Nuk më shqetëson aspak tema që, pse foli në publik Kryeministri për çështje që ka gjykata të trajtim.
Siç është ndërtuar sistemi i sotëm, ku reforma arriti të çimentojë të zgjedhurit në prokurori e gjykata, Kryeministri nuk ka asgjë në dorë për të bërë kundër gjykatësve.
Sistemi i sotëm postreformë lejon futjen në sistem të turlilloj anonimi, që di të bëjë pikë në KED, dhe për ti hequr nga sistemi nuk i heq dot. Aq më pak këtë e bën Kryeministri.
Proceset e përzgjedhjes së gjykatësve janë të gjitha të mbyllura, të bazuara në pikëzim (që pika t'u bjerë megjithë reformë) dhe pa asnjë debat në asnjë institucion me përbërje politike.
Pa asnjë dyshim, ky proçes rekrutimi e promovimi është regres krahasuar me debatin publik Parlament-President, apo me proceset e intervistimeve publike të kandidatëve për gjykatës të lartë dhe kushtetuese, të cilat ndodhnin para reformës. Por temë tjetër kjo.
Tani, që Kryeministri flet në publik, qoftë si palë ndërgjyqëse apo qoftë si Kryeministër, përveç të mirës që ka se kuptojmë ku është ideja, nuk shoh asgjë të keqe. Edhe kryetari i opozitës flet në publik si palë për hallet e tij dhe mirë bën, pavarësisht se duke sharë "Altin Troplinin", askush nuk kupton asgjë nga pala folëse...
Pra, e folura në publik e politikanëve si palë, nuk është as ndërhyrje e as intimidim ndaj gjykatave. Përkundrazi, duke rritur kuptueshmërinë publike mbi kërkesën e bërë, shtohet edhe kureshtja mbi sjelljen dhe vendimin e gjykatës. Kureshtja dhe pritshmëria publike nuk është intimidim, por pritshmëri demokratike.
Ndërhyrje apo intimidim quhet kur përgjon gjykatësin; kur bën deklarim publik ai/ajo që ka për detyrë të marrë masa ligjore kundër gjykatësve. Intimidim dhe presion ndaj gjykatës përbën nxjerrja e dosjes hetimore në pazar për gjykim popullor duke vështirësuar punën e gjykatës për të vendosur mbi proçes e prova. Intimidim dhe ndërhyrje është të gërmosh me qëllim në jetën private të gjykatësit dhe të bësh publike gjetje me çerek apo të vërteta të plota, pa bërë denoncim në institucionet vendimmarrëse.
Asnjërën nga këto nuk e ka në dorë qeveria. As shumica parlamentare.
Ndonjëherë ka pak "dorë" opozita me të dhëna dosjesh që ua japin prokurorët për luftë politike dhe, si pjesë e gjyqeve intimiduese popullore.
Insistoj, gjykatat sot e kanë arritur pavarësinë nga pushteti politik, por dukshëm nuk kanë fituar betejën me paanësinë, në sallën e gjyqit.
Ato anojnë dukshëm, afërmendsh, nga SPAK dhe prokuroria. Sot drejtësia matet me çfsrë bën prokurori dhe jo gjykata. Kjo është e papranueshme për një rend demokratik.
Ky është halli dhe, mbi këtë duhet të zhvillohet debati politik e publik, jo ç'thotë Rama e si i përgjigjet Berisha.
Po për këtë shqetësim real të drejtësisë së sotme, askush nuk flet. As Kryeministri, as kryetari i opozitës e as ata që i shajnë e kritikojnë.
Sistemit i duhet gjykata mbi palët ndërgjyqëse.
Mos te bejme sikur nuk jetojme ne Shqiperi.K/ministri ka ne dore te te nxije,te te shkrije,te te zhduke.Gjykatesi njeri eshte ,ka familje,ka fis etj etj dhe me pusht-etare si tanet cdo gje pritet.Rama ka disa here qe per problemin e Ballukut po e shantazhon gjykaten.Rezultati do duket shum shpejt
ah more 1 sa i zoti je, bash shpellare me kollare e kostum 5000 dollaresh. hajt dru me pre. z. Manjani eshte jurist me eksperience e po shkrun ashtu sic eshte gjendja e vertete sot. Prokuroret apo Altini ja ba Enver .
ti je 1 (njishi) i idioteve, po pse ia nxjerr bojen vehtes me komente idiote? Sepse nuk ke as emer e as foto, nejse, dalim tek ato cfare shkruan ti; "Rama ka disa here qe per problemin e Ballukut po e shantazhon gjykaten". Ti drejtohesh Gjykates Kushtetuese me kerkese qe te vleresoje vendimin e GJKKO-se, i cili nderhyn direkt ne pushtetin ekzekutiv, se eshte kostitucionalisht i rregullt apo jo, nuk eshte shantazh mbi gjykaten, shantazh eshte kur kercenon krye prokuroren duke e quajtur "lavire bulevardi"!
Kemi kujtesen akoma , Rama eshte lule perpara Saliut, dhe per me teper drejtesia fitoi de fakto pavaresine e vet dhe te drejten per te qene pushtet i pavarur pikerisht ne epoken Rama. Ketu Manjani percakton drejt pikerisht probleme te pavaresise dhe paanesise te gjyqsorit perballe SPAK ut dhe prokurrise.
Respekt per zotin Ylli Manjani. I saket si gjithnje.
O 1,të raftë pika,po KM.Rama kend ka shkri,zhdukur,vrarë e nxirë? Kush e vrau dhe e zhduku Remzi Hoxhën,kush e dogji e shkatroi shqipërinë(mbi 3000 viktima),kush i poqi të gjallë në gërdec,kush i vrau me duar në xhepa ma21 janar.......
I sakte Manjani me keto komente.
Te mjeret shqiptare per gjykatat qe kane mbi koke, sidomos per ate Kushtetuese ku drejtesine e japin medioker si bashkejetuesja e talebanit rrugac Alibeu, ish minister drejtesie nga KOPI i Argites.
Te mjeret shqiptare per gjykatat qe kane mbi koke, sidomos per ate Kushtetuese ku drejtesine e japin medioker si bashkejetuesja e talebanit rrugac Alibeu, ish minister drejtesie nga KOPI i Argites.
Brravo illi hajduti ish shefi i kabinetit te Fatos Nanos , hajdut
Brravo illi hajduti ish shefi i kabinetit te Fatos Nanos , hajdut
Brravo illi hajduti ish shefi i kabinetit te Fatos Nanos , hajdut
Brravo illi hajduti ish shefi i kabinetit te Fatos Nanos , hajdut
Shkrim me mend dhe me te verteta
Prokuroria të ulet me këmbënnë tokë Është vetëm një pjesë e pushtetit Nuk është zot mbi këtë vend
Me kete lloj perceptimi qe ka KY per drejtesine , duhet te beje , urgjentisht , kerkese Tek Berisha per t'u anetaresuar tek " Vullnetaret " e Berishes . Urrejtja acide qe ka KY jurist competent per SPAKUN , eshte rrote me rrote me ate te sh. Berisha .
Shumica e prokuroreve dihet qe jan te paafte,ose te kapur nga Saliu,problem kryesor jan gjykatsit,shumica e tyre jan kthyer ne noter te ptokuroreve.
Po flisni per Republik Prokuroresh por duhet tju shqetesoj Republika e Prokurimeve. Me sa duket jeni dhe ju nga ata qe e keni futur lugen ne çorbe
Po pse shfaqni e merrni per baze opinionet ketij te rrjedhuri. Akoma merreni me te! Te gjithe e dine qe ky eshte kuruar dhe kurohet per probleme psikike. Madje e ftojne ne emisione televizive per te dhene opinionet e tij te pjerdhura duke zgurdulluar syte e duke shperthyer ne menyre te papritur ne britma si I marre. Te vetmen gje qe ka bere mire eshte ajo e hajdutit te pangopur kur ne menyre te papergjegjshme e kane vene te ushtroje detyra te ndryshme shteterore. Turp per ata qe i japin publicitet ketij te marri.
Pasi paske dijeni se qenka hajdut denoncoje,çka pret!Përndryshe je edhe ti bashkëfajtor.
Mendoj se Manjani eshte me i sakti ne interpretim te ligjeve me shume se Nja 30 a 50 Plepaxhinj te cdo soj sorollopi qofte. Nga USA Emigranti
Argument I sakt me edukat juridike.
Bravo manjani ,gjykatat dhe prokuria jane pjelle e nje kerme dhe ai eshte sali berisha .Duhen shkrire sa me pare para se te bejne shqiperine koloni te serbise
Manjanka - gjysmen e pare te 2025 duke mallkuar Ramen, gjysmen e dyte te 2025 duke lepire ato qe ka peshtyre (me vije ndarese 11 majin ngaqe nuk ishte ne liste per deputet)
I sakte Manjani. OPGJ dhe Prokuroret thone nuk pyesim per Gjykatat. Psh keshtu thote Brixhi - OPGJ kurve e Lezhes. ;)