Pse tensioni më i madh i Kosovës është ‘me’ Shqipërinë sesa me Serbinë?!

14 Tetor 2023, 19:12Blog TEMA
Pse tensioni më i madh i Kosovës është ‘me’

Nga Ben Andoni

Për të mbarëvajtur dialogun Kosovë-Serbi; për të menaxhuar përplasjet në Kosovë; kur Serbia ‘e tepron’; kur Beogradi qesëndis dhe përdor një diskurs me shumë ekuivoke janë gjithnjë kancelaritë ndërkombëtare që ndërhynë. Ambasadorit amerikan Hill në Beograd i është dashur të debatojë, brenda tagrit diplomatik, dhe me një përfaqësues të lartë të vendit të tij, duke i shpjeguar qëndrimet e tij institucionale dhe private, që gjithnjë janë në hullitë e detyruara. Për Kosovën flitet sistematikisht në periudha kohore në Këshillin e Sigurimit, ndërkohë që një administratë e tërë e huaj dhe një sërë emisarësh merren me të. Dhe, ngjarjet e fundit të Banjskës dhe të gjithë ato që kanë rrjedhur paskëtaj, tashmë janë pjesë e ankimeve të vazhdueshme të Kosovës, të një hetimi që mëton se do të bëhet dhe në Serbi (pak paradoks sepse qasja serbe i sheh si heronj njerëzit dhe viktimat mes tyre të 24 Shtatorit) e mbi të gjitha e një reagimi jo të vogël ndërkombëtar për Serbinë. E megjithatë, ai vrull i parë është fashitur, masat e besuara nga BE-ja se do të vinin për Serbinë kërkojnë përgjigjet e një raporti hetimi që duket se do marrë kohë, kurse të gjithë flasin për dialog. Madje, edhe Tirana, zyrtare i është bashkuar të tjerëve, me pothuaj të njëjtin regjistër, pas asaj ‘ndarje’ të parë me BE-në sa i përket problematikës së Kosovës.

Për fatin e keq të saj, Kosova ka dalë realisht nga axhendat këto ditë prej luftës në Gaza. Mbase problematika e Kosovës me Serbinë do të shpaloset në Samitin e Tiranës, por me atë axhendë aq të pasur, të dy palët do t’u duhet të përfshihen në ato që mund të përfitojnë nga ky samit i parë në një vend jashtë BE-së. Nga një logjikë e thjeshtë, kuptohet se nuk do të shfrytëzohen hapësirat e pakta të kohës në Samit për Tiranën dhe Kosovën, që t’i fashisin problematikat e tyre. Të paktën, ndeshja e fundit e përfaqësueses, mund të ishte një moment i mirë. Por protokolli sportiv i FSHF-së për Tribunën VIP dhe servilizmi institucional nuk e mundësuan që kryeministri Kurti të ulej përbri Ramës!!! Një gjë të tillë, Rama e Basha e bënë disa vite më parë, kur lanë në një aktivitet kulturor, një karrige në mes të ndarë, thjesht të dukeshin si të ndarë, paçka se në fakt pak vite më pas do të bënin flirte, që i kushtojnë edhe sot politikës shqiptare.

Ndërkohë që Ramës i duhet të kufizojë fjalimet e tij kilometrike (si i fundit për Kosovën) në një parlament, që tashmë është bjerrur cilësisht dhe moralisht prej betejave boshe dhe ndarjes qesharake të opozitës. Vetëm se shfrytëzimi i Kosovës nga të dy palët e politikës shqiptare është deri gati banal. Ashtu si në vetë Kosovë, u ndanë deri për gjëra dytësore, siç ishin shtesat për policët.

Kosova dhe Shqipëria duket se e kanë tensionin mes veti, jo se Kurti me Ramën nuk po merren vesh për gjërat thelbësore, porse nuk po shikojnë se çfarë e kërcënon rajonin në të ardhmen. E kur Rama (megjithëse ka njëfarë të drejtë për Veriun), përdor atë fjali, në Kosovë merren me kryeministrin shqiptar dhe po bëjnë një ndarje, për të cilën serbët nuk u duhet të harxhojnë shumë energji, që të na ndajnë.

Këtë e shton jashtëzakonisht konfuzioni në Kosovë. Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri Mustafa i kërkon Qeverisë Kurti gatishmëri për dialog, e madje alarmon se Serbia mund ta përdorë skenarin e Hamasit me fjalinë se “tragjedi e ngjashme i troket në derë edhe Kosovës”; kolegë të tij i japin fund Zajednicës; dikush e kërkon atë me garanci amerikane; të tjerë merren me Kurtin; ky i fundit i qesëndis për zgjedhjet; një pjesë tjetër kërkon megjithatë zgjedhje…

Aman, të gjitha bashkë nuk e shpjegojnë se pse Tirana dhe Prishtina politike janë kaq të ndara dhe nuk bashkëpunojnë, paçka se kërkohet përfshirja e Shqipërisë dhe ndihma e saj, ashtu si nga ana tjetër kërkohet vëmendja e Prishtinës, por që në fakt tashmë është gjithnjë e më e vogël. Por, gjithsesi, Kurti duket se është maturuar disi në politikë. Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, ka thënë së fundi se:”Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë”, shkruan në një postim të fundit Kurti. Pa precizuar se çfarë duhet bërë që të mos ndihemi gjithnjë e më shumë si dy vende kaq të ndryshme, paçka kombit të njëjtë.

32 Komente

  1. a
    ardit

    Se kemi nje kryeminister te piste qe shet nene e atdhe e ra n'sy/

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Jeni krejtesisht gabim pseudonimi "ardit". Kosova eshte krahine e Shqiperise dhe kur themi "Kosove", nenkuptojme "Shqiperi"; kur themi "Shqiperi" nenkuptojme "Kosove". Kushe konsideron Kosoven si pashallek me vete, e do ate per kolltuk dhe karriere. Por koha e pashalleqeve ka nje shekull e gjysme qe ka perenduar, jetojme ne Europen e Bashkuar, me ekonomi te globalizuar.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkodra

      Poshtersirat e nje narkoshteti. Ndotwn e droguane gjithe vendin, tani i hudhen Kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Ku nuk arrin te thote ndogje ! Mendon vetem qe te cfaqet opozitar, se e di qe ashtu I mbrojtur, eshte Moda e dites e disa gazetareve medioker!

        Përgjigjjuni
        1. t
          tata luigji

          Sepse kosova ka nje drejtus qe per shume vite i ka sherbyer UDB nga njera ane dhe anen tjeter sepse eshte i lidhur ngusht me liderin e hamasit. ballkanik Salih bin laden

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lushnja

            O muta qe kundermoni. Lereni Kosoven e mos i ndihmoni shkjaut, merruni me Çamerin po ua mbajti nga greqiret. Rama i sherben Vucicit prandaj flet e shane Kosoven. Se po te mos i sherbente Vucicit nuk do tia mbante te flistw per Kosoves, ashtu sic nuk ia mban nga greqiret te flas per Çamerine.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fener Zizi

              Ku e shajti Rama Kosoven o Pras Kushnje qe ju Shkerdhen dhe Lepuri, ku ke degjuar Ti Laluc sharje?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dumbabistet e Saliut u bene analistë

                Feneri, respekte. Jane mbledhur nje tufë trapash dhe flasin me fjalët qe perdor Saliu, sepse as shkollen fillore nuk e kanë mbaruar. Është e kote të argumentosh me injorantët.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Durresi

                  O Fener koqja, Ràmović tha "Kosova eshte toke e askujt". O bastard pa tru, cfare kupton ti me sharje? Ik o Feneri i Stalinit. Ik shko te komento atje e webfaqet grekoshkijeve.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha

                    O malok nga Durrësi, ER tha qe veriu i Kosovës është tokë e askujt, dhe e tha gabim. Ishte mirë në fillim, Kosova është tokë e askujt. Mbetjet tukre që e quajnë vehten kosovarë, janë ekstremistë myslimanë, le të shkojnë në Siri, se e kanë qejf Karin e Isis

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dumbabistet e Saliut u bene analistë

                      Durresi, ti nuk je durrsak, sepse qenke i trashe komplet. Kur e tha Rama qe Kosova është toke e askujt? O koqe kandari. Rama tha që me politikën qe po ndiqet, pjesa e banuar nga serbët po behet tokë e askujt, ne sensin qe nuk po vihet rendi dhe qetesia, dhe bandat e Vuçiçit livadhisin të armatosura. Por Rama prandaj është akoma ne pushtet, pikerisht nga trapa si puna jote, qe po ja shtojne jetën me zor. Debil.

                      Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xha

                    Ik ore malok se nuk je nga Lushnja.

                    Përgjigjjuni
                2. H
                  Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                  O Ben, Sa vjen edhe po pirdhesh nga trutë me duket. Çfare dreqin deshe të thuash, sepse nuk e the!!!! "Rrofte partia desh me thanë, se unë kam maru." Desh me thanë por nuk e tha dot. Edhe ti o Ben. Deshe me thanë diçka. Por ne fund vetem the qe Albin Kurti qenka pjekur. Ne fakt ti nuk the "pjekur". Ti për pordhë the "maturuar". Dhe kush? Albini. Ha ha ha ha. Ne qofte se Albini është pjekur, ti ke pjerdhur. Ka kohë që nuk lexoj ndonje shkrim cilesor prej teje. Je bere si Veton Shurroi.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nik

                    Pse nuk e di ti zotrote B. Andoni? Rame Pashiçi eshte kunder Shetit te Kosoves sepse eshte kunder kryeministrit te Kosoves, kunder presidentes se Kosoves, kunder zv. kryeministres dhe ministres se jashtme te Kosoves, kunder parlamentit te Kosoves, se fundi dhe kunder opozites se Kosoves, pra kunder shtetit te Kosoves ne teresi! Opozita shqiptare eshte me Shtetin e Kosoves. Atehere me ke eshte Rama? Eshte e qarte qe luan per vellane Vuçiç dhe Serbine!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      D

                      Si gjithmon shkrime te merzitshme nga Z.Andoni,duhen nerva derri ti lexosh deri ne fund.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Ky eshte gazetar kot

                        Ky eshte ti themi gazetari me kot qe egziston flet kot eshte kunder Rames po e kerkone te jete godites i moderuar Te keshilloje te degjoshe kazanet e krahines se kosoves e ta kuptoshe urrejtjen antishqiperi o trap . Degjo matoshin spahiun pandurin gashin leonardin Ldk e veremliut nipi kriminelit te masakres se 4 shkurtit ne Tirane rugova e shume e shume e shume te tjere qe po vdesin te bashkohen me nene Serbi. Sigurishte ka edhe shqiptar por jane te paket

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Llapi

                          Sepse nuk i pelqen tja fusi njeri pa lubrifikant. I dhemb shume, deri ne shpirt dhe nuk I del dot inati. Pune bythe, s'ke cfar ti besh. Po te ishte per ne goje , ska problem

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Skraparliu

                            Po mire mor Ben e morem veshe qe paska faje Rama per karrigen e Kurtit po ai me ke foli qe komfirmoj se do vinte te shikonte ndeshjen,po hajde se per te tjerat e paska fajin Rama po ministrja Gervalla qe thote mos te flase Rama per Kosoven po deputet e VV qe bejne thirje qe kosovaret te mos pushojne ne Shqiperi,po Kurti kur vajti Rama ne kosove me porosi nga BE pse nuk e priti po kurti qe shkone cdo vite per pushime ne Greqi dhe nuk begenis vendin tone,po ata zagaret qe ka leshuar Kurti qe vetem shajne sgqiptaret dhe po e thellojne ndarjen kosove shqiperi a kane ndonje cike faje o Bene po ka faje vetem Shqiperia shqipe o bene qe me ardhjen e Kurtit fryma qe ka futur Kurti e ka thlluar ndarjen shkurte po e hellin SHURREN PERPJETE dhe ne duhet te bejme AMINE sipas kurtit dhe teje.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mbeshtetesi...nga prapa

                              Po' ikni mer loqe,,,,akoma se kuptoni qe kjo eshte loje e fshehte e albinbinladenit,,,po' albini ndihet femij i perkedhelur para rames,,,po' ku qi rama per politike nje gjakprishur si ky ky albina qe hyri me pantallona ne burgjet e serbise dhe doli me ze te holle e me fustan,,,po' ky e ka ngren corben e serbise e ndryshe nuk ben dot,,,te jesh mik me sali vukiqin si do jesh ndryshe,,,

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                RAIFI

                                Përgjigjja është e thjesht se Serbisë po i ndihmon Shqipëria në luftën kunder Kosovës.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  ....

                                  Raif, ke kohe qe ke pjerdhur, sinqerisht. Shko bej synet trute se mbase te del per hajer.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    RAIFI

                                    ...Je i pa ditur apo je rrogtar i Edi Ramës që nuk po i degjon paraqitjet e tij pro serbe dhe ani shqiptare.Mund të kesh marr ndonjë.lek nga serbët gjëja më e zakont.

                                    Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Tradhetia

                                  Nuk ka faj asnjeri se jemi Shqiptare dhe kete kulture kemi! SHikoni dhe komentuesit gjysemanalfabete! Patriote te medhenj keta islamike myslimane me Albin ne krye! Kombit tone i duhen njerez te civilizuar dhe jo injorante te vene ne sherbim te serbeve! Ne veriun e Kosoves ka qene gjithmone prezente mafia serbe dhe Kosovare dhe keta thone Policia e Kosoves! Kush ben sikur s'e di kete? Edhe Saliu nuk e di pa folur per Median e shitur,por edhe per Kurtin!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Ne kerkim te Elises

                                    Po lerini more hamendesimet. Ramushi yne eshte mesuar qe kush flet shqip doemos do jete POSHTE tij dhe nder shqipot ai eshte me i dituri. Nuk pyet as degjon njeri se helbete POSHTE tij te gjithe. Pra u mesua Skenderbeu me SPIROPALKA gjithandej. Kete ndjesi ja dhane, per fat te keq edhe Ashimi me Ramushin . Kjo fale formimit te tyre te dobet intelektual , se jo nga patrimeria. Kur erdhi Kurti ne pushtet NDRYSHOI loja. Dhe qe atehere Edushi u zemerua se i humbi SPIROPALIA atje dhe nuk po pritej si sheik e degjohej me admirim Dhe si njeri me inat infantil nuk le gur pa luajtur qe tja TREGOJE QEFIN Albinit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      km

                                      Ai eshte "fajtori",Edi Rama,"tradhetari "i madh i ceshtjes kombetare,"vellait i Vucicit".Vetem patrioti i madh Sali Berisha i zgjidh problemet.Ta zgjedhim kryeminister dhe Ceshtja e kosoves mbyllet,-krahine autonome e Serbise.Vetem me nje 1997 ,-gerdec-21 janar te dyte" dhe Ceshtja zgjidhet. Hetimin Serb?Nje tentative per mbrojtjen e herojve te saj,nje perpjekje per ta konsideruar Kosoven pjese te saj.Hetimi nuk mund te behet per nje ngjarje te planifikuar ,financuar serbe ,me autore njesi paramilitare terroriste te pergatitura nga serbet.Ngjarja Ka ndodhur ne territorin e nje republike te pavarur qe quhet kosove,e njohur ligjerisht nga gjukata nderkombetare.Ndaj kompetencat ligjore Jane teresisht kosovaret.Serbija dhe te tjere Kane detyren ti pergjigjen dhe ndihmoje per te kapur elementet terroriste te strehuar ne serbi,nen mbrojtjen e shtetit serb.Asnje detyrim hetimin per kete ngjarje.Nje perpjekje euro-serbe per te bere organet e shtetit te kosoves kriminelet,ndersa kriminelet e vertete heronj.Si me UCK.Europa ia Ka marre doren kesaj pune.Nese Duan,te hetojne si dhe kush i pergatiti,financoi armatosi,hartoi planin nga rradhet e zyrtareve politike dhe ushtarake te Serbise,te ndalojne dhe ekstradoje ne kosove kriminelet terroriste.Asgje me shume.Cdo lloj tjeter tentative eshte nderhyrje "alla Micotaqi ne ceshtjen Bejlerit" ne ceshtje qe i perkasin Republikes se Kosoves.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Procesi i Berlinit

                                        Vučić krijoi "Shengenin e Vogël" për ta shmang Berlinin e madh dhe Rama i shkoi prapa, pa çka se gjysma e shteteve refuzonte! Për më tepër, Kosova e kuptoi hilen e Vučić-it por zërin e saj Rama e injoroi! Vučić hodhi 1 torpedo që ta fundosë anijën e Berlinit që donte të ankorohej në Shqipëri por e huqi. Rama prap nuk mësoi gjë!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pensionisti

                                          Pergjigja eshte e thjeshte.Filiqylsja Osmeni,e kurtivladimiri jane kertolla.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aleksander

                                            Kur sebia bani luft kunder Kosoves, Populli Shqiptar i Kosovs ku shkoj????? Kush ja hapi dyert e kush e mirpriti? Pra Shqiperia e Populli Shqiptar. Si ka munsi qe ka injorant qe shkruajn se Shqiperia, pra Populli Shqiptart jane kunder Popullit Shqiptare te Kosoves???? Populli Kosovar ka harrua qe anmiku i tyne ka kene dhe eshte Serbia e sali berisha me qeverite e tij. Mos harroni kurr kush fornizonte tanket serbe me nafte per me vra Gra , Fmi e Pleq Kosovar. Mos harroni se Shqiperia eshte Shqiperi.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Z
                                              Zdravo VV

                                              Kryministri idiot dhe mashtrues i Kosoves i mashtroi 50.1 perqind te votusve te Kosoves duke i mashtruar gjoja do ta bente bashkimin kombtarë Ky mashtrues idiot jo qe nuk bëri perpjekje per bashkimin kombetarë por bëri perpjekje maksimale per prishjen e mardhenjeve vllëzerore në mes vllëzerve te nji gjuhe dhe te nji gjaku dhe per çdo ditë largohet nga Shqiperia dhe ofrohet më Serbinë fashiste Ky idiot mashtrues nuk e meriton te jetoj as në Kosovë as në Shqiperi

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                anti anarkisti

                                                Bravos, ty me pseudonimin Zdravo VV, kjo që thua është shumë saktë dhe e drejt. Ka dhe mija tjera të liga që kanë bërë analfabetet funksional të VV me në krye me Kurtin e Osmanen kundër kombit dhe shtetit Shqiptar dhe shqiptareve në përgjithësi. Nuk i lanë Danubi në Serbi.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. L
                                                Lugu gjat

                                                E imagjinoni për një moment vendndodhjen ndryshe gjeografikisht.Shqipëria në atë anë dhe Kosova në anën tone?? As në ëndër s'kishin për ti shijuar brigjet e Jonit dhe Adriatikut nga kokë cepi k ministër . Si Rama ska të dytë , prandaj hapni sytë or vëllezërit e Kosovës dhe zhdukni të keqen . Hidheni në atë hale ku e meriton,aty është dhe bastardi i Tropojës

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  emigranti

                                                  Mos krahasoni Ramen me Kurtin, sepse kur Kurti vuante denimin ne burgjet serbe te diktatorit Miloshevic , Rama u dhuronte celesin e Tiranes kengetareve serbe qe i thurnin lavde ketij regjimi famekeq.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje