Kush do ma trazojë midenë si Salianji në atë kob e monotoni?

4 Dhjetor 2025, 17:47Blog TEMA
Kush do ma trazojë midenë si Salianji në atë kob e monotoni?

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika tregon esnafllek pas tmerrit në avion! Një javë më parë tek ktheheshim me balonë nga Viena pamë tmerr me sy! Më shumë po shkonim drejt esfelit se drejt tokës! Bërtisnin gratë e qanin trimat!

Stjuardesat bënin kryq. Ishte nata e gjykimit. Nuk e dinim se kishim aq shumë djersë në trup sa pantallonat na u bënë qull madje u lag dhe dyshemeja!

Genc Gjonçaj nuk qante, gati pëlliste e rrezohej për dysheme! Ndukte veshët e flokët i bindur qe nuk do ti duheshin me!

Ulërimat e tij të këpusnin shpirtin! “Do më marrë malli për Babon” – thoshte mes dihamës – “atje, në boten e përtejme, do le Nikon fillikat, do pengohet integrimi me tre dite! Kush i ndihmon tre buajt e parlamentarizmit qe Shqipëria të veje mbroth?”

Nga një shkundje në tjetrën me drejtohej mua: “E ke rehat ti se fjalimin për ty e bën Gaz Bardhi apo nuk është njeri i fjalës? Plot miq e shokë ke në media, ata do të qendisin alamet portreti, po për mua do nxjerre Kostaqi ndonjë fjalim nga sirtari i vitit 89, se nuk i kam bërë hazer as zyrën pas kthimit qerratait!”

Këshilltari im Dori trim dridhej si purtekë e recitoi 15 “Ave Maria” që me gjasë Zoti i dëgjoi!
Pas meje gjindej Gledian Llatja i ulur që fliste me Perëndinë, gjithë kohës: “Allahu Akbar, Allahu Akbar!”

I thashë: “Allahu është Akbar po Baloni batall more i uruar!”

Rënkonte i ziu: “Po e lë jetim popullin e Elbasanit, si do bëjnë pa mua?” – dhe ja jepte oisë. “Mos e çojnë Bake xhanin prapë në Kushtetuese kur të dekretojë datën!? Te shkojë njeriu si qeni në rrush, si keshtu? Te ik me këtë dert!?” – therriste mes llahtarit! Sa do me mungojë reformatori i madh Mazniku shkrehej me tersellimë!

Unë isha mbledhur sa një portokall e në mendje me shkonin lloj lloj mendimesh e mornicash! Herë pas here ja jepja piskames dhe çirrja faqet!

“Sa do mërziten shokët e partisë…” – vajtoja me ngashërim në këto kohë të këqija!

Mendoja rrëkenë e lotëve që do lëshonte Jorushi (Urushi) i Tabakëve në Jozefineën dhe e imagjinoja veten tek vertitesha si trung i kalbur në kënete aso dynjaje nga sasia e ujit.

Trandjen qe do i shkaktoja Kryezevendes Liderit si shok armësh po kaq se përtypja lehtë! Mallin e Albanës e të Oerdit!

“E si do bëja pa parë e dëgjuar Taon tek puthte Flamurin dhe i binte çiftelisë si tribun, patriot e djalë vegjelie gjatë festave!”

Fillova të mesohem me shiharet e Zeniqesë, me pasthirrmat habitë, shikimet e zgjatura, ulje ngritjet e saj si zjarrmi tek heq e vesh xhaketën – e kush do e zëvendësonte atje lart, hë kush?

Po Sarën e Kiduinen kush do i bëjë personazhe? Mejtimet e Bores dhe habinë e saj filozofike kush do t’i vinte ne dukje? Po fjalimet e Ervin Hoxhës kush do t’i degjojë?

Kur Etilda do të marrë lajmin do e mbulojë zia e pikëllimi se shokët e partisë duan ta harrojnë dhe Kronika e kujton si Ati i dashur evleterit! A thua do gëzohet Tezja – me sembonte brënga!
A do kishte kush tjetër sy për bikotinat e Antonetës?

Jo, duhet besuar tek jeta, jam ënde i dobishëm – mendoja! Po kujtimet qe do shkruante Dilua e retoriken e Shalsit ku e gjej atje? Kush do ma trazoje midenen si Salianji në atë kob e monotoni?

Pafundësi mendimesh me sulmonin po për fat rrotat prekën tokën dhe Jeta rinisi sërish!

Duke i zbritur ato shkalle i premtova Hyut qe do jem më i dashur me motrani e shoqeni, më i drejtë me te gjithë, më reflektues për gjerat e rendesishme dhe që shkatojnë emocione të verteta!

Hyra në salle dhe i shihja me mall të gjithë si i kthyer nga Hadi! Foli Briseida Çakerri, e kishte per herë të parë llafin: “Duhet të na duartrokisni për sukseset!” – “po nuk do ta bëni” – konkludoi!
U preka ne sedër dhe e duartrokita.

“Jo,” – tha – “nuk duhet ta bëni se nuk jeni të vërtetë.”

Hall – mendova – ujë i ftohte ujë i ngrohte për gomarin… po prape e duartrokita!

Duket pranoi sinqeritetin dhe me dha një cope çokollate për mirnjohje qe e hëngra fet e fet – të ëmbla peshqeshet e pushtetit!

Dola tek salla e televizorit, kur ç’të shoh – sikur të mos mjaftonte mërzia qe Niko i shkaktoi Nallbatit, një tjetër plage ju hap ne gji! Në ekran dukej Mamica teksa Rutte kodoshi e përqafonte!

“Puth njëhere, puth dy herë, puth tre here!” – po e griu faqeziu!

Ja bëri faqet shoshe me gudulisje, jarebi mos bëftë hajer dhe fap me shkop i binte televizorit!

“Do krijojmë shoqatën djemtë e Toskërise,” – lajmëroi – “dhe do shkojmë në Hollande t’ja bëjmë shpinën me të butë se barkun!” – u hakërrye!

Blendi Gonxhe hapte me goje dhe përtonte të fliste – shëndeti po i merr për mbarë dhe fjalët e tepërta i duken fukarallëk! Pirrush Dengu na qerasi me tre buzëqeshje dhe iku se Bota po prishet dhe ai duhet tu prije ushtrive! Gjithë pasaniket e Kuvendit me koprac njeri se tjetri ikën te hanë në restorant; unë mbeta roje si ushtari në karakoll me këto mejtime pas një udhëtimi që të bën më të krishterë!

14 Komente

  1. L
    Luani

    Po ceshte ky rrot bythe mor aman , spo e vazhdoj me lecimin se me shpetoj muti nga bytha..!!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      eshte GOMAR 'intelektual' Nuk po e quaj zog gomari ne respekt te babait tij, qe se kam njohur

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Bejtexhiu i shpellës.

      Përgjigjjuni
      1. c
        canta

        ti po ben ate qe kane mirditoret prore te poshterojne grate bile i kane vrare shkuan ne shkolle e aksione pune e hoqn shamine. mireditoret trimne nga anet e gjekut i vrane u prene floket e i masakruan si "burra" zakoni e mbesat, vajzat e grate tyre mbusshin bordellot e amerikes e europes . do zoti te mos kene vdeke "trima" mirdite ei u maten gra e vajza ne mejdan e i shohin mbesa e tyre si , bile me mire me thane si cvishen. ju mirditoret e keni zakon e mateni me gra per trimeri. te jesh ti edukatoe eshte te si te jete edukatore argita berisha , vajza e vampirit me kostum 5000 euro. he cubi miredite, cub ishe cub mbete dite mbas dite

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roja

          Me vjen keq, po s ke fare humor.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vk

            qija ropt ndalojeni kte rroten e karit se na e shpifi me kto bajgat qe shkuran , turp e faqja e zeze e universitetit qe mban kte derdimenin bythlepires me rroge per profesor

            Përgjigjjuni
            1. J
              Je bere

              I neveritshem.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sulo permeti

                Kur je bythlepires i Sales,te tilla "budallalleaes"do shkruash.....

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari.

                  O gjeku i markut qe te ka dale boja e nuk ke lyre keshtu nuk ke per ta mare vesh se nuk te pelqen ta maresh vesh.Beje pak leshte e kokes me xhel e me tutkall se keshtu dukesh " shume e bekur".

                  Përgjigjjuni
                  1. 0
                    0

                    Gjeku i peshtire, me b.thlepires se ky nuk ka, edhe shkrimet i ka të pështira, është një ku.vë maloke e keqe. Ku i gjen këta të pështirë pd e Saliut (jo e salianjit,) hahaha

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Durimmadhi

                      Mund te lexosh prockat e Idajet Beqirit, mund te durosh maŕrezite e Spartak Ngjeles mund te shkrihesh gazit nga budallalleqet e Frrok Cupit por ti shkosh deri ne fund shkrimeve te Gjekmarkaj eshte nje sfide thjesht e paperballueshme per racen njerzore.Dhe te mendosh se me keto shkrime gjysma turqisht e gjysma shqip qe nuk di as vete cfare do te tregoje, ky fare djali merr jo pak por plot 4000 euro si depudet pa perfitimet e tjera.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtesia

                        Ahhh, ti je koqe kandari more i shkrete. Nuk di gje tjeter, vetem te shkruash broçkulla.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtesia

                          Shiko more Partine, se po ju iken per lesh, leri keto bejtet e shpifura qe ben.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arti

                            Eshte i lezetshem ky Markagjeku. Ben edhe si trim, pavaresisht gjakrrjedhjes perpara Salih Fazlliçit. ;)

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje