Në emër të Anti-Korrupsionit po shembim shtetin e së drejtës

1 Dhjetor 2025, 19:50Blog TEMA

Në emër të Anti-Korrupsionit po shembim shtetin e së

Nga Roland Lami

Shqipëria po hyn në një fazë ku balanca mes pushteteve është më e brishtë se kurrë, dhe Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhej të garantojë stabilitetin kushtetues po prodhon vendime që ngjallin më shumë dyshime sesa siguri. Dy çështjet e fundit, detyrimi për t’u paraqitur për një deputet pa autorizimin e Kuvendit rasti Berisha dhe vendimi nesër siç përflitet jo pak për të lënë në fuqi vendimin e GJKKO, pra pezullimin nga detyra të një zëvendëskryeministreje, përforcojnë idenë se drejtësia po merr një rol që shkon përtej kufijve të Kushtetutës, duke krijuar një pushtet të ri në hije, ajo e drejtësisë që ndërhyn në politikë dhe procedura penale që determinojnë ekzekutivin.

Neni 73 i Kushtetutës është i qartë në rastin e Berishës që një deputeti nuk mund t’i hiqet liria “në çfarëdo lloj forme” pa autorizim të Kuvendit. Ky është një nga mburojat më të forta kundër abuzimit të pushtetit gjyqësor ndaj legjistativit. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vendosi se masa “detyrim paraqitje” nuk përbën heqje lirie. Në këtë mënyrë, krijoi një normë të re që i jep Prokurorisë dhe GJKKO-së mundësinë të vendosin kufizime ndaj deputetëve pa pëlqimin e Parlamentit, duke relativizuar tekstin kushtetues në një çështje ku Kushtetuta nuk lë asnjë hapësirë interpretimi. Ky precedent nuk është thjesht teknik. Ai i jep pushtetit gjyqësor një rol që Kushtetuta ia ka mohuar pikërisht për të ruajtur ekuilibrin politik.

Po kaq shqetësues është rasti i dytë, mundësia siç qarkullojnë jo pak zëra të lënies në fuq nga ana Gjykatës Kushtetuese nrsër të vendimit të GJKKO, ai i pezullimit të një zëvendëskryeministreje dhe të zgjedhur njëkohësisht.

Në leximet e mija modeste në mungesë të opinioneve të konstitucionalistëve që në raste të tilla flen gjumë ose struken diku, ndërhyrja nga gjykata në përbërjen e kabinetit është ndërhyrje në ekzekutiv dhe cënon parimin themelor të ndarjes së pushteteve. Në çdo demokraci funksionale, ky do të konsiderohej një tejkalim i hapur kompetencash. Në Shqipëri, jo vetëm që nuk konsiderohet si i tillë, por shikohet si precedent për t’u përshendetur madje meren dhe raste nga vende të tjera që në fakt janë më së shumti jashtë konteksti ose së paku fake news. Disa të tjerë mendojnë se ç'rëndësi ka çthotë kushtetuta sepse këto vendime janë një çmim i pranueshëm që duhet paguar edhe në kurriz të kushtetutës në luftën kundër korrupsionit.

Por siç kanë paralajmëruar prej kohësh jo pak filozofë të së drejtës, “qëllimi i mirë” është justifikimi më i rrezikshëm për të abuzuar me normën juridike. Gustav Radbruch, filozofi i drejtësisë që analizoi shembjen e shtetit ligjor në shekullin XX, shkruante: “Ligji që mohon drejtësinë nuk është më ligj. Kur ai përdoret për qëllime politike, humbet autoritetin.” Edhe Ronald Dworkin theksonte se kur shtetet thyejnë standardet procedurale në emër të së mirës së përgjithshme, ato thjesht maskojnë arbitraritetin si drejtësi.

Këto paralajmërime duken sot më aktuale se kurrë. Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë si armë shkeljen e Kushtetutës, sepse atëherë shteti ligjor kthehet në instrument të rrezikshëm të politikës penale.Në këtë dinamikë luan rol jo të vogël presioni ndërkombëtar, i cili si inisiator dhe financues i reformës në drejtësi kërkon në jo pak raste “suksese”, duam shifra, duan prova se reforma po funksionon. Por kjo trysni i shtyn shpesh institucionet shqiptare të ndërmarrin veprime që krijojnë iluzionin e progresit, duke e shtyrë Kushtetutën në plan të dytë. Siç paralajmëron Michel Troper, një nga konstitucionalistët më të rëndësishëm europianë, “Asnjë luftë, as kundër terrorizmit, as kundër korrupsionit nuk e justifikon shpërfytyrimin e Kushtetutës, sepse Kushtetuta është mbrojtja jonë kundër shtetit, jo mbulesë e veprimeve të tij.”

Në Shqipëri po krijohet një trekëndësh i ri fuqie mes SPAK-ut, GJKKO-së dhe gjykatave të nivelit të lartë, një konfigurim që i jep pushtetit gjyqësor kompetenca që nuk i ka të shkruara në Kushtetutë. Ndërsa ekzekutivi dhe legjislativi kufizohen, drejtësia penale zgjerohet në zona që nuk i takojnë. Ky raport i ri forcash prodhon jo vetëm pasiguri juridike, por edhe perceptimin e një drejtësie që funksionon në varësi të dinamikave politike, diplomatike apo të presioneve të momentit. Një demokraci nuk mbahet nga drejtësia që fiton betejat e ditës, por nga institucionet që mbrojnë rregullat e lojës.Montesquieu, babai i ndarjes së pushteteve, paralajmëronte se “çdo pushtet që nuk frenon veten, e thyen tjetrin.”

Sot në Shqipëri, ky parim po shkelet haptazi. Një gjykatë që i jep vetes kompetenca të reja prek thelbin e republikës. Dhe nëse Kushtetuta fillon të trajtohet si dokument fleksibël, i përshtatshëm për të mbuluar vendime të forta politike apo penale, atëherë ajo humbet fuqinë e saj mbrojtëse.

Lufta kundër korrupsionit është e drejtë. Por nuk ka drejtësi të drejtë që lind nga mjete të padrejta. Republika e ka të lehtë të thotë “po” për çdo masë ekstreme sot, e pamundura është ta mbajë veten nesër. Për këtë arsye, pyetja e vërtetë nuk është nëse vendimet e fundit janë apo jo efektive. Pyetja është nëse ato janë kushtetuese. Sepse Republika që fiton një betejë duke humbur Kushtetutën, në fakt ka humbur gjithçka. Mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do e krijoj precedentin e dytë apo do respektoj frymen e kushtetues.

11 Komente

  1. N
    Nastradini

    Asgjë e re nga fronti Lami. Shkrimi nuk është thjesht një koment juridik, por një instrument i presionit publik, sidomos kur kombinohet me publikime të medias që mbështet qeverinë. Ky është një fenomen që ndodh shpesh kur analiza ligjore bashkëpunohet me qëllime politike, edhe në mënyrë indirekte. Pra iu bashkua zërave si Ylli Manjani e kompani që flasin në emër të ligjit por qëllimi i tyre është të marrin ndonjë kredit ose ke Rama ose tek klientët që mbrojnë duke sulmuar SPAK.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      O Landi...Shqiperine po e shkaterron korrupsioni.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Ore , nuk e kuptoj cfare interesash i lidh me Ballukun kaq shume gazetare dhe analiste , se vetem sot ishin 2-3 artikuj vetem per Ballukun. Nuk besoj se ju pikon ne shpirt etja per drejtesi per kete " politikane te ndershme ". Gjithashtu me ben cudi edhe vete Rama , filloi te reagonte kunder gjykatave ne rastin e Lalit. Por sa doli ceshtja Balluku , reagimi i tij ishte shume i ashper , madje edhe ankimimin ne Kushtetuese e beri vete Rama , dhe jo avokatet e Ballukut. Sa e forte paska qene kjo !!!! Por ceshtja eshte shume e thjeshte : " Pse Belinda e akuzuar nuk duhet te pezullohet , kurse nje polic i akuzuar , perjashtohet direkt perjete nga policia , pa filluar ende gjyqi ??? Te dy jane te emeruar ne postin qe mbajne !!! Te gjithe te barabarte para ligjit !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Nëse e Kushtetuesja vendos në kundërshtim me përcaktimet kushtetiese, atëherë politika të ndërhyjë në Kushtetutë për t'i shprehur aq qartë e të prera përcaktimet sa gjykatat të mos kenë asnjë shteg interpretimi.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Të mbrojmë hajduten se na ra shteti i së drejtës

            Shyqyr që nuk je ti Gardian i kushtetutës!. SPAK-u nuk ka tejkaluar asnjë kompetencë. Belinda ka shkuar te kompetencat e SPAK-ut duke vjedhur taksat e shqipëtarëve, fakt që edhe GjKKO ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga postet në qeveri, jo si deputete. Nuk ka nevojë për shumë filozofi të së drejtës këtu. Ministrat që janë në ndjekje penale pezullohen kudo. Mos mbroni hajdutët se lat nam o ajka e intelektualëve të shqipërise

            Përgjigjjuni
            1. .
              ....

              Amon mor kur ulerini tere ju mbrojtesit e hakduteve te ketoj vendi se po ju shkelet shteti i se drejtes! Po cili shtet i se drejtes mor amon! Ai i tik llalles, apo i dhori sollakut! Amon mor amon. Sa ja qani hallin hajduteve te ketij populli, rames, ballukut, veliajt, saliut, metes!!! Po shyqyr qe erdhi kjo dite dhe ishalla pas metes berishes ahmetajt tahirit, beqjas, tani te shohim edhe ballukun mrena. Po ku ka gezim me te madh per kete popull se kjo qe po ndodh!!! Ikkk more fare e keqe

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me prokurë të posaçme

                @...! Kur e ke parë ti mrena Sa-lehun?! Në San Paolo të Brazilit? Nuk po them për Ahmetajn se ai në fakt është i arratisur, jeton në Zvicër, dhe prej andej ende nuk është ekstraduar për t'u gjykuar e më pas, me gjasa, për t'u burgosur.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Pse djathta extreme po fiton perdite teren....

                O komentues, pse nuk pranoni se pa korrupsion nuk ka kapitalizem te eger si i sotmi. Perjashtoni mbreterite nordike, atje ka demokraci dhe ekonomi private pa bilionere makuter qe mbjellin korrupsionin. Dhe, nuk ka politikan perendimor qe nuk eshte i korruptuar moralisht dhe/ose financiarisht. Te gjith jane mashtrues, por asnje nuk denohet. Kur te gjithe politikanet na genjejne, cfare te presesh nga demokracia. Keshtu ngjallen extremizmat.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ashtu

                  Keta Lloj gazetaresh e ndyjne gazetarine.Keta Jane thresher mercenar qe paguhen nga taksat tona .Me keto qendrime pro jajduteve qeveritare thjeshte behen te neveritshem.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Pse ka pasur ndonjehere shtet te se drejtes ?

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loni prej betoni

                      Spak dhe Gjkko jane blere nga klani berisha me miljona euro. Duke e ndjere qe me vote dhe protesta nuk ja dalin se populli nuk i mbeshtet, po perdorin cdo diversion dhe korrupsionin eshte me rezultativnedhe pse me faktotin e jashtem, Civiten nuk ja dolen. Nga brenda ndez. Nuk pyet njeri per patriotizem dhe progres, pyesin vetem sa para fitojne. Fatkeqesi per vendin, por fakt. Vendimi i GjKKO oer Ballukun nje fatkeqesi, bllokim dhe gure, shkembenje ne rrugen e zhvillimit!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje