Një goditje serioze për imazhin e administratës evropiane (mesazhi i rastit Mogherini për vendet kandidate si Shqipëria)

3 Dhjetor 2025, 08:50Blog TEMA
Një goditje serioze për imazhin e administratës evropiane

Nga Adrian Thano

Arrestimi i Federica Mogherinit, një prej figurave më të njohura të diplomacisë së BE -së, aktualisht rektore e një shkolle elitare të formimit diplomatik, është një nga tronditjet më të mëdha institucionale që ka përjetuar Brukseli.

Ngjarja është e pazakontë jo vetëm për shkak të profilit të lartë të të ndaluarës, por sepse përfshin tri hallka të arkitekturës politike evropiane: Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Kolegjin prestigjioz të Europës, dhe vetë European Public Prosecutor’s Office (EPPO). Ky i fundit është një institucion i ri që me këtë lëvizje dëshmoi se nuk ndalet para askujt pavarësisht presionit politik.

Me sa kuptohet nga raportimi në mediat italiane dhe belge, dyshimet e EPPO janë për manipulim tenderësh, shpërdorim fondesh dhe konflikt interesi. Akuzat janë ende të paverifikuara por kjo ngjarje e prek në zemër modelin evropian të transparencës dhe meritokracisë.

Për shumë vite është pretenduar me njëfarë vetëkënaqësie institucionale se Brukseli ishte imun ndaj korrupsionit. Ishte krijuar ideja se korrupsioni është një problem i atyre “jashtë Unionit”. Rasti Mogherini e çan këtë fasadë.
Megjithëse nuk është incident i izoluar (Qatargate) është hera e parë që një ish-shefe e diplomacisë së BE-së merret e dyshuar në një hetim të kësaj natyre. Për më tepër roli i saj publik shoqërohej me retorikën për sundimin e ligjit, transparencën, antikorrupsionin, etj.

Kjo që ndodhi krijon një kontrast të fortë. Institucionet e BE do përballen nga nesër e tutje me një krizë jo të lehtë besueshmërie në raport me të tjerët.

Mogherini ka qenë një aktore kyçe edhe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ajo mbrojti hapjen e negociatave dhe promovoi reformën në drejtësi. Është e pamundur që arrestimi i saj të mos shoqërohet këtej nga anët tona me ironinë e madhe politike: personi që predikoi standardet e BE-së, qenka vetë nën hetim për shkelje të rënda ndaj këtyre standardeve.

I rëndësishëm do jetë impakti te Kolegji i Europës në Tiranë. Mogherini është rektore e këtij institucioni, ndërsa degët e tij, përfshirë atë shqiptare, janë prezantuar si vlera të europianizimit të administratës.

Institucioni me shumë gjasa tani do jetë nën vëzhgim të rreptë dhe do ketë nevojë për transparencë të shtuar për të shmangur efektet zinxhir. Kjo është e pashmangshme dhe më e pakta.

Nuk duhet shumë imagjinatë: skandali do t’u japë frymëmarrje euroskeptikëve, por edhe këtyre tanëve që e ndryshojnë flamurin sipas erës dhe e shesin çdo sapun për djath politik.

Në fakt medalja ka gjithmonë dy anë. Hetimi e dëmton vërtetë rëndë imazhin e institucioneve të BE-së, por njëkohësisht provon se sundimi i ligjit në Evropë nuk njeh emra të paprekshëm. Kur BE bëhet kaq e rreptë me veten, ky do jetë edhe standardi që pret nga vendet aspirante: një sistem që gjen kurajon të hetojë edhe më të fuqishmit e vet.

Përfshirë këta që sot gëzohen dhe e përdorin rastin si kallash politik. Nesër ndoshta do jenë vetë më të ekspozuar se kurrë për shkak të ngritjes së stekës. Eksitimi mund t’ia lejë vendin habisë: Si ka mundësi që vendi ku zakonisht struken nuk qenka më aty?

9 Komente

  1. T
    Tirana

    Z. Adrian, meqenëse mund të jesh edhe gazetar, mëso se komenti i paverifikuar është vepër penale. Znj. Mogherini është liruar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Medet

      Trapiii, i lirua nga qelia jo nga akuza. Per cfare “ gezohesh”, se ka vjedhur lek apo se u lirua

      Përgjigjjuni
      1. V
        Votusi

        Po ti o Medet ku e more vesh qe paska "vjedh lek" apo mbaruat me gjyqet ne shqiperi dhe sot po i beni gjyqin kesaj ne Bruksel?

        Përgjigjjuni
    2. B
      Ballkan

      Cfare mesojme nga rasti Mogherini dhe cfare duhet ta kemi si vath ne vesh. .Rroga e madhe nuk eshte kurre indicje per te zhdukur korrupsionin dhe kjo eshte e vetmja gje e vertete mbi rrogat. Ku dhe ke degjoni te shprehe mendimin se “rrogat e kane fajin”, ne rastin me re mire eshte komplet debil ne rastin me real, eshte i korruptuar. Rroga e mogherin diku tek 500.000€ ne vit. E vemia gje qe parandalon korrupsionon eshte edukata shoqerore, pra menraliteti se si rritemi e edukohemi

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhemal

        O thanas po prit mor burre...eshte nje procesi ,,si thuaj fjalen e fundit pa' shkruajtur te paren...i nderuar akuza nuk eshte e verteta ,gjykata flet fjalen e fundit..dime te flase vetem nje pale..ju e dini se cfare thote mbrojtja??Jo .se ju jeni gjithmone me akuzuesit ,nje fare ideollogjie e fashos Vella..je gazetar e kryen nje mision ne te mire te shoqerise,Jo te shtosh pisllekun e barbarise...i mbushet lajmet vetem me kronikat te zeza,,,e kjo rruge te con ne nazizem,,e nuk eshte larg,eshte Mes nesh Jo vetem ne shqiperi po ne Europe e Amerike ...ju mund te ndihmoni per paqen,sigurine,e prosperitetin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Diplomati

          Zoti Adrian ju pershendes nga Bruseli Akuzat jane shume serioze. Mogherinit iu komunikuan zyrtarisht sipas njoftimeve sot ne radio. Eshte nje goditje e rende per imazhin e BE, ashtu si edhe ju e thoni paster. Me pelqen qe keni shkuar me thellesi pertej kesaj me anen tjeter te medaljes. Pervecse mesazhi eshte i qarte qe standardet vlejne per te gjithe, edhe per ata qe i predikojne - kjo eshte edhe shenje qe per vendet aplikante s ka më tolerime. Por edhe fakti qe do ta ndjekin penalisht ne gjendje te lire ose me detyrim paraqitje duhet te sherbeje per organet aty ne Tirane per rastin Veliaj psh Shume i tepruar trajtimi mendoj une. Dite te mbare ju uroj juve personalisht me shume respekt dhe gazetes se nderuar Tema

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Me frazen "kallash politik" Thano e lidh opoziten berishiste me reagimin rus (dihet qe kallashi eshte shpikje ruse). Por pavarsisht mprehtesis se krahasimit nje autori te respektuar do ti shkonte qe te theksonte se duam nuk duam ruset KANE TE DREJTE ne kete rast. Hipokrizia europiane eshte kaq e forte sa ta shpif.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Votusi

              Kshu sillen gjykatat evropiane. Hetoje tjetren nxirri ujin e zi por jo ne qeli sikur eshte vrasese apo e pa pergjegjshme qe mund te kercenoj njerezit. Vetem ne Shqiperi degjon idiotsirat e SPAK dhe gjykatat qe mbajne njerez ne qeli pa akuze se na prish provat e ndikon hetimet. Me keq akoma prokurore qe nxjerrin mesazhet personale ne publik, letra apo foto dhe mediat qe bejne gjyqe popullore.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Po ku po e sheh rrogen 500 mije euro ne vit more? Trampi,njeriu me i fuqishem politikisht ne bote, si president i SHBA,e ka rrogen 400 mije dollar ne vit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje