Intimidimi dhe dhuna nuk janë mjete të ligjshme të marrjes së dëshmisë!

5 Dhjetor 2025, 13:46Blog Nga Ylli Manjani

Ka një pyetje të përhershme që ngrihet pas çdo seance pyetjesh që bëhet në dhomat e mbyllura të SPAK dhe BKH:

Kush e garanton se i pyeturi nuk dhunohet psikologjikisht?!

Kush garanton se dëshmia e dhënë aty, pra pa kamera dhe pa praninë e avokatit është e ligjshme, autentike dhe e dhënë me vullnet të lirë e të pandikuar nga asnjë formë presioni?!

Përgjigja është se deri më sot ASKUSH!

Mirëpo me këto dëshmi shkohet në gjyq e dënohen njerëz!!!!

Kjo është një situatë tjetër e rëndë dhe shumë e rëndë që ekspozon 100% liritë, të drejtat e garancitë e personit të pyetur në këto kushte, përpara abuzimit me të drejtën e prokurorisë për të pyetur persona që kanë dijeni.

Për shkak të punës së përditshme, dëgjojmë raste të shpeshta intimiduese, që bëhen më së shumti nga ana e oficerëve të BKH. Të krijohet ideja e një mjedisi policie sekrete ku liritë dhe garancitë shumëzohen me zero. Në fakt as në polici nuk duhet të ketë seanca pyetjesh të tilla!

Kemi patur edhe raste që në sallën e gjyqit kanë dëshmuar persona se u janë marrë dëshmitë e para nën intimidim, ose edhe në premtime mashtruese për favorizim në ndjekje penale.

"Na trego ti këtë që duam ne dhe të ndihmojmë të dënohesh pak ose aspak"!!! E dëgjojmë jo pak herë këtë gjë...

Kjo miqt e mi quhet dhunë e paligjshme, jo drejtësi.

Prandaj duhet sa më parë të ndalojë pyetja e personave pa siguruar që në mjediset e caktuara për këtë punë të ketë kamera dhe mikrofonë të dukshëm ku të rregjistrohet çdo gjë. Absolutisht çdo gjë!

Dhe çdo kush që pyetet duhet ti bëhen prezent të drejtat që ai ka. I pyeturi ka të drejtë edhe të heshtë dhe të kërkojë ndihmën e avokatit madje.

Në të kundërt dëshmia duhet të konsiderohet e paligjshme dhe për pasojë e papërdoshme!
***
Ky sugjerim i shkon në fakt Parlamentit të Republikës që të ndërhyjë menjëherë në ligj dhe të caktojë buxhet për rekordet audio dhe video të dëshmive.

E përsëris, kjo që po ndodh nuk ka lidhje me proçesin e rregullt ligjor. Kjo ngjan si dy pika uji me hetuesinë komuniste!

5 Komente

  1. P
    Poçi

    Intimidimi?! Keshtu eshte kur u jepet Kurvave hapesire publike…

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fpa

      E besoni teorine e incarnacionit( rimisherimit)??? Pas ketyre we behen ne dhomat e BKH e SPAK, qenkan rimisheruar hottest e Sigurimit te shtetit dhe Aranit Cela.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Shtet bananesh

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia.

          A te lumte more Z.Manjani. Ti i kupton me mire keto gjera, dhe je nje ndihme e madhe per popullin qe nuk i di keto gjera. Te falenderojme.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arti

            Jo vetem ne SPAK. Por edhe OPGJ-te shkelin ligjin dhe çdo norme elementare duke dhunuar çdo person ne pyetje. P. sh. e tille eshte Brixhi e Lezhes. Po sa "Brixhe" te tilla ka ne gjithe Shqiperine? Te mjeret njerez nen dhunen e ketyre shkarravinave!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje