Prag 8 Dhjetori dhe një thirrje të rinjve: Merruni me politikë, përndryshe politika do të merret me ju!

6 Dhjetor 2025, 20:21Blog TEMA
Prag 8 Dhjetori dhe një thirrje të rinjve: Merruni me politikë,

Nga Ardi Stefa

8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje historike; as kujtim i largët i një revolte studentore që guxoi të përmbyste frikën. 8 Dhjetori është një pasqyrë: në të shohim se ku ishim si të rinj, ku jemi sot dhe, më e rëndësishmja, ku do të shkojmë, sidomos rinia, nëse heshtim.

Sot, më shumë se kurrë, rinisë shqiptare i duhet thënë troç, pa zbukurime, pa retorikë boshe:

Merruni me politikë. Përndryshe, politika do merret me ju. Dhe politika shqiptare nuk di të merret ndryshe, veçse duke shkatërruar.

Po, politika do merret me ju pa ju pyetur, pa ju kërkuar mendim, pa ju dhënë llogari, ashtu siç u mor me ne Studentët e Dhjetorit në vitet e para të pluralizmit dhe na dëboi e na shpërndau rrugëve të botës.

Po! Do t’ju vrasë... Jo me plumba, por me vendime të marra natën, me pazare të bëra në korridore të errëta, me ligje të shkruara për oligarkë, me reforma që kanë vetëm një funksion: t’ju dëbojnë.
Po, t’ju dëbojnë.
Qindra- mijëra të rinj ikin, jo se duan të shohin botën, por se s’u la politika asnjë centimetër tokë për të ndërtuar një jetë normale.

Do t’ju marrë shpresën, siç ju merr vendet e punës, mundësitë, të ardhmen. Pastaj, do t’ju marrë edhe juve: një pjesë do ta dëbojë me bileta pa kthim; pjesës tjetër do t’i vrasë të ardhmen ngadalë, nëpër zyra ku meritokracia është tallje, në institucione ku e drejta blihet dhe shitet, në lojëra pushteti ku rinia nuk ekziston veçse si staturë për postime propagandistike.
Dhe çfarë bën ju sot? Heshtni. Dorëzoheni. I thoni vetes: “Nuk më intereson politika!”
Gabim fatal.
Kur ju nuk interesoheni për politikën, “interesohet” ajo për ju.
ju fut duart në xhep, pastaj në mendje, pastaj në shpresë...
Pastaj ju hipën në një autobus ose avion dhe ju thotë: “Ikni se këtu s’ka vend për ju!”.

Aty do ta kuptoni se politika nuk ju vrau thjesht shpresat. Ju vrau të ardhmen pa asnjë të shtënë.

Ndërkohë, vendin e boshatisur nga ju e zë mediokriteti. E zë servilizmi. E zë kasta e njëjtë politiko- oligarkike që 35 vite e sheh vendin si pronë private: bën ligjet për vete, tenderat për vete dhe vazhdon të përtypë të njëjtat premtime të vjetra, duke ricikluar të njëjtët njerëz, të njëjtat mendësi, të njëjtët skenarë që çuan vendin në krizë pas krize dhe ju të largoheni.

E dini, kur tentuam përmbysjen e komunizmit ishim të rinj, si ju sot. Na kini ne si model, jo modelet e shëmtuara që promovohen çdo ditë. Nëse ju të rinjtë heshtni, do të vendosin të vjetrit. Nëse tërhiqeni, do të sundojnë të korruptuarit. Nëse ju të rinjtë dorëzoheni, mbetemi pa Shqipëri.

Merruni me politikë. Jo për t'u bërë domosdoshmërisht politikanë, por për të qenë qytetarë aktivë, kritikë, të paanshëm, të pamëshirshëm ndaj gënjeshtrës. Merruni me politikë duke votuar, duke kërkuar transparencë, duke kërkuar llogari, duke ngritur zërin, duke mos pranuar që fati juaj të shkruhet nga ata që nuk ju përfaqësojnë.

8 Dhjetori u fitua nga ne studentët që nuk kishim asgjë në dorë përveç guximit, ëndrrës e shpresës. Sot, ju të rinjtë keni shumë më tepër: zë, dije, botë, mundësi.

Por mbi të gjitha ju të rinjtë sot keni detyrimin moral të mos bëheni spektatorë të asgjësimit tuaj. E vërteta është e hidhur: Liria që fituam ne studentët e ‘90-ës po përdhoset nga apatia e studentëve dhe e të rinjve të sotëm, nga apatia juaj.

Është koha që ta kuptoni:
Nëse nuk merreni me politikë, do t’ju marrë politika si plaçkë.
Do t’ju marrë të ardhmen, dinjitetin, marrë zërin e, në fund, edhe vendin.

Është koha ta merrni fatin tuaj në dorë.
Nëse nuk merreni ju sot me politikë, do të merret ajo me ju dhe nuk do t’ju pyesë nëse keni kohë, dëshirë apo besim.

10 Komente

  1. S
    Stape Pashi

    Shkrim bosh; thjesht retorikë. Fjalë të përgjithshme që mbasi lexon edhe fjelën e fundit nuk të mbetet asgjë në mendje!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sateri

      Bravo Ardi! Me kete shkrim kushtrim me ke pelqyer jashte mase. Shpresoj te degjohet kjo thirrje.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elis

        Të rinjte të merren me studime e punë per të mirën e tyre. Politika të rinjte i deformon e i keqperdor. Këtë ka treguar deri tani.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          O student i Dhjetorit a mund te me thuash se cfare u be ne ate Dhjetor te larget qe po na hapesh bythesh sikur ke ndryshuar sistemin? Cfare ndryshuat pervec asgjese? Sekretari i pare i Fakultetit te Mjekesise dhe bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit me pseudonimin "Penicilina" shoku Sali Ram Kopili Sheqeres Berisha ne fjalimin e tij falenderoi shokun Ramiz Aliapasi Partia Demokratike u krijua me bekimin e Ramiz Alise, prandaj mos na shit dokrra. Paske marre dhe medalje trimerie bytha jote. Cfare trimerie ke bere?!!!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Po qenke koqe fare o Realisti! E ke lexuar shkrimin apo lexon vetëm për të komentuar?

            Përgjigjjuni
          2. R
            Realisti

            O student i Dhjetorit a mund te me thuash se cfare u be ne ate Dhjetor te larget qe po na hapesh bythesh sikur ke ndryshuar sistemin? Cfare ndryshuat pervec asgjese? Sekretari i pare i Fakultetit te Mjekesise dhe bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit me pseudonimin "Penicilina" shoku Sali Ram Kopili Sheqeres Berisha ne fjalimin e tij falenderoi shokun Ramiz Aliapasi Partia Demokratike u krijua me bekimin e Ramiz Alise, prandaj mos na shit dokrra. Paske marre dhe medalje trimerie bytha jote. Cfare trimerie ke bere?!!!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malua

              Je shume mbrapa vlla!E ka fituar politika ate pune,arsimin e shkaterroi,ekonomine po e po se i duan per vete leket,zonat rurale i zeruan,kryeqytetin e ke llumhane,praktikisht ka mbaruar pune ka ca vite,se kuptoj mos ndoshta ke qen ne koma e se ke ndier?!Tani kemi kaluar ne fazen qe po i gezojne ata qe i kapen,pjesa e vogel qe kemi ngelur do rezistojme e ne deri sa te shkermoqemi,pastaj ata do vazhdojne te jene pronaret e Shqiperise edhe te ardhurit qe do vijne do jen klasa puntore.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haku

                Nje shkrim modest, te pakten sa per tu thene studenteve apo te rinjve qe 8 Dhjetori nuk eshte thjesht nje dite pushimi. Por eshte dita ku disa re rinj e studente u ngriten per re drejtat e tyre per liri., per aspiraten "E duam Shqiperine si gjithe Europa". Do pyesni se ku jane kta studente sot..? Thjesht po ju them qe edhe ata, filluan ta shihnin kete date 8 Dhjetorin si dite pushimi. Vk

                    Lini një Përgjigje