Rithemelimi i vërtetë i PD ose fundi i saj

7 Dhjetor 2025, 16:13Blog Nga Kujtim Ibraj

E gjithë vëmendja e mediave dhe shoqërisë në këtë muaj dhjetori, që përkon edhe me lëvizjet e para 35 viteve si dhe me afrimin e festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri është fokusuar tek lëvizja e brendshme ne PD.

A është PD një parti demokratike? A është PD një forcë alternative për marrjen e pushtetit me votën e shqiptarëve? Intelektualët e rinj në PD e kanē kuptuar më në fund që PD është një forcë politike e atrofizuar pa ide dhe pa vizion për Shqipërinë që po përafrohet me BE. Si një forcë politike që ka drejtuar 13 vjet shtetin shqiptar PD duhet të mbajë përgjegjësi për stanjacionin demokratik te vendit dhe zhvillimin ekonomik.

Po çfarë kërkojnë E. Salianji e shumë të tjerë në lëvizjen e tyre brenda PD. Ata kërkojnë meritokraci konkurencë dhe barazi sipas statutit, elementë pa të cilët një parti nuk mund te quhet demokratike. Lëvizjet dhe zhvillimet i udhëheqin kurajozet dhe intelektualët në çdo kohë të zhvillimeve të shoqërisë dhe jo individët mediokër dhe frikacakë, të cilët rrinë si hiena në pritje të thyerjes së lëvizjeve gandiste.

Çlirimi i një force politike nga autokracia dhe dëgjimi i zërit të njerëzve është mjeti më i mirë demokratik në zhvillimin e demokracisë së një vendi dhe në krijimin e një shteti ligjor ku nuk cënohen të drejtat themelore të njeriut por ku respektohet e drejta e jetës dhe e pronës si bazat e nje shoqërie demokratike. PD duhet rikonceptuar në përmbajtje dhe në vizion si një forcë progresiste dhe jo anarshiste.

Si një forcë qê i jep vendit stabilitet politik dhe ekonomik dhe një qasje te drejtë me partnerët tanë ndërkombetarë USA dhe BE. PD ka figura të reja premtuese që mund të bëjnë të mundur ndryshimin e gjumit letargjik qe ka kapluar PD me një lidership të vjetëruar në mendime dhe në përshtatjen e vendit ne BE. Këto zhvillime në PD duhet te shihen nga anëarësia dhe simpatizantët e PD si fundi i një tranzicioni 35 vjecar i PD dhe fundi i tranzicionit i Shqipërisë që nga dalja e vendit nga diktatura 45 vjeçare hoxhiste.

3 Komente

  1. D
    Dajti

    PD eshte zhytur ne mutin dhe shurren e Saliut,asnje rithemelim nuk e shpeton,pothuaj te gjithe kan pak Sali brenda vetes,kush me shume e kush me pak ka ngrene nga muti I tij.

    Përgjigjjuni
    1. 6
      66

      Kujt i thua rithemelim? Nga andartët tek 300 euroshit dhe Bejleri?! Nga Esat Pasha, Spiro Milo dhe Haxhi Qamili tek Saliu?! Nuk ka rithemelim për jashtëqitjet e historisë! Duhet të mësohemi ti mbysim pa mëshirë, që të mos kthehen më kurrë. Ndryshe nuk kemi për të mësuar asgjë nga historia. PDja tribale berishiste la të njëjtat plagë Shqipërisë si masakrat e andartëve. Biles edhe më të tmerrshme dhe antishqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Guri

        Të thuash rithemelim të PD është një koncept mjaftë i goditur dhe i domosdoshëm në se duam të kemi vazhdimësi të PD dhe ruajtjen e nivelit të demokracisë për këto 34 vjet . Por më e rëndësishmja është që ,kur themi rithemelim të PD duhet të kuptojmë që forca e rithemeluar të ketë kualitete intelektuale ,prurje të reformuara që i kanë rezistuar Berishizmit .Dhe mbi të gjitha kjo Parti e rithemeluar të mos konceptohet si një fëmijë i porsa lindur por të vazhdojë me kurajo të programojë të shtojë radhët të konfirmojë ato arritje që ka mundur të realizojë dhe mbi të gjitha të bind popullin opinionin militantët e të djathtës se : PD që u krijua 3 5vjet më parë e mbarojë misionin e saj dhe ajoi ka meritat për shkallën e demokracisë në Shqipëri përfshijë dhe drejtuesit e saj .Ama duke trashëguar nga Pd e këtyre viteve cilësitë më të mira .rithemelimi i të djathtës pra të PD duhet të heq dorë dhe të lërë në konservim dhe ta arshivojë 35 vjetët e PD që ka në gjak bacilin kancerox të berishizmit . Ndryshe është e kotë të thuash që do të rithemelojmë PD dhe në krye të saj në forumet drejtuese në parlament e në gjithë strukturat të qëndrojë po ata njerëz po ata drejtues po ata deputet që kanë nga 20 deri 34 vjet në parlament .E mbi të gjitha të flasin dhe betohen për Saliun natë e ditë nja pesë a gjashtë figura të vjetra që e kanë transformuar partinë demokratike në një mutak pa bosht pa kurajo pa intelekt pa programe ambicioz dhe shpresë dhënëse për popullin opozitar . Kjo nuk është rithemelim .Ambicja për ta rithemeluar Partinë Demokratike është një objektiv madhor por do kurajo ,do intelekt ,do qasje të re në koncept ,në program ,në objektiva do prurje të reja në masë të madhe të intelektualëve .të rinisë ,kuadrove të devotshëm ,do mbi të gjitha një databejzë të re dhe të riangazhuar të antarëve të PD në sistemin e organizuar të partisë . Buka e mirë do dhe miellin e mirë teknologjinë e re profesionalistët e rinj dhe ata me përvojë .Kështu edhe rithemelimi i PD është një kompleks i gjithëanshëm masash organizimi drejtimi programimi ,propgandimi ideor i të tashmes dhe i synimeve që kërkon kjo forcë politike të arrijë dhe që populli ti besojë dhe ti atashohet më mirë dhe më shumë se deri tani . Kjo është një strategji e tërë që duhet hartuar me shumë kujdes ,gjë që me një Salianji dhe nja tre a katër figura të tjera që janë të djgura apo të provuar se nuk kanë kapacitetet e nevojshme ,zorë se do të qullosin ndonjë gjë të hajrit . Por edhe kjo mundet të ndodhë nëqoftë se nuk i vë Saliu në gurin e mullirit të fshatit Gjonomadh për ti bluar si drithi dhe për ti bashkuar me ""gjuetarin "" Trebicka Eh sa mirë do të ishte sikur të plotësoheshin dëshirat e mira të njërëzve me vizion. Le të bëjnë përpjekje sepse nuk i dihet nga një herë nga ferra e vogël del lepuri i madh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje