
Nga Namir Lapardhaja
Një ditë përpara se Gjykata e Lartë të shprehej për Ilir Metën, kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten i tij, i shkuan për vizitë në shtëpi.
U kujdesën që, nëpërmjet mediave që prisnin jashtë, një gjë e tillë të merrej vesh. Një skenar i parapërgatitur me efektin e duhur.
Në atë kohë, Meta ishte në hall të madh.
I kapur me zë dhe figurë në një aferë të madhe korruptive, shqiptarët panë dhe vërtetuan me sytë e tyre atë që dinin.
Pas darkës, Berisha u shpreh me vlerësim të lartë për ushqimin e mirë dhe për verën e shtrenjtë, që e zonja e shtëpisë kishte servirur.
Të nesërmen rezultati i trupës gjykuese ishte 5 me 0 në favor të Ilir Metës.
Pra, ajo që njerëzit kishin parë açik nuk ishte ashtu siç u ishte dukur atyre.
Presioni i hapur ndaj drejtësisë kishte bërë punë.
Vizita një ditë përpara vendimit, kishte dhënë rezultat. Në asnjë vend tjetër nuk është parë dhe dëgjuar që një kryeministër, një ditë përpara vendimit të gjykatës, t’i shkojë në shtëpi një të pandehuri, në pritje të dhënies së gjykimit.
Sali Berisha e bëri.
Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen Non-Grata, veç të tjerash, specifikon se “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe ALEATËT POLITIKË NË KURRIZ TË HETIMEVE TË PAVARURA”.
Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës, duke goditur Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare, është mëse e kuptuar arsyeja e vërtetë e këtyre sulmeve.
Ndaj sot tek grupimi i Berishës, mes të tjerëve, janë mbledhur edhe të gjithë 'hallexhinjtë' e drejtësisë, të SPAK-ut, të çështjeve të ndryshme në gjykatë.
Ata shpresojnë se duke pasur Berishën përpara, drejtësia sërish nuk do ta mbajë presionin dhe do të shprehet në favor të halleve të tyre.
Deri tani, qoftë për vetë Berishën apo oborrin e familjes së tij, qoftë edhe për bashkëpunëtorët e tij, përfshi edhe Metën, nuk është se llogaritë iu kanë dalë gabim.
Drejtësia po vonon.
Po heziton nga presioni apo nga arsye të tjera, kjo ngelet për t'u parë.
Por kjo është sfida më e madhe e drejtësisë së re.
Goditja e trekëndëshit Rama-Berisha-Meta do t'i japë frymëmarrje skenës politike shqiptare dhe do krijojë mundësinë e një loje të re, pa aktorët e vjetër të korrupsionit 30-vjeçar. Ashtu sikurse goditja e atyre që e kanë marrë peng opozitarizmin në pazar të hapur me qeverinë për kulla dhe përfitime të tjera, do ta rrëzojë kalanë e tyre prej rëre, të ngritur përgjatë dy vite me mashtrime, presione dhe premtime boshe.
Ka nje ndryshim, pavaresisht se tre jane per tu larguar nga Politika, se: Rama e mbeshtet Drejtesine e re, ndersa dy te tjeret e luftojne. Nuk eshte pak kjo. Dmth nuk mund ti vendosesh te tre ne shenje te barabarte, mendoj
o nabuk cpune ka rama me meten e berishen......
Or Lapardhak , trekendeshi i se keqes eshte Berisha - Meta - Kazani Mediatik , ne te cilin ben pjese edhe ti ! Siç duket , ashtu si Poli Hoxha edhe ti , po i lepini bythen L. Bashes per nje mandat deputeti .
Namir, rregullo shënjestrën! Nuk dua të them se nuk e ke drejt kur numëron treshen Rama, Berisha, Meta, por në këtë renditje, si opozitar për të qenë brenda, nuk harron të vesh në krye Ramën pastaj dy të tjerët. Nuk se më dhimbset i pari, por për hatër të asaj, se ai përfaqëson maxhorancën, nuk duhen vënë kurrësesi shënja barazimi me dy të tjerët. Mynxyrat e atyre sidomos tëSaliut, ish kryetarit të PD, partisë tënde, (sepse unë nuk kam qenë dhe as jam berishist), nuk ka kandar që i peshon. Tani që të mos bëhemi bajatë, duke i përsëritur ato, ekstrakti i bëmave të tij, është i përmbledhur në motivacionin e DASH-it amerikan për sanksionimin "non-grata" të tij. Aty, vetëm për etikë diplomatike, siç besoj unë, nuk është përmendur dhe epiteti "kriminel", plotësisht i merituar për të. Tani, duke thënë këto, duhet të ndalem pak se pse duhet bërë korrektimi i shënjestrës tënde. Shpesh vë re se përkrah Lule Bashën. Pse, qysh e tek, kjo është e drejta tënde ta bësh. Më vjen keq, por ti dhe shumë aty, me bindje them se me të po gaboni. Mos identifikoni PD, me të, me një dështak eksponencial. Kjo si politikan. Por ajo që për të është më e rëndësishmja është se ai, ashtu si tre të parët i meriton të gjitha ato që ti shkruan për ta. Në respekt të lexuesit, në adres të tij, jo të panjohura, po rendis vetëm dy. Për aferën e të ashtuquajturës "Rr. e Kombit", në adresë të tij si ministër i linjës, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i drejtuar nga një përfaqësues i PD, gjeti 28 shkelje ligjore, dhe një humbje për buxhetin e shtetit prej 230 mln $. Për këto afera u denoncua në Prokurorinë e Përgjithshme, i ndodhur tërësisht nën thundrën e Salehut. Gjithsesi, dosja u çua në Gjykatën e Lartë, për ta dënuar Lulen e "non gratë-s" me burg. Por ky nxirrte raporte mjekësore (edhe pse gëzonte shëndet të plotë, si sot i skuqnin faqet) dhe justifikime të tjera dhe dosja me artifice dhe arsye të mosarsyeve proceduriale nga më të ndryshmet, nuk u gjykua fare. I ngjan ca rastit të Ilur Metajt kjo, apo jo?! Rasti i dytë është krimi i 21 janarit 2011, kur zotëria atëbotë, ishte ministër i Brendshëm, dhe ku nga taraca e kryeministrisë drejtonte operacionin, që përfundoi me katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur të pafajshëm. Që të mos e zgjas, se kjo tashmë është kthyer në një sagë të dhimbshme, edhe këtu ai direkt apo indirekt është pjesmarrës në krim. A duhet ky 'bufoni' i Saliut, qysh nga 2005, të flasë, a duhet ta ndihmojë ai drejtësinë, a e do dhe e kërkon besimin e elektoratit, si kryetar i PD-së me vulë, t'u marrë votën?! (Aha, bëmni dhe një herë dhëndërr pa di unë si nusëroj!). Namir, duam s'duam, në drejtim të figurës, karakterit, intelektit dhe aftësisë së Lule Bashës, lindin shumë pyetje serioze. Ai për hallet apo ambicjet e veta që vetëm ai i di, u rikthye. Bëri gabim? A ka bërë shumë të tilla ndaj ky për të s'është gjë fare. Gabimi, i madh bile, me apo pa vetdije, është i gjithë atyre që e ndihmuan të kthehet. Nëse pa të, PD me një lidership të ri, kishte shpresë që dalngadalë ta merrte veten, por jo me Lul Bashën, produktin e Berishës, (populli thotë sikur e ka nxjerrë nga hundët). Me këtë shpresë dhe unë, si ata 105.000 shqiptarë, ju votova në 14 maj, edhe pse deri atëhere qysh nga 22 marsi 1992, PD, mu për shkak të monstrës, që e ka zënë atë parti për fyti, nuk e kam votuar. Tani si mendoni, do ta votojnë atë më dështakun, berishistin e ri në krye?! Ani, sidoqoftë ne të në 2025, për inerci edhe do mund të fitohen 4-5 mandate deputeti, ai po e po, por dhe ca nga ju mund të përfitoni nga lista e tij, por humbsit më të mëdhenj do jenë demokratët e vërtetë, opozita dhe pluralizmi. Të fituarit e mëdhenj do jenë socialistët me në krye Ramën, të cilin Lapardhaja, si opozitar i pa shpresë (sipas meje) në renditjen e mësipërne, e ka vënë të parin. Në kushtet e realpolitikës dhe kjo në kontekstin shqiptar, përsëri sipas meje, gabim e ke. Athëhere, si opozitarë që jemi, por që mendojmë ndryshe, le t'ia lemë kohës të na gjykojë.
O Namir, o Qafir, por pse e fut edhe Ramen ne kete mesele apo si opozitar pa tru dhe pa koke!? Keshtu ne opozite do te rrini edhe 10 vjete te tjera.
O Namir, o Qafir!!!!! Edhe 10 vjet te tjera do te rrini ne opozite, e jeni me hake.
Ka te drejte kur flet per trekendeshin Rama-Meta-Berisha. Rama eshte "brenda" perndryshe nuk do te kishte nevoje per te nderhyre USA me Drejtesine e Re. Mafia eshte shume e forte. Fitorja e tyre me e madhe eshte qe ne gjithe proceset zgjedhore nuk ka alternativa dhe populli vuan te beje realisht zgjedhjen e vet. Imagjinoni psh qe pervec votes "pro", cdo votues te kishte te drejte te votonte edhe "kunder". Me siguri qe do dilnin ne pah statistika te tjera shume interesante.
Akoma nuk e keni kuptuar qe dreqerine(drejtesine) e urdheron Berisha Meta.