Kërkohet me çdo kusht një i vdekur!

30 Tetor 2024, 18:49Blog TEMA
Kërkohet me çdo kusht një i vdekur!

Nga Dritan Hila

Në protestën e radhës, opozita PD&PL kanë premtuar që do t’i shkojnë kryeministrit Rama në shtëpinë e tij në Surrel.

Në historinë botërore nuk njihet sulmi ndaj shtëpive private të shefave të qeverive, as në raste revolucionesh. I vetmi që njohin kohët moderne është sulmi i bandave të drogës në Haiti mbi shtëpinë e presidentit, duke e vrarë atë.

Mirëpo dihet që Haiti është një shtet i dështuar, dhe ngjashmëria me ne ka vetëm në vitin ‘97 kur shefi i vendit Berisha, e çoi Shqipërinë në kaos, ku Berisha që përfaqësonte në ato kohë shtetin, kontrollonte vetëm godinën e presidencës. Duhet theksuar që edhe ne po dështojmë vazhdimisht të bëjmë shtet në këto 112 vite, duke çuar shpesh vendin në prag shpërbërjeje.

Justifikimet për një sulm mbi shtëpinë private të Ramës janë të sforcuara për të fshehur thelbin: PD-së i duhet një kauzë dhe ky është mirë të jetë i vdekur. Nëse protestuesit e PD&PL shkojnë tek shtëpia e Ramës, do tentojnë pushtimin e saj, çka nuk mund të lejohet nga garda. Dhe në këtë rast nuk është çudi që situata të dalë jashtë kontrollit dhe opozita të marrë të vdekurin që i duhet. Mund ta bëjnë fare mirë duke marrë kryeministrinë, si në kohët e arta të Nanos ku çdo gjashtë muaj plaçkitnin katin e parë. Mirëpo nuk kanë numrat që ta bëjnë këtë. Një shtëpi është më kollaj.

Në të kundërtën, të rrisin presionin psikologjik mbi kryeministrin për të bërë qeveri teknike që praktikisht do të thotë dorëzim pushteti.

Kjo në fakt tregon dëshpërimin e opozitës. E ndodhur përballë rënies së numrit të protestuesve që po i afrohen numrit të grupit parlamentar, e vetëdijshme se djegiet e karrigeve dhe bllokimet e rrugëve nuk janë strategji që të jep fitore tek kutitë e votimit, kërkon të precipitojë situatën në prag lufte civile duke e çuar në ekstrem siç do të ishte sulmi mbi shtëpinë e kryeministrit.

Dhe ku ka më mirë se një i vdekur për të ripërsëritur 14 shtatorin e ‘97-ës. Pas kësaj shpresojnë që ndërkombëtarët t’i njohin si palë, Rama të dorëzojë pushtetin, Berisha të nusërojë për herë të tretë. Dhe pastaj thonë pse ikin shqiptarët. A mund të ndodhë kjo?

Fatkeqësisht për Berishën dhe fatmirësisht për vendin, jemi anëtarë të NATO-s. Askush nuk ka për të lejuar destabilizim të prapavijave të aleancës. E vetmja çudi që mund të ndodhë është një përshkallëzim i pozicionit juridik dhe arrestimi i Berishës. Por të jetë i sigurtë që ky nuk do të jetë as urdhri e as faji i Ramës, sikurse njëzet e ca vite më parë nuk ishte as dëshirë e as urdhër i Metës për ndalimin e tij. (Dritare.net)

21 Komente

  1. U
    Uliks.

    Dhe saliu arriti te vrase jo 1 po 2 Vis martini kishte kohe kishte fol per licin

    Përgjigjjuni
    1. k
      kamzaliu

      Tani! Sido qe te shkruash, nuk te ben ambasador Rama,. Me pare ja vlen te besh Rudinen ambasadore se tyja. Mos ki frike, se Saliu kercenon per opinion, qe ti vene neper mitingje sa me shume militante por nuk ka mendere per ato gjera qe trembesh ti. Pastaj ata te dy jane ne pazare mes tyre, keto qe thone i kane per demagogji. Prandaj shkruaj ndonje gje per popullin e varfer e sidomos pensionistet, me hallet e te cileve po tallet ashiqare!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ruajeni Saliun, aman bre burra e gra rreth tij

        Thuhet se do vrase vehten Saliu trimi nga veremi, si Hitkeri, por nuk duhet lejuar kjo, na duhet Saliu per estraden qe na jep cdo mbremje.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaqo

          14 shtator 97!!!??? Duke menduar se cdo gje qe thone e shkruajne keta gazetare a analiste eshte ashtu si thone ata, bien ne kurthin e mendjemadhesise, dhe une lexuesi nuk quaj lapsus, si duan ta thone ata, por fodullek, dime cdo gje ne.

          Përgjigjjuni
          1. P
            P

            Ata kane kohe qe e kerkojne te pakten nje te vrare nga policia qe t'ja faturojne Rames po deri tani nuk e kane gjetur dhe ta vrasin vete e t'ja fatureojne QEVERISE . KUSH do ta kete kesmet fatin deri tani vetem dy persona kane dale vullnetare ai kari KRESHNIKU i maleve COLLAKU dhe ai pilja i Peqinit DASH SULA po mesa duket asnjeri nuk i ndez dot turmat e prandaj si duket presin ndonje vullnetar tjeter . Nje sugjerim ta pyesin njehere ate profesorin e karit mbas e eshte dakort te flijohet i madhi AGRON GJEKKAKA , nuk besoj ta beje dysh fjalen e partise .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti U S A

                      1. Q
                        Qytetari i thjeshte

                        Zoti Hila jam plotesisht dakord me ju por kam nje propozim qytetare dy shkrimet me te fameshme per kete vit dhe me shume jane : 1. - Shkrimi i bere nga zoti Ilir Demalia me Titull : " P.D .- ja nuk ka ekzistuar kurre...".......... 2. - Shkimi i zotit Kreshnik Spahiu : - " Rruge e xanun."................................................................. Keto 2 shrime duhet te ribotohen cdo dite ne portale e gazeta....jane manifest....!!!!!!!!!!!!

                            1. A
                              Ah sikur te thyejne qafen

                              Ah sa mire te ikin qeveritaret shqiptare dhe te vije guvernator anglez ose nga shtetet skandinave. Te shpetojme njehere e mire,cfare mutin ta besh gjoja sovranitetin,kur Turqia ben cfare te doje,hajdutet e shtetit sebashku me mafien e rrenuan vendin,e boshatisen nga popullsia

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kutuzovi

                                Rama,ne asnje menyre nuk duhet te pranoi qeveri teknike,dmth te dorezoi pushtetin. Nuk duhet te bjere pre e qurravitjeve te Sali Berishe qe na del si hoxha efendi ne maje te dritares se banjos kati tete na tregon prralla me mbret,apo hulicinacionet e tij per qeveri teknike. Saliu,pushtetin t'a shikoi me dylbi.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Skenderbegasi

                                  Mul kuksiani te besh rolin e te vdekurit nuk eshte zanat i mire.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    VLONJATI

                                    PD po do patjeter te vdekur te qelloj ne ballkon dhe do vrase kriminelin ,hajdutin me te madh te popullit shqiptar sali sheqere karaxhic qe me te gjithe familjen etij ka nje pasuri marramendese 2 miliard $ dhe po tua ndash pensionisteve per vit te ri u bje 2700 leke te vjetra seicilit KJO ESHTE ARESYEJA SE SALIU PELLET NGA BALLKONI .Nuk bera llogarite e gites , zeni dhe jam arberit qe jane bashke per te ndertuar kopshte dhe shkolla ne tirane PO te bejme llogarite e gjykateseve te plepave shqiperia be het kopesht me lule U konfiskoni pasurite gjin gjoneve , kuliceve , fazllicit , taci oil ,krye hajdutin kastratin qe ne thememl kane gjakun epopullit.Vetem keshtu nuk do vjedjin gjykatesit ,nuk do shesin operacionet ne institucionet shteterore shushunat eshendetsise ,nuk do blihen kartonet e diplomave dhe titujt e profesoreve nga kule e kompani

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      raul

                                      Shqiperia e shekullit te xx1 dhe shume prane hyrjes ne BE pas hapjes se negociatave para disa ditesh nuk mund te kthehet me mbrapa as nga Neroni i katit te 8t qe e donte Shqiperine ne flake ne 29 tetor nga tyrbja e katit te 8t as nga kercenimet e sozite e mareshalleve naziste Flamut Geringu qe kercenonte si gjeli maje plehut per te sulmuar shtepine e kryeministrit apo nga feldmarshalli nazist Gaz Hajnrih Himleri qe ishte ne ekstaze dje per bllokimin e rezolutes me parlamentaret europiane .Shqiperia do votoje ne maj 2025 pa qeveri teknike te shpikur nga sheiku taliban si njeriu i mbytur qe kapet pas deges se pemes se e di mire cfare e pret ne maj 2025 nje beteje elektorale qe do ta nxjerre perfundimisht nga politika Hu Xhintaon 81 vjecar qe ka pare ender qe nga varri politik ku ndodhet do behet dhe nje here kryeminister aq sa mund te behet dhe nje here kryetar bashkie ne Tirane Belo krrici i mundur me 80 mije vota diference. Prisni, 6 muaj jane, populli shqiptar po ruan qetesine duke pare cdo jave serialet neonaziste te trushplareve te vicidolit qe ne maj 2025 do marrin nje pergjigje ekzemplare shume me te madhe se ajo e 14 majit 2023.Dhe kjo duket qarte ne fytyrat e nxira te egra te shfytyruara si te perbindeshit te vicidolit, ashtu te Muli molotovit, te Vokshi sygerdoqes, te Paloqes, te Baz gardh sumkapucit apo te krricit te Faros me dy gishta lart. Vetem shihjuani surratin se sa te shfytyruar qe jane se e parandjejne mire se cfare i pret ne maj 2025 dhe i kane varur shpresat e fundit te fija e kashtes ne lumin ku po mbyten cdo dite nga urrejtja patologjike e shumices dermuese te popullit shqiptar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        besimtari

                                        E drejte Dritan.Saliu kerkon te perserise 12 Shtatorin e 1998 ku per viktime kerkon koken e Gaz Bardhit.Planin e ka marre persiper Flamur Noka ku si ne 2 Prill 1991 do te futen snjperat qe morren pjese ne 2 Prill te 91 ne Shkoder ,ku pasketaj do te hapin lajmin qe Bardhylken vrau shteti.Ky eshte shanci i fundit qe Berisha te dale nga kafazi dhe ta rridjege Shqiperine per here te fundit pasi e ndjen qe po iken nga kjo bote e paqte pa zjarr ,pa siguruar pasardhesit e vet qe kish menduar qe do te ishin trashegimtaret e fronit te tij. Atij i kane zaptue kullen duke e koritun e per rrjedhoje nuk iken nga kjo jete pa e rrimare sepse ne dritaret e saj ka ende gjurme ne vrasjet e 21 janarit 2011.Me kete kategori kafshes qe kane zaptue kryeqytetin vetem metalurgjku ban pune e kerkush tjeten.Vete ne kete menyre mujd me u pastue ky vend prej ketyre plehrave te pa riciklueshme.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emigranti

                                          Si ka mundesi qe nuk e kupton ky popull qe keta te dy jane kriminel/maskarenje qe mbajne njeritjetrin ne politike dhe bejne filma sikur zihen e shahen duke corjentuar kete popull te vuajtur. Atyre duhet marr pasuria e vjedhur dhe duhet dhene pensionisteve dhe familjeve ne nevoje. Vetem keshtu do marr fryme Shqiperia

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kaman.

                                            Midis te tjerash Shqiperia eshte e telendisurve e varfer se ka pisa gazetare si ibbiri i monstres qe veiste gra qe shkruan kete artikull.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje