Nga Dritan Hila
Qyshse ka filluar beteja e re mes Izraelit dhe Hamasit, ka filluar edhe ajo në rrjet, ku natyrisht shqiptarët nuk mund të mos rrinin pa marrë pjesë.
Një segment i këtyre janë nostalgjikët, ata që kanë mbetur nga koha kur Enver Hoxha ishte rreshtuar në krah të arabëve qoftë për shkak se gjithë lindja komuniste mbante atë anë, e qoftë sepse e gjente veten më afër shpirtërisht me diktatorët e asaj zone dhe ku Izraeli bënte dallim. Këtyre nuk iu vihet faj pasi akoma besojnë se Mehmet Shehu ishte poliagjent.
Një segment tjetër janë ata që nuk i futen analizës se si qëndron puna në terren, por janë dakord edhe me protestat e shoqatës së kafshëve, alkolistëve anonimë apo kundërshtarët e bypassit të Gjirokastrës. Këtyre nuk u vihet faj se gëlltisin gjithçka servir propaganda.
Dhe të fundit janë ata që identifikohen me islamin dhe jo me kombin dhe përfaqësojnë internacionalen islamike dhe nacionalizmin arab për t'i marrë tokat kaurrëve. Këta janë më të sinqertët.
Personalisht besoj se shumica e shqiptarëve simpatizojnë izraelitët pasi janë kërthiza e qytetërimit perëndimor, janë një demkraci e zhvilluar me defekte që i njohin edhe ata vetë dhe janë përkrahës të shqiptarëve qoftë për shkak të mbështetjes që iu dhamë gjatë Holokaustit apo të drejtave njerëzore. Lobi hebre dhe Madlen Ollbrajt ishte një mbështetës i Kosovës.
Çuditërisht gjithë internacionalja islamike është në unison me të majtën evropiane, një e majtë që rrallëherë ka qenë proshqiptare (përjashto luftën e Kosovës kur Klinton dhe Bler i morën zvarrë) dhe kanë mbushur sheshet me protesta. Madje po harrohen 1.200 izraelitë të vrarë, por numërohen ata palestinësë pa bërë dallim sa janë civile dhe sa të Hamasit.
Sot në demonstratë ke vetëm arabë dhe majtistë. Por le të kthehemi te Kosova, që shumë filopalestinezë e gjejnë të ngjashme me Gazën dhe Izraelin të ngjashëm me Serbinë e Milosheviçit. Kjo është një tezë që tërthorazi armiqëson Kosovën me miqtë e saj perëndimorë duke barazvlerësuar të pakrahasueshmen. Para së gjithash Hamasi nuk ka pikë krahasimi me UÇK-në. E para është një organizatë terroriste dhe fondamentaliste, kurse UÇK-ja një organizatë laike e cila nuk pranoi asnjëherë në radhët e saj muxhahidinët dhe me karakter të theksuar kombëtar.
Asnjëherë UÇK-ja nuk përdori civilët si mburoja njerëzore dhe as i mbajti peng ata. Në të kundërt Hamasi nuk po lejon evakuimin e civilëve nga Gaza veriore pikërisht për t'i përdorur si mbrojtje njerëzore.
Udhëheqësit e UÇK-së kanë qenë të gjithë në terren, kurse ata të Hamasit urdhërojnë masakrat mbi civilë nga hotelet luksoze të Dohas në Katar.
UÇK-ja asnjëherë të vetme nuk bëri raprezalje mbi civilët serbë dhe aq më pak t'i merrte peng. Kjo është tezë serbe e mbështetur nga gjakprishurit shqiptarë, e cila po çmontohet në Hagë.
UÇK-ja asnjëherë nuk pengoi evakuimin e civileve drejt Shqiperisë që t'i përdorte si mburojë, përkundrazi, kur mundi u bë mburojë e tyre, në kundërshtim me Hamasin që po i përdor si mish për top.
Asnjëherë UÇK-ja nuk preu fëmijë në fyt, as përdhunoi femra dhe as dogji të gjallë familje serbe. E kundërta është e vërtetë. Ndaj Kosova nuk ka lidhje me palestinezët dhe UÇK-ja me Hamasin.
Dhe së fundmi, Serbia nuk kishte asnjë kauzë historike për pretendim territorial ndaj Kosovës përveç disa sajesave murgjish me moshë 100 vjeçare. Kurse Kosova edhe në motët më të zeza ka një vijimësi historike të prezencës së saj në Kosovë dhe supremacisë numerike.
Ajo që është më e rëndësishmja sot, ka të bëjë me faktin se në krah të Izraelit janë gjithë blloku perëndimor atlantik. Kurse ata që qajnë më shumë për të drejtat e plestinezëve janë vëllezërit arabë që shkëlqejnë nga demokracia, kinezët, pakistanezët, domethënë gjithë galaktika e vendeve ku njerëzit dhe shqiptarët “ëndërojnë” të emigrojnë.
Gjithsesi është një zgjedhje e drejtë rreshtimi që ka bërë shumica e shqiptarëve në krah të Izraelit. Pasi miku i mirë gjendet në ditë të vështirë, qoftë edhe më një fjalë që të ngushëllon./dritare.net
Turp te kesh qe ofendon ata njerez qe mendojne ndryshe nga ty! Turp, more palaço qe pergojon te majten evropiane. Ti per ke voton? Per te djathten shqiptare, Sali non-graten dhe hajdutin Fatmir Mediu! Duhet te kesh qene tape kur ke shkruar kete paçavure! Lexo artikullin e Carlo Bollinos, ai eshte klas gazetar jo si ty legen.
Driton o Driton, Aliarm i rremë si gjithmonë!!! Shqiptarët në të dy anët e kufirit janë tërësisht me Izraelin në këtë konflikt, për arsye se: së pari duhet garantuar siguria e një shteti në mes të një kombësie e tërësi shtetesh Arabe. Së dyti, Izraeli sapo e ka njohur Pavarësinë e Kosovës në një moment delikat të shtetformimit të saj, Palestinezët jo. Së treti bota arabe dhe palestinezët i përkasin dhe janë rreshtuar me botën Ruso Sllave që është kundër Shqiptarve. Prandaj shumica e shqiptarv, mbi 95% , Jan pro Izraelit. Ka ca maluketër që janë pro HAMAS, që e krahasojnë Kosovën me Palestinën- Këta Jan shumë pak. Në krye të tyre qëndron kryepaloministri ynë që tregon broçkolla në Parlament se çi paska thënë Klintoni Arafatit....duke aluduar se do ju gjej si palestinën.. Kujtohu driton kujtohu.. Edvini është i pari që e bën këtë krahasim, edvin yt.
Me gjithe respektin qe kam per artikull shkruesin, mendoj se eshte detyre dhe pergjegjesi qytetare qe te gjithe te jene te shqetesuar dhe te shprehen per dramen e konfliktit Israel - Palestine. Mes pasjoneve, te gjithe ofrojne edhe shume pika veshtrimi te verteta edhe pse ne llogore te kunderta. Historia e popullit palestinez eshte edhe me tragjike se ajo e shqiptareve te Kosoves. Dhe pavaresisht asaj qe mendon klasa politike palestineze, e formuar ne nje burg te tmerrshem, per pavaresine e Kosoves, ne shqiptaret nuk duhet kurre te behemi pergjegjes indirekt, per akte gjenocidi, represjoni, spastrimi etnik, masakrash, aparteidi, qofshin keto edhe ne kurriz te armiqve tane shekullore si greket dhe serbet, qe nuk i kane kursyer mbi popullin shqiptar. Gerd Lerner, nje intelektual italian me me origjine hebraike thote; " Ka 56 vjet qe Israeli pushton territore te banuara nga palestinezet dhe genjen veten se administron nje demokraci shtepiake, ne te njejten kohe qe ka krijuar nje mekanizem persekutimi nga me te tmerrshmit ne historine njerezore per fqinjet e tij, me pasoja dramatike per te gjithe ndergjegjen dhe kredibilitetin e Israelit dhe Perendimit. Ndersa nje i djathte si Xhulio Andreotti deklaronte per palestinezet ne 2006; "Gjithkush do te ishte nje terrorist pas 50 vjeteve ne nje kamp perqendrimi me femijet pa asnje lloj te ardhmeje". Eshte e gjate lista e te gjithe atyre intelektualeve te gjithe planetit, shume prej tyre me origjine hebraike, qe me qendrimet e tyre kritike ndaj Israelit dhe Perendimit, kane parashikuar kete qe ndodhi kohet e fundit, biles shume prej tyre parashikojne qe procesi i asgjesimit total te kauzes palestineze mund edhe te permbyllet me sukses nga Israeli ne bashkepunim me mbeshtetjen aktive dhe pasive te Perendimit, por kjo dhe gjithe ky proces asgjesues i tmerrshem shekullor ndaj nje populli, mund te sjellin fundin e vete e perendimit, moralit dhe kredibilitetit te tij planetar, qe le ta themi shkoqur edhe sot le shume per te deshiruar, perballe shumices derrmuese te popullsise se globit, pavarsisht asaj qe perendimi mendon per veten apo imponon me sukses si hegjemoni dominuese. Ne shqiptaret sot bejme pjese ne krahun e Perendimit, gjithmone ne nje raport thellesisht inferior, gati rracist. Ushtarakisht bejme pjese ne NATO, por pa te drejte vetmbrojtje, nen ombrellen e fqinjeve super te militarizuar, qe zbatojne ne menyre aktive plane copetimi territorial. rezultat qe mund te coje shume shpejt ne nje tip Hamasi grek, me ideologji te qarte, lider shpirteror fetar, financim dhe infrastrukture ushtarake. Politiksht perkrahim ne gjithcka BEne, por ne nje distance higjenike, jashte mureve te saj. Me Kosoven gjerat jane edhe me komplekse. E cliroi Perendimi, i terhequr zvarre nga aksjonet e UCKse, kur u diskretitua boterisht si aleat pasiv i varreve masive dhe gjenocidit qe kryente Milloshevici. Pas gjenocidit te Bosnjes, te asistuar pasivisht nga ushtaret e BEse qe benin sehir, Kosova mund te sillte rrenimin e kredibilitetit, prandaj edhe u detyruan te nderhyjne. UCKse nuk ja falen kurre. Dhe sot kane ngritur me shantazh, nje gjykate kolonizatoresh me faktet e fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, qe ndeshkon dhe flet ne emer te popullit te Kosoves. Qellimi i fakteve serbo-ruse eshte qe perpara se te denojne luften clirimtare te viktimave, duan edhe ti poshterojne me "faktet" e kasapeve te thertores. Duhet te tejkalojme situaten dramatike ku gjendemi sot nga nje ane; me dy presidente hajdute dhe te diskretituar qe jane kthyer ne ushtare te janulles, mavit dhe vorioepirit, bashke me forcat e tyre politike dhe nga ana tjeter me nje sulltan narcizist te dashuruar marrezisht pas vetes, ku edhe zyrat e shtetit i ka mbushur i ngazelluar me artin e vetvetes, si ushtaret muret e haleve me letrat qe fshijne menderen. Nje lider servil, vrimbythe bashkepenembajtes, ne krye te nje qeverie qe rrjep shqiptaret, ne nje turravrap lavdie planetare, ne krye te nje shteti pa industri, pa fabrika, pa bujqesi, pa ushtri, pa shkence, pa flote, pa hekurudhe, me nje nivel te tmerrshem papunesie dhe hemoragjie spastrimi etnik, nen hyqmin e mafjes, nuk i duhet as Shqiperise as Kosoves. Shqiperia duhet te filloje te mendoje me koken e saj dhe te kete me shume respekt per veten. Duhet te ndertojme pa humbur kohe nje shoqeri mendjehapur laike dhe patriotike, ushtrine dhe industrine e rrenuar dhe te jemi me me bole ne kontrollin e territorit tone dhe ne politiken e jashtme; ku duhet te jemi te ndergjegjshem qe nuk kemi forcen per te zgjidhur konfliktet, ku jemi te detyruar te tutelojme interesat dhe aleancat tona si popull i vogel me aleate me te forte ushtarakisht, politiksht dhe teknologjikisht. por edhe ku kemi vija te kuqe per kedo.