ai e pa veten papritur jashtë strukturës së pushtetit në opozitë dhe I përjashtuar nga llogaritë e Berishës. Që njëlloj si Rama, preferon më mirë besnikërinë naive dhe memece, sesa partnerët e dyshimtë në politikë.
Pesë vjet më pas rrugët e Berishës u kryqëzuan sërish me ato të ish-deputetit atipik Ervin Salianji. Berisha hyri në një kurs përplasjeje me të duke u përpjekur fillimisht ta refuzojë si problem dhe ta relativizojë si shqetësim. Ky është sfondi përtej të cilit, Salianji, Alimehmeti dhe një grusht demokratësh të tjerë, nisën lëvizjen foltorja 2 ose kafja e hidhur e protestës. Formalisht, e përbashkëta e tyre ishte pakënaqësia për statusin e çunit të njerkës, në shtëpinë e baba Saliut. Zyrtarisht, qëllimi i shpallur ishte rishkrimi i rregullave të karrierës brenda PD-së. Aty ku një bërthamë emrash të atrofizuar nga koha dhe fati, janë shndërruar në gardh dashurie e izolimi për Berishën vetë. Por nëse në PS, pesha e pushtetit shuan, hesht dhe bën sus çdo kokëngritje, në PD, mendimi ndryshe, është herezi. Nëse në republikën e tij të ZeqiLandit, Rama mund t’ja lejojë vetes shakatë gazmore me Zeqine, në SalDheun e Saliut, nuk ka vend përtej pendesës së Gazit, gazit të Gonit dhe virgjërisë së rikthyer të Jorit.
E tkurrur nga humbjet e njëpasnjëshme dhe rrjedhjet njerëzore, peng i traditës, tradhëtive dhe idhujtarisë, PD gjendet papritur në pozita mbrojtëse në luftën e brendshme për pushtet duke i dhënë një frymëmarrje çlirimi vetë Ramës të përfshirë nga belatë që i kanë shkaktuar përplasjet me drejtësinë. Ish-deputeti atipik Salianji dhe doktori delikat Alimehmeti pushtuan rrufeshëm skenën mediatike dhe politike. Jo për çudi, por për nevojë, jo aq për meritë sesa për logjikë, me vetëm dy apo tre emra që kanë njohje publike dhe natyrisht në kohë të papërshtatshme, bar kafe “S & A”, krijoi dhe morri vëmendje. Pa një platformë të qartë, pa program, me ecje majë gishtash si balerina drejt zemrës së ish-kardiologut, së paku për momentin, ata pranojnë Berishën, por premtojnë të jenë më të dobishëm për të, në krahasim me bërthamën tradicionale të PD-së. Ata u shndëruan me shpejtësi mbresëlënëse në zëdhënës të frustrimit të heshtur të opozitës. Nën dyshimin se PD mund të kapitalizojë betejën e pozitës me SPAK, me shpresë se drejtësia mund të frymëzohet edhe nga faktorë jolokalë për të bërë spastrimin e brezit të parë, të dytë e të tretë të politikanëve të pluralizmit, ata po tentojnë të kujtojnë disa të vërteta të thjeshta: Në politikë dhuratat mjaftojnë për të bërë karrierë. Shërbejnë për marrë biletë për klubin e nëpunësve parlamentarë, por nga qyli, nuk del hesapi për të qepur kostume vetjake politike. Prandaj kundër tyre shpërtheu reaksioni në PD. Pastaj sulmi ndaj tyre. Prandaj Salianjit në fillim i kujtuan Babalen dhe pastaj nuk harruan t’i nënkuptojnë se për dënimin e tij, pa llogaritur Fatmir Xhafën, më shumë u gëzuan miqtë demokratë sesa armiqtë socialistë. Prandaj shumë shpejt, nëse doktori delikat Alimehmeti vazhdon sheh fall ne filxhan kafesh, seksioni i ILDKPI-së i doktorit të ashpër Berisha, do t’i përmendë shtratin ku fle. Shtratin në dy vilat aristokrate në periferi të Tiranës dhe aksionet në axhendën e Ramës për përçarjen e opozitës. Ky është cmimi për t’u paguar. Fundja edhe vetë Rama hyri me arrogancë dhe këpucë me baltë në shtratin e PD-së. Suksesi në politikë ecën vetëm me çizmet e sakrificës. Fati ndihmon vetëm në zgjedhjen: “Më mirë Saliu se Salianji!”.
Edhe Ramës vetë dikur, si Ervinit e Ilirit me papuçe balerinash sot, i kujtonin se kishte vënë shishen e qumështit në rradhë mbas shpinës së Fatos Nanos. Madje atëherë ish-kryeministri i ndjerë ishte në kulmin e pushtetit të tij, kurse Berisha sot është vetëm pronar i rradhës në një parti që duket se nuk i vjen kurrë rradha për të ardhur në pushtet. Të një partie që ka si mendim filozofik bindjen e sinqertë se p…rdha e madhe merr në qafë pizhamet vanitoze prej mëndafshi të kryengritësve.
anakanalistet na cane koken me gaz bardhin;agron shehajn etj me ne krye sali berishen. balluku, balluku , balluku. te shkoje para drejtesise balluku e te pergjigjet deri ne nje,po b balluku nuk ka vra as ne gerdec as ne bulevard, berisha dhe eshte i koruptuar , berisha ka 26 ne gerdec, ka vrare 4 qytetare me duar ne xhepa ne bulevard eshte i koruptuar se i ka dhene vajzes e dhendrrit miliona euro padrejtesisht berisha eshte minues i demokracise mister berisha- vampir berisha nje kostum e ka ble 5000 euro tani me cilin duhet te merret spak-skapi a me berishin nga veriu a pe ballukun nga shqwiperia e mesme analistokanalistet te jene te ndershem e propor cional. berisha i ka dhene nafte milloshevicit nafte me vra kosovaret, balluku jo ,. a duhet te jemi te ndershem e prroprcional kur flasim vampir e gjakatar berishen i vertetuar dhe mballukun e dyshuar si lubi me leket e populli edhe socialistet. spak=skap-i nte beje publike dosjet e berishes vamopr si te si te ballukut lubi e dyshuar
Dmth meqe Balluku nuk paska vrare njeri , duhet ta leme te fute duart ne leket e popullit dhe te beje cte doje ? Keshtu thua ti ? Atehere ndryshojme kodin penal , dhe leme vetem nenin e vrasjes , i heqim te tjerat, Jo ore jo , te gjithe te pergjigjen per ato qe kane bere vete , Saliu per vrasjet , Lali , Balluku , Meta.... per ato qe kane bere vete.Saliu paska kostum 5000 euro , po dihet qe i krimbur ne leke eshte , po mire po Rama qe del me poture te vjetra dhe atlete dmth eshte i varfer ???!!! Le qe , shiko dhe breket 800.000 euro te Ajoles , pse nuk i thua ???!!!!! Apo mjafton te themi per cdo gje qe ndodh qe fajin e ka Saliu dhe i zgjidhem problemet !!!!
Bravo "Liku"! Aferim evlati jem, ene un sun shkruj ma mir se ti po po, absolutisht. Toj ene mue sun na shajn per debat se na u ham mutin atyne qy na shajne.
Bravo z.Lorenc Vangjeli. Teper inteligjent.
Një përmbledhje vulgare e anktheve që ka vetë autori, duke e këthyer në origjinën me kolor bojë kaf të periferisë së Korçës. Ke mbetur një jevg adoleshent me një çikë shkollë, i rruar e krruar dhe me çaççakëz në gojë e parfum në trup, për të mbuluar erën tradicionale të trupit si jevgjit ekselent që je Lorenc Vangjeli
Gjate e gjate, artikull pa lidhje fare.
O vangje gjysma pul e gjysma gjel ke gelltitur ndonje luge çorbe dhe nuk po e nxjer , Rama nuk pjerdh as per babalen as per aliahmetin qe nuk ka ushtruar zanatin e tij as nje dite po shkon dhe i lepin bythen saliut .Sa per saliun Rama jeton 1000 vjet .Nuk e rezoni dòt Ramen ate e do sovrani .
Fjalia e fundit, o Mara, duhet ndrequr. Rama e blen sovranin. (Ka shume menyra per blerje te cilat ti Mara ne Itali ndoshta nuk i di, ose i di, por ben sikur nuk i di).
I neveritshem.
Ky eshte me i pisti i analkisteve..nje eunuk qe "ja merr ne goje" Rames per me shume se nje dekade...
Mut Saliu e me mut Luli po mut se mut , po me mut e mut e kake fare Sallianji me dr Alimekaken . Vetem nje gje me cudit , se u bene tere keto dite e zjejne tere ekranet a thua se ka zbritur nga hena nje personalitet e qe e quajtekan Ervin Sallianji me nje tog me mut dr Ilir Alimekaka e nje fare ufo Aullum Kalaja e kete do ta ndryshojne pd e nepermjet pd do te ndryshojne Shqiperine per keq . Obobo moj nene , si nuk u vjen turp kur hane dhembet e harxhojne frymen kot per keta bajga te pa riciklushme . O njerez po ketu kemi jetuar e i pame Salkarin , Lulushin , Nanon , Liken e tashi po shohim edhe Ramen qe per mendimin tim ngelet me i miri edhe sikur e 200 vjet te kete Salkari , pa lere Lulin apo Sallianjin apo akoma me keq nje fare drAlimekaka ose si me thene nje tog mut qe i rendon kot dherit po per cudi sec i duket vehtja .
Njeriu qe zgerdhihet
Zotni ke ngatërru radhën Filmi quhet I burgosuri dhe lopa. Me të madhin Fernandel. Vetëm në o film tjetër nga këto të fundit Ku lopa është PD dhe i burgosuri Sali...anji
Sigurisht me mire SALIU per ty se SALIANJI sepse i pari vertet flet kundra teje por vlerat e te folurave te tijre as kush nuk i vlerson se ka mbi kurriz shume vepra kriminale te cilat i njeh i mafdhe e i vogel,keshtu qe sSaliun askush nuk e beson dhe askush nuk merakoset se cfare pjerdh nga goja(te me falni por njihet nga populli si byth Turtulli)Ndersa SLIANJI do te numuroj aq mangesi te punes tende si drejtues qevferije,pa asnje llogari dhenie,qe zhvillimin ekonomik te vendit e njehson me arritjet e rrugeve nfertimit te banesave nga oligarket,te aeroporteve qe qe per kedo jane para te hedhura kot e pa pergjegjesi si i Kuksit e i Vlores.i pari akoma nuk njohim nje ulje ne te qe te thuash se po punohet dmth hidh para bafdiava.Bemat e tua si qeveri e korruptuar aty ku skame me vend,Nje aparat burokratiki shtetit mme njerez pa pune,per te cilen Saliu se ka thene kurr nje tingull jo me ze.Punonjes admistrate çer vota elelktorale.E ne se do hyshe ne gojen e Salianjit do te dhembi shume me teper se zeri kot i Saliut.Saliani dota nis me 120milion eurot e Beketit qe eshte teke e jotja.Pale te thote qe deshtimet e kesaj qeverije me korrupsionin qe po i hyjne qeveritaret si kokrra fiku e shume defekte te punes qe asjan filluar e jo me te vazhdohet.
I ke rene shume gjate Redaktoje shkrimin!
Te qifte Saliu ne bythe ty e ramen dhe u marrte me vete sa me shpejt inshallah! Ti je monster vlleh I vangjelica kurvat ku ti kesh. Keto para te pista e te pergjakura qe po merr o kurve anal ist do ti vjellesh gjak! Robqire! Ti mbron Saliun se indirect con uje tek mulliri yt e i Rames o pleher?!
Bajlozi i zi i Lozhanit i liruar nga prangat e roberise i turret me hunj ne dor me ushtrine e tij SHQUPit po Lexhenda e pret me antitank per te mbrojtur kullen e tij shekullore vet Gjergj Elez Salija