
Në një vit normal, sloganet kiç të Festivalit Europian të Këngës, për promovimin e harmonisë dhe këmbëngulja e se muzika e arti qëndrojnë mbi politikën, ndoshta do ta kishin kryer disi më mirë rolin e tyre si zhurmë ideologjike për të na shpërqëndruar nga realiteti me të cilin përballemi prej disa vitesh. Por, kësaj radhe ato do të tingëllojnë edhe më groteske se më parë. Unioni Europian i Transmetimit, me gjithë kërkesat dhe protestat e disa prej shteteve pjesëmarrëse në “Eurovision 2026”, vendosi të enjten e 4 dhjetorit, që të aprovojë pjesëmarrjen e Izraelit në këtë kompeticion, ndonëse Gaza përballet me shkatërrim të tilla përmasave, që e bëjnë të pamundur çdo eufemizëm kur flet për të.
Por, teksa një nga ngjarjet kulturore më të transmetuara ndërkombëtarisht do të vijojë pa pengesa programin e vet, ndërkohë që shumica e vlerave të vetëshpallura të saj janë zhbërë tashmë plotësisht, nuk mund të mos e pyesim veten se çfarë ekzaktësisht po feston Europa dhe ç’do të thotë për Shqipërinë ngjitja në atë skenë, sikur asgjë të mos jetë duke ndodhur jashtë kuadrit që kamerat e « Eurovision 2026 » do të përcjellin në ekranet tona ?
Ka gjithmonë një arsye përse njerëzit duhet të jenë përgjithësisht dyshues ndaj spektakleve. Në pjesën më të madhe të rasteve, ato ekzistojnë për të na shpërqëndruar nga kushtet materiale mbi të cilat ngrihen dhe të cilat përpiqen t’i fshehin. Kushte, që për Shqipërinë u bënë mjaft të qarta një vit më parë, kur një raport i 2024-ës i organizatës Oil Change International, tregoi se për vitin 2023, vendi ynë ishte furnizuesi i katërt më i madh me naftë i shtetit të Izraelit, një hollësi që i ndërlikon pretendimet tona të vetëshpallura si një shtet i vogël, i pafuqishë e, për rrjedhojë, neutral. Këtu nuk kemi të bëjmë me gjeste simbolike dhe as me retorikë, por me ushqyerjen e drejtpërdrejtë me karburant të një makinerie lufte. Fakti që nafta « rrjedh » lirshëm nga një prej shteteve më të varfëra të Europës drejt një konflikti që ka prodhuar në masë viktima civile, ngre pyetje që nuk mund të marrin përgjigje përmes një festivali kënge.
Dhe pyetjet janë :
Çfarë përbën në këto rrethana pjesëmarrja kulturore e Shqipërisë në « Eurovision 2026 », veçse një zgjatim të rreshtimit tonë politik ? Çfarë nënkupton për një shtet të vogël si i yni predikimi i vlerave, ndërkohë që japim kontributin tonë për të mbajtur në lëvizje një makineri lufte që rrafshon shtëpi e spitale ? Edhe për sa kohë mund të bëjmë sikur nuk i shohim këto kontradikta ?
Paradoksi bëhet edhe më i qartë nëse e shohim krahas rolit të Shqipërisë si mikpritëse për herë të dytë e Festivalit Europian të Letërsisë, i prezantuar si një hapësirë « urash dhe harqesh », një pikëtakim ku rrëfimet ushqejnë « arkitekturën e mendimit », duke i lejuar njerëzit të përballen me sfidat globale përmes imagjinatës. Dhjetëra autorë bashkëkohorë europianë u mblodhën për katër ditë në Tiranë për të diskutuar rreth çështjeve të migrimit, kujtesës kulturore, shëndetit mendor, inteligjencës artificiale, etj. – pikërisht tema që Europa këmbëngul se i çmon. Por, ndërsa përshkrimi është mjaft elegant dhe bujar, ai na detyron të ngremë një pyetje me të cilën as organizatorët dhe as ambasadat e përfshira nuk ishin dhe nuk janë të etura të përballen : Ç’vlerë ka një « arkitekturë mendimi » kur lë të paprekur arkitekturën e pushtetit ? A mundet një festival të diskutojë problemin e migrimit dhe zhvendosjes, ndërkohë që Europa fortifikon kufijtë që e krijojnë këtë problem ? A mundet një festival të diskutojë për luftën, teksa Gaza po fshihet nga faqja e dheut në kohë reale, e transmetuar 24 orë në ditë në ekranet tona të telefonave ?
FELT na ftoi të ekzaminonim thyerjet e botës në të cilën jetojmë, por institucionet që e mirëpritën u treguan mjaft të kujdesshme të mos i vinin emër dorës që vazhdon t’i thellojë këto fraktura, duke e kthyer këtë festival të letërsisë në një provë morale ku ndërgjegjia mund të rritet, por jo deri në atë pikë sa të prekë strukturat reale të pushtetit. Ndërsa Shqipëria, si gjithmonë e etur të duket sa më e sofistikuar kulturalisht, iu përmbajt këtij paradoksi në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë ditës, mbajtëm panele diskutimi rreth identitetit, zhvendosjes, konfliktit dhe kujdesës, ndërsa në mbrëmje vijuam përgatitjet për të marrë pjesë në një spektakël muzikor, ekzistenca e të cilit varet nga injorimi i të gjitha këtyre çështjeve.
Tani, nuk jemi shquar ndonjëherë si vend për pavarësi politike. Si një shtet periferik, instinkti ynë është rreshtohemi në çdo periudhë historike me më të fortin, nga Stambolli, te Viena, Moska, Pekini, Uashingtoni apo Brukesli, dhe për ta paraqitur nënshtrimin strategjik si qartësi morale. Por, Gaza e ndërlikon këtë kompleks. Në rastin e saj, nuk mund të flitet për neutralitet të pafajshëm retorik. Nuk mund të flitet për mohim, kur provat e përfshirjes materiale dhe morale të Shqipërisë janë tashmë të dukshme.
Ndaj, në këtë pikë duhet të pyesim veten: A e ka Shqipëria luksin të jetë më e frikësuar dhe e ndrojtur se sa vende që kanë shumë më tepër për të humbur? Kur shtete si Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia vendosin të tërhiqen nga edicioni i 2026-ës i Eurovision-it, çfarë na tregon fakti që Shqipëria refuzon edhe ta çojë nëpër mend bojkotin e tij?
Është tunduese ta përfytyrosh Eurovisionin si një spektakël argëtues të padëmshëm, kur roli i tij ideologjik është mjaft i rëndësishëm, pasi projekton një Europë ahstu siç ajo dëshiron të shihet (paqësore, e bashkuar, dashamirëse), kur në fakt është krejt e kundërta e tyre. Megjithatë, kësaj here spektakli duket se e ka të pamundur ta përthithë krizën. Bojkoti nga katër shtete, ka nxjerrë në pah edhe arkitekturën politike të të festivalit. Sot, pjesëmarrja e cilitdo shtet, më shumë se sa çështje tradite është përpjekje për të ndihmuar në rindërtimin e iluzionit të një Europe të bashkuar dhe parimore… Diçka që për Unionin e Europian të Trasnmetimit duket s është më e rëndësishme se sa vdekjet e civilëve në Gaza, por që ç’vlerë ka për ne?
Që të jemi të qartë, askush nuk është aq delirant sa të mendojë se bojokti i Eurovision-it nga Shqipëria do të ndryshojë politikat e shtetit të Izraelit, apo se do të vrasë burracakërinë e Europës. Në fakt, as një bojkot total i këtij spektakli nuk do t’i arrinte këto dy qëllime. Gjithsesi, bojkoti ynë mund të arrijë një rezultat më modest dhe më të sinqertë, duke shmangur pjesëmarrjen në një spektakël që ka nisur të kolapsojë nën peshën e kontradiktave të veta.
Për më tepër, me largimin e Irlandës, Spanjës, Holandës dhe Sllovensië, bojkoti nga Shqipëria do të ishte pjesë e koalicionit të ri që po lind dhe që nuk pranon ta lejojë Eruopën të promovojë harmoni dhe unitet në kurriz të vdekjes. Pjesëmarrja, në anën tjetër, nënkupton indiferencë dhe injorim të realitetit. Ndonëse asnjëra prej të dyjave – as bojkti dhe as pjesëmarrja – nuk do e ndryshojnë dot botën, të paktën bojkoti na ndihmon të shmangim sjelljen absurde si një shtet që bën sikur nuk e di atë që e di mjaft mirë.
Shqipëria nuk mund ta ndalë luftën në Gaza dhe askund tjetër, por sot gjendet përballë pyetjes së thjeshtë se, a duhet që një vend, i cili ka mbështetur materialisht makinerinë e luftës së Izraelit, të ngjitet në skenën e “Eurovision 2026” për t’i kënduar paqes? Nëse kulturës tek ne i ka mbetur ndopak dinjitet, përgjigja e kësaj pyetjeje do duhej të qe mëse e qartë.
Ndonjëherë, i vetmi qëndrim i qartë është t’i largohesh dritës së prozhektorëve, që performanca të vazhdojë pa ne, duke e lejuar heshtjen të trasnmetojë atë çka Europa nuk pranon ta dëgjojë.
O Shqiptare qe ndiheni keq per Gazen por jo per vendin tuaj...nje pyetje kam ....per nje ceshtje we nuk eshte e jona por fare pse duhet te bojkotojme nje skene qe na reklamon ne gjithe boten per mire? Nuk eshte ceshtja jone. Kemi shume ceshtje per te cilat dhe mund re bojkotonim. Nese do bejme si thote ky Runa atehere do demtonim marredhemiet me mikun me te madh tonin, Austrine pervecse me Israelin shteti me me ndikim ne bote. Nuk e di ku ishte Gaza ne kohen e luftes ne Kosove. Di qe Arafat e ftoi Sllobodanim ne Gaza.
Eurovizioni duhet bojkotuar , dhe s'ka lidhje fare me Izraelin. Eshte nje festival ku nuk vleresohet fare kenga , por qokat midis shteteve fqinje gjeopolitike.E mbani mend kete vit ne vend te trete doli nje kenge qe fliste per....makiaton..... Per keto shtetet qe do bojkotojne per shkak te Izraelit kam ca pyetje : Po fluturimet me Izraelin a i keni ndaluar ? Po ndeshjet e futbollit me Izraelin i keni ndaluar ? Po shkembimet e mallrave i keni ndaluar ?.......apo ndaloni vetem ato qe s'kane impakt financiar ne shtetet tuaja ???!!!!!
Bravo Bjorn! Parimet vijne me kosto per ata qe dine t’i vleresojne por keto kosto farketojne kurajon dhe vlerat! Kam qene nje admirues i shkrimeve te babait tend. Sot ndjek me shume kenaqesi podcastet e tua origjinale e krejt ndryshe nga te tjerat! Me vjen shume mire qe dardha ka rene nen dardhe! Suksese!
Ore zoteri. Festivali eshte per muzike. Konflikti i Izraelit dhe Palestines eshte nje ferkim historik dhe i thelle. Nuk eshte bardh e zi, ky e ka gabim. Ky e ka mire. E kane sulmuar njeri tjetrin prej dekadash dhe do vazhdojne ta sulmojne. Konfliktet zgjidhen me marreveshje politike nga shtetet e medha, jo me bojkote festivalesh. Mos na beni kot morale duke perdorur festivale kenge. Shqiperia s'ka asnje lidhje me kete pune. Eshte nje shtet i vogel pa influence qe po dergon kengen ne nje festival si gjithe shtetet e tjera, perfshire edhe shtetet e medha europiane qe do marrin pjese. Nuk i takon Shqiperise te beje bojkot, kur s'po bejne bojkot Franca, Gjermania, Anglia dhe gjithe te tjerat qe ndryshe nga Shqiperia, kane dhene para per Gazen. Mos na beni kot si moralista lufte me festivale.
Nje pyetje e thjeshte per kete Bjorn trupeshkun : Sikur te ishte Shqiperia ne vend te Izraelit! Ja mendoni psh sikur ne vend te Izraelit te ishte Shqiperia dhe psh malazezet te sulmonin zonen e Shkodres dhe te vrisnin 1 mije femije, gra e pleq, pastaj te rrembenin 200 gra, femije e djem e vajza dhe te iknin e te fshiheshin ne Mal te Zi. Nderkohe gjithe popullsia e Malit te Zi te derdhej neper rruge po ate dite, te kendonin e vallezonin e shperndanin embelsira per "fitoren e madhe". Pervec kesaj, diten e neserme te masakres ne Shkoder, ne gjithe Evropen Perendimore dhe Amerike, te plasnin demostratat islamisto-pseudomajtiste ne mbeshtetje te malazezeve!!! Cfare do bente Shqiperia a s'me thoni? Nese Shqiperia do kishte Ushtrine e forte (psh si ne kohen e Enverit) a nuk mendoni se brenda 1 jave ne Mal te Zi nuk do ngelej asnje burre i gjalle mbi toke dhe ai shtet do shuhej nga faqja e dheut. Jo me shume, vec nje jave! Po thuaj shyqyr qe gazaneve ju ka rene per hise te kene fqinj izraelitet, se po te kishin shqiptaret ... sot Gaza do ishte shuar!
E para ki guximin ver emrin ne koment ! E dyta mesazhet e tua " te bukura" e shfaqin shume lehte nenkuptimin , je fallco. E treta , thuaj nje mendim per artikullin ! E katerta nuk kam ende podkast , por kur ta hap do te te ftoj te parin per te na folur rreth " fajit te Saliut per Eurovizionin " , vetem se na shkruaj numrin e telefonit o anonim !!!!
Kam zbuluar shkrimet e Bjornit rreth nje vit me pare dhe e vleresoj shume si per ceshtjet qe ngre dhe per thellesine e analizes. Me vjen mire qe ka rritur pranine dhe po ashtu qe hedh per reflektim dhe ceshtje morali politik dhe shoqeror te vendit.
Liku,liku,bota e civilizuar duhet të shqetësohet për shkeljet e të drejtave të njeriut,për gjenocidin shtetëror që bënë një shtet një popullsie të pambrojtur….Po kur shkilen këto vlera a ka arësye më të diskutohet për njëanshmëri në votime….?Po shkatërrohen të drejtat univerzale dhe humanizmi në masa globale.
Dakord me keto qe thua, po ato pyetje qe bera ??? Bojkotojne eurovizionin per shkak te Izraelit , por ato marredheniet e tjera me Izraelin qe sjellin leke....le te mbyllim nje sy ? Keshtu ???? Kjo eshte hipokrizi !!!!
Rri mor i zi gazetar se nuk ka rendesi Shqiperia. C'pune kemi neve se do dergoje kenge Izraeli? Neve vetem mire na ben Eurovizioni se reklamohemi per ndonje gje tjeter ne Europe pervec krimeve dhe droges. Mos politizoni kot nje festival argetues se nuk kane asnje vlere bojkotet e Shqiperise. Politikat lerjani shteteve te medha. Do marrin pjese ne Eurovizion Franca, Gjermania dhe Anglia, po nuk do merrka pjese bytha e Shqiperise se do beje moral? Budallenj.
Ate (budallenj) fute tek gopi I goces,,dhe po eshte e pashpuar,,do ti pelqeje shume;;;o I “mencur “,,pyete me vone gocen
Kush laper e ka shkruar kete? Do shpetoni dinjitetin e Shqiperise duke mos marre pjese ne festivalin europian? Shqiperine e njeh gjithe Europa si vatren e krimit dhe droges ne kontinent dhe ju s'keni gajle. Per nje festival pasket hallin e reputacionit? Ne Eurovizion do jene gjithe shtetet e medha pervec Spanjes, kurse Albanistani paska dinjitet me teper? Hiqeni vendin edhe nga Eurovizioni dhe rrini si mut me xhaxhin osman Rexhep.
Pershendetje Bjorn ! Nuk ju njoh por ky shkrim eshte vertete serioz dhe i moralshem, pavaresisht cfare derdellit turma kokeboshe me opinione budallenjsh dhe maskarenjsh poshte shkrimit. Qendrimi i Perendimit ndaj asaj qe ndodh ne Gaza prej dy vitesh flet me shume se 1000 libra historie dhe seminare akademike per moralin e kalbur te qeverive ne fjale dhe shumefytyresine e tyre, duke perdorur standarde dhe krutere te ndryshme ne vlleresimet e ngjarjeve dhe qendrimet ndaj tyre.
Liridan Agollit ,shqiptarët dhe Bjorni nuk u sensibilizuan kur Berisha furnizojë Millosheviçin me naftë kundër vëllezërve kosovarë.Dhe do sensibilizohen tani se furnizuan Izraelin? Do humbasim një rast për të konkurues në eventin më të madh muzikor në Europë?
O Bjorka. Nuk zgjidh gje nje bojkot festivali.
Cfare budallalleqesh. Merreni me festivale. Konflikti Izrael Palestine eshte nje konflikt i nderlikuar qe ka me dekada qe vazhdon per arsye historike dhe gjeopolitike. Nuk zgjidhen lufterat ne Lindjen e Mesme duke bojkotuar nje festival ne Europe. Aq me teper Shqiperia qe s'ka asnje lidhje. Rrini rehat mos shkruani budallalleqe.
Po ik o Bjorn leshi, nuk eshte politika e madhe per mendje te vockela!? Nuk eshte palestina dhe nuk jane arabet ata qe e njohin dhe pranojne Kosoven, eshte Izraeli! O bole...na e shpife me kerkesen. Natyrisht qe ste lexova, smund te humbja kohe me dengla.
Mirë bëre që nuk e lexove se do të ishin ngritur nervat. Ky islamisto-marksisti mendon që duhet ndëshkuar populli i izraelit për shkak të qeverisë së vet. Pushtuesit janë arabët dhe jo izraeli.
O Runa paparuna po rri rehat mos u merr me keto gjera se nuk jane gjera qe i kupton nje mazllem si puna jote , ik falu ne xhami dhe lutju allahut te te plotesoje deshirat.
Është një festival ku votohet në mënyrën më të pa drejtë,votohet politikisht në mënyrë gjeografike.
Perseri Baze, ka lejuar te rrjedhe neper faqet e Temes, te gjirizi islamist Bjorn Runa. Perse ti qenie kanibale Runa, nuk the nje gjysem fjale, kur kanibalet e genit tend hamasi islanist, therte foshnja, perdhunonte femra, vriste mbi 1200 njerez dhe rrembente te gjithe keta njerez te pafajshem, qe festonin ne nje festival muzikor.Por dhe maskarai me i madh ne kete glob,e kupton, qe kjo lufte qe beri Izraeli, ishte, per ta djegur qe ne rrenjet, monstren kanibale te hamasit, per te mos u perseritur me ky apokalips.Gjithmone falem qe Shqiperine Perndia e vendosi ne Europe, pasi me islamiste si Runa,ne token e saj, ne do te kishim qene shtet talibanesh.
Ti që kritikon shkrimin e Bjornit je për vete një kanibal dhe kriminel. Është e vërtetë që Hamasi kreu krime të tmerrshme ato ditë, por këto krime janë sa një pikë uji në det në krahasim me krimet e Izraelit sot dhe më parë. Me mijëra të burgosur, me miliona palestineë të dëbuar nga vatrat e tyre, sepse Izraeli pretendon se i ka pasur të tija ato troje që para 3 000 vjetësh. Edhe sot shteti terrorist izraelit po dëbon nga shtëpitë e tyre banorët palestinezë të Bregut Perëndimor, megjithëse këta të fundit, nuk kanë te bëjnë me Hamasin! izraeli kishte krijuar Geton e Varshavës në Gaza ku 2.2 milionë palestinezë jetonin si kafshët në kafaz. Në një sipërfaqë sa 1/100 e Shqipërisë. Kur ti përpiqesh ta agjësosh dhe ta mbytësh dikë, pa dyshim që ai do të të hidhet në fyt. Sidomos kur i ke vrarë, persekutuar, turpëruar, shtypur, masakruar edhe vëllain, motrën, fëmijët, prindërit dhe gjithçka tjetër. Kaq për komentin tënd të pisët si dhe shumë herë të tjera. Përsa i takon bojkotimit të Eurovizionit nga Shqipëria jam krejtësisht kundër. jemi shumë të vegjël dhe të parëndësishëm të mbajmë qëndrime në politikën ndërkombëtare. Le të pastrojmë më parë plehrat që kemi në Shqipëri para se të merremi me "politikë të madhe"!
Israel edhe e fiton mè shumë mundësi
Ik o koqe,.merru me ndonje gje tjeter.
Na plasi shume K4r1 per wc palestinese dhe per KoQevaret islamista
Tq djepin qe te perkundi, dhe gjiri(zi)n qe te ushqeu ta perdhunofte ndonje sionist qe ta kuptosh se sa kurve e ke ate mamaqiren lavire qe te polli.
Aman mos se po iku Albanistani, nuk ka me Eurovizion.
Edhe kur te vdesesh ty ,nuk do I rruhet karri asnje Shqiptari,,mase dhe te dhjesin ne varre,,,
Mos politizoni cdo gje, aq me teper kengen. Eshte festival kenge i Evropes, jo i Azise, kendoni dhe tregoni vlerat e Shqiperise.
Festival I Europe? Mos do te thuash qe Israeli eshte ne kontinentin Evropjan?
Nuk e kuptuar asnjëherë se pse Izraeli është pjesmarës ne festival europian, apo kampionate futbolli etj., nderkohe që nuk bën pjesë gjeografikisht në europë. I takon të jetë pjesë integrale e Middle East. Apo ato shtete nuk e qasin.
Izraeli ka lidhje shpirterore me evropen
Nuk e qasin ata që kanë përqark. Po i sulmon një e nga një, përveç sauditëve. Ndoshta ata i ka lënë të fundit.
Ca karlliku!!
Pse e fshite komentin tim? Pacavure gazete. Po kush po pjerdh se ke mbeshtet Shqiperia ne luften ne Gaza, mor te dhjere? Dhe cfare lidhje ka nje festival qejfi ne Europe me nje lufte ne Lindjen e Mesme? Shqiperia eshte nje shtet sa nje mut zogu ne harte. Ne Eurovizion do marrin pjese shtetet kryesore financuese si Franca dhe Anglia, kurse Shqiperia e dhjere do beje bojkot ne festival per Izraelin? O pika ne bythe. Pse nuk thoni te verteten qe hajduti i gjate nuk do te paguaje me as 2 groshe lek per dhomen e hotelit te stafit, dhe gjetet si justifikim Palestinen. Mafioza muti. I doni leket e shtetit vetem per t'i vjedhur vet. As per nje cope festival per qejf qe 90 perqind e merr persiper financiarisht Europa, nuk doni te paguani.
Mos provoni te hiqni Shqiperine nga Eurovizioni. Hajduta muti. Nuk ju rruhet hic per Palestinen. Gjetet pretekst te mos jepni as 2 mut lek qe kane pergjegjesi shtetet individuale. Festivali eshte per muzike. Jo per politike.
Si do i veje halli Eurovizionit tani qe mund ta bojkotoje Shqypnia more aman?
Për terroristët është e huaj kënga, muzika, televizioni, gëzimi në dasma.Ata brekushemuta luftojnë për errësirën e peçeve të zeza.
Rri mor loqe merru me ndonje gje me rendesi. Lere festivalin per argetim. Do beje bojkot bytha jote sikur je ndonje shtet me rendesi. Te duket vetja ndonje France apo Angli? Kur do marrin pjese ato qe japin leket, pse te mos marrim pjese ne, nje shtet i vogel ballkanik?
Plak kush te financon. Shiko punet e shpise e lere Gazen. Jane me te thella se ky shkrimi i leshit i joti. Kur Kosova digjej thua u kujtua njeri nga keta shtetet bythperpjete per te ngritur zerin. Pse duhet te terhiqemi nga Eurovizioni?? Iken ca shtete ?? Jane te tjeret. Ne mire qe na erdhi radha te futemi te bejme dhe me seder. Kur ata vrane ne festival te pafajshmit si mendove?? Edhe ata ishin bije nenash. Besoj qe merr leke nga ndonje fondacion qe do te na zhyse ne erresiren myslimane.
Ne nje bote ku shtetet veprojne me paturpesi te plote, Shqiperia dhe Kosova mund te zhdukeshin shume shpejt nga harta e shteteve sovrane. Na intereson te jetojme ne nje bote ku opinioni publik mund te indinjohet dhe ku udheheqesit e shteteve kane frike t’i bejne ca poshtersi. Ne Eurovizion mund te shkohet por mendoj se koha ku jetojme kerkon nje kenge me mesazh antifashist. Kenge qe nuk do t’i pelqente as dashnorit te Melonit dhe te Djelles, as MAGA-malokut te mbaruar.
Vetem 5 shtete kane bere bojkot. Ne Eurovizion do marre pjese Franca, Gjermania, Anglia dhe gjithe pjesa tjeter e Europes, po do e bojkotoje Shqiperia qe s'ka dhene nje kacidhe per Gazen. HahahHahaha Pirdh pirdh
Tani po qe i erdhi fundi Eurovizionit.
Lere festivalin dhe merru me pune me vlere.
Na,,,,,mbyten,,,,korraket e Muhamedit...si ne Kosoven e baba Rexhepit por edhe ne Albanistan...kur do pastrohet ky vend nga kjo...semundje kanceroze (islami)....se mjaft u lendua ky popull shqiptare per 500 vjet nga...bakteriet turko-arabo-islamike....
Jane I vetmi popull ne Europe qe luftoje,,turkomongol et,,me gjej nj::nje::nje:: popull tjeter ne Kurven Europe qe I luftoi,::nje;; dhe jemi I vetmi komb ne bote qe i mbrojtem ,,Ebrenjt,,i vetmi,,kurse ju rusosllavogreket i shfaroset,,donit ti zhduknit si rrace,,,
@@Eurovizion..nuk ka me VLERA..kur na "Nxorren Fitues" nje Travesti me Mjekerr dhe veshur si Femer ne Austri???????????? 1-Nje Familje e shendoshe si do tua shpjegoj kete Femijeve???????????????????? Kjo eshte nje Teme shume e nxehte...dhe ne Shume Komentues...shikojme dhe me te Drejte...qe thone se Promovohet Shqiperia..jame shume Dakorde....por??Kemi edhe Shtete qe kerkojne te na Kendojne(Izraeli)...kur ne Gaza nuk eshte thare Gjaku i Mijrave te Vrareve..ne Russi..Ukraine ect... 2-Jame i mendimit qe Shtetet Agresive qe nuk Inspirojne PAQEN...pa marre parasyshe Justifikimet e tyre te mos FTOHEN ne Eurovizjon.... 3-Pra Kenga dhe Eurovizjoni le te percjelle te shikuesit dhe Bota..Vlera te Artit dhe Paqes..por ajo eshte kunder Politikave..Luftes..dhge kunder Politikes se te Fortit... ajo qe ndodhi ne Gaza.... nuk ja Urojme asnje Vendi apo Kombi...e dime se nuk eshte "Lufta jone"..por ne nje te Ardhme munde te gjendemi edhe ne perballe nje Gjenocidi te tille...nga nje Fuqi(Serbia) me mbeshtetjen e nje Superfuqie(Russia)..prandaj ..le te Denojme ata qe shkaktojne vuajtjen e te tjereve me ndihmen tone Modeste....Heshtjen dhe Neutralitetin por kure se si mos ti japim te "Drejte" dikujte qe nuk i takon....???????????????
Ketyre majtisteve ju qan shpirti per internacionalizmin proletar nga vietnami ne gaza. Koqe kandari
Sikur mos te mernin pjese vetem per te evituar komntet e ulta te komentatoreve te televizioneve te huaja do ishte mire. Sa per konfliktin do ishte me mire te shkruaje per autoblindat e ambulancat qe fabrikuesi Shota dergon ne Izrael nese vertet duhet te shkruaje diçka per kete konfliktin e jo per pjesmarrjen ne festival. Ne kete konflikt Shqiperia eshte si puna e Gjinos tek 14 vjeç dhenderr, hip se te vrava e zbrit se te vrava. Eshte vertet per te ardhur keq qe ne 2025 ka akoma luftra e dhune te tille, asnjeri mos ta mbaj veten per me te mire e me te fisem se per te vrare e per te prere mjeshtra Jane te tere, Katolik, Ortodoks, Hebrenj e Myslymane.
Po cne Israel ne Eurovision , dmth nqs pranohet Israel pse jo dhe palestina atehere .. apo gjithe shtetet arabike qe duan te martin pjese … pse jo Egjipti …. Europe hipokrite e kapur dge lobuar kompket nga sunitet … me keq se USA
Se ata nuk jane gati kulturalisht ndaj. Israeli ka kulture Europiane. Po nuk i kupton keto gjera ti. Pastaj keto qe thua ti nuk kane shfaqur deshire te jene pjese ne Eurovizion.
Te lumte o djale, mendje ndritur.
Duhet të shohim VETËM interesin e Shqipërisë. Nuk kemi ASNJË interes të bojkotojmë festivalin! Arsyet janë përmendur në komentet e mësipërme. Për më shumë, nuk kemi asnjë detyrim moral ndaj palestinezëve. Spanjës nuk i shkojmë mbrapa. Të njohë Kosovën njëherë, e pastaj, të shohmë. Evropa i bën enbargo rusit e Hungaria i blen energji. Nuk ka ndonjë embargo nafte nga BE-ja për Izraelin. Përse ne nuk duhet t’i shesin naftë?! Izraeli na ka ndihmuar kur kemi patur hall.
Bravo! Cfare mund ti mbetet akoma njeriut te ndershem per te festuar ne Eurovizion,kur i duhet te mbyllë syte me te dyja duart per te mos pare Vdekjen e te pafajshmeve neper lajme cdo mbremje? Rusia perjashtohet me te drejte per krime lufte dhe Izraeli duhet te qendroka me cdo kusht?! Kjo dyfytyresi ne Eurovizion duhet bojkotuar per hir te njerezve te pafajshem qe humben dhe humbasin jeten cdo dite atje ne Gaza.
U mbush shqipria me Taliban palestina nuk e ka njohur kosoven dhe ishin me Milosevicin kur I shfaroste. Juve ju dogji per palestinen qe vete e filluan vajten dhe vraven dhe masakruan gjithe ata te rinse te pafajshem
Zoti Bjorn Runa, Besoj se e dini që luftën e filloi Gaza kundër Izraelit. E nisi në mënyrën më të përgjakshme, duke vrarë dhe marrë pengje spektatorët e një kocerti. Hamasi kujtoi me që kishin disa mijëra raketa, kishin për të mundur Izraelin.Harruan se Hamasi nuk kishte territor për të vepruar dhe ishte strukur brenda qytetit, në bodrume, tunele,etj. E dinin mirë që qyteti kishte për t'u shkartërruar.Ku qendron faji i Izraelit në këtë luftë që iu imponua nga Hamasi? Në Luftën e Dytë Botërore, edhe pse Gjermania ishte tërhequr dhe po mundej, aviacioni anglez bombardoi dhe shkatërroi qytetet gjermane edhe pse në to nuk kishte ushtri po vetëm gra,fëmijë dhe pleq. Ps e bënë këtë? Që Hitleri të dorëzohej. Deri sa Hamasi nuk është dorëzuar, ai duhet të shkatërrohet kudo që ndodhet. Ose Hamasi ka të drejtë ta rrafshojë krejt Izraelin.Lufta ka vetëm një fitues. Humbësi duhet të dorëzohet. Pse Shqipëria nuk duhet të shkojë në EUROVIZION me që Hamasi fillojë një luftë idiote që shkatërroi veten dhe popullin e Gazës? Kësaj i thonë kështu: ti më grushton mua dhe unë,po të të shtrijë në tokë për të mbrojtur veten, nuk duhet të të godas, sepse dal si agresor?!
Bravo te qofte o gazetar! Ta bofte i madhi Zot drite! Maskarenjte gazetar te temes me ne krye Mero bazen te Martin shembull nga ju! Flm per information qe vendi im I dashur Shqiperi furnizon me nafte makinat e terrorristeve te IDF ! Tani eshte shume e qarte pse kryeministri jone ishte ne Izrael para disa muajsh, po ashtu dhe bythelepirsja e tij spiropali! Edhe njehere shume flm per kete shkrim shume dinjitoz
Po kur Bosnja ose Kosova digjej pse nuk u ngrit Eurovisioni per blllokimin e Serbise 92-99, por e beri OKB? Kur Anglia rrihte njerez ne Irlande? Kur arti bojkoton artin ketu ka dore politika! Urime zarfin e islamikeve ti gazetari!
fiks - e paska nxjerre darken e vitit te ri
ISRAELI. NE. EUREVIZIONIN. E VITIT 2026. DO. TE. KONKUROJE. ME NJE KENGE. PER. PAQE. NE. GAZA!!!!!!!
Dyshoj se kjo propagandë e protesta pro “palestineze” në Shqipëri e nëpër botë janë të financuara. Edhe Ukraina po vuan, por nuk ka aq protesta mbështetëse sa për palestinezët. Cili vend ka popullsi më të madhe?!
Ik more palaço gazetar. Nuk prishim ne miqesine me Izraelin per ca funderrina terroriste. Izraeli ka te drejten te mbrohet nga terroristat e Hamasit.
ARGUMENT NAIV dhe ARGUMENTIM INJORANT ( lexo: I PADITUR) Palestina ka lidhje shume te forta me SERBINE dhe refuzon te njohe pavaresine e KOSOVES per nder te tyre. (Nese te dhimbsen me shume palestinezet e Gazes se sa shqiptaret e Kosoves...) Izraeli, qe duhet te kishe shume me shume arsye per mos ta njohur Kosoven, e ka bere kete. KAQ DUHET TE MJAFTONTE MOS TE LODHESHE TE SHKRUAJE KETE HARTIM Pastaj... FOLLOW THE MONEY Spanja, si kontribues madhor, ka vite qe ankohet dhe kercenon me bojkot, sepse per fat te keq mbetet gjithmone nga fundi dhe ka kuptuar qe ska shans te fitoje ndonjehere. - Zvicra shpenzoi rreth 16 milione euro per ta organizuar, dhe nxori mbi 61 milione euro fitime (para qe i mbeten ekonomise zvicerane, nga te ardhurat totale qe solli Eurosong prej mbi 97 milione euro) - pra Spanja del me humbje. Shtetet e tjera te permendura, hyjne e dalin nga ky kompeticion ne baze te buxhetit qe kane, edhe sepse eurovizioni nuk ka shume shikueshmeri ne keto vende. Shqiperia e nxjerr kengen nga Festivali qe prej egzistences se tij e ka te padiskutueshem suksesin dhe shikueshmerine, dhe pjesmarrja ne eurosong eshte kulminim i kesaj tradite, qe mbetet nje nga kolonat kryesore te vazhdimit te kultures se kombit tone. Pertej Gazes, Izraelit e Spanjes, ndikimi qe ka eurosong ne shoqerine shqiptare eshte i pamohueshem pozitiv, tregues i orientimit te kombit tone drejt Europes se bashkuar.