Pezullimi i Ballukut, mesazhi i parë i SPAK-ut për të shmangur arrestimet e politikanëve?

1 Dhjetor 2025, 09:41Blog TEMA
Pezullimi i Ballukut, mesazhi i parë i SPAK-ut për të shmangur

Nga Carlo Bollino

Pezullimi nga funksionet ekzekutive të ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga ana e gjykatës antikorrupsion, vazhdon të ngrejë një debat politik dhe ligjor, në pritje që Gjykata Kushtetuese të japë verdiktin e saj. E gjithë çështja rrotullohet rreth një pyetjeje: A ka të drejtë pushteti gjyqësor të pezullojë një anëtar të qeverisë si një masë sigurie pa lejen e parlamentit? Situata është pak e ndërlikuar. Deputetët, si figura të zgjedhura, sipas ligjit nuk mund të pezullohen, saktësisht si kryebashkiakët, por për kontroll banese apo për t’u arrestuar kërkohet autorizimi i parlamentit pasi gëzojnë imunitet, (një autorizim që nuk nevojitet për arrestimin e një kryebashkiaku). Ministrat, përkundrazi, nuk janë figura të zgjedhura dhe nuk duket të gëzojnë imunitet nga pezullimi, por vetëm nga arrestimi. Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë nëse pezullimi nga funksioni i një ministri përbën një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv, që shkel kështu ndarjen e pushteteve. I njëjti problem, në fakt, do të duhej të ishte ngritur edhe me rastin e arrestimit të Erjon Veliajt: Meqenëse ligji u rezervon figurave të zgjedhura një mbrojtje duke ndaluar pezullimin e tyre, a nuk është kontradiktore që lejohet në mënyrë të lirë arrestimi i tyre?

Perceptimi është se SPAK ka lëvizur me zotësi brenda mospërputhjeve të një boshllëku ligjor, të cilin do duhej t’i takonte parlamentit ta plotësonte, duke zgjeruar pra imunitetin edhe ndaj arrestimit për kryebashkiakët dhe ndaj pezullimit për ministrat, saktësisht siç parashikohet për deputetët. Megjithëse jo të zgjedhur drejtpërdrejt me votë popullore, këto figura institucionale ushtrojnë një rol që padyshim nuk është më pak i rëndësishëm në aspektin shoqëror dhe politik, sesa ai i një deputeti, dhe do të ishte logjike të gëzonin të njëjtën mbrojtje ndaj veprimit të pushtetit gjyqësor. Imuniteti mund të kritikohet si një privilegj i pamerituar i klasës politike, por për sa kohë kjo mbrojtje ekziston, ashtu siç thuhet për drejtësinë, edhe imuniteti, duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Nuk është e qartë nëse Gjykata Kushtetuese do ta zgjidhë menjëherë çështjen e ngritur nga qeveria për rastin Balluku, edhe duke marrë parasysh faktin që zëvendëskryeministrja nuk ka konsumuar ende fazat e tjera të ankimit të parashikuara nga ligji, deri në Gjykatën e Lartë, pas të cilave zakonisht ndërhyn Gjykata Kushtetuese. Por sidoqoftë, cilido qoftë vendimi, ai nuk do të hyjë në themel të akuzave të SPAK dhe as të motiveve që e kanë shtyrë këtë të fundit të kërkojë masa parandaluese: pra rrezikun e manipulimit të provave, rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe rrezikun e arratisjes. Janë të njëjtat arsye me të cilat justifikohet arresti shtëpiak apo arresti në burg, siç ka ndodhur edhe me kryebashkiakun Erjon Veliaj. Gjykata Kushtetuese nuk do të shprehet as për akuzat dhe as për provat e mbledhura kundër Belinda Ballukut, por mund të thotë vetëm nëse ajo masë e vendosur nga GjKKO përbën apo jo një ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv në raport me pushtetin gjyqësor, dhe eventualisht ta pezullojë atë.

Nëse masa pezullohet, Belinda Balluku do të rimerrte funksionet e saj dhe do të riintegrohej në rolin e ministres dhe zëvendëskryeministres, por SPAK, duke konfirmuar nevojat e veta të sigurisë, mund të rrisë nivelin e kërkesës dhe t’i kërkojë parlamentit, arrestimin e saj (përfshirë atë në shtëpi), për të cilin ajo gëzon imunitet. Një perspektivë përballë së cilës Balluku, siç kemi sugjeruar që në ditën e parë, do të bënte mirë të jepte dorëheqjen nga çdo funksion dhe të përballej me procesin si një qytetare e lirë për të provuar pafajësinë e saj. Duke mos ushtruar detyrën qeveritare, në fakt, do të ishte më e vështirë për SPAK të justifikonte nevojën për arrestimin e saj.

Pezullimi nga funksionet i Belinda Ballukut, më shumë sesa një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv, duket kështu, si një përpjekje nga ana e SPAK për të minimizuar impaktin e hetimit mbi figurën e një zyrtareje të lartë qeveritare, duke garantuar njëkohësisht nevojat e hetimeve. Pezullimi i Belinda Ballukut mund të ketë qenë, paradoksalisht, një “akt respekti”, pasi pezullimi nga funksioni është padyshim më pak i rëndë se arresti shtëpiak, apo madje arresti në burg, siç ka ndodhur me ish-presidentin e Republikës Ilir Meta, me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, me ish-ministra dhe ish-kryebashkiakë si Lefter Koka, Ilir Beqaj, Vangjush Dako dhe shumë të tjerë ndaj të cilëve nuk u tregua asnjë kujdes. Edhe ndaj Sali Berishës, SPAK tregoi një farë “respekti”, pasi ai nuk përfundoi në arrest shtëpiak si masë sigurie kryesore, por vetëm sepse ai (me arrogancën e tij të zakonshme) kishte shkelur detyrimin e paraqitjes.

Pezullimi i Ballukut mund të përbëjë, pra, një përpjekje nga ana e SPAK për të gjetur një kompromis midis nevojës së tij institucionale për të vijuar hetimet duke mbrojtur provat dhe pa ndërhyrje ndaj përfaqësuesve të pushtetit, dhe njëkohësisht për ta bërë këtë, pa kerkuar masave ekstreme si arresti paraprak, një praktikë që, në fakt, ka shkaktuar raste të rënda të teprimit gjatë dy viteve të fundit. Qeveria ka arsyet e veta për t’i kërkuar një mendim Gjykatës Kushtetuese për rastin konkret, por së bashku me parlamentin nuk mund të shmangë trajtimin e problemit që qëndron në rrënjë të gjithçkaje: ndryshimi e ligjit mbi imunitetin, duke përfshirë pezullimin dhe duke e unifikuar atë edhe për kryebashkiakët dhe ministrat, dhe duke i ofruar kështu, Prokurorisë së Posaçme, një kornizë të qartë ligjore për të kryer hetimet pa u detyruar të ndjekë rrugë të shkurtëra procedurale, e duke kufizuar kështu abuzimet dhe ndërhyrjet. Qeveria dhe parlamenti duhet të vendosin nëse qëllimi është të pengojnë hetimet e SPAK, apo thjesht të garantojnë ndarjen e pushteteve, duke detyruar autoritetin gjyqësor t’i kërkojë parlamentit (ose këshillit bashkiak) lejen për të ndërmarrë masa kufizuese ndaj figurave të larta institucionale të zgjedhura apo të emëruara, përfshirë arrestin por edhe pezullimin nga funksioni. Deri më tani, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me rekursin në Gjykatën Kushtetuese synon vetëm të afirmojë parimin e padiskutueshëm të ndarjes së pushteteve. Por pa një ndryshim ligjor mbi imunitetin, që duhet të favorizojë pezullimin nga funksioni dhe të kufizojë arrestimet paraprake, duke ia nënshtruar, sidoqoftë, këto masa, autorizimit të parlamentit ose të këshillit bashkiak, rreziku është që SPAK do të detyrohet të rikthehet te e vetmja rrugë që i mbetet hapur: të kërkojë arrestime.

21 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Foli edhe ky , specialisti italian qe ve dore ne zjarr per politikanet tane " te ndershem". Qe kur Spak ka filluar te godase , kane dale keta "avokate te huaj" mbrojtes si Batoni apo Bolino apo ndonje tjeter qe u pikon ne zemer per "politikanet e ndershem " shqiptare si Lali , Balluku ...etj.Keta avokate , nuk flisnin derisa Rama mbante qendrimin " ...nuk nderhyjme ne punen e gjykatave... dhe...pergjegjesia eshte personale...". Por sapo Rama e ndryshoi kete qendrim duke nisur me Lalin por sidomos me Ballukun , edhe keta " avokate te huaj" papritur ndryshuan qendrim. Po pse ??? Me shume mundesi sepse keta specialista furnizohen me qumeshtin e pushtetit, dhe po nuk folen vuajne urie. E njejta gje ndodhte edhe kur ishte Saliu ne pushtet. Gjithe keto sulme vijne para vendimeve te gjykates Kushtetuese si per Ballukun edhe per Lalin. A do te rezistoje gjykata Kushtetuese ndaj ketyre presioneve ??? Te shpresojme se do vendosi me paanshmeri !!!

    Përgjigjjuni
    1. "
      "vendali"

      Liku o kodosh,i ke parashikuar sharjet ,apo jo? Nuk po te shaj, por edhe te bej debat me nje spekulator nuk me duket veprim i zgjuar. Problemi yt me te huajt eshte nje rast per psikolog, jo per komente te Tema.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        I nderuar , une dhashe mendimin tim. Nuk pretendoj te jete i drejte per te gjithe ju, por eshte thjesht mendimi im. A te pelqen liria e mendimit , apo koha e Enverit kur duhet te mendoje vetem sic thoshte pushteti ? Jam i sigurt qe po te shaja Spak me liber shtepie do me kishe lavderuar. Por ky qe shkrova eshte mendimi im. A ke ti nje mendim per artikullin ? Thuaje !!!

        Përgjigjjuni
      2. k
        keta jane te gjithe per ne burg

        Edhe ti LIKU koqe fiku ben te njejten gje qe bejne keta qe po kritikon ne flet rrufene tende... Skapi saliut e ka filluar nga bishti dhe jo nga dosja e saliut qe ka vite qe fle mbi te,dosjen partizani e shtyn me sot e me neser,mehdi gerdeci vara vingo neper kishat e usa dhe vjen ketu e ngre sumen perpjete me sypeshkaqenin si mysliman i ndershem

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

          I nderuar , nje sharje me shume nuk eshte nje argument me shume.Bera komentin tim per keta lloj gazetaresh sot , por lexo edhe shprehjen qe kam thene per kohen e Saliut.Une mbeshtes Spak te vere para pergjegjesise gjithe te korruptuarit e cdo krahu politik.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Ku kuptojne nga debati keta. Spaku i Saliut, kaq dine. Qe te justifikojne hajdutet ne qeverisje kane argument vetem sharjet per Spakut dhe Saliu.

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kutuzovi

          SPAK dhe GJKKO,e ka inatin me Belinda Ballukun,por me shume me Edi Ramen sepse keshtu mendon dhe urdheron Sali Berisha. dihet tani se keto dy institucione kane humbur busullen e tyre dhe kane dal nga radaret e drejtesise. Ne kete mes drejtesine e bene paraja e Saliut qe nuk mbarohen. Troç,kemi nje drejtesi teper te korruptuar. SPAK dhe GJKKO duhet tte shkrihen se jane bere gangrene per drejtesine ne shqiperi duke trajtuar ca te nenes e ca te njerkes. Keto dy po bejne nje denim selektiv, Vetem nga qeveria,vetem nga mazhooranca po denon dhe me akuza te sajuara. Nga PD-ke nuk jamban bytha se kane frike nga Saliu. Nje drejtesi frikacake nuk i duhet popullit tone.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

            TE shkrihet Spak ????!!!!! Sapo the konkluzionin e pashkruar te Bolinos !!! Por a mund te me thuash cfare mendimi ke per thenien e Rames para se te arrestohej Lali : "..... Spak u krijua nga Ps jo nga amerikanet. Spak ka mbeshtetjen e Ps .... ne nuk do nderhyjme ne vendimet e gjykatave.... pergjegjesia eshte individuale jo e Ps...". Pse tani ndryshuat mendim ??? Po mire pse p.sh nuk thua qe Spak ka inat edhe me Meten qe e arrestuan si qen dhe mbahet prej 1 viti ne burg ???? Spak ka filluar ceshtjen edhe ndaj Berishes per 21 janarin. Do thuash ti po pse kaq vone ? Sepse eshte ceshtje e vjeter para 14 vjetesh , shume prova Saliu i ka zhdukur , eshte me e veshtire te hetohet. Por besoj Spak do i shkoje deri ne fund dhe Saliu do marre denimin e merituar !!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

              Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

              Përgjigjjuni
          2. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

            Përgjigjjuni
          3. S
            Skap

            Spak është një kope idiotësh i komanduar nga sali serbi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dhë Pështan Tribune

              Karlloja I Agimes nga Myzeqeja ka diplomë Kristali për jurisprudence!!?? Tani që SPAK- e " gudulis" për hajdutëritë e panumurta po 'gatuan' me zjarr të ulët, që t’i nxjerrë më lehtë gështenjat e 'pjekura'. Të vetat dhe të Palloshit. Karllo bëji yzmet Lecces se vetëm gështenjat e Palloshit mund të nxjerrësh. Të tuat I nxjerr ..po tek suitat e Reçit. Të jetë kaq coglione ky kollovari I Agimes ?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhë Pështan Tribune

                Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                Përgjigjjuni
              2. M
                Miku i madh SHaBAni

                Mesazh arrestimi per politikane? Jo. Mesazh per permbysje kushtetuten mbase. Cilido, AQ me teper Ata qe gezojne imunitet, duhet te kete prova te VERTETUARA, jo indice. Te ecesh me indice eshte si te fluturosh, SIC thote populli, "me presh ne bythe". Fakt nuk eshte fjala "palloshi" ne telefona. Madje, SIC ka theksuar edhe nje gjukate europiane, mesazhet apo bisedat Ne telefona nuk perbene as fakte, as indice. Dhe ndodh kjo:permenden emri Saimir(vetem emri) dhe arrestohet Saimir Tahirin per kushuriri e dhjete. Denohet pa ASNJE prove. Truproja? Truprojen nuk e cakton apo zgjedhur Ministri, por komandanti I gardes. - Koka I durresit, per shperdorim detyren per inceleratoreve. Akuza nje, gjyqe tre, per cdo inceleratorin nje gjyq. Abuzim, shperdorim I mirefillte detyren nga Prokurore dhe gjyqtare. Po keshtu Ilir Beqja. Dhe ASNJE fakt, vetem nderro hen akuzat per TI mbajtur domosdo Ne burg. Keshtu edhe me Erion Veliaj, madje Duke shkelur hapur kushtetuten.Shkova Ne disa tregoje ne Tirane dhe Durres dhe ne ASNJE vend nuk gjeta breket me cmimi 2000 euro. Po keshtu me ballukun. Nuk lane tender ndertimi pa hapur gjate 10 vite e, vetem per te gjetur nje fakt. Dhe asgje, vetem fjalen palloshi Ne bisede telefonike, kush Edi se me KE dhe per cfare eshte thene. Dhe gazeta ne tituj shprehet per "fakte te reja qe akuzoj e ballukun dhe Ramen." E hap artikullin dhe... ASNJE fakt, vetem llogje e shpifje. Gazeta "sot" I parapri gjithecka e me artikujt shpifes te nje mediokri Papa, qe mendon se eshte zedhenese I shtepise se bardhe. Dhe per gjithecka, ASNJE pergjegjesi per cfare vjelle me goje e me shkrim, ne emer te fjale se lire. Dhe liria e fjale na qenka shpifje. Kjo qe ndodh eshte shprehje e degjenerimit te demokracise.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qamili

                  Kur flet dhe ky hajduti. Ti je hajdut për vehte mo zoti gazetar, dhe normal Plaçkën e vjedhur qe ta dha Ramuti nirmal qe do e mbrosh me lëpirje

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlonjati

                    Po çfarë ka vjedhur Bollino more zagarë të fëlliqur , çfarë mund të vjedhë një gazetar , kompiuterat e redaksisë ? Nuk latë njeri pa sharë e akuzuar o idiotë e injorantë .

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qamili

                      Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pak nga të gjitha…

                      Karlo si dhe gjithë të tjerët ngatêrron pa dashje a me dashje ligjin duke ngatruar fjalët person i zgjedhur me funksione të zgjedhura… ligji i qartë Karlo ligjvënsi nqs do fliste për funksione do cilesonte nuk pezullohen funksionet a detyrat e zgjedhura si deputet e kryetar bashkie por thotë saktë e prerë personat e zgjedhur pa u ngatruar fare. Gjygjtarët dhe ata që se kuptojnë shqipen ngatrohen me llafe nëpër gojë se gjoja person i zgjedhur qenka veç kur bën detyrën e deputetit dhe kur është nënpunës çfardo nuk qenka më person i zgjedhur. Për ligjin dhe arsyen personi i zgjedhur êshtë i tillë dhe në gjumë.sa vështirë e kanë juristët e zot të mbrojnë kte fakt para juristëve analfabetë që as dryshimin person me funksion se bëjnë dot jo më karlo që s’di mirë shqip

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Psesionisti.

                        TE MARRESH APRIORI CTHOT NJE PROKUROR DHE NJE GJYKATES E TE MOS MARRESH EDHE TE KUNDERTEN E TYRE FLET PER SHKRIM KOTI..PSE DUHET OEZULLUAR OSE ARRESTUAR KUR TI I JE SIGUTUAR PROVAT PRANDAJ KERKON MAS.PSE? SEPSE OSE KESHTU TE THOT DIKUSH OSE DO TE DIGUROSH PROVE SE NUK E DHE DUHET TE HAPIDH LLOGARI.BESIMI TEPERUAR TE NJE PROKURIR APO GJULYKATES ESHTE FATKEQESI DREJTESIE.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dani USA

                          Jo mor karlo prokurori,gjykatsi nuk kane te dreit kategorisht sepse qeveria zgidhet nga deputetet jane votuar direkt nga populli dhe parlamenti e ka te dreiten e pezullimit apo shkarkimit te cfare do lloi ne rruge ligjore,prokuroria dhe gjykatat jane institucione ne funksion te zbatimit te ligjit,dhe jo te maliqit.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arrow

                            Bol...... si makiavelist dhe kushdo tjetër hapur, mundohen të justifikojnë të pajustifikueshmen, në demokracitë liberale: Pushtetet, ku uzurpojnë njeri-tjetrin, kthehen në autokraci apo në regjime prokurorësh. Por Bol.... e kompani pasi përfitojnë nga qeveritë të drejta që u'a njeh ligji u shtohet oreksi e pasi as miklimet nuk u bëjnë punë kthehen në "mistrec" të vegjël që "qajnë e ulërasin" (siç ndodh në emisionet politike tek Topi apo Reprt Tv ) me shpresën që u do realizohen dëshirat!!!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje