Kur qytetari humb besimin tek drejtësia

3 Dhjetor 2025, 14:41Blog TEMA
Kur qytetari humb besimin tek drejtësia

Nga Arben Isaraj

Humbja e besimit të qytetarit te drejtësia nuk është vetëm një defekt funksional i institucioneve; ajo shënon një krizë themelore të vetë rendit normativ mbi të cilin mbështetet bashkëjetesa demokratike. Në momentin kur drejtësia perceptohet si selektive, arbitrare ose e kapur nga interesa të ngushta, qytetari përballet me një përvojë të dyfishtë: përvojën e padrejtësisë së jashtme dhe lëkundjen e brendshme të kuptimit moral.
Në planin ekzistencial, kjo përplasje midis idealit të drejtësisë dhe realitetit të padrejtësisë krijon një boshllëk të dhimbshëm. Individit i duket se ajo që duhej të ishte themeli i sigurisë dhe parimit moral – drejtësia - ka humbur fuqinë e saj si pikë referimi. Në terma kjerkegordiane, një situatë e tillë është gjeneruese e një forme “ankthi ekzistencial”: ankthi për domethënien e veprimit moral, ankthi për vlerën reale të ndershmërisë si parim orientues i jetës. Në këtë kuptim, humbja e besimit te drejtësia dështon të jetë thjesht problem sistemik; ajo prek vetë “sferën etike” të individit, ashtu siç e konceptonte Kierkegaard, duke krijuar pasiguri mbi mënyrën e të jetuarit mirë.
Kur drejtësia nuk funksionon, qytetari mund të ndiejë se përpjekja për të qenë i ndershëm bëhet pa shpërblim ose madje qesharake. Dallimi midis së drejtës dhe së padrejtës, i domosdoshëm për të orientuar moralitetin në praktikë, duket se zbehet. Kjo gjendje çon në atë që Albert Kamy e përshkruan si “absurd moral ”: një botë ku veprimet e mira nuk çojnë domosdoshmërisht në rezultate të mira dhe ku ligji humb kuptimin e tij emancipues. Në kushtet e absurdit, rreziku më i madh është dorëzimi moral: pranimi pasiv se gjërat nuk mund të ndryshojnë dhe se integriteti është i panevojshëm.
Megjithatë, pikërisht në këtë pikë krize lind edhe mundësia e një përgjigjeje më të lartë etike. Individit i duhet të zgjedhë midis dëshpërimit - që çon në relativizim moral dhe apati qytetare - dhe qëndresës etike. Qëndresa etike nënkupton vazhdimin e veprimit të drejtë edhe kur drejtësia mungon, ruajtjen e integritetit si vlerë e pavarur nga pasojat. Kjo është ajo që Kierkegaard do ta quante një formë e “besimit përtej arsyes ”: besimi se veprimi moral ka kuptim përtej efektivitetit të tij të menjëhershëm. Ndërsa Kamy do ta përkufizonte këtë si “revoltën e njeriut të ndershëm ”: refuzimin për t’u pajtuar me padrejtësinë dhe vendosmërinë për të jetuar sipas parimeve që i japin dinjitet ekzistencës njerëzore.
Humbja e besimit te drejtësia, megjithëse e dhimbshme, mund të ketë edhe një efekt ndërgjegjësues. Duke zhdukur iluzionet për institucionet si të përsosura, ajo e shtyn individin të reflektojë më thellë mbi përgjegjësinë e vet personale dhe mbi rolin e vet si agjent moral brenda komunitetit politik. Përvoja historike tregon se ringritja e rendit moral shpesh fillon pikërisht në momente të tilla, kur individë të caktuar refuzojnë të tradhtojnë ndërgjegjen e tyre edhe përballë strukturave të padrejta.
Në nivel shoqëror, kur drejtësia humbet funksionin e saj si “dritë e përbashkët”, rreziku është që bashkësia të zhytet në një “natë etike”: një hapësirë fragmentimi normativ, ku mungon përgjegjësia kolektive dhe ku forca zëvendëson parimin. Rilindja e besimit te drejtësia kërkon një proces sistematik: transparencë institucionale, ndëshkim të padrejtësisë, respektim të barabartë të ligjit dhe rikthim të integritetit si vlerë udhëheqëse e shërbimit publik.
Në këtë kuptim, fjalia e Librit të Malakisë 4:2, tek Dhjata e Vjetër - “Do të lindë për ju dielli i drejtësisë ” - nuk është vetëm një imazh teologjik. Ajo mund të lexohet si metaforë e shpresës politike dhe etike: besimit se pas errësirës së padrejtësisë, drita e drejtësisë mund të rikthehet, qoftë përmes besimit fetar, qoftë përmes forcimit të shtetit të së drejtës. Në thelb, ajo shpreh bindjen se drejtësia, pavarësisht errësirave të përkohshme, mbetet horizonti i domosdoshëm i jetës së përbashkët.
Pak burime:
1. Søren Kierkegaard, "The Concept of Anxiety", 1844.
2. Albert Camus, "The Myth of Sisyphus", 1942.
3. Søren Kierkegaard, "Fear and Trembling", 1843.
4. Albert Camus Camus, "The Rebel", 1951.
5. Dhjata e Vjetër, Libri i Malakisë 4:2.

5 Komente

  1. T
    Teo

    Paska ik per lesh dhe ky. Normal persa Rama i perzuri . Eshte e thjeshte kjo pune o Isara....ishim mire kur ishim keq....kkaq.populli nga shiu ne bresher me Reformen tuaj ku dhe ti ke dore besoj.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sekretar i PPSH shoku Sali

      Téo do komunistin Berrisha , do vije nje dite eeeeeeee kur te ngjallet idhulli tij Enveri do ngjallet dhe Bufi kenetes

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pompeu

      Profesor, ju e keni shkruar shume bukur kete shkrim, por e keni shkruar per jashtetokesoret, se nuk besoj se shumica e shqiptareve nuk dine ta lexojne e jo me ta kuptojne, sepse ju eshte mpire truri dhe rrjedhimisht mendimi nga drejtesia aq e padrejte qe po rritet ne menyre galopante ne kete skute te Europes. Faji per gjendjen kaq te rende e te pashprese nuk e ka vetem palloshi i gjate me palloshet e vegjel ndjekes zvarranike te tij, por edhe njerezit e ditur, te mire e shpresedhenes si ty qe e lane kete vend te pashprese dhe iket shume shpejt kur ju perzune kalbesirat qe e cuan drejtesine ne kete gjendje ku nuk beson askush prrvec atyre qe e bene sic e deshen dhe e blejne kur ju duhet. Ajo qe pretendohet si reforme, ishte nje bombe atomike qe shfarosi vetem ate thelb te mire te drejtesise dhe la pas cuditerisht me te keqen qe u majis dhe u be edhe me e keqe. Sot drejtesia eshte aq e qelbur, e ndyre, e shitur, e shtirur, e vonuar, sa nuk besojme qe momenti i ndricimit qe ju besoni se do vije mbas kesaj te keqe te mbjelle e qe ka leshuar rrenje shuuume te thella, nuk do vije, se ti dhe te tjere e lane ne mes misionin e berjes se nje gjeje me te mire, mision qe sot duket i pamundur, pa nje revolucion ku te thirren dhe te afrohen njerez qe kane refuzuar te tradhetojne parimet e tyre te drejta apo qe u goditen pas shpine nga padrejtesia, te rrezojne kete kalbesire qe quhet “ drejtesi e re”, e cila ka dale dhe eshte lene qellimisht jashte kontrollit dhe qe po ben shume keq per njerezit dhe imazhin e ketij vendi dhe njerezve te drejte apo qe duan drejtesi.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Revolucion, jo llafe ju lutem

        Në listën e atyre që meritojnë gijotinën, përveç llumit të zakonshëm ordiner, vrasës, banditë, kriminelë etj etj, duhen shtuar edhe politikanët që e kanë "qeverisur" vendin këtë 35 vjet si Berisha me shokë, Rama me kompani por edhe "çdrejtësia" duke filluar nga Dumani, Dadot dhe kompani. Pra populli duhet ngritur si në revolucionin francez 1789, që u preu kokën mbretit, fisnikërisë së vendit, qe ua kishte nxirë jetën dhe klerit mashtrues. Vetëm atëhere do të bëhet Shqipëria. Dhe do tu lutesha gjithë burrave të mënçëm, analistëve të shquar, fillozofëve tê ndritur ta mbyllin sqepin deri atëhere, se asnjë njeri nuk ka nevojë për mendimet e tyre të arta. Duhet revolucion ose luftë guerrilase. Atentate ndaj atyre që e shkatërruan këtë vend me gjithçka.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???? Xhelua , autokton 400 vjeçar në Zall-Bastar .

          Arben , Apriori , jeni i kompletuar sepse jeni djali i Profesor Astritit ( pozitiv në çdo sens ) .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje