Përse shqiptarët nuk protestojnë kur i thërret opozita?

3 Dhjetor 2025, 17:17Blog TEMA
Përse shqiptarët nuk protestojnë kur i thërret opozita?

Nga Ilir Yzeiri

Nuk ka ditë që në Itali, por edhe në vende të tjera të Europës të mos ketë një protestë të fuqishme. Në tërësinë e tyre ato kanë hyrë në zhargonin publik si protestat « PRO- PAL »- pra pro Palestinës. Më e dhunshmja ndër to ishte ajo që ndodhi në Torino para disa ditësh kur protestuesit hynë dhe shkatërruan edhe zyrat e së përditshmes së madhe « La Stampa » të Torinos. Para dy ditësh, në Bullgari, protestuesit, të udhëhequr nga opozita bullgare, u ngritën në një protestë ndër më të mëdhatë që nga viti 2013 kundër qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion dhe për lidhje me mafian.

Opozitës iu bashkua edhe Blagomir Kotsev, kryebashkiaku i Varnës, i cili sapo është liruar nga paraburgimi prej pesë muajsh i akuzuar për korrupsion. Po të lexosh raportimet nga Bullgaria vëren dy gjëra. Protesta nisi kur qeveria miratoi buxhetin për vitin 2026. Me qenë se ky është buxheti që do të mbështetet mbi monedhën e euros, sepse Bullgaria, si vend i BE-së, do të duhet tanimë të bëjë njehsimin me monedhën e përbashkët të Unionit, qeveria bullgare, kostot që vijnë për shkak të njehsimit të monedhës, i shkarkoi mbi popullsinë duke rritur masën e detyrueshme për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe duke rritur taksën mbi dividentin. Kjo shkaktoi revoltën e popullsisë dhe opozita e shfrytëzoi këtë moment për t’i nxitur mbështetësit e saj, por edhe të tjerët që të dilnin në protesta në të gjitha qytetet kryesore të Bullgarisë.

Këtyre protestave iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Varnës, Kotsev, i cili sapo është liruar nga paraburgimi. Ai njësoj si Erion Veliaj mbahej në paraburgim pa asnjë akuzë. Çështja e tij, e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Immamoglu dhe ajo e Erion Veliajt janë bërë ndërkombëtare, sepse kanë ngjashmëri megjithëse janë bërë nga vende të ndryshme dhe për interesa të ndryshme, gjithashtu. Në Bullgari megjithatë u gjend një Gjykatë që ta lironte me kusht kundrejt një garancie pasurore prej 100 000 eurosh kryetarin e bashkisë së Varnës ndërsa ai i Stambollit dhe Erion Veliaj vijojnë të mbahen në kushte poshtëruese izolimi si për të dëshmuar se regjimet e Tiranës dhe të Stambollit kanë një afëri të largët. Te ne për shkak të një reformeje absurde dhe të papjekur, në Turqi për shkak të luftës së egër politike mes autokratit Erdogan dhe opozitës.

Po le të kthehemi te portesta. Po të vësh re, në Bullgari, megjithëse ai vend është më i varfri i BE-së, jeton një shoqëri formale e cila ndjek jetën politike dhe ekonomike të vendit dhe në të cilën çdo vendim i qeverisë apo i Parlamentit, shihet si një indicie me ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e gjithësecilit. Le të kthehemi në vendin tonë. Ditën kur do të diskutohej buxheti për vitin 2026, opozita ndezi Parlamentin, bëri obstruksionizëm dhe nuk lejoi asnjë anëtar të qeverisë apo edhe kryeministrin që të paraqitte atë. Ditë më vonë u kujtua dhe thanë që tani ejani na e paraqisni buxhetin. Një tallje e pështirë. Veçnaërisht në këta vjet që Berisha bën obstruksion në Parlament dhe e ka kthyer atë sallë dhe vendet jashtë saj në një tribunë të neveritshme me akuza e sharje pafund, shqiptarët nuk arrijnë të ndajnë më se çfarë duhet dëgjuar e çfarë nuk duhet marrë në vështrim. Hapësira publike në vend, e cila gjallon nëpër studiot televizive dhe në oraret më të ndjekura popullohet me lloj -lloj njerëzish të cilët diskutojnë vetëm një temë – llogje mbi telenovelat që prodhon SPAK-u sa herë që bën ndonjë ndalim të bujshëm.

Të frustruar në jetën private të politikanëve, studiot televizive janë kthyer si ato Big Brother-at ku gjithë ditën diskutohet se si i ia futi ai këtij dhe se si ai do ia fusë më pas atij tjetrit. Një dramë banale me dy tre personazhe ku 100 gazetarë tregojnë skena halucinante me perceptime banale mbi jetën e njërit apo tjetrit. Dhe flamurin e virgjëisë morale të antikorrupsionit e mban Berisha dhe budallenjtë që ai lëshon nëpër studio. Në anën tejtër, ai që e ndihmon Berishën është SPAK-u i Altin Dumanit i cili nuk kalon muaj pa prodhuar një shfaqje të re me kontrolle në banesa dhe me skenografinë e veshjeve intime që ua përcjell eunukëve mediatikë. Askush në këtë vend nuk tregon se çfarë është buxheti i vitit të ardhshëm, se sa vende të reja pune do të hapen, se ku do të investohet dhe përse. Askush në këtë vend nuk proteston para qeverisë për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut nga SPAK. Një raport i fundit i Komisionit të ONU-së në Gjenevë

(https://www.ohchr.org/en/press-releases/2025/11/un-committee-against-torture-publishes-findings-albania-argentina bahrain?fbclid=IëZnRzaAOdOUBleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFëcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEe1e2RpaCI77On4tY7JXULElfHBJOcT3ZxM6DvUI6jEYG6thD6UdYsJRmqërA_aem_RhIxiIrm1BPC5NZ3Rbq7bw) analizon torturën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Argjentinë e Bahrein). Në pjesën e parë merret me kampin e Gjadrit, por në pjesën e dytë me burgosjet pa gjyq në Shqipëri.

Tani në fund edhe Kongresi amerikan ka dhënë alarmin për dështimin e reformës në drejtësi, e cila, siç po del, polli vetëm prokurorë famëkeq si Altin Dumani e Olsi Dado. Në Shqipëri nuk është krijuar kultura që individi shqiptar ta lidhë fatin e jetës së tij me punën që bën qeveria apo opozita. Për fat të keq, shqiptarët po ndjehen të pambrojtur edhe nga qeveria. Mbi 200 mijë çështje gjyqësore që nuk janë zgjidhur.

Në një vend ku qytetari nuk merr drejtësi, ku ai ndjehet i kërcënuar nga prokurori e i tallur nga gjykatësi, në një vend ku opozita e korruptuar që ble mbështetje miliona dollarëshe nga lobingjet amerikane, në një vend ku askush nuk diskuton për jetën dhe për edukimin, në një vend të tillë opozita nuk mund të jetë frymëzim. Shqiptarët tani janë në apati se nuk shohin shpresë. Ata duan ndryshim, por nuk shohin ata që do ta realizojnë këtë ndryshim me ide dhe me virtytete. Ndaj protesta e Bullgarisë apo ato që bëhen në vende të tjera Perëndimore nuk i prekin shqiptarët sepse ata e kanë të bllokuar sheshin e fitores nga një palë hajdutë që mbrohen nga SPAK-u i Altin Dumanit.

11 Komente

  1. S
    Sass

    Sepse eshte organizate terroriste dhe shqipetaret nuk kane asgje me kete bande

    Përgjigjjuni
    1. M
      Malua

      Nje shkrim totalisht lesh e li,duke u hedhur sa nga nje dege ne tjetren!Opozit per momentin nuk ka ne Shqiperi eshte thjesht nje grupim i ca njerezve qe jan aty vetem per KCK!Punet e drejtesise jane te ndryshme ne vende te ndryshme,kush tha qe nuk eshte me mire qe ti besojme drejtesise se sa politikaneve qe dallohen qart pasojat,’ se ckan ber ne kte vend qe ne 1912 po ta duash ti?!Tjetra,keq apo mire drejtesia funksionon ne vende moderne qe duan te perparojne,se na duhen ne me shume prokurore e gjykates nga cfare jemi si numer popullsie ate pune do shekuj ta zgjidhi cdo lloj Dumani!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Shume e thjeshte ky eshte hajdut kriminel me gjith PD e familjen e vet eshte me keq se PS. ..te gjith Jane monstra

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

          Opozita drejtohet nga nje karte e djegur , plaku Mere i cili e mban PD te lidhur te rripi i tij i tespiejve , populli opozitar pret dicka te re ne drejtim. Por cuditem me ata qe tallen dhe qeshin me sheshin bosh kur proteston Saliu. Eshte per te qare ne fakt. Sepse sa te jete gjalle Saliu , vendi eshte pa opozite , Rama sot ka 83 deputete , pas 4 vjetesh mund te shkoje 100 e me shume dhe po te doje e shpall veten Mbret me kushtetute. A eshte kjo qe duan shqiptaret , te majte e te djathte ??? Nese po , atehere kot e shate xhaxhi Enverin , ju pelqen diktatura. Hodhet poshte nje bust ne 20 shkurt 1991, por ne heshtje dhe me gallata po pranoni ngritjen e ndonje busti tjeter......hajde komentues filloni sharjet tani.....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirdh pirdh

            Po per cfare te protestojne shqipot? Qe te ike nje mut e te vije nje mut tjeter? Shqiperia mut ka qene gjithmone. Protesta e shqiptarit eshte emigrimi. Pasoja eshte shpopullimi. Populli me i kundert me neve, jane francezet, qe e kane ne gjak kryengritjen qe nga koha e revolucionit kur denuan mbretin e tyre ne gijotine e deri sot kur bejne protesta cdo jave per vogelsira qe ne as nuk i enderrojme. Kurse ne si popull jemi mesuar te marrim trasten e te emigrojme se ne kete vend nuk ka shprese. Jane te gjithe mut.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Sepse opozita është shumë herë më e korruptuar se qeveria,dhe shqiptarët kanë vendosur të mbrojnë të keqen më të vogël duke refuzuar kategorikisht të keqen absolute,dmth: NON GRATËN UNIVERSAL FAMILJARISHT.

              Përgjigjjuni
              1. p
                protestat jane démodé....i perkasin se kaluares

                Nuk protestojne partit politike por sindikatat ne Shqiperi nuk po kuptohet différenca midis partis dhe sindikates.... Partit jane institutione kane tjeter forme organizimi nuk protestojne partit ooooo njeri . Pse sindikatat protestojne.... duke mos pasur potencial , elektorat , formen e organizimit , buxhetin e nje partie politike del ne rruge duke berrtitur hedhur fumigène , bilbil , zhurme , deri ne veprime extrême per te terhequr vemendje ... Nuk kam pare asnje parti politike français te protestoje as partie extrême djathte e trasheguar nga Jean - Marie Lepen . Vertete Bufit ju mblodhen 200 simpatizante per te protestuar por imazhi ishte plutôt korrekte positive bashkohore , se sa 5000 rrugaç qe thyejne djegin dhe i japin partis politike nje imazhin te keq. Personalisht nuk i perkase asnje partie por nese shikoje nje parti qe perdoré dhimune nuk e votoje kurre. Shqiptari duhet perfundimisht ti largohet protestave démodé qe ne France kane ndaluar ne 1980 dhe partit te gjejne forma moderne . Koha e slloganeve liri - demokraci, poshte komunizmi, e duam Shqiperine si europa , Nano ik jane déjà te super vjeteruara

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjosa

                  Bravo zoti Yzeiri keshtu e duan Dumani ,Olsat e kompani . Menduam se drejtesia e re do vendoste drejtesi per shkaterrimin e gjithe ekonomise , arsimit ,kultures historis djegiet e vrasjet . U kethye SHQIPERIA nje SHEKULL pas . Njeriu qe e dogji dhe shkaterroj SHQIPERIN fatkeqesishte eshte i perkedheluri i drejtesise se vjeter DHE KESAJ QE E QUAJNE TE RE por me ate qe shohim dhe degjojme per dite eshte po AJO e vjetera .

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    katarakti

                    Për mua përgjigja e shkrimit të Yzeirit, perfekt si gjithmonë, është një! Ai quhet Edi Rama. Ky i fundit është shumë i mirë si shoumen, por zero si burrë shteti. Prandaj Berisha, që Rama e ruan me kujdes, Dumani, Dado dhe kompani bëjnë si duan. Dhe nuk pyesin nëse ka qeveri apo jo, ka opinion publik apo jo! Si ish sportist apo edhe si ish artist Rama nuk është kryeministri për të cilin ka nevojë Shqipëria. Ai është shumë i lehtë, shumë i papërgjegjshëm. Për të dhënë shfaqje me Diellën është shumë i mirë, por jo për të bërë shtet. Në Shqipëri, siç e kam thënë 1 milion herë, duhet një dorë e fortë. Por jo si Enveri dhe Berisha. Por një dorë fortë që nuk ia bën njeri fjalën dysh dhe që e kupton se demokraci nuk do të thotë: bëj si të duash, por përkundrazi që demokraci do të thotë diktaturë e ligjit. E barabartë për të gjithë dhe në radhë të parë për Dumanët, Gjingjonët, Dadot e kompani. Dhe pastaj për politikanët e korruptuar dhe hajdutë deri në palcë, mjekët gjakpirës, punonjësit e administratës që të shohin nga xhepat etj etj. Problemi është se nuk duket askush i hajrit në horizont. Prandaj shqiptarët ikin nga sytë këmbët. Por Rama me klikën e tij, Berisha me të birin dhe të bijën dhe plot hajdutë, kriminelë, të korruptuar, shitës droge, të fortë lagjesh, vrasës me pagesë etj etj janë të lumtur. Kjo është kryesorja.

                    Përgjigjjuni
                    1. 3
                      35 vjet protestus per saliun

                      U PLAKEM DUKE PROTESTUAR PER TE MBULUAR KRIMET E BERISHES DHE KOOP. TE TIJ. ISHA 25 VJEC KUR NISA PROTESTA PER SALIUN DHE TANI JAM 60 I THINJUR. SHUME THONE SE SALIU ESHTE I SEMUR PSIIHIK ME DIAGNOZE DELIR I MADHESHTIS. (I EGOS) NE REALITET AI LUAN CDO ROL ME KURAJO E DINAKERI TIPIKE KOSOVARE TE SGJATI DITET E EKZISTENCES TIJ DHE TE FAMILJAREVE TE TIJ. PER KETE AI ESHTE GATI TE BEJE KOMPROMIS JO VETEM ME RAMEN E GREQIN POR ME CDO SHTET E INDIVID MJAFTON TI PREMTOJNE MBIJETES. SALIU KA JETUAR SHUME VJET ME ENVERIN DHE KA RREGJSTRUAR MIRE NE MENDJE, SHPIRT E KARAKTER TE GJITHA VESET DHE SJELLJET E ENVERIT.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sali berisha. duhet varur ne mes te tiranes

                        shum e thjesht. pd e berishes. eshte. parti kriminale me kryetarin kriminel sali kerm berishen. me deputetet qe futi ne listen e mbyllur te gjith. jane deputetet. me te ndyr. me flamur mutin nok me shok

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje