Në javët e fundit, lajmet e kronikës së zezë po na servirin njërealitet të ashpër, pothuajse të pabesueshëm: fëmijë të moshës13–16 vjeç po godasin njëri-tjetrin me thikë. Një 15-vjeçar iplagosur nga një 14-vjeçar pas një grindjeje në rrjete sociale. Rasti i Martin-it, që tronditi gjithë vendin. Fëmijë që nuk pozihen më me fjalë, por me armën më të thjeshtë, më të aksesueshme, më të heshtur: thikën.
Thika është objekti më i pafajshëm i çdo shtëpie. Ajo duhet të ndajë bukën, jo jetën. Duart e një adoleshenti duhet ta përdorin për të prerë ushqimin, jo për të prerë të ardhmen e një moshatari. Megjithatë, sot thika po shndërrohet në njëarmë që nuk kërkon leje, nuk kërkon blerje, nuk kërkon plan. Është thjesht aty: në sirtarin e kuzhinës. Dhe pikërisht ky“normalitet” e ka bërë më të frikshme.
Por çfarë po e bën kaq aktiv këtë element në konfliktet e fëmijëve? Pse thika po zëvendëson fjalën?
Fëmijët e sotëm rriten në një botë ku gjithçka është e menjëhershme, reagimet, përgjigjet, shpërthimet. Nuk kahapësirë për të përtypur emocionin, për të qetësuar veten, për të reflektuar. Kur zemërimi vjen tek një adoleshent që nuk e njeh ende veten, ai shkarkohet në mënyrën më primitive dhe më impulsive. Në këtë impuls, thika është mjeti më i afërt. Shumë prej përplasjesh nisin mes komentësh, videove, ofendimeve virtuale. Por fëmijët nuk kanë ende mekanizmatpër të kuptuar se virtualja nuk është realitet. Një fjali që për ne është “online”, për ta është “personale”. Presioni i turpitpublik, nevoja për t’u dukur “trim”, idea e reputacionit tekmoshatarët… i shtyn drejt veprimeve që as nuk i kuptojnë.
Kultura e djalërisë së gabuar, ku fëmijët rriten me idenë se njëdjalë nuk duhet të tërhiqet, nuk duhet të humbasë, nuk duhettë duket i ndrojtur, po prodhon adoleshentë të rrezikshëm. Ata nuk hyjnë në konflikt nga forcë, por nga frikë. Frika se mosbëhen objekt talljeje, frika se mos duken të pambrojtur. Thikabëhet provë forcë e një moshe që është ende fëmijë.
Ne u mësojmë fëmijëve gjuhë të huaja, por jo gjuhën e emocioneve të tyre. U mësojmë matematikë, por jovetëkontroll. U mësojmë historinë e të tjerëve, por jo historinëe vetes. Adoleshentët nuk e dinë si të zgjidhin konflikt pa dhunë, sepse askush nuk ua ka mësuar. Ata nuk dinë të mendojnë pasojat, sepse askush nuk u ka folur për to.
Dhuna është bërë normalitet: në humor, në filma, nëvideoklipe, në mediat sociale. Ajo nuk i trondit më, i argëton. Kur dhuna humbet peshën emocionale, humbet edhe frika prejsaj. Kështu lind një brez që e sheh thikën si mjet “për t’umbrojtur” dhe jo si vijën e kuqe që nuk duhet kaluar kurrë.
Në fund të ditës, problemi nuk është thika. Problemi ështëduart që e mbajnë. Dhe më shumë akoma, mendja që nukështë trajnuar për ta lënë poshtë.
Fëmijët tanë nuk po bëhen më të dhunshëm, po bëhen më të pambrojtur. Ata janë të pambrojtur emocionalisht e psikologjikisht. Janë fëmijë që nuk kanë instrumente brendavetes, prandaj kërkojnë instrument jashtë vetes.
Ndaj, kjo krizë nuk zgjidhet vetëm me polici, me kontrolle nëshkolla apo me masa ndëshkimore. Duhet të fillojë shumë mëherët, në edukimin emocional të fëmijëve, në trajtimin e adoleshencës jo si periudhë “rebeli”, por si periudhë formimi, në mësimin e komunikimit, të respektit, të kufijve.
Ne duhet t’u mësojmë fëmijëve se forca nuk është të godasësh, por të dish të mos godasësh.
Se trimëria nuk është të mbash një thikë, por të dish ta lësh nësirtar.
Sepse, po e humbëm këtë brez, nuk do ta shpëtojmë dot tjetrin. Dhe as veten.
Kjo Elisa Dedja ka ngritur problem in e duhur ne menyren e gabuar. Ka shkruar nje hartim prej gjimnazisteje. E kujt i duhet ky hartim? Dil me mikrofon ne rrugë per VoxPop, dhe do shikosh se çdo njeri me nivel.mesatar aresimimi i di te tera keto, pa patur nevojë per hartime. Ajo qe duhet është se çfare duhet bere konkretisht. Me falni, konkretikisht desha te thosha. :-) Shoqeria Civile fle gjumë, dhe e ngre zerin vetëm kur ka ndonjë perfitim. Shkrime pa vlerë, me porosi.
Cfare eshte Shoqeria Civile? Secili prind, 1 nga 1, te edukoje femijen e vet, me BAZEN e edukates, nuk ka nevoje per me shume. Cfare prisni te behet konkretisht? Nuk shahet "shoqeria civile" per cdo gje. Dhe sidomos mos flisni per "shoqerine civile" ne veten e trete, se nese perjashtoni veten, atehere pranoni qe jeni "shoqeria jo-civile".
Ata qe e quajne veten demek "shoqeria civile" manipulohen nga politika. Unë jam mesues, dhe perveç lendes time Technologji Informacioni, e bëj detyren time sibedukator duke folur edhe per sjelljen, profesionalizmin, menyren si reagojme ndaj njeri tjetrit. Ti Lemi e paske gjetur formulën. Epo kjo paska folur kot. Ti e dikerke ku fle lepuri, kjo cuca qenka lodhur kot fare. Demek u zgjidh? Tani prindërit do dalin dorë per dore dhe mori fund puna? Janë vendet e ashtuquajtura te botës se tretë dhe e kanë perqindjen e krimit shumë me të ulët nga ne. Pse? Sepse kane gjetur sistemin qe punon. Ose tradita e mirerritjrs se femijeve ne shtëpi, ose qeveria ka vene disipline ne shkolla dhe u ka dhënë autoritet mesuesve, por e rendesishmja është që kanë gjetur sistemin qe punon. Pse shkruajtem.ne dy komente këtu, nuk u rregulua puna. Komentet tona nuk I lexon njeri. Ndertimi i sistemit qe e detyron prindin te edukoje femijën, ose ta edukon shteti para se te vrasë dikë. Shoh çuna te rinj pazarit, 16-17 vjeç dhe te merr frika se sa idiotë qe janë qe nuk kane lexuar nje libër, nuk kane parë nje film. Shohin vetëm video 10 seconds ne TikTok dhe qeshin si budallenj. Ne klase unë bëj ç'eshtë e mundur te ve ne lojë njeriun e trashë qe nuk ka nje hobi, por endet pazarit si debil. Nuk ka njecqellim ne jetë per punë dhe familje, nuk lexon, filmat nuk i njeh fare, dhe sporting e shikon vetëm per baste. Tani, ky njeri, martohet dhe bën femijë. Çfare femijesh do rrisë ky budall? Budallenj si vetja. U bëj thirrje vajzave ne klasë, qe te vleresojne mençurine dhe diturine tek djemtë, dhe jo sa varese idiote ka ne qafë. Por keshtu duhet te veproje e tere shoqeria. Çeshtja është qysh ta bejmë shoqerine t'i therrase mendjes, se hartime shkruajmë te gjithë.
Sh i bukur artikulli dhe do i ndihmonte shume prinderit shqiptare. Mbase po ta ndash ne pjese te shkurtra, ti postosh me nje foto ne rrjetet sociale, do arrije me shume prinder se ketu apo ne mediat e ngjashme ku mund te jete botuar artikulli. PER FAT TE KEQ!!!
TIK TOKU DUHET BERE PERGJEGJES PER NGJARJE TE TILLA.........OSE DUHET MBYLLUR......
SHIKONI SA FAMILJE NDAHEN NË 1MUAJ NË GJUKATEN E TIRANËS PA LËRI RRETHET KUR PRINDERIT SHKOJN NË SHTEPI NË OREN 2TE NATEN DHE NUK DIN KU KAN FEMIJËT DHE ÇA BËJN PA TJETER QE FEMIJËT ME FAMILJE TE SHKATERRUARA KËSHTU DO PËRFUNDOJN ÇDO GJË NIS NGA FAMILJA PASTAJ SHKOJM TE SHKOLLA SHOQERI NË DEGRADIM I BIE QE PDO NJERIU TI VËN NGA PAS NJË POLIC
Edukimi fillon ne familje. Sado te ngrihet shoqeria civile,te flase mesuesi cdo dite nga 1 ore ,une mendoj se familja duhet te jete me e lidhur me femijet. I lene femijet ne shkollat private te bejne dhe detyrat dhe mendojne se ka mbaruar edukimi.Dhe te shtohet kontrolli ne shkolla per armet e ftohta,ai qe e ka ne mendje dhunen e fsheh jashte shkolle thiken. Thoshte dhe xhaxhi:Familja,shkolla,shoqeia. Po sot jane dhe rrjetet sociale, qe ne lajme,ne gazeta lajmi i pare eshte dhuna, e vrau,u vra etj. Japin dhe viktimen ne mes te gjakut. Harrojne qe ata kane familjare?