Me Hamasin apo me Europën?

11 Tetor 2023, 10:09Blog Nga Sandër Lleshaj

Me Hamasin apo me Europën?

Më 7 tetor 2023, kur autoritetet politike të Shqipërisë, pothuajse në unison ndër veti dhe me botën demokratike po dënonin sulmin barbar të terroristëve të Hamas-it kundër Izraelit, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (Organization of Islamic Cooperation, OIC) publikoi një deklaratë me titull: „OIC dënon vijimin e agresionit ushtarak të Izraelit kundër palestinezëve dhe afirmon se vijimi i pushtimit është shkaku i destabilitetit.“


Përderisa deklarata e OIC ka kaluar në heshtje nga autoritetet e vendit tonë, mbetet legjitime pyetja se cilat qëndrime të tyre duhen konsideruar seriozisht: ato që u shprehën me deklarata në Tiranë apo ato që u shpërndanë nga qendra e organizatës në Jeddah e Arabisë Saudite, në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria?

Një shqetësim i tillë merr shkas edhe nga disa demonstrime të padenja të qarqeve të caktuara në Shqipëri, Kosovë apo në Maqedoni, të cilat nxituan të shprehin njëfarë solidariteti me terroristët e Hamasit, krejt në ngjashmëri me shfaqjet e simpatisë ndaj Hamasit që u panë edhe në Serbi nën moton „Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet.“

Janë pikërisht këto përkime alarmante, të cilat më nxitën të shkruaj këto radhë, me shpresën se një reflektim i thellë shoqëror duhet të vijojë.

Historia e kontrabandimit ilegal të Shqipërisë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, OBI, ka rrënjë të thella, që nisin me simpatinë e thekur të diktatorit komunist Enver Hoxha për botën arabe, të përshkruar në librin e tij „Shënime për Lindjen e Mesme“, por bëhet konkrete me letrën famëkeqe të Ramiz Alisë drejtuar Mbretit të Arabisë Saudite, të datës 17 maj 1991, në të cilën ai, pasi theksonte se Shqipëria „i kushton një vëmendje të veçantë lidhjeve të saj me botën islamike dhe mbi të gjitha me Arabinë Saudite“, shpresonte „në mbështetjen e vëllait tonë Fahd“ …. për mundësinë e bashkimit një ditë të Shqipërisë me Organizatën e Konferencës Islamike“.

Dhe në vijim të kësaj, ata që ulërinin për „Shqipërinë si gjithë Europa“ nxituan me hapa konkretë duke e bërë atë, vetëm disa muaj më vonë, më 7 dhjetor 1991, vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike dhe anëtare me të drejta të plota që në orët e para të „demokracisë“ më 2 dhjetor 1992.

Në këtë mënyrë, aspirata e Shqipërisë u kompromentua që në minutat e para të „demokracisë“, kur ajo, në vend të Brukselit, mbërriti në Jeddah, duke mbetur ende dhe sot një parodi e hidhur.

Rreshtimi i Shqipërisë në OBI përfaqëson një akt flagrant antikushtetues, që, për arsye që mbeten më shumë se misterioze, ka gjetur konsenusin e heshtur por të përgjithshëm të drejtuesve politikë të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri më sot. Edhe pse ata nuk kanë lënë t’u shpëtojë rast për t’u konfliktuar keqazi mes veti, nuk e vunë asnjëherë në diskutim aktin e paprecendentë të përfshirjes së Shqipërisë në një organizatë afro-aziatike, me të cilën ajo nuk mund të ketë kurrfarë lidhjeje. Kjo përfshirje e Shqipërpisë është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e saj dhe me vokacionin e popullit shqiptar.

Në nenin 121 të Kushtetutës sanksionohet se anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare duhet të ratifikohet me ligj. Por në fakt asnjëherë Kuvendi i Shqipërisë, që përfaqëson vullnetin e populllit shqiptar, nuk ka votuar për këtë anëtarësim. Në këto kushte ilegaliteti, Shqipëria vijon që nga viti 1992 që të jetë i vetmi vend anëtar europian i një organizate që bën bashkë rreth një kauze islamike vende nga Afrika dhe Azia.

Ky rreshtim i Shqipërisë në OIC, që i ngjan më shumë një kontrabandimi se sa anëtarësimi, është krejtësisht antikushtetues, çorientues, përçarës dhe krejtësisht i palidhur me interesat themelore të kombit shqiptar. Ai shkon në kahun e kundërt të karakterit laik të Republikës së Shqipërisë dhe të thelbit të identitetit të shqiptarëve, që bazohet tek vlerat kombëtare, njëra prej të cilave është edhe harmonia ose vëllazëria fetare.

Për shqiptarët është me rëndësi të njihet fakti se rreshtimi i Shqipërisë nuk ka sjellë ndonjë efekt të dukshëm as në marrëdhënien e OBI me Kosovën. Nga 57 vende anëtare të saj, 19 prej tyre, ose më shumë se një e treta ende nuk e njohin zyrtarisht atë.

Sigurisht që ka shumë argumente të tjera që flasin për absurditetin e rreshtimit të Shqipërisë në këtë organizatë, për të cilat nuk është vendi këtu. Por ajo që ka rëndësi absolute është nevoja e vendosjes së kushtetutshmërisë në sjelljen e shtetit shqiptar. Çështja e marrëdhënies së Shqipërisë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk mund të konsiderohet si një hipotekë fatale, as e Ramiz Alisë dhe as atyre të tjerëve që e zbatuan projektin e tij në mënyrë ilegale.

Është detyrë e Kuvendit të Shqipërisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e Kushtetutës në këtë rast. Shqipëria është vend europian dhe europiane duhet të jenë edhe aleancat edhe rreshtimet e saj. Shqipëria është një vend laik dhe, për këtë arsye, nuk mund të përfshihet në organizata fetare tw çfardo lloji, për aq kohë sa dëshiron t’i mbajë të bashkuar si përherë qytetarët e saj. Shqipëria është një vend i respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe si e tillë nuk ka se çfarë kërkon mes vendesh që udhëhiqen nga doktrina dhe legjislacion krejt i ndryshëm nga ai i botës perëndimore.

Çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë është i thirrur që të studiojë këtë situatë absurde politike e kushtetuese si dhe të ndërmarrë hapat e nevojshme në Kuvend apo pranë Gjykatës Kushtetuese për të ndrequr këtë anomali të pakuptimtë. 

10 Komente

  1. S
    Shqiperia eshte nji vend i lire antiTerrorist

    Si vjen ne te tilla Mendime_ ai/ajo _ te shkoje ne nji ide te tille absurde ,qe vetem nji Dashakeqes i Shqiperise mundet ta fantazoje ! _____Duke len te cfryhet Toolumbacen Provokuese mbush me Helium bere nga Gjuha e Gjarprinjte e Medies financuar nga Politikat e Djallit , si shqiptare do i pergjigjesha vec te tjerash ,me Ironi ose skarkazem nji Provokimi te tille dhe do i thoshja se ; Shqiperia si cdo Shtet i Botes ,ka te dejten e vet te ket Maredhenje Diplomatike ,Tregetare etj me te gjitha vendet e Botes dhe do ndjek ate Politike e cila i sherben Interesave dhe integritetit te Shqiperise .

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb....

      Nje vend me 87% sunite e shiite normalisht qe duhet te jet pjese e OBI. Jo normale do te ishte nese do te bente pjese ne BE evropiano kristiane....!

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetar

      O Sander Leshi , e ke mendjen sa nje kokerr arre , si more kaqol na nxjerr Hoxhen me lidhje me boten islamike. Ai ishte shprehur per ceshtjen e drejte te popujve arabe, si ceshtja e Palestines si dhe kunder regjimeve si ai i Jordanise por kurre me referenca islamike. Per kete gje mund te te sqaroje me mire doktor Frankenshtajni qe na futi ne Konferencen Islamike pa pyetur njeri.Te dija njeri me horizont por shikoj qe vuan nga sindroma qe karakterizon shpellaret e Saliut,zgjuarsia shpesh here nuk shkon bashke me llogjiken.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjuha e gjarprinjeve duhet te Pritet !

        1 ) Un do t'i pergjigjesha me nji Kunder pyetje : A mundet te komunikoni si Njerez e jo si Gjaprinje helmues ? 2 ) Ne shqiptaret jemi dashnoret e hershem te Kurves Plake madje gjthe kurvave te Kontinentit 3) Shqiperia ka tashme dekada qe eshte percaktuar si Shtet se ku , ne cilat Aleanca bene Pjes ,cudi si mundet te shkoni ne mendime te tilla e pyetje kaq ordinere . 4 ) mirsevjen ne Planetin Toke . Duket qe Ufo-t te ken Abuzuar keq me ju mbasi ju Rrembyen. 5 ) si s'pushuat njiher se ngreni Mut ju prostititat e Fake Medies . etj etj etj

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Po pse vertet u duhet arabëve Shqiperia per te bere keto deklarata?????

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mendimi im

            Futja ne organizate eshte bere me logjiken “te kapim çfare te kapim”, ne kushtet kur ekonomia e vendit ishte shkaterruar. Megjithate koha tregoi se evropianet, qe ishin jashte organizates, perfituan me shume petrodollare sheikesh se ne qe u futem brenda. Si perfundim ky anetaresim rezultoi pa bereqet.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Katolikut Sander po i pergjigjem me thenjen e madhe te katolikut At Gjergj Fishta " Moj Europe moj kurva e motit!"

              Përgjigjjuni
              1. B
                Black Jack

                Ku atehere ?????

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bureto

                Shqetësimet e zotit Lleshaj, ngado që t'i vështrosh qëndrojnë. Por ajo që këtu ngré më shumë krye, është shkelja e nenit 121 të Kushtetutës së Shqipërisë!!!! Si ka mundësi kjo, kur në politikën e ditës çdo mosdakordësi, sidomos nga opozitat e rradhës, me e pa të drejtë, konsiderohen shkelje të Saj?! Si ka mundësi që asnjë aktor politik, deputet, shtetar, intelektual apo grupim qoftë, deri më sot, pra për 31 vjet, nuk e ka ngritur zërin për këtë shkelje të ligjit themeltar të shtetit? Për Kuvendin, si organi më të lartë përfaqësues i vullnetit të popullit, dy janë rrugët, që ose ta revokojë atë antarësim ose ta lëjë në fuqi, por në të dy opsionet duhet të shprehet, ta legjitimojë atë. E dyta nga parashtrimi i mësipërm nuk mund të përjashtohet as Zoti Lleshaj, që si një zë në kohën e duhur si ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, apo dhe si anëtar i qeverisë në rolin e ministrit të Rendit, duhej të prononcohej. Nuk ka rëndësi publikisht apo jo. Kjo nuk e nderon, sepse burrat e shtetit, kur vihet në diskutim Kushtetua apo interesi kombetar, nuk duhet të jenë konformistë, me askënd, si një rogëtar i thjeshtë. Sepse, në fund të fundit, kjo e bën dallimin nga të tjerët. Që mos thuhet si në atë shprehjen popullore: "të flasësh pas pilafit!", ose "më ka çu nana me la gojën!". Jooo, kështu kurrësesi, nuk duhet!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi 16.

                  Ne te semes Europa Hamasi edhe Shqiperia bythe lepirse me te gjithe bythe lepirsat si Rama ,Berisha, Meta, Luli nje bombe nga ato te

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje