Opozita ka 200 deputetë sot në seancën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit

11 Dhjetor 2025, 10:16Blog TEMA
Opozita ka 200 deputetë sot në seancën e zgjedhjes së

Nga Ilir Demalia

Parlamenti shqiptar përbëhet nga 140 deputetë. Megjithatë, në mënyrë thuajse groteske, opozita arrin të numërojë sot plot 200 deputetë – të paktën sipas firmave që ka mbledhur për kandidatët për Avokatin e Popullit.

Sot Kuvendi pritet të votojë për këtë post. Mazhoranca deklaron se i ka votat dhe se e zgjedh vetë kandidatin, ndërsa opozita ka shpikur një front të ri “lufte” politike, duke u kapur pas faktit se – sipas traditës pas vitit 1990 – Avokati i Popullit u është lënë gjithmonë atyre. Në realitet, ky post ka mbetur më shumë honorifik se sa funksional. Avokatët e Popullit ndër vite më shumë kanë rregulluar punët e tyre, ashtu si shumica e politikës dhe administratës, sesa hallet e qytetarëve.

Por ajo që e bën opozitën të duket sot realisht qesharake është ky absurd matematikor:
Përveç faktit që 35 deputetë kanë firmosur për Endri Shabanin – i vetmi kandidat serioz dhe profesional për këtë detyrë – opozita ka paraqitur edhe pesë kandidatura të tjera.

Ja lista e firmave të mbledhura nga opozita:
• Adriana Kalaja – 44 firma
• Aranita Brahaj – 35 firma
• Besim Ndregjoni – 34 firma
• Endri Shabani – 35 firma
• Skënder Haluci – 30 firma
• Tartar Bazaj – 28 firma

Nëse bëjmë një llogaritje elementare, del se opozita ka 200 deputetë: koalicioni PD me rreth 50 deputetë duket të ketë firmosur disa herë për kandidatët, plus 35 për Endri Shabanin. Një absurditet që flet vetë.

Ky është një tregues i qartë i kaosit politik, jo vetëm brenda Parlamentit, por veçanërisht brenda opozitës, e cila prej kohësh është shndërruar në objekt talljeje publike, një mishmash tragjikomik që vetëm i shton krizat e veta të brendshme.

Le të presim sot “Portokallinë” e radhës në Kuvend – sepse sa për seriozitet, ai kuvend ka vite që konkuron “Big Brother” apo “Përputhen” .

5 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Llogari qe flet me shume se disa dhjetra leksione. Zot sa qesharak jane bere... Me pelqen Demalia me llogjiken, per rastin ne fjale...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salija

      Ik o Demaliaj se nuk ke shpjeguar gjë... Një deputet mund të firmosë për disa kandidatë. Vetëm kur votohet kërkohet një votë nga cdo deputet.

      Përgjigjjuni
      1. G
        G.zetari

        Mos e nxirrni syçin se vetëm pallavra flet e ngatërresa sjell!

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali berisha kerma krimineli i shqiperis. duhet va

          Adriana baxhellja. kalaja. te mari. nje mender mm m. se eshte nje plak kurve

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vis vlonjati

            Po ky pall syç kari ka ardhur perfundimisht ne Tirone e la Ameriken u lodh si roje garazhdi dhe tani vjen dhe bo si kur mer vesh nga çdo gjo ky eshte nje cope muti qe sa ka shokun nxhiro me syçin vetem familjaret e ktij i shofin ato intervista qe bo o syço o qorr pashe zotin mos dil mo po shko ne amerike puno si roje atje se boll idiote kemi ktu Ose si I thine atje nga amerika jote Go fuck yourself, pice of shit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje