"Katunari i Librazhdit" dhe historia e vërtetë e Taulant Ballës

11 Dhjetor 2025, 15:44Blog Nga Shpëtim Luku

Me Taulant Ballën nuk më lidh ndonjë marrëdhënie personale. Një përshëndetje formale është e gjitha çfarë kam shkëmbyer me të. Megjithatë, emrin e tij e kam dëgjuar për herë të parë rreth vitit 2005, pak pas zgjedhjeve të asaj vere, kur një biznesmen i njohur librazhdas më rrëfeu historinë e kandidimit të tij. Ishte koha e sistemit mazhoritar, kur disa qindra vota më tepër ose më pak mund të bënin diferencën dhe ku pesha e individit ishte shpesh më vendimtare se vetë flamuri politik.

Sipas këtij rrëfimi, kryetari i asaj kohe i Partisë Socialiste, Fatos Nano, kishte kërkuar një këshillë për një kandidaturë të fortë në zonën e Librazhdit. Biznesmeni nuk u mendua gjatë: përmendi emrin e Taulant Ballës. Nano e njihte nga kabineti i vet, por kishte dyshimet e veta për sfidën zgjedhore. Përgjigjja e biznesmenit ishte lakonike, thuajse profetike: “Nëse do të fitosh në Librazhd, vendos Taulantin.”

Dhe kështu ndodhi. Në zgjedhjet e vitit 2005, Balla fitoi dhe nisi një rrugëtim politik që tashmë ka hyrë në dekadën e tretë. Një rrugëtim i shoqëruar me detyra të rëndësishme: kryetar grupi parlamentar, drejtues politik në disa zona zgjedhore, figurë e spikatur e fushatave. Ai ka fituar jo vetëm në zonën e tij tradicionale, por edhe në ato ku është transferuar, duke treguar se kapitali i tij elektoral nuk është rastësi gjeografike.

Edhe kundërshtarët politikë këtë e dinë. Kujtoj përgjigjen e një ish-deputeti të PD-së, nga vetë Librazhdi, kur e pyeta për pozicionin elektoral të Ballës. “Taulanti e ka mbaruar punën me Librazhdin e Elbasanin, tani është hedhur në Gramsh,” – më tha me një ngjyrim admirimi të pashprehur hapur. Më shumë se një batutë, ajo fjali ishte një pranim i heshtur i shtrirjes së influencës së Ballës.

Megjithatë, ky realitet shpesh mohohet nga kundërshtarët e tij. Disa prej tyre e reduktojnë figurën e tij në një fjalë fyese që fatkeqësisht vazhdon të qarkullojë në diskursin politik shqiptar: “katunar i Librazhdit.” Një etiketime i mjegullt, i varfër, i padenjë që nuk i shërben as debatit, as demokracisë.

E vërteta është se Taulant Balla prej vitesh ushtron profesionin për të cilin është diplomuar: Shkencat Politike. E ka kryer studimin jo në një universitet shqiptar të trazuar nga tranzicioni, por në Rumani, ku - siç ndodh shpesh me shqiptarët jashtë atdheut – “halli” e ka detyruar të mësojë disa gjuhë të huaja. Ndërkohë, testin elektoral, atë që nuk e jep dot asnjë diplomë, e ka kaluar me sukses të përsëritur.

Këtu lind pyetja: çfarë duhet të bëjë më tepër dikush për të merituar deputetllëkun? Në politikë nuk je i detyruar të pëlqehesh nga kundërshtarët. Por së paku pritet që kritika të ketë argument, jo paragjykim, të bazohet te fakti, jo te origjina. Parlamenti shqiptar është ndërtuar pikërisht mbi idenë e përfaqësimit të të gjitha zonave të vendit. Nuk ka arsye që suksesi i dikujt të zbehet me një etiketë gjeografike, sikur vendlindja të ishte njollë, e jo identitet.

Në fund të fundit, as Librazhdi nuk ia shton e as ia heq vlerën një deputeti. Ajo që e përcakton është aftësia për të fituar besimin e njerëzve – dhe këtë, Taulant Balla, me të gjitha të mirat e të metat e tij, e ka fituar me votë. Dhe vota mbetet gjithmonë testi më i mirë.

18 Komente

  1. B
    Balla eshte njishi

    Nuk jam votues as i PD e as i PS por nese ka nje intelektual njishi ne Shqiperi eshte Taulant Balla. .......ky i mer para te gjithe sa jane ne parlament ka verbe te forte , hiq Taulant Ballen PS eshte e fjetur , shpresoje edhe te députéte e re Zegjine kjo per disa vite do behet grrifsh e vertete .....

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Të jesh grifshë nuk është vlerë more zotëri. Po të jetë për të tillë, duke lënë mënjanë burrat, ka plot tek stani i Sa-lehut. Po përmend vetëm njërën nga këto Ina Zhupën. Të tjerat kujtoj vetë.

      Përgjigjjuni
      1. ,
        ,,

        Shkrim servil per ndonje favor te rastit. Ke harxhuar llafet kor o Shpetim sepse shume shpjet Balla do te arrestohet.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elblibr

          I marrsh te keqen Ballës!

          Përgjigjjuni
      2. T
        Taulant 2

        Bravo keni te tjera per kunatin xhemal(taulant)? Thoni faqen nga para .ja na thuaj ato nga pas!!!! Ne albanistan kush eshte ne krye eshte ( krye.....) dhe me radhë, te djathte e te majte....TE tjerat janë per te kaluar kohen...mos hani...nuk na mbushin mendjen PERRALLAT .....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant 3

          Zogu nuk e i detyruar ti besoshe çfare shkruhet Po mos ha mut te na mbushesh mendjen me albanistan kur ti je thjeshte nje afgan

          Përgjigjjuni
        2. f
          fjala

          Mero ! Nje shkrim serioz ku paraqet nje realitet dhe komentet poshte jane njesoj si deputetet e parlamentit shqiptar dje dhe sot. Prandaj mar shkas te shprehe nje mendimin tim. Parlamenti shqiptar edhe ne kushtet qe eshte, me sforco, duhet te beje nje ligj te veçante per paraqitjen dhe kandidimin e deputeteve per parlamentin shqiptar dhe te ja bashkangjise kushtetutes se republikes se Shqiperise. Eshte koha qe te mençurit te dalin dhe te thone fjalen e tyre dhe ta perfaqesojne denjesisht popullin, jo si u be dhe ne zgjedhjet e fundit qe kandiduan tezet, hallat e xhaxhallaret, se keshtu i bie qe kush ka fis me te madh te sundoje vendin dhe ma merr e shkreta mendje se kjo nuk eshte demokraci por skllaveri. Kandidimi per deputet me ligj duhet te plotesoje disa parametraqe te shkoje ne kuvend jo per ato qe shohim, por per ato qe na duhen ne jeten tone, si te kete shkolle e nivel te larte intelektual e te jete maksimalisht i shkolluar, ndershmeri e perkushtim, moral e pergjegjesi, dije universale ne fusha te ndryshme te jetes e ekonomise, drejtesise dhe zhvillimeve te teknollogjise moderne, te ruaj formen dhe permbajtjen ne paraqitje si dhe shume parametra te tjere. Ne rast se nuk ka keto parametra nuk duhet pranuar kandidat per deputet se nuk mund te beje e firmos ligje per shoqerine nje deputet qe ka nivel me te ulete se nje jurist ! Si ka mundesi qe juristi te jete noter i i nje injoranti deputet?! Shume gjera qe bota i ka, mos kujtoni se i ka mire. Demokracia dhe jeta nuk eshte formule matematike, por eshte krijim per zhvillim dhe mbarshtrim te saj ne lartesi sa me te medha. Prandaj gjithe anarshia qe shohim vjen se dikujt i pelqen te egzistoje me parrullen e nenkuptuar : ujku mjergull do ! Demokracia nuk eshte standarte e mberthyer ne korniza qe na i paska lene ata te lashtet qe rrinin lakuriq, eshte mjelja e mendjeve te perparuara te popullit per mireadministrimin dhe zhvillimin e tij. Bota demokratike ka shume gjera shume keq dhe nga nje pjes pranohen, sidomos ata qe kane superioritetin ne shoqeri, po nga pjesa me e madhe eshte vuajtje. Dhe ekonomi e tregut nuk eshte vetem plotesim nevojash me bollek, por dhe çperfytyrim njerezor ne shume aspekte te jetes. Prandaj thuhet qe çdo gje me mase. Se ja , ne demokraci jemi, por doktori thote sa me shume semundje, farmacisti thote sa me shume qe te shese ilaçet , punonjesi varrezave e zyrat e varrimit sa me shume te vdekur, prokurori, gjykatesi, avokati thote sa me shume ngjarje e krime qe te shfrytezoje terrenin per te perfituar, por ky eshte humanizmi demokratik?! Sepse ne kete lloj demokracie une kuptoj qe ta shtyjme sa ta shtyjme ! Shkrova se keshtu e ndjeva !

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektese

            I nderuar komentuesi Fjala. E more fjalën, por e more ama. Fole vërtet çfare ndjeve. Na mbytën njerezit e ndyrë, që shesin veten dhe çdo gjë tjetër. Shesin edhe gruan edhe nderin, edhe dinjitetin per lekë. Dhe mjafton vetëm nje gjë qe e keqja te triumfojë - mjafton qe njeriu i mire te mos beje asgjë. Shqipëria ka plot njerez te mirë, por nuk po bejmë gjë. Po e leme veten te na mbysë e keqja dhe njerezit e ndyrë.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lëroi

            Je buthlëpirs me kullaro Të përshëndes me këngëntë gjith legenat njësoji janë

            Përgjigjjuni
            1. S
              SOKRATI

              Vlerësim dinjitoz! Djaloshi i ri, Tauland Balla, i shkolluar në Evropë, me ëndrrën për të kontribuar në Atdheun tonë të cfilitur, që nga fillimi i karrierës së deputetit të PS është përplasur me kreun e gjithpushtetshëm, të vetquajturin "mbret" i Shqipërisë, i njohur për deklaratën e një xhindi, të një karagjozi, të një trafikanti, të një banditi, të një hakmarrësi primitiv dhe pa shpirt njeriu, duke ia përmendur shkurt lexuesit, kërcënuesi iu shpreh: "Ta baj ftyrën si kpuca uné tye! Çka po ban motra jote tani?"...dhe e plotëson karakterin e tij banditesk: - Jam adolf Hitleri uné, or budallenj! Banditi është më shumë se xhambaz, është vrasës i popullit, i qytetarëve të pafajshëm, është i çmendur për tu dukur dhe të diktojë mbi të tjerët, është tmerrësisht i xhindosur, për të qënë në kolltukun, ku i jepet mundësia të shprehë egon, cmirën, urrejtjen, ftyrën e tij të vërtetë sëbashku me idiotësinë, duke mospranuar asnjë këshillë, asnjë vrejtje, asnjë korigjim, ndërsa mbi supet e tij të një mushku xanxar, rëndojnë pazare, shkatërrime, shkretime, vdekje njerëzish dhe gjithçka e zezë mbi këtë komb. Taulant Balla është një nga modelet më të mirë të përfaqësimit të portretit të një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë dhe zoti Lapardhaja meriton nderim dhe respekt për këtë vlerësim. Fjalori njerëzor, qetësia e të shprehurit, pjekuria e mendimit dhe përpjekja për konkretizimin e mendimit janë në natyrën e njerëzve të mençur. Populli këta njerëz i ka gjetur tek PS. Ky fakt e shton edhe më shumë angazhimin e këtyre njerëzve të zgjedhur, duke iu përkushtuar tërësisht punëve në interes të popullit dhe të Shqipërisë dhe jo të individit...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Shkrim i ceket. Vlerat e nje deputeti nuk duhet te jete "perdorimi" i kulisave, rrengjeve dhe mashtrimeve te vogla por dinjiteti, bashkebisedimi dhe e verteta. Persa i perket vleresimit per Ballen duhet pare se sa dhe si shkon peshorja. Sot jetojme ne nje kohe te veshtire per te verteten dhe dinjitetin. Nuk e njoh Ballen, as dua ta vleresoj apriori, por ne nje kohe kur vleresohet mashtrimi e kam te veshtire te besoj ne pastertine e cdo deputeti. Me qe ra fjala, po ish-deputeti Rraja si i fitonte votat? Po ajo Mille e Elbasanit? Po Sula i Peqinit? Argumentimi ne kete shkrim bie poshte.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Balla,nje vegel e krimit te organizuar, qe kete detyre e ka marre gysh heret,ne kohen e Nanos dhe me bekimin e tije. Krimi i organizuar ka investuar tek ky kriminel,sepse AI I plotesonte kushtet per te sherbyer ne kete detyre , dhe pallosha i ripjelljes e gjeti te gatshem,dhe nuk kishte nevoje ta rekrutonte sic beri me shume figura te LSI-se. Sa per formimin intelektual te tijin dihet tashme me kohe se Ai e fitoi me plagjiature tek gabelt e Rumanise. U tha qe do rishikoheshin te gjitha rastet ne parlament,dhe duket se krimi i organizuar e beri te veten me presionin ndaj palloshes, duke mos u bere asgje ne kete drejtimin. Dhe ky kriminel ishte aresyeja qe nuk u be gje. Perfitoi ne kete mes edhe Mona cizmja qe sot e kemi me titull shkencor, dhe si rezultat i ketij titulli e kemi opiononiste ne BB tek Top - kurva.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shebeniku

                    Respekt Shpetim Luku. E meriton respektin per trajten e dhene ne shkrimin tuaj emertimit fyes qe i behet atij populli mikprites te Librazhdit, ku ti dhe ne te gjithe kemi gjetur ngrohtesi dhe dashuri gjate viteve qe kemi punuar atje. Jetegjatesia dhe kariera e z.Taulant flet vete per punen e tij, e cila verifikohet dhe konfirmohet me vote.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardhyl

                      Te flasesh pa argumenta dhe te shprehesh mbare e prape per dike eshte shume e kollajshme por harron se prapa ke vlersimin publik qe nuk ke vlera.Taulantin e njehe gjithe zona Elbasanit librazhdit prenjasit pogradecit ,por gjithekund ku ka drejtuar ka lene mbresa shume pozitive .Me fjalen e embel pa sharje fyerjre e me argumenta gjithekend i ka bere pervete.Kudo respektohet se te duket e pa besushme por po bisedove me kete njeri ne axhenden e punes tij do gjej zgjidhje halli i bashkebiseduesit dhe zgjidhja e problemeve sipas mundesive.Kane shume te drejte shruesit pozitiv te me siperm por pa tjeter do kete dhe njetez qe do thone dhe brockulla e nuk bejne pa te tilla veprime.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Plaku matuf

                        Degjoni plakun .Sipas rradakes time te vobekte deputetet e te gjithe zyrtaret e larte te shtetit duhet te kene kryer me detyrim shkollen e administrimit publik .Duhet te dine nga drejtesia ekonomia historia ushtria te dine si fuksionon shteti etj ,pra e pakta nja tre vjet shkolle tip master .ne cdo prefesion duhet te kesh kryer shkolle pervecse ne pulitike qe ‘ske nevoje te provoc se di si admnistrohet shteti .Ku Liz Cheney tha se ne SHBA po zgjedhim idiote c’mbetet per te thene per deputetet e shqiperinse tone te gjire .

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilo

                          Shpëtim Luku! Shum i sakte dhe korrekt! Respekt!

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            ZJARRI I 6

                            ESHTE NJE FILM SHQIPTARE FIJET QE PRITEN

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Albanistan

                              O Timi nuk e njeh mirë????? Po Sali krimineli ,pse i thotë Taulant Gjura, po Elbasani, po i vëllai c pune ben ,po motra me cmeret, po motra skeja ,Nuk mbulohet me shkop një mut DHE SKA SHQIPETAR MOS TE JETE HAJDUT

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje