Nga Ben Andoni
Duhet vlerësuar fillimisht ajo që po bën Salianji, Alimehmeti, Kalaja dhe të tjerë. E para sepse nuk kanë vendosur të rrinë të vulosur, por t’i dalin përballë rrënimit të partisë së tyre që i kanë besuar idetë, kohën dhe kontributin. Por, e dyta dhe si lëvizje emancipuese, pas shumë vitesh kënetore të kësaj partie. Paçka problemeve që ka Partia Demokratike dhe i ka treguar vazhdimisht në historinë e saj, ndryshe nga PS-ka ka pasur disa beteja të brendshme. Jo pak të shëmtuara. Për dallim Socialistët i kanë pasur më rrallë por më institucionale dhe i kanë besuar votës së anëtarëve, këto të Demokratëve duken se kanë qenë thjesht si shizma ndaj Berishës. Berisha vs Të Tjerë, kaq mbetet narrativa e Demokratëve për të gjithë ata që kanë guxuar ta sfidojnë Doktorin legjendar. Këtë po mundohet ta bëjë tani Lëvizja “Salianji”, duke treguar problematikat dhe duke e parë shqetësimin në sy. Berisha dhe deputetët e tij që fituan mandatin falë pozicionit shumë të favorshëm që u dhuroi kryetari ishin shumë konfuz në orët e fundit teksa pyeteshin nga gazetarët. Vetë Berisha e ka marrë me sportivitet dhe është duke menduar strategjinë sesi do t’i shfryjë njerëzit e kësaj lëvizje, që me sa shihet ende nuk po e shqetësojnë si duhet, anipse vetëm i kanë rritur motivimin. Ndërsa deputetët e tij e kanë kyçur gojën dhe i duhet të shohin sesi do të rrjedhë kjo lëvizje, sa do të mobilizojë, cilët të pakënaqur do t’u bashkohen, por edhe konjukturat, Berisha duket se e ka një plan në kokë. Ndaj, deputetëve të tij u duhet ta ndjekin me kujdes edhe pozicionin e Berishës kundrejt tyre, që është njeriu që i mban në sofrën e madhe të politikës si aktorë të dorës së dytë.
Ndërkohë grupit “Salianji” nëse do të donin të bënin diçka thelbësore, gjë që do të shihet në ditët në vazhdim, u duhet ta bëjnë me nxjerrjen e një dokumenti. Është e pamundur të bësh një lëvizje pa prodhuar një dokument. Me fuqinë e një marrëveshje, ata që do t’i bashkohen legjitimojnë jo thjesht fraksionin por edhe idenë e tyre sesi do të jetë ideja e tyre për partinë dhe këtë stad të kësaj lëvizje. Deri tani në ide, nuk janë larg Berishës dhe njerëzve afër tij: Ankesa dhe konstatime, por jo objektiva dhe qëllimin se ku do të arrijnë. Sa më shpejt të prodhojnë një dokument, aq më të besuar do të jenë, sa më kuturu të jenë, aq më pak të besuar do të bëhen. Sepse demokratët që kërkojnë ndryshimin i mbushin sallat por duan të dinë realisht se ku do të shkojnë. Shpesh janë manipuluar. Dhe, politikanët, ku Salianji ndryshe nga të tjerët e ka provuar bajagi parlamentin, besoj se e dinë mirë këshillën e De Gol: “Politika është një çështje shumë serioze për t’u lënë politikanëve”.
Pse i beni fushate nje kalamaje falcifikues bisedash, qe ia hodhi paq me nje vit riedukim, se mund ta hante mire so grup i strikturuar? Ai i bere nje dem kolosal PD me serine babale, dhe duhej shporrur. Berisha e ktheu ‘martir’, ta gezoje, PD nuk inka borxh! Ka mijra zonja e zoterinj te mrekullueshem qe u spostuan, qe ky spyrdhjaku te ishte deputet!
Ben Andoni eshte Shqiptari tipik qe flet per te gjitha muhabetet por te ha mender mun per cdo gje. Kam qef kur flet per konfliktin Kosove-Serbi. Po plasi lufta atje ne do cojme Ben Andonin, t ju pastroj kepucet me rradhe te gjitheve (per te mos thene shprehjen banale ca do beje atje) hahahaha
Beni i gjore flet si miop: Opozita, brenda pd-es, eshte nje gje shume e mire, por nuk do te shikoje qe kete levizje e kryeson, nje katundar djallezor delikuent, i sapo dale nga burgu, denuar, per intriga kriminale politike.
Por me mire ky qe doli nga burgu se sa ky tjetri qe do te hyje ne burg dhe qe eshte dhe non grata me qe ra fjala. Ne fund te fundit burgun e beri per ate parti, i shtrihu krahet dhe u perlye me shume se cduhej se nuk kishte shume ndryshim babalja nga ai qe ndez zjarr ne parlament. Te dy sakrificen per partine e bejne.
Salianjin e ka nxjerrë në fushëbetejë treshja Berisha, Rama, Metaj , e cila ka marrë përsipër kujdesin për ruajtjen e vazhdimësisë të sundimit komunist në Shqipëri. Lëvizja Salianji po nxitohet të krijohet për të mos lejuar dhe për tu bërë barikadë ndaj politikanëve të së djathtës së vërtetë si Agron Shehaj e të tjerë. Situata në të tre partitë e vazhdimësisë komuniste PS,PD,PL, është aq e degjeneruar dhe absurde, sa paraqitet si nevojë imediate krijimi artificialisht i gjoja një lëvizje për të shmangur vëmëndjen nga dështimet skandaloze të tre partive që kanë sunduar me çdo mjet këto 35 vjet vëndin. PS, e cila u kujdes t'a bëjë me flokë Salianjin nga burgu formal ku e mbyllën me qëllim për t'a përdorur sot si hero të kohës, ka vënë në dispozicion gjithë tellallët e saj mediatik me në kryetellallin e saj të madhërishëm Mero Baze, për t'a paraqitur si "shpëtim" për opozitën këtë mender lëvizje, të asaj "opozitë" që PS është e gatshme t'ja shtroj rrugën me flori për qëndrimet që mban. Pyetja është e thjesht: përse nuk promovohet dhe mbështetet një parti e sapokrijuar si ajo që aktualisht drejtohet nga Agron Shehaj, por i mëshohet kozmetikës të një halepartie si PD, e cila me vepra ka treguar se as që i intereson demokracia e vërtetë në Shqipëri por i ka a kontribuar ekzistencës së një sistemi hibrid? Sepse edhe më budallai e ka të qartë, se Mero Baze, i cili ka me dhjetra shkrime në ditë për të promovuar të "ndriturin" Salianji, nesër, nëse treshja PS, PD, PL ja dorëzon çelsat e PD Salianjit, është po ky Mero Baze që do çirrej deri në kupë të qiellit, se opozita udhëhiqet nga një mashtrues ordiner, shpifës kronik, e ku di unë. Kjo me të vetmin qëllim për të maskuar në sytë e opinionit publik përjetësimin e sundimit të PS, flamurtares së deklaruar të neokomunizmit në Shqipëri. Dhe për t'a mbyllur, nëse Berishës, Ramës dhe Metës ju dhimbset demokracia, pse nuk marin iniciativa ligjore si ajo e fundit në Poloni, por shpikin "lëvizje Salianji" qëllimi i së cilës është vetëm ruajtja e vazhdimësisë komuniste në Shqipëri?