Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

5 Dhjetor 2025, 19:21Blog TEMA
Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

Nga Toni Drishti

Takimi këtë të premte i Sali Berishës me partitë aleate është vetëm akti më i fundit i një rituali thuajse 30-vjeçar, që ka të bëjë me një tallj sistematike të kreut të PD-së me aleatët e tij politik. Ky zakon nuk mund të ndryshojë në këtë periudhë ku gjendet Berisha, pavarësisht premtimeve të tij ‘me fjalën e nderit’ se këtë radhë do të jeni pjesë e vendimmarrjes.

E vërteta është se dhe në zgjedhjet që kaluan Berisha e kishte plotësisht të drejtën dhe mundësinë të diskutonte me aleatët për reformën dhe sistemin zgjedhor, por ai zgjodhi të ulej me Edi Ramën, jo me ata. Prapë i shmangu, prapë i anashkaloi, prapë i trajtoi si dekor politik, si një masë e zhurmshme që duartroket kur ai ka nevojë për mbështetje morale, por që përjashtohet nga çdo vendimmarrje reale.

Dhe kjo nuk është rastësi. Fatmir Mediu, por edhe eksponentë të tjerë të opozitës së vogël, kanë deklaruar qartë se ideja e listave të mbyllura në një të tretën e tyre nuk ishte kërkesë e Ramës, por kërkesë e vetë Berishës.

Arsyeja? Për të vendosur në pozicione të sigurta besnikët e tij, njerëzit që i ka nën kontroll absolut, ata që nuk e vënë asnjëherë në diskutim autoritetin e tij, siç po ndodh edhe në këtë periudhë postzgjedhjesh të 11 Majit, që, pavarësisht rezultatit dhe situatës, të gjithë janë në unison për një gjë: Berisha është i paprekshëm.

Në takimin e kësa jtë premteje Ndoka dhe Adriatik Alimadhit ia thanë në sy Berishës, mirëpo kur sheh që venë dhe shpresojnë sërish prej tij të vjen ndër mend ajo shpreha popullore: “Provo edhe një herë, pa të shohim…”.

Berisha ka 30 vite që i gënjen dhe i përdor partitë e vogla. I ka trajtuar gjithmonë si dekor elektoral, jo si aleatë realë. I ka mbajtur pranë me premtime, i ka tronditur me frikën se mund të mbeten jashtë listave dhe në fund i ka shpërblyer duke shpëtuar vetëm njerëzit e tij të besuar, si rasti i përsëritur i Fatmir Mediut.

Pyetja e madhe sot është një tjetër: Deri kur do të vazhdohet kjo farsë? Deri kur partitë aleate dhe militantët e PD-së do të pranojnë të përdoren si mjet për të ruajtur pushtetin personal të Berishës?

Sepse Berishës nuk i intereson më fitorja e opozitës. Nuk i intereson reforma zgjedhore. Nuk i intereson rikthimi i PD-së në pushtet.

Ajo që i intereson është krejt tjetër: të ruajë rreth vetes një grup besnikësh të gatshëm t’i bëjnë temena, të mos e konkurrojnë dhe të mos e rrezikojnë. Një opozitë fasadë, e dobët, e përçarë, por e nënshtruar ndaj tij.

Dhe derisa aleatët të pranojnë të luajnë këtë rol, tallja e Berishës me ta, dhe me demokratët në përgjithësi, do të vazhdojë pa fund.

9 Komente

  1. A
    Aron

    Mire ti gjej, te vazhdojne ti shkojne mbas.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      shikoni cfare pamje ka marre vicidoli, ne gjendje te renduar, te mjeruar, per te ardhur keq cfare gjendje e ka perfshire , 17 here ne dite thote llogara, llogara , Balluk balluk e thote 49 here ne dite, Edi rama 67 here ne dite , e degjon.vetem Osman stafa i betonuar ne shqup ,turpi i botes.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lymi

        Grazie Spak qe na ke lene te lire nje vrases serial, fytyra dhe zeri i te cilit nuk po na ndahet kemba kembes prej 35 vjetesh, ju lumte, kjo ishte drejtesia qe shqiptaret enderonin, pas demokracise qe ishte vetem nje Ender.

        Përgjigjjuni
      2. U
        Uf

        Jo berisha nuk tallet ai bën punën e tij.ata vënë dhe i lepien për favore

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          Berisha tall hallatet jo vetem me demokratet por edhe me aleatet, me Spakun frikacakun dhe me ata gazetaret fakire qe i shkojne cdo dite ne konferencat e tij te shtypit.

          Përgjigjjuni
          1. c
            ce

            Rrofte dumbaba, rrofte dumbaba, ulerijne ca vicidola, te gjithe jane hundeshkaba, u prin para Kolbushkola, ky bandit i neveritur, qe e ka te shkruar ne balle, trup e shpirt I shkalafitur, gjithe e njohin per budalle, nisur jane drejt Tiranes, ca hunderra vicidola, dhe ndalojne anes Lanes, ne surrat ngjajne si kaqola, te merzitur kokpalare, nisen bashke per ne pordheste, gjysma jane katundare, sikur shkojne per ne feste, u del para krrici i faros, me dy gishta lart perpjete, i shkon prapa zonja Garos, qe buzeqesh si e mete, E mer fjalen dhe Vampiri, ulerin si gjithmone, na qau trapin ky qafiri, ikim shpejt se u be vone, dhe keshtu ikin katundaret, nuk u bene as 200 vete, nuk pranon ky shesh barbaret, ne pushtet s'do vijne per jete.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rexhina.

              Berisha dhe ti luten ta marr pushtetin nuk pranon sepse i prish pune per proceset gjyqesore qe ka ndaj tij.Do P.D si mburoj e te thote se po me burgosen kan burgosur kreun e opozites shqipetare.Sa per Alimadhet e Ndoket e Poket Sala fshin b….n me ta.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lul brava

                Berisha do shpëtimin nga Ballistët, se ndryshe u mbyt me një pikë ujë.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .mani

                  Sala mbron vetem mediun se denohet vete. Kurse per keto budallenjte ndoka e alimadhi ai eshte brisk per koke. Nuk behet stan me gomere.......Po na keni mbire ka 35 vjet dhe mbetet kunguj te papjekur more derdimene . Largojuni dhe hani pensionet e majme o budallenj te pariparueshem.....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje