Lufta n'Hamam!

11 Tetor 2023, 10:41Blog Nga Kimete Berisha


1. Eksperti shqiptar i parashikimit të luftërave, e ka vërejtur se lufta në Mitrovicë mund të ndodh përsëri, dhe jo veç në Veri.
Ilir Kulla, i cili i parashikon luftërat, por nuk preferon t'i përjetojë vet, ka kërkuar nga shqiptarët që të mos rrinë shlirë as në Jug, sepse, çka di ti, mund të ndodh që serbët edhe do t'i 'vrasin'
shqiptarët, edhe do t'ua lënë fajin shqiptarëve.
Por n'katundin e tij nuk e ka paraparë shtrirjen e luftës, se zakonisht profetët i parashikojnë të gjitha përveç fatin e tyre nuk e parashikojnë.
Eksperti shqiptar i thashethemeve të luftës, ka treguar se atij i kanë treguar perendimorët se do të bëhet luftë gjithkah nëpër Kosovë, dhe i kanë thënë 'dil ti trego në TV veç mos trego se të kemi treguar ne'.
Eksperti i lartpërmendur ka treguar se i njeh personalisht edhe kokat e Hamasit, të cilët i kanë dhënë 'leje' të hyjë e të dalë nga 'Hamasi', si n'Hamam dhe t'i shpall lirisht sekretet e tyre....vetëm mos trego ti se të kemi 'shok'.
2. Shqiptari analist - po, kritik - po, ama veç kritik i ushqimit: Na trego ti neve: a më mirë byftek a kaçik!
3. Derisa të fillojë lufta me Serbinë, shqiptarët po stërviten për luftë ndaj njëri tjetrit.
Sa herë Vetëvendosja e përmend luftën, më kujtohet ajo 'depoja e armatimit' e Albulenës...kemi ku e fshehim 'bombën'..
Shtriga, gjithë ditën e lume lyhet-ngjyhet dhe hahet me gra shqiptare, se me serbe nuk hahet.
Gratë shqiptare, ktyneherë, janë veshur e janë mbathur dhe ia kanë zënë derën kundërshtares, si vijon: Thirrma filanen se kam ardh' të 'hahem' me të'!
Pra, kur grinden gratë shqiptare - háhèn (aq të këqija janë gratë shqiptare, kur e gjejnë 'viktimën').
4. Kohë të çuditshme.
Albin Kurtit më shqiptar po i del serbi sesa shqiptari që ka luftuar për çlirim.
India nuk e pranon lirinë e shqiptarëve, por indiani i Albinit e mbron Kosovën nga shqiptarët që kanë luftuar për liri.
Kështu edhe Nenad Rashiqi e mbron Kosovën e Albin Kurtit nga çlirimtarët e UÇK-sê.
Por veç derisa të fillojë lufta, se pastaj Nenadi ëndërron një tjetër liri..
paramendoje veten sikur ti të ishe i vetmi shqiptar 'i mirë' për Serbinë!
Shumë palidhje .
5. Ndërkohë, Tahiri Edita ka mbetur e befasuar me paaftësinë e Amerikës për ta zbuluar se çfarë ka ndodhur në Banjskë.
E njëjta nuk është befasuar me paaftësinë e BE-së, sepse, e ka ditur që BE është e paaftë.
6. Presidentja, kryekuvendari dhe kryeministri po kërkojnë nga perëndimi që të ndëshkohet Serbia për sulmin në Banjskë dhe në të njëjtën fjali po kërkojnë hetime.
A jam e qartë: Pushteti i Kurtit i paguan terroristët serbë të 'Mbrojtjes Civile' me paga mujore.
- Pse nuk merren masa ligjore ndaj 'Listës serbe' që e ka mbështetur sulmin terrorist?
Pse Albulena Haxhiu nuk inicon procedurë ndaj deputetëve të Listës Serbe që marrin paga pa marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Kosova i paguan deputetët serbë për të punuar dhe për të luftuar kundër shtetit të Kosovës.
A po kupton, shqiptar!
Sikur opozita të ishte normale, nuk do të shkelte më këmba e tyre në Kuvend, përderisa 'Lista Serbe' nuk shpallet antikushtetuese.
7. Kosova është kaq e paaftë, sa që pushteti e provokon luftën, me pritjen se perëndimi do të luftojë për ta.
Kosova lëre që s'është e pavarur, por është shtet i varur nga krejt bota.
Së paku nuk do të dukej shtet qesharak, sikur të flisnin më pak dhe më butë.
-Ti e kërcënon armikun me armë të huaja!
-Ti e ruan paqen me ushtarë të huaj!
Osmanja shkon në fabrikën e armëve si në show të modës, për të shikuar sezonin e armëve, vjeshtë-dimër 2023, në vend se të armatosesh e të mos e dijë kush çfarë 'shkarti' ke!
Ti e vjedh bukën e popullit dhe përditë nxit ndasi dhe luftë qytetare!
Kush je ti?
Për kë punon ti?
8. Pse populli yt është më i vjedhuri në Evropë dhe më i trishtuari!
Pse askujt nuk i zë vendi-vend dhe të gjithë po ikin nga ky vend e ky kryeministër aq i 'mirë'! .
9. Edhe Vjosa Osmani, edhe Glauk Konjufca nuk e kanë më prioritet dialogun, por luftën!
Aq shumë e shijojnë luftën...ju bëftë mirë...
Të varfërit, të pafuqishmit dhe të mençurit duhet të thërrasin për paqe...
se thjesht nuk të ka hije kur nuk e ngopë popullin bukë e ilaçe e halli yt merresh me probleme planetare...
Dhe marrëIa më e madhe: pushteti i Kosovës i ndan viktimat në përkatësi kombëtare dhe fetare.

11 Komente

  1. l
    luli

    te drejte ke moj zonje por populli e ka ne dor me voten e tij

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dikush.

      Jeni brilante si ne përmbajtje ashtu dhe ne forme. Te lumtur ata qe ju lexojnë. Urime, urime, urime

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Kimetja, si gjithmonë exelente! Sidomos kur stigmatizon faktin e ndyrë sa i perket trajtimit financiar te atyre serbeve te Kosoves, qe nuk punojne per te, po perkundrazi luftojne kunder saj, duke derdhur dhe gjak!!!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Moni

        Albqeni ka te tjera halle tipi "allo zdravo". Ben si gjel se ka amerikanet dhe KFOR-in, ndryshe kerrciste e cante ferren per 2 minuta. Luftetaret e UCK-se i degdisi ne Hage sikur te ishin ata cetnike dhe jo mbrojtes se vendit te tyre. Shyqyr qe gjyakata e larte nuk pranoi ekstradimin e Dritanit, se do ishte qershia mbi torte. Nje person qe nxit urrejtjen mes shqiptareve kuptohet mire se cfare qellimi ka dhe cfare axhende ndjek.....

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Kimete nuk je shume ndryshe nga Ilir Kulla. Ju i dini te tana!

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...

            Kjo femër (ndonëse për Ilir Kullë faqedjegurin e çalamanin ka të drejtë) zakonisht bën një çorbë që vetëm ajo arrin ta gatuajë e ta hajë.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              Bravo KIMETE .....JE E MADHE ......NUK DI SE DIKUSH THOSHTE SE ALBINDENOVICI KISHTE PAGUAR 5.7 MILION EURO PER PROPOGANDE Ne inteligjence....NE FAVOR TE TIJ ......PO KU I GJEN PARATE, APO BUDALLENJ KA ME SHUMICE NDER KOSOVARE?

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilir kulla si bledi fevziu si arian cani si rakip

                Ilir Kulla nje genjeshtar i pa pune qe qendron studiove kazan duke treguar peralla ky i di te gjitha por ne te vertete nuk di agje ky palaço ka qene perfshire ne nje afer i survejuar nga prokuroria italiane i paguar nga spiuni I.M per te njollosur Edi Ramen me nje palo deputet italian . Cdo gje qe ndodhe ne bote ky i di haaaa gjithe politikanet e botes kete s therasin ne dasma udhetime eshte koke e madhe por qe nuk i punon as koka e vogen pasi barku ka mposhtur prostatitin . Si ky kllune ka shume eshte Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Hoxha Cani Çurri Sonila Erla Rakulipkari Siamini Grida Batoni Peka Krasta ka plote nga keta gjitholloge nga e hena deri te enjten keta jane koka s dijes po Ilir Kulla eshte super mashtrues ordiner

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nafta

                  O zot ky Kulla jo vetem qe eshte medikor dhe sharlatan por edhe i neveritshem kur flet.. Duket sikur do te mbys me peshtymen dhe djerset e veta. Kimete ca thuhet andej nga vatani i vetvendosjes? Kane 3 dite qe po i lepihen Izraelit dhe ju ka ngelur vetem ti vene kapelen e ebreut ne koke Albinit. Shume shpejt i shiti parimet me vellezrit muslyman e me miqte e Xhafer Deves.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani.

                    Te ishe Kimetja e sales doe lexoja dhe nji her nga e para por je lodhur kaq duke gatuar ket corbe derri i themi nga anet tona.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      bashkimi për drejtësi

                      Z. Kimete je vërtet mjeshtër e pendës dhe guximtare, por kujt i thua sepse një pjesë e shqiptarëve në Kosovë më kohën e bombardime më 1999 morën letërnjoftimet e gjelbër nga regjimi gjenocid i Serbia. Ato dhe pasaportat e tyre i kanë edhe tash dhe me ato i morën edhe votat. Të mjerët shkurtë pamës me tru peshku me ëndje e dëgjojnë dhe i besojnë gënjeshtrës se të vërtetës dhe të tillë kemi mjaftë. Nuk ke pse brengosesh çdo të keqe i vije fundi ashtu siç u erdhi çetnikëve serbo rusë e shqipfolës gjenocidal më 1998 - 1999. Le të trumbetojnë për luftë sa të duanë sepse nuk ka asnjë mundësi të kalojnë armiqtë qofshin nga Serbia apo nga shqipfolësit. Ishim dhe jemi në rrugë të drejtë. Këta që kërkojnë luftë ishin matanë barrikadave por bota demokratike e dinë mirë se kush janë disfatistët si për S. Berisha me NON GRATA dhe disa nga Kosova. Liria është fituar me gjakun e dëshmorëve të shqiptarisë por edhe të ushtareve të NATO-s – vendeve mike e jo parulla popullsitë të bashibozukëve. Jemi me fat që kemi trima kombëtar dhe miq të fortë dhe askush nuk mund me na bë asgjë prandaj armiqtë kombit gjithherë kanë përfunduar në plehun e historisë.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje