Tri arrestimet që tronditën Brukselin

2 Dhjetor 2025, 18:23Blog TEMA
Tri arrestimet që tronditën Brukselin

Nga Enver Robelli

Kur në vitin 2014 nisi të qarkullojë emri i Federica Mogherinit si kandidate për postin e kryediplomates së BE-së, Polonia dhe vendet baltike kundërshtuan. E quajtën të papërvojë dhe - edhe më keq - proruse që mirëkupton Vlladimir Putinin.

Në atë kohë Putini sapo kishte pushtuar Krimenë ukrainase. Pas protestave të vakëta të liderëve europianë, diktatori rus u rehabilitua shpejt. Në fund të qershorit 2014 Putini u mirëprit me qilim të kuq dhe me krejt nderimet e mundshme në Vjenë. Edhe më 2018 ndodhi e njëjta.

Putini prapë erdhi në Vjenë. Mogherini nuk e pa të udhës të protestojë. Në atë kohë ajo akuzohej se kishte toleruar (në mos edhe përkrahur aktivisht, edhe me logjistikë) bisedimet sekrete për ndarjen e Kosovës.

Në vjeshtën e vitit 2018 gati 60 organizata të shoqërisë civile nga Kosova i dërguan një letër Mogherinit ku shprehnin shqetësimin e tyre mbi deklaratat e saj lidhur me Kosovën, të cilat përshkruheshin si të rrezikshme për shtetësinë kosovare.

Arrestimi i saj nën dyshimet për keqpërdorime financiare në universitetin elitar College of Europe me seli në Brügge (Bruges), i cili pjesërisht financohet nga BE, nuk është ndonjë befasi e madhe.

Afërsia e saj me politikanë autokratë dhe të dyshuar për korrupsion ka qenë e dukshme prej vitesh.

Bashkë me Mogherinin është arrestuar edhe Stefano Sannino, njëri nga diplomatët më me ndikim brenda strukturave të BE-së.

Ai ka qenë sekretar i përgjigjshëm në shërbimin e politikës së jashtme të BE-së. Njohës të politikës së BE-së në Bruksel e akuzojnë se si zyrtar i BE-së ka pasur më së shumti mirëkuptim për presidentin autokratik serb Aleksandar Vuçiq.

Sannino një pjesë të karrierës e ka kaluar në Serbi: në vitet 90-të ka qenë zevendësambasador i Italisë në Beograd, ndërsa pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviqit drejtoi Misionin e OSBE-së në Serbi.

Në Bruksel ka qenë, mes tjerash, drejtor i përgjithshëm për politika të zgjerimit të BE-së. Nga shkurti Sannino është drejtor i përgjithshëm dhe përgjegjës për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.

Personi i tretë i arrestuar në lidhje me hetimin është Cesare Zegretti, bashkëdrejtor i zyrës për arsimin ekzekutiv, trajnime dhe projekte të College of Europe.

Përveç në Belgjikë College of Europe ka degë edhe në Warshavë dhe Tiranë. Kampusi në Tiranë është hapur më 2024.

5 Komente

  1. R
    Real

    Hapini letrat dhe do shifni thagma te korupsionit te palloshes me kete Soroniane, ne Tirane.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Art

      Jane te tre italiane nuk ka si te ndodhe ndryshe

      Përgjigjjuni
      1. A
        A.a

        Eshte gjenetike....

        Përgjigjjuni
      2. P
        Populli

        Arrestimi nga Belgjika dhe gjyqin ia ben Shqiperia!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Nuk u duhet dhene pushtet ne BE stronzove italiane!!! As greke, as rumune!!! Jane te gjithe te korruptuar!!! Autoritetet shqiptare duhet te refuzojne cdo te derguar nga BE nga vendet e ballkanit, Greqia, Italia, Rumania...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje