Nga Roland Lami
8 dhjetori, si dita që simbolizon fillimin e lëvizjes për ndryshimin e regjimit, duhet të na shtyjë të reflektojmë mbi disa momente vendimtare të shtetit shqiptar, mbi zgjedhjet që kemi bërë dhe mbi ata të cilëve u kemi deleguar të drejtën për të reformuar vendin në çastet më kritike. Kjo datë, që shënon shpërthimin e një energjie të re shoqërore, mbetet një ftesë për të rishikuar jo vetëm udhëheqësit që kemi zgjedhur, por edhe vetë logjikën me të cilën kemi besuar ndryshimin, si dhe pasojat e atyre vendimeve në fatin politik të Shqipërisë.
Historia politike shqiptare shfaqet si një pasqyrë ku shoqëria sheh jo atë që dëshiron të bëhet, por atë që është mësuar të pranojë. Arketipi i liderit që shqiptarët nuk e preferuan kurrë ishte ai i mendimtarit kritik, i njeriut që sfidon rrjedhën, i idealistit që kërkon të ndërtojë një moral të ri politik. Nga betejat mes Zogut e Nolit në fillimet e vendosjes së themeleve të shtetit modern shqiptarë më pas me triumfin e Hoxhës karshi Malishovës duke marr drejtimin e forcës politike që drejtoi me dorë të hekurt deri në vitet 90 dhe qershia mbi tortë, ardhja e Berishës në drejtim të PD duke mundur rivali e tij Pashko mundësoi tranzicionin më të gjatë krahasuar me vendet e ishlindjes.
Ajo që mund të analizojmë sot me sy kritik është fakti se kontrasti mes rivalësh nuk ishte vetëm politik, por filozofik, një rivalitet mes dy mënyrave të të qenit udhëheqës, mes forcës së autoritetit dhe forcës së idesë mes pragmatizmit dhe idealizimit, mes populizmit dhe doktrinës mes anropologjisë së turmës dhe normës universale. Shoqëria, e lodhur nga pasiguria, e pa mësuar me modele të tjera përvec atyre që ofronte shoqëria e kohës zgjodhi arketipin që mishëronte Zogu, Hoxha dhe Berisha. Kjo zgjedhje u përsërit si një rit i pashmangshëm në momente thelbësore sikur populli kërkonte më shumë një mbrojtës sesa një udhërrëfyes, më shumë një zgjatim të vetes sesa një model ndryshe.
Zgjedhja e Zogut karshi Noli në fillimet e shtetit modern shqiptarë, e Hoxhës ndaj Malishovës në drejtimin e partisë që do merte fatin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore dhe së fundmi e Berishës kundrejt Pashkos që do instalonte bazat e regjimit demokratik na ndihmon të kuptojme se shija e masës ka privilegjuar gjithmonë liderin pragmatik sesa atë idealistit, mediokrin kundrejt intelektualit rebel, autokratin karshi liberalit dhe ruralin perkundrejt urbanit. Ky arketip ka ndikuar në strukturën e shtetit. Zgjedhjet kolektive në momente kyçe kanë mundësuar legjitimitetin e autokratëve dhe këta të fundit kanë ngritur institucione të dobta
Nëse analizohet me sy kritik, historia jonë politike ngjan më shumë me një manual të mbijetesës sesa me një projekt shoqëror. Masa nuk zgjodhi asnjëherë liderin që do ta sfidonte, por atë që do ta mashtronte. Nga njëra anë mallkohet autokrati, nga ana tjetër adhurohet në heshtje status quo - ja që ai mundëson. Kështu, vendimet elektorale nuk lindën nga parimet, por nga përfitimet, jo nga vizioni, por nga frika, jo nga edukimi politik, por nga zakoni i nënshtrimit. Rezultati është një histori ku liderët ndryshojnë, por modeli mbetet i njëjtë, dhe shoqëria, me të njëjtin cinizëm që i zgjedh, ankohet për ta sapo i ka vendosur në karrige.
Në thelb, teza është e thjeshtë por dramatike. Masa ka zgjedur në momente të rendësishme autokratin sepse në një farë mënyre i tillë është vetë, me kulturën e tij politike të formësuar nga hierarkia, frika dhe nevoja për figura të forta. Shoqëria njeh dhe riprodhon vetëm modelin që ka ushtruar për dekada brenda familjes, institucioneve dhe marrëdhënieve të përditshme, ku autoriteti i padiskutueshëm mbizotëron mbi dialogun, zëri i fortë mbi argumentin dhe bindja mbi mendimin kritik. Lideri autokrat nuk është një aksident historik, por pasqyrë e një modeli të brendësuar, që shfaqet në çdo nivel të jetës shoqërore dhe që politika thjesht e formalizon nëpërmjet zgjedhjeve.
Në këtë kuptim ngjarjet e 8 dhjetorit na kujtojnë pikërisht këtë mentalitet të ngulitur me breza që nuk po arrijmë të shkëputemi dot.
Populli punon duke prodhuar, ju hani ate qe prodhon populli duke folur e shkruar 24 ore ! Pune e rende puna juaj. Ja, keta solli ajo e shkrete demokraci qe enderronim qe vegjelia te ngelesh e tille dhe te ngriheshin kembet e ti bien kokes.
Shoqeria shqiptare e rritur nen kultin e heroit, e te fortit, e Udheheqesit me U te madhe, detyrimisht do te kerknte nje figure te ngjashme qe te zevendesonte ne ikonografi ate te Enver Hoxhes. Dhe nuk eshte cudi fare, por rrjedhim i mirefillte i mungeses se kultures demokratike. Per hir te se vertets, koha tregoi se sa skadente ishin edhe shume prej atyre figurave qe nuk arriten te sfidonin Z. Berisha dhe te drejtonin shqiperine e post-komunizmit. Me shume pak perjashtime, drejtuesit si Pashko, Imami e plot te tjere, nuk kishin shtyllen kurrizore te drejtuesve vizionare dhe me integritet - ata sfiduan Berishen ne konjunkturat e momentit, per interesa personale, por fakti eshte qe per nje miistri a shperblime patetike ju ri-bashkuan ketij te fundit kur PD mori pushtet per here te dyte. Fatkeqesisht kultura dhe edukimi demokratik i shoqerise shqiptare eshte nen mesatare dhe kjo duket si ne nivelin e zgjedhesve ashtu edhe ate te drejtuesve potenciale te shtetit.
Zogoll satrapin një hajdut ordiner, nuk e zgjodhi populli!!!!! Solli hordhi bjelloruse dhe malazes me vete për të shkatërruar të vetmin shtet modern që doli nga populli shqiptar ! I pari është shteti i pavarur i Rindërtimit Socialist të Republikës së Shqipërisë me Enver Hoxhën,pasardhës i Gj.K.Skëndërbe. Ju jeni gënjeshtarë të thekur me turpin që historikisht, dihet, ka hequr populli shqiptar.
Thote ripjella patronazhiste sllavo komuniste turko mongole e popovicit e mugoshes..sh'noshe gjeja e gjalle se njerezia shkon e vjen
Keto fytyra qe shikoni ne kete foto e kane te shkruare ne balle : antishqiptare,anti demokracise dhe shume çnjerzore ,pale sa injorant duken dhe sa te kamufluare jane ne paraqitje,te gjithe duhet te asgjesohen dhe kombi te shikoje nen driten e vertete parpara ashti siç na i kane lene te paret tane,ndonse te arsimuare jashte por zemra e tyre punoi deri ne fund per kete atdhe dhe per kete popull.