Nga Arber Hitaj
Në Partinë Demokratike kishte kohë që mbretëronte qetësia, e pasuar nga refreni: analiza pas raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, e më pas do të bëhet nami! Por kjo hilë e drejtuesve demokratë ishte një skenar i vjetër, i parë disa herë në të kaluarën: "Lëre të kalojë se harrohet." Si mund të harrohet rezultati katastrofal i 14 Majit?! Por rutina është rutinë, apo jo!?
Në orën 12:00, me raste 13:00, kreu i Partisë, Berisha, mbante konferencën e përditshme. Pyetje të shumta nga kolegët, përgjigje kontradiktore që rrëzonin çfarë ishte bërë e thënë më parë, lapsuse, konfuzion. Për të ardhmen, refreni i vjetër: "Në vjeshtë nami, ikin ditët, në dimër nami!" Asgjë. Kjo ishte situata para lëvizjes Salianji, një det pa asnjë valë, se dallgë është e paimagjinueshme. E kjo e gjitha në opozitë, aty asgjë nuk duhet të ndalojë 24/7! Befas, ndryshoi diçka. Kryetari Berisha takoi edhe aleatët dytësorë, diçka e rrallë pas zgjedhjeve!
Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja etj., janë gjenerata e re në Partinë Demokratike. Ata nuk kanë marrë asgjë prej saj. Salianji ka marrë atë që është e paimagjinueshme: heqjen e lirisë. Për të kuptuar sa serioze dhe e domosdoshme është kjo lëvizje, mjafton të shohësh reagimin e kreut të PD-së: fillimisht e neglizhoi, më pas e sulmoi, dhe më tej do ta luftojë! Është një skemë tipike e ADN-së së zotit Berisha dhe shumë e lexueshme nga kundërshtari. Por ADN-ja e Ervin Salianjit duhet të jetë Aksion Demokratik për Ndërtim.
Nga Dhjetori 2025 duhet ta fillojë hedhja e themelit për 2027 e më pas. Ajo që nuk shkon deri tani me këtë lëvizje është kamuflimi i qëllimit final: largimit të Berishës nga PD-ja. Ky i fundit e ka kuptuar dhe, për figura dytësore të lëvizjes, mund të ofrojë poste për ta zbehur, por te kryesoret e ka të vështirë.
E megjithëatë Berisha nuk është më i njëjti që ia ka dalë gjithmonë t'i zbusë kundërshtarët në parti, e në opozitë joshja politike është shumë e ulët. Prandaj, është i destinuar të bëjë luftë, diçka e parë shumë herë në të kaluarën. Me ide e platformë, ndryshe këtë duan ta shohin publiku e votuesi, edhe te grupi Salianji, e mbi të gjitha pa pazare politike!
Me pelqen analiza e po flas si demokrat, ishalla Salianji nuk ben pakt me plakun se na mori lumi
Ervini e kemi djale te mire pe korce e duam kryetar ne Pd
Kurse une e dua te jete burri gjyshes grida,me lopcarin e fshatit do bej hajer Shqiperia
Po pse o zoti Hitaj nuk thua qe te gjejsh ADN e kopilit te Sheges nga Lozhani duhet tu besh ADN nja 1.000 burrave , pasi as vete Shega nuk mund ta thote me ke a kopilin Ervin Rrockopuri. Po pse me Rrockopuirin do merreni , ai mjafton qe ka rene ne dashuri me plaken Grida Suma.
Po pse o zoti Hitaj nuk thua qe te gjejsh ADN e kopilit te Sheges nga Lozhani duhet tu besh ADN nja 1.000 burrave , pasi as vete Shega nuk mund ta thote me ke a kopilin Ervin Rrockopuri. Po pse me Rrockopuirin do merreni , ai mjafton qe ka rene ne dashuri me plaken Grida Suma.
Vertet e kane keta analistet tane mendjendritur qe Salianji mer drejtimin e PD-se.Ja ku kemi aaritur qe bejne emisione per Ervin SALIANJI.Burgaxhi.
"...Salianji ka marrë atë që është e paimagjinueshme: heqjen e lirisë." "Analist" ky demek? Heqjen e lirisë e mori vetë pasi doli nga tabulatët që kishte komunikuar vazhdimisht me personat që shpifën në çështjen Babale. Madje edhe iu tha troç nga Mustafa Nano që ajo që po bënte, ishte totalisht e jashtëligjshme. Një fëmijë që influencohet, është e kuptueshme, por ky ishte kërriç i rritur kur u përfshi. Dhe mos na fol për burgun e tij, se e pelë të gjithë "vuajtjen" brenda "burgut" të këtij mashtruesi. Ndaj, nga keq me Sali Berishën, po e mori ky, po keq do mbetet.
Sala ben cdo mengjez nga nje mi gjirizesh si ky burgaxhiu .... . Turp qe mereni me nje kalama qe do karige se edhe per te henger buke e ushqen gjyshja duma. Pd ka djem dhe vajza te pergatitur dhe te ndershem plot , e jo te meret me nje burgaxhi dhe kalama te ndyrre. Kujdes gjyshe se nipit I ka mare koka ere kanalesh.......
Sala ben cdo mengjez nga nje mi gjirizesh si ky burgaxhiu .... . Turp qe mereni me nje kalama qe do karige se edhe per te henger buke e ushqen gjyshja duma. Pd ka djem dhe vajza te pergatitur dhe te ndershem plot , e jo te meret me nje burgaxhi dhe kalama te ndyrre. Kujdes gjyshe se nipit I ka mare koka ere kanalesh.......
Te shpresosh ndryshimin , agun e se mires prej Salianjit dhe levizjes salianje , eshte pak te thuash mjerim . Berishizmi , si model , si fryme , Po deshet edhe si stature njerezore , si retorike , si patetike , si perkufizues I ceshtjeve kardinale , si frymezues latent I urrejtjes per ata jashte gardhit , Jo vetem qe ka shok veten , per ka siguruar mbashtetjen dhe simpatine gati mitike te njerezve te dijes dhe te artit . Po u permend vetem Agron Tufen , shkrimtarin dhe poetin me te talentuar te ditevs te sotme . Per kete romancier te nivelit evropian , S. Berisha kryeson sagen mitologjike te kreshnike Ve ... Edhe une e Kam nje mik , poet dhe studies qe PD-ne nuk e pyrfytyron dot pa SB . Pra , te shpresosh tek Salihanji , vete pjella e Berishes , ndryshimin , largimin e SB me kete lloj mbeshtetje , vertete eshte mjerim , per te mos thene dic shume me te rende : ne I qenkemi neneshtruar kesaj monster , ketij vrasesi te gjithckaje ( per mua ) ne kete vend . Arberi , autori I ketyre rradheve eshte nje djale I mire dhe gazetar I vertete .