
Pandemia Covid-19 solli miliona vdekje në botë dhe mijra në Shqipëri, por rastësisht u bë sebep që të matet ekzaktësisht sa banorë të rritur votojnë në Shqipëri. Meqë kufijtë e vendit ishin mbyllur prej pandemisë, vetëm zgjedhësit me banim këtu mund të votonin. Rreth 1.65 milionë votuan në total më 25 prill 2021, e nga këta, rreth 6 mijë në territorin e Bashkisë Himarë (23 fshatra gjithsej) dhe 4.2 mijë në atë të Bashkisë Konispol (17 fshatra gjithsej).
Po i theksoj këto dy bashki të vogla, sepse tani që po zhvillohet Censi, ato janë në qendër të vemendjes së opinionit publik rreth pyetjes mbi përbërjen e tyre etnike. Në qoftë se përqindja e të vetëdeklaruarve si etnikë grekë në këto bashki rezulton mbi 20%, ato duhet të konsiderohen zyrtarisht si bashki minoritare, me privilegje të ngashme me bashkitë tashmë zyrtarisht minoritare të Dropullit e Finiqit.
Rreziku i deformimit statistikor të regjistrimit të popullsisë në bashkitë Himarë dhe Dropull vjen kryesisht nga emigrantët që mund të vijnë vetëm sa për të regjistruar familjarët e tyre si banues këtu, ndërkohë që janë banues permanentë në Greqi (Censi kudo në botë ka për detyrë të regjistrojë vetëm banorët e një vendi, e jo banorët e vendeve të tjera – për emigrantët, mund të grumbullojë thjesht të dhëna plotësuese). Rreziku i ardhjes së emigrantëve nga Greqia me autobuzë u demonstrua më 14 maj të këtij viti, kur në Bashkinë Himarë votuan rreth 2 mijë zgjedhës më shumë se sa gjatë pandemisë (kur kufiri ishte i mbyllur), ndërsa në Bashkinë Konispol, rreth 300 më shumë.
Një rrezik tjetër për deformimin statistikor të regjistrimit të popullsisë në bashkitë Himarë dhe Dropull vjen nga praktika e anketueseve të Censit për të pyetur gjitonët rreth familjeve ku nuk përgjigjet askush kur trokasin. Gjitonët mund të japin të dhëna për pjestarët e famijes përbri, pavarsisht se ajo ka vite që banon në Greqi…
Dhe një rrezik i tretë vjen prej anketueseve të Himarrës e Konispolit, që i dinë historikisht origjinat etnike të familjeve, dhe për t’i rënë shkurt, regjistrojnë si banues këtu edhe pjesëtarë që kanë emigruar me kohë në Greqi.
Duke u kthyer te shifrat 6 mijë dhe 4.2 mijë të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 25 prillit (kur kufijtë ishin të mbyllur prej pandemisë dhe zgjedhësit nuk mund të vinin me autobuza nga Greqia), mund të thuhet se ato shërbejnë si një letër lakmusi statistikor i Himarës e Konispolit, për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë rritje artificiale të numrit të banorëve të rritur (18 vjeç e sipër) gjatë zhvillimit të Censit. Në dy vjetët e fundit, vërtet që disa votues të prillit 2021 mund të kenë vdekur në këto dy bashki të vogla, por të rinjtë që i zëvendësojnë ata mund të kenë marrë rrugën e emigracionit ndërkohë…
Ore, Franca ka ne Alsase 4.5 milione gjermane, ose mbi 90% te popullsise eshte gjermane, dhe nuk i njeh as si minoritet nuk u lejon as shkolla fillore ne gjuhen e tyre. Perse neve duhet te veprojme ndryshe? Kush e ka dhene kete urdher? Perse talleni me sovranitetin tone? Ne nuk jemi koloni e Greqise qe te na caktoje kuoten 20% kur ajo nuk njeh asnje minoritet shqiptar apo maqedonas, por vetem minoritetin turk qe eshte shume me i vogel.
Shqipria,,,70% myslymano turq ,,,20%grekorthodhoks ,,,,,10% katolik latin ,,,,
o ZALO !!!!! ça është kjo "etnia" o zalo se me aq pak sa dimë bota njeh dy nocione : Shtetësi dhe KOMBËSI, nga e kini sajuar "etnin"....sa për atë "census" varja nuk përdoret më SHQIPJA.....po me republikat e tjera ça bëhet, si Gora, Vraka, Manza iraniane, Sukthi bosnjak, Libofsha frënge, magjypët, egjyptët, magjarët ,çobanët,vllahët,makedonsat, pushtecët,bullgarët, turqit arabët, jakovët, ungjillorët, universalët etj etj. o zalo puna mbarë......
Grek spo gjenden ne Gerqi e jo me ne Shqioeri... Hahahaha per te qesh e per qire