Përveç brutalitetit të prokurorisë që tashmë është bërë normë sjellje, madje i pëlqyer edhe nga turmat, sistemi ligjor penal ka një defekt të madh:
I jep gjykatës mundësinë ta paragjykojë çështjen.
Gjykatësi ka në dispozicion paraprakisht të gjithë dosjen hetimore me të gjitha provat, indiciet, dëshmitë, thashethemet e çdo gjë.
Pra përpara se Ai/Ajo të hyjë në sallën e gjyqit për të dëgjuar e gjykuar mbi palët prezente, pala që i la dërguar paraprakisht aktet është padyshim më e favorizuara. "Afërmendsh" dmth...
Kjo qasje ligjore e bën sallën e gjyqit,dmth të drejtën për t'u dëgjuar të parëndësishme. Faktikisht gjyqi bëhet në prokurori, aq sa bëhet edhe aty, sepse aty mblidhen provat, pyeten dëshmitarët, kryhen përgjimet, merren informacionet. Aty bëhet çdo gjë.
Në gjykatë thjesht lexohen ato që bën prokurori.
Pala tjetër zakonisht, në më shumë se 95% të rasteve flet kot, sepse fjalët e saj nuk mundin dot paragjykimim e trupës gjyqsore.
Ky sistem quhet as më pak e as më shumë INKUIZICION.
Sigurisht,meraklinjtë e termave kanë idenë e djegjes në turrën e druve që të shohin inkuizicion, por në sistemin e sotëm nuk ka turrë drush, por burgim me paragjykim.
Nëse duam gjykatë vërtetë të paanëshme; nëse duam që të ketë kuptim salla e gjyqit dhe gjykimi i hapur, sistemi penal aktual duhet të rindërtohet. Në këtë pikë nuk korrigjohet dot më.
Gjykata quhet e paanshme kur informacionin, kërkesat, provat, aktet, dëshmitë e çdo gjë e dëgjon për herë të parë në sallën e gjyqit.
Është prokurori ai që kërkon gjykimin dhe prezanton akuzën dhe provat në sallën e gjyqit, jo paraprakisht në zyrën e gjykatësit. Pastaj jo çdo indicie i shkon gjykatës. Gjykatës nuk i duhen thashetheme, por prova të marra ligjërisht.
Gjykata ka detyrë të dëgjojë përpara se të gjykojë. Ajo njihet me çështjen nga debati dhe ballafaqimi në sallën e gjyqit, dhe jo nga letrat që i çojnë paraprakisht.
Vetëm kështu do kishim një gjykatë të drejtë e të paanshme.
Një gjykatë që gjykon mbi faktet e debatuara në sallën e gjyqit quhet e drejtë dhe e paanshme.
Përndryshe, kështu si e kemi, është notere e prokurorisë. Salla e gjyqit është kot.
O Ylli, po mire meqe po ve ne dukje te metat e sistemit gjyqesor , pse nuk shqyrton edhe qindra gjyqe ne dite ndaj qytetareve te thjeshte , ku ka probleme edhe me te medha , dhe te na i paraqesesh cdo dite ? Pse nuk te ze gjumi vetem per Lalin dhe Belen ? Po te pakten fol edhe per mikun tend te dikurshem , Meten , qe dergjet ne burg i ziu ???!!!! Ju ka vene ne rresht Bela dhe zgjoheni e ngryseni me artikuj per te !!!!
Liku- qe ré nga fiku, Ylli Manjani eshte jurist, bile ka qene dhe minister drejtesie e eshte shkarkuar per bindjen e tij se nuk i ka pase te fshehta. Ketu nuk flet as per Belon e as per Pelon, ketu flet se si duhet te jete gjyqesori dhe eshte nje qendrim plotesisht i drejte. Koha qe injornca ti kerkoje llogari te diturit ka ardhe sot dhe me keto e shikojme se ku jemi. Mua gjykimi tij me duket shume i drejte, ndersa nderhyrja jote eshte se nuk ke pune dhe do te beshe gjurulldi, dmth je njeri pa kuptim si shume te tjere. Por parlamenti duhet te mblidhet urgjentisht dhe te ndryshoje disa pika ne ligjin penal se eshte e drejta e tij me 84 vota qe tu pres yxhimin pushtetit qe do te percaktoje pushtetin qe zgjedh populli se pavaresia e greqise dhe serbise eshte deri tek piramidat dhe asnje centimetr me tej. E kupton? Dhe pavaresia e gjyqesorit eshte deri atje ku ka folur populli me vote dhe jo me tej. Ndryshe kufiri tek thana ! Per çdo interpretim tjeter dhe kthesa e zgeqe qe flitet jane per te mos pasur kurre drejtesi.
Eshte shkarkuar Manjani per bindjet e tij ???!!!!! Po ku ka politikane qe luftojne per bindjet ne Shqiperi ??? Te gjithe luftojne per xhepin dhe kolltukun , dhe per keto interesa bejne gjithcka , nderrojne "pronaret e tyre" duke u hedhur sa nga nje parti ne tjeter vetem per te gjetur qoshen e ngrohte. Ky Ylli , idealisti , kur Rama thoshte "...nuk nderhyjme ne ceshtjet dhe vendimet e gjykatave..." , ishte i qete dhe nuk nderhynte , sapo shpertheu Rama kunder gjykatave , u zgjua edhe Ylli dhe nisi te shperthente edhe ai duke luftuar per " bindjet". Sa per parlamentin , po , ka rrezik te mblidhet nje dite dhe te miratoje ligjin " anti Spak" me 140 vota pro , se te dyja krahet nuk po e durojne dot qe gjykata tu bjere ne qafe kot ketyre " te ndershmerve ".
Ore Ylli po ai qe vodhi lopen nuk ka faj hic?
O koment ekuivalent me k.k, Ylli po trajton problemin si duhet gjykuar fajtori, jo kush ka faj me hamendesime .
Bravo zoti Manjani. Je shume i saket ne arsyetimet e tua. Leri Likut e Fikut se ata jane te mbeuar
Zoti Manjani. Ne dime vetëm nje sistem. Sistemin e Enverit. Ate e kuptojme shumë mire. Çdo sistem tjetër qe na jepet si mundesi, degradon perseri ne ate te Enverit. Kaq e kemi shkalken e njohjes dhe ngritjen kulturore. Imagjinon ti që të ngrihet ndonje opinion këtu per te drejtat e njeriu? Ne Britani, njerezit me kulturë shkruan karten e tecdrejtave te njeriut dhe ja çuan mbretit para 800 vjetësh. Ne këtu kemi tjetër parim - larg nga bytha ime. Por kur na vjen tek bytha është tepër vonë. Por deshëm demokraci se nuk na pelqeu Enveri. Tani prodhuam Envere te tjerë.
Drejtesise se Enverit i vijne rrotul keta maskarenjte e soti qe jetojne mes lluksit e korrupsionit duke pire gjakun e popullit edhe nepermjet rrogave maramendese. Nje gjykates paguhet sa 50 pensione mesatare. Gjykatesit e Enverit merrni sa 2-3 pensioniste.
BRAAAAAAVOOOOOO. Pikërisht dhe ekzaktesisht e vërtetë. Te tjerat janë hajt mo. Bravo avokat.
Është pikërisht kjo që arsyeton Ylli Manjani, që duhet vërtetë të shikojet. Ylli nuk po flet vetëm për ata të ndaluarit me emër, po flet për të gjithë qytetarët që përfundojnë në dyert e gjykatave, dhe ose ju zgjidhen kundrejt pagesës( edhe ata që kanë kaluar vetingun e ngjyejnë nga pak, në fakt shumë), ose nuk e fitojnë gjyqin se prokurori është palë me gjyqtarin, avokatit s’ja mban. Je shumë i saktë!
Aha , po mire pse kjo rastesi e cuditshme , Ylli sipas teje po i pikon ne zemer per gjithe qytetaret qe enden gjykatave , por shperthimi i tij ndodh ne momentin kur po zjen ceshtja e Beles ? Keta hallexhinjte kane patur probleme edhe kur Ylli ishte minister drejtesie , por nuk mbaj mend t'ia ndjente atehere per popullin qe masakrohej gjykatave !!! Eh , Qumeshti i mjele nga lopet e tenderave ushqen shume vete , duhet mbrojtur Bela me cdo kusht !!!!
Po pse je kaq paragjykues. Ylli thjesh flet per sistemin gjyqesor qe duhet te jete i paanshem. Ti ke ndonje mendim tjeter apo vetem paragjykime si kudo se te pelqen gjyqi popullor si ndaj armiqeve te popullit ne kohen e Enverit or Liku pa L.
Eh ,e shoh qe te pelqen Liku , pa "L" , sepse ketu tek Tema , komentet duhet te permbajne patjeter sharje me liber shtepie per Saliun ndryshe nuk pelqehen !!! Me thuaj nje nga fjalite e mia qe mbeshtet "gjyqin popullor". Por nese sic , thua ti se Ylli flet per paanshmeri te gjyqesorit , pse nuk e beri kete artikullin kur ishte minister drejtesie kur hallexhinjte masakroheshin nga gjykatat ??!!! Pse tani , kur s'degjojme gje tjeter vecse Bela , Bela , Bela !!!!! Spak eshte nje drite shprese qe shumica e popullit e mbeshtet ! Po u shua edhe kjo drite , keta " te paprekshmit" e politikes ka rrezik te miratojne ligjin " Per legalizimin e korrupsionit".....!!!!!
O Liku, meqense po ben replika, te te pyes: pse u shty prpae dita e ndeshjes sot me Saliun, si ka mundesi te lajmeroj gjyqtarja per gjyq dhe te mungoje vete?! Kjo nuk ngjan as ne shkretetire e jo me ketu ABSURDE apo nuk eshte per ty absurde, Liku. Ja pra qe Ylli Manjani ka te drejte, eshte kthyer ne xhungel gjykata jo me inkuzicion, por ndermarrje private e Sali Berishes. Po deshe, Liku, kthe nje pergjigje, po pres edhe pas ndeshjes Real - Mançester city. Ketu jam une.
I nderuar , se pari te falenderoj ( !!!! Vertet te betohem !!!)qe ke shkruar nje koment me nje mendim tendin pa asnje sharje !!!! Sa per ate qe thua , kjo qe beri Saliu eshte loje procedurale e avokateve per te zvarritur gjyqin , por te njejten gje po ben edhe Lali me avokatet e tij. Por ne te dy rastet gjykata nuk ka c'ben , do te shtyje gjyqin !!!!Kete loje bejne te gjithe keta Vip-at , e mban mend Lulezim Bashen , gjyqi i tij per rrugen e kombit u mbyll vetem me mbarim afati me zvarritje procedurale. Por njerezit e zakonshem nuk bejne dot lojera te tilla ne gjyqe, i masakron gjykata se jane te pafuqishem. Manjani nese do te merret me nje mision fisnik , le te flase per hallexhinjte e pamundur , keta Vip-at si Saliu , Meta , Lali , Balluku .....le te perballen vete pa avokate extra bamires si Ylli , pa presione ndaj gjykatave.....
Ky zotria ben gar me veten mos u habisni bile njëherë bëri akoma me të lezetëshmen loste futboll në lagje Dhe gjuajti kornen dhe vajti e bëri gol me kok ky është Ylli po të doni besoni po të doni mos besoni po ua lë në dorën tuaj të zgjidhni Suksese në jetë
Nuk I heq asnje presje kostatimit te zotit Manjani. Kjo kolere skuthash ne drejtesi, duhet frenuar sa s'ka marre akoma plotesisht frenat ne dore
Nje trashegimi perfekte nga sistemi I kaluar i drejtesise
Per mua drejtesia ka arritur suksese sidomos ne percatimin e brekve vibratoreve mesazheve , psh sa breke ka Ajola çfare ngjyre kane breket , jane stringe ...çfare vibratori sexuel perdoré Tigri , çfare SMS ka derguar Balluku ..nuk eshte suksese per ju ... Nese ju doni te dergoni para drejtesise ata qe prodhuan 1996 1997 1988 ...... Gerdecin ....ehhh mos e kerkone te Nesti Angoni
O i nderuar po nuk vendosin dot pa lejen e Argites .jan te mosvarm dhe shum te afte.
Ky konstatim tregon që në Shqipëri nuk ka Drejtësi dhe më e keqja është se nuk kuptohet se çfarë kërkohet me fjalën drejtësi! Nuk kuptohet nga juristët se çfarë detyre kanë dhe si funksionojnë Gjykata dhe Prokurorija, pra abc-ja e Drejtësisë. Në fakt është ulëritëse, sepse çdo njeri është i pambrojtur nga këta injorantë të mirëpaguar!
Ky konstatim tregon që në Shqipëri nuk ka Drejtësi dhe më e keqja është se nuk kuptohet se çfarë kërkohet me fjalën drejtësi! Nuk kuptohet nga juristët se çfarë detyre kanë dhe si funksionojnë Gjykata dhe Prokurorija, pra abc-ja e Drejtësisë. Në fakt është ulëritëse, sepse çdo njeri është i pambrojtur nga këta injorantë të mirëpaguar!
Ylli Manjani eshte djale dhe jurist shume i mire dhe pike. Shqiperia ka shume nevoje per njerez te tille qe i qendrojne strikt principeve te drejtesise dhe te profesionalizmit. Shqiperia duhet te behet me çdo kusht nje shtet ligjor dinjitoz i te drejtes. Faleminderit z. Manjani. Kontrobuti juaj eshte teper i vyer.
SHUM E DREJT Z. MANJANI.PO TE THEMI DREJTESI ATE E JEP GJYKATA.CKUPTIM KA DREJTESIA KUR GJYKATA MERR VETE PA GJYQ MASA ARRESTI.JO JO KURRE.GJYKATA KUR TE MARRE DOSJEN NGA PROKURORIJA DHE TA GJYKOJ ATEHERE FILLON DREJTESIA NGA GJYQSORI.KJO FORME ORANIZATIVE ESHTE ANTI DREJTESI PER MUA SABOYIM I DREJTESIS.
Drejtesia tek ne eshte kethyer ne dreqesi.Gjykimet jane kethyer si gjyqet pas clirimit ku gjykymet i jepte hakmarrja popullore.Sistemi yne i drejtesis ka perfunduar pas 1990-tes.Ne gjykatat e sotme ka vetem pazare dhe jo drejtesi.
Kësaj rradhe avokati ka plotësisht tëbdrejtë
Shume e sakte analiza, z. Manjani. Por kush ka mend, e ka kuptuar kete gjendje me kohe, qe kur Dumani u shpreh hapur se gykatesit do te bejne ate qe themi ne. Kjo nuk eshte drejtesi dhe, sipas kesaj logjike, gjykatesit jane thjesht kuklla ose, me mire te them, mumje, qe nuk degjojne te dyja palet ne gjyq, prokurorin dhe avokatet e te pandehurit, dhe pastaj te vendosin; por vendimin e kane marre me kohe, mbi bazen e te dhenave paraprake te prokurorise (te dhena ne kundershtim me ligjin) dhe informacionit (thashethemeve) qe perhapin tinez ne media Dado me shoke, per t'u bere fillimisht te pandehurve gjyqin "popullor". Dhe ketu nuk eshte fjala vetem per Meten, Veliajn, Ballukun e ndonje tjeter, por per qindra e mijera te pandehur te tjere, qe sorrollaten me vite neper gjyqe. Prandaj dhe dosjet jane bere kapice, rreth 200 mije te tilla ne pritje per t'u shqyrtuar. Mire e ka ai kongresmeni amerikan qe tha se kjo tregon deshtimin e reformes ne drejtesi. Kjo do te duket me qarte kur nje pjese e ketyre qe do te denohen nga Dado me shoke, do te fitojne pafajesine ne Hage. Atehere le t'i gezojne dekoratat e lavdet Dumani me co., si dhe rrogat faraonike qe marrin dhe qe kerkojne me shume.
SHUME KOMENTUES SI GJITHMONE NUK MERREN ME SHKRIMIN POR ME BIOGRAFINE E ATIJ QE SHKRUAN. YLLI NGRE PROBLEMIN E PABAREZISE NE GJYKIM MIDIS SHTETIT APO PROKURORUT QE NGRE AKUZEN DHE QYTETARIT QE MBROHET. ME TE DREJTE KETU NUK KA BARAZI DHE TE GJITHE KOMENTUESIT QYTETARE JANE DHE INTERESI I TYRE ESHTE QE TE JENE TE BARABARTE NE GJYKIM ME PALEN AKUZUESE. MIREPO NE FAKT SI LIGJET ASHTU DHE GJYKATAT I TRAJTOJNE QYTETARET SI INFERIORE. PROKURORI KA TE DREJTE TE MBLEDHE E COJE PROVA NE ARRESTIM E GJYKIM KURSE QYTETARI I KA TEPER TE KUFIZUARA. PROKURORET DEGJOHEN E RESPEKTOHENCKURSE QYTETARET E MBROJTESIT E TYRE DISKRIMINOHEN NGA GJYKATAT. PSH NESE GJYQI SHTYHET PER FAJ TE AVOKSTIT AI DENOHET ME GJOBE KURSE PROKURORI E SHTYN GJYQIN KUR TE DOJE E SKA LIGJ E GJYKATE QE E DENON. KA QYTETARE QE MBAHEN NE BURG E ME PAS MARRIN PAFSJSI POR PROKURORIT E GJYKATESIT AS U PRITET RROGA DHE AS PAGUAJNE PARET QE SHTETI U JAP TE PAFAJSHMVE. KA ME DHJETRA RASTE QE QYTETARET NENEVLERESOHEN NGA LIGJI E PUSHTETI GJYQESOR PRANDAJ U BEJ APEL KOMENTUESVE QE TE PERKRAHIN IDENE E SHKRIMIT TE YLLIT E JO YLLIN.
Ju avokat keni nje qasje tuajen per prokurorine dhe gjykaten e krimeve te renda, per te cilat shumica e juristeve qe e shohin nga jashte gjyqesorin apo dhe shumica e avokateve jane ne nje mendje me ju e mbase ka edhe me shume analiza me te renda per cilesine e hetimit dhe gjykimit nga keto dy pjese te sistemit. Por zoteri, eshte nje “ avokat” qe ju sfidon ne mendimet e shprehura nga ju, dhe ky eshte pseudoavokati, idhulli i juristeve te shqyer, ylli i analisteve ligjore, plehra e dhomes se avokatiae, llumi Indrit Sefa, qe i ftuar ashtu si ju ne ndonje tv qe eshte per te qare hallin se si duket nuk i shkon tjeterkush apo Sefa paguan per tu ftuar, i cili ndryshe nga ju, mendimin e te cilit e vleresoj, thote se Spak dhe Gjkko jane perfekt ne vendimarrjet dhe punen e Tyre dhe se veprojne gjithnje ne perputhje me ligjin. Si mund te ftohet nje pis njeri e te analizoje ligjin, te vleresoje sistemin gjyqesor nderkohe qe eshte nje mashtrues ordiner, nje pazarexhi , i cili duhet arrestuar se njollos gjithe avokatet dhe duhet bere shembull qe nje funderrine e tille nuk ka vend nder avokatet. Si t’ia bejne njerezit per te cilet ju zoti Ylli analizoni dhe sqaroni ne tv, nderkohe qe ai qe e mban veten per avokot, Sefa, thote dicka shume te kundert nga ju. Gjithashtu zoti Ylli, ju dhe juriste te tjere qe e duan ligjin dhe shohin palet te sorollaten me muaj per nje urdher ekzekutimi, me vite per nje zgjidhje martese pa asnje problem tjeter per tu zgjidhur, apo per nje kerkese te thjeshte, e po keshtupresin muaj e vite per te marre vendimin e zbardhur apo per dergimin e ankimeve ne gjykatat me te larta, duhet te beni analize pikerisht per gjendjen e te gjithe gjyqesorit, agallaret qe e perbejne as lexojne dosje, as degjojne palen qe ka te drejte e nuk jep para, shtyjne seancat pa shkaqe te provuara, por mbi arsye te trilluara dhe nxisin keshtu padrejtesine, nervozizmin e njerezve qe nuk zgjidhin dot ne kohe konfliktet. A keni bere ndonjehere analize sesi eshte e mundur qe nderkohe qe popullsia ne kete vend eshte me shume se pergjysmuar, zvarritjet, shtyrjet pafund dhe stoku i ceshtjeve gjyqesore eshte rritur? Kjo eshte analiza dhe kontrolli qe i duhet ushtetit gjyqesor.
o t -ylli ... Gjykata inkuizicionit apo Gjykata E Inkuizicionit... si po e masakroni keshtu gjuhen Shqipe? a ke bo abetare o Manjan?