Nga Dritan Hila
Nuk kanë kaluar as 24 orë që kur Mogherini doli nga qelia.
Ajo është marrë në pyetje për disa veprime të saj lidhur me aktivitetin si kryetare e Akademisë për përgatitjen e diplomatëve të rinj të Bashkimit Evropian. Pasi ka sqaruar situatën, ka dalë jashtë.
Ndërkohë, nuk ka vonuar përplasja politike në Bruksel, ku disa e kanë konsideruar arrestimin e saj një hap të qarqeve filo-ruse.
Në fakt, nëse del që Mogherini nuk është e përfshirë në afera financiare, atëherë duhet të pranohet se Moska ka pasur ndikim. Pavarësisht se Perëndimi ka mbështetur fuqishëm Ukrainën, pjesë të mëdha të popullsisë, deri 40%, kanë mbështetur Moskën. Dhe nuk mungojnë edhe parti prezente në Bruksel që kanë simpati për Putinin.
Edhe në Shqipëri reagimet nuk kanë munguar. Menjëherë pas arrestimit të Mogherinit, shtypi dhe politikanët e djathtë u gëzuan për këtë fakt dhe filluan të propagandonin, a thua se Mogherini ishte zëvendëskryeministre e Ramës dhe sikur ishte zbuluar ndonjë aferë korrupsioni mes Mogherinit dhe Ramës.
Kuptohet se ata bënin asociacione duke thënë se “Ramës po i arrestohen të gjithë miqtë”. Madje u përhap ideja se Mogherini kishte qenë një bashkëpunëtore e Ramës. Nuk u tha vetëm se Rama po i bënte presion drejtësisë së Brukselit për ta liruar.
Por në fakt, as Mogherinit, as Ramës nuk i hyn ferrë në këmbë, pasi çështjet e PD-së nuk kanë ndikim në Bruksel. Ndërsa në Shqipëri, balanca politike është e ndarë dhe Rama ka një mazhorancë solide, ndaj këto sulme nga portalet dhe blogjet nuk kanë efekt.
I vetmi efekt që prodhojnë është bjerrja e imazhin e PD-së.
Madje edhe ambasadori i BE-së nuk është nga ata që simpatizon Partinë Demokratike, veçanërisht pasi u sulmua më parë nga kryetari i PD-së, i cili më pas i kërkoi falje.
Me këto sulme të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të BE-së, PD-ja në fakt po i bën gropën vetes. As Mogherinit, as përfaqësuesve të BE-së në Tiranë nuk u hyn ferrë në këmbë nga kjo punë.
Dhe e vetmja gjë që bëjnë është të dëmtojnë imazhin e vendit dhe të vetes, duke e bërë pushtetin të duket i largët dhe i paarritshëm./dritare.net
Propqgandë ngeli duke bërë tërë kohës ky Hila. Bën dhe si kompetent. Nuk i hyn gjemb në këmbë Ramës dhr Mogherinit. Ku e di ky? Ajo vazhdon të jetë nën hetim. Fjr mbase është pyetur si person në dijeni e pas ca ditësh e marrin si të pandehur. Sa për Ramën, me mbrojtjen që po i bln Ballukut fuket që ëshyë peng i saj dhe kanl ngrënë dardha bashkë. A i hyn gjemb në këmbë Ramës. Rama ka kap instituvionet e tjera, presidencën, Gj.K, etj, prandaj bën si trim, se përndryshe do e kishin arrestuar tashmë.
Eshte e akuzuar por eshte e pafajshme deri sa te mbaroje hetimi. Kaq eshte e thjeshte per tu kuptuar. Mund te denohet por dhe 'mund te mos denohet.
Si mund te jete njeru kaq sylesh sa Hila? A ke ndonje llaf per qivirine o lum miku?
Po tu qep saliu ta ben gropen,do urdheroj dumdumet qe te hetojne mogerinin,do verdhacuku shehaj do thote te arrestohet te deputet e BE
Pëdë ia ka bërë gropën vetes qysh më 26 maj 1996, në vitin 1997, më 2008, më 2011 dhe vazhdimisht dhe nuk ka për ta ngritur kokën më, por ka marrë më qafë gjithë Shqipërinë, duke u shndërruar në një bandë agresive, destabilizuese, korruptive dhe kriminale nën ndikimin e një ish komunisti gjakatar, që vret për pushtet, asgjëson rivalët dhe dikton egoizmin e tij të ndyrë, duke mos hapur rrugë për të tjerët. I padëshirueshëm nga bota dhe shqiptarët ai është vënë në mbrojtje të interesave kriminale të tij dhe të familjes. Kujt mund t'i shërbejë më mirë një burrë normal në moshën 82 vjet? Familjes, fëmijëve, nipër e mbesave në shtpi, por ky gërdallë e ka lidhur shpirtin me kolltukun, me egoizmin primitiv, me pushtetin, me pasurimin korruptiv dhe është kopje e monarkëve bonopartistë, dy shekuj më parë dhe më shumë...
SOKRATO mos je gje ai loqja qe ke punuar ne IFB ti?
Kush tha qe pd do pushtet?! Pd kerkon monppolin e opozites thjesht qe te kete imunitet fanilja non grata
Bravo zoti Hila. Saket.