Nga Baton Haxhiu
Me një president të paparashikueshëm në Uashington, Kosova nuk ka luksin të sillet sikur nuk ka krizë. Partitë nuk duhet të luajnë lojën ideologjike të Kurtit. Donald Trump nuk është si Joe Biden. Ai nuk është as si Bashkimi Evropian. Dhe as nuk është i interesuar për proceset të gjata negociatash. Ai do të ofrojë një marrëveshje dhe do të thotë: “Merre ose lëre”.
Ndërkohë që ne zgjasim procesin post-zgjedhor, Serbia po përfiton maksimalisht nga ky ngërç politik në Kosovë. Duke pasur raporte të forta me administratën Trump, ajo mund të përdorë situatën për të rritur presionin mbi Kosovën dhe për të negociuar nga një pozitë më e fortë.
Trump, me logjikën e tij politike që shkon përtej forcës dhe gjuhës tradicionale të republikanëve, mund të zgjedhë të mos humbasë kohë me Kosovën dhe ta mbyllë këtë çështje në mënyrë të thjeshtë duke imponuar një marrëveshje të njëanshme. Ai i ka të thjeshta gjërat dhe ka në duar të gjitha levat politike dhe diplomatike.
Forcat e NATO-s në Kosovë mund të përdoren si kartë presioni nga SHBA-ja, dhe Kosova mund të mbetet pa asnjë lloj ndikimi në proces. Duke e ditur këtë, në vend që të krijojnë një strategji të përbashkët, partitë kosovare po e lejojnë Serbinë të dalë si aktor kryesor. Nëse Kosova nuk e menaxhon këtë krizë me maturi, atëherë Donald Trump dhe Aleksandër Vuçiq do ta zgjidhin problemin pa Kosovën. Dhe ajo zgjidhje nuk do të jetë e mirë për ne.
Si duhet të sillet Kosova?
Të ruajë linjën me SHBA-në pa krijuar përplasje të hapura. Të lobojë fuqishëm për mbështetje brenda administratës Trump. Të sigurohet që nuk hyn në një situatë ku është thjesht spektatore e një marrëveshjeje të gatshme. Nëse Kosova nuk ikën nga frika për të marrë pushtetin dhe nuk e luan lojën e saj me zgjuarsi, Trump do ta trajtojë Kosovën si një biznes të vogël që mund të mbyllet me një vendim të vetëm. Kjo nuk është një çështje ideologjike. Nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën. Ka të bëjë me mbijetesën e shtetit.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, dy liderë që mund ta dëshirojnë luftën për arsye të ndryshme, po flasin hapur për të. Kuptohet, me diskurs te ndryshëm. Në këtë ngërç politik, ndodh diçka paradoksale. Si Kurti, ashtu edhe Vuçiqi, në mënyra të ndryshme, mund ta dëshirojnë një konflikt të armatosur. Vuçiqi e dëshiron për ta përdorur si kartë për të mbledhur më shumë mbështetje nga Rusia dhe për ta paraqitur Serbinë si viktimë të një agresioni shqiptar.
Kurti mund ta shohë si mjetin e fundit për të ruajtur fuqinë e tij politike, duke krijuar idenë se Kosova është në rrezik dhe se ai është i vetmi që mund ta mbrojë. Të dy liderët e kanë kuptuar se në momentin kur fuqia e tyre fillon të dobësohet, një krizë e re mund të forcojë pozitat e tyre në pushtet. Kosova është tashmë në një ngërç politik, dhe Kurti po mundohet ta shndërrojë këtë ngërç në një përballje me Serbinë, duke shpresuar se kjo do ta mbajë atë të fortë në skenën politike.
Nga ana tjetër, Vuçiqi, i vetëdijshëm për këtë retorikë, po e ushqen atë me provokime të vazhdueshme në veri, duke e ditur se Kurti mund të bjerë në kurthin e tij. Por problemi është i qartë: Kosova nuk ka luksin të hyjë në një luftë.
Kush e kërkon luftën dhe kush e paguan çmimin e saj?
Në fund të kësaj analize, mbetet edhe një element i errët që po shfaqet gjithnjë e më shumë në diskursin politik: retorika e luftës. Kur një lider politik ndihet i pafuqishëm, mjeti i tij i fundit është të prodhojë krizë. Albin Kurti, duke e parë se terreni politik po i rrëshqet nga duart, po përpiqet ta zhvendosë debatin nga dështimi për të formuar qeveri tek rreziku i një konflikti të ri me Serbinë.
Nëse e ndjekim këtë logjikë, ai llogarit se një luftë e re do të përfshijë Shqipërinë, diasporën dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar një situatë ku Kosova bëhet epiqendër e një kauze të madhe kombëtare. Dhe ai bëhet “mbreti i luftës.”
Nëse logjika e Albin Kurtit përshkallëzohet deri në pikën ku ai synon të prodhojë një konflikt të armatosur për të siguruar mbijetesën e tij politike, atëherë ai nuk do ta kërkojë luftën vetëm për Kosovën, por do të përpiqet ta tërheqë dhunshëm të gjithë..
Kjo është strategjia e aktit të kryer: të ndezë një konflikt ku Shqipëria, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe diaspora nuk kanë më luksin e zgjedhjes, por detyrohen të përfshihen.
Por çfarë do të ndodhë atëherë?
A është Shqipëria e gatshme të hyjë në një luftë të re për shkak të një llogarie të gabuar politike të një lideri të Kosovës? A mundet diaspora, që ka ndihmuar luftën e fundit, të pranojë një përballje të re në një realitet ku Perëndimi nuk ka më të njëjtën qasje mbështetëse si në vitet 1998-99? Si do të reagojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët e dinë shumë mirë që një përfshirje e tyre mund të ndezë një reaksion zinxhir që do t’i kthejë edhe ata në objekt të presioneve ndërkombëtare dhe të kërcënimeve shtetërore?
Në këtë situatë, Shqipëria dhe faktori shqiptar duhet të reagojnë me mençuri dhe pragmatizëm, duke mos u bërë pre e një skenari të tillë të rrezikshëm. Tirana duhet të bëjë të qartë se një luftë e pakoordinuar nuk është në interesin kombëtar. Diaspora duhet të refuzojë të bëhet mjet i manipulimit politik për një luftë që nuk ka asnjë garanci për sukses, por vetëm për shkatërrim.
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të ruajnë unitetin dhe të shmangin përfshirjen në një luftë që mund të përkeqësojë pozitën e tyre politike dhe gjeopolitike.
Kurti mund të dëshirojë të bëhet “mbret i luftës”, por Shqipëria nuk mund të bëhet ushtar i një lideri që mendon për pushtetin e tij personal, dhe jo për interesin kombëtar. Ky është një kalkulim i rrezikshëm dhe mbi të gjitha i gabuar. Ata që sot bërtasin më shumë për luftë janë pikërisht ata që nuk e kanë parë luftën nga afër në vitet 1998-99.
Eksperti i sigurisë, Arbër Ahmeti, e ka përshkruar më së miri këtë realitet: “Në vitin 1999, lufta u zhvillua kryesisht në zona rurale sepse forcat serbe kishin kontroll të plotë mbi qytetet dhe infrastruktura ishte ndryshe. Sot, një konflikt i ri nuk do të kursejë askënd, dhe qendrat urbane do të jenë në vijën e parë të luftës.”
Po ashtu, në analizën e tij për luftërat hibride në Ballkan, eksperti amerikan Timothy Less paralajmëron se konfliktet e ardhshme në rajon nuk do të jenë më konvencionale, por të udhëhequra nga ndërhyrje të sofistikuara teknologjike dhe propagandë politike.
Kjo do të thotë se retorika e luftës nuk do ta ndihmojë Kosovën, por vetëm do ta izolojë dhe ta bëjë më të prekshme ndaj destabilizimit të brendshëm dhe ndërhyrjeve të jashtme.
Prandaj, Kosova nuk ka nevojë për luftë. Kosova ka nevojë për mençuri.
Në një vend ku ata që s’kanë luftuar bërtasin më shumë për luftë, dhe ata që luftuan dikur sot janë të heshtur sepse e dinë çfarë do të thotë lufta, ka ardhur koha që kjo hipokrizi të marrë fund.
Trump dhe Vuçiq nuk kanë nevojë të shpikin një konflikt për Kosovën. Nëse liderët politikë në Prishtinë vazhdojnë këtë rrugë, ata do ta krijojnë vetë atë.
Tani, ose Kosova e gjen një mënyrë për të vepruar, ose Trump dhe Vuçiq do ta zgjidhin problemin pa të.
Dhe ajo zgjidhje nuk do të jetë e mirë për ne.
Po pse do duhej nga minoritarët e llojit Bata Hadžić të këshillohej qeveria e Kosovës? Kjo i bie sikur edi rama ta kishte "beleris" këshilltar. Mediat shqiptare duhet kuptuar që nga kuislingët haxhiq e zeka nuk mund të bëhet gazetari. Sikur të kishin peshën ata, do të ftoheshin nga mediat kosovare dhe jo nga omerat e bazilikave.
Baton e kuptoj mllefin tend kunder Kurtit e gjithashtu kundet qytetareve te kosoves qe votuan Kurtin por me duket e kote te na japesh keshilla se si duhet te sillet klasa polike e Kosoves ndaj kaubojsit Tramp! Ma mire mut se i vogel thojne shqiptaret! E te mendosh se Trampi po dhjet Kanadane!
Bâton i Berrishes i Metes i Rames , perseri ne krahet e Berrishes , neser s'dihet pasi vila e Metes 60 mije euro u shit te ......300 mije euro dhe u blé nga ju 80 mije euro pak si ere korrupsion . Bâton , Bastun , Shkop njerez qe nderojne flamure ,hymne nuk meritojne rrespekt , ndaj mos na gerric fundin e kurrizit me ate krahine serbe e antishqiptare ku urrejtja qe kane ndaje Shqiperise kalone kufijt e njerzores. Keni bere tre eksode ndaje Shqiperise ju kemi hapur krahet ju kemi dhene toke ne perdorim sot pronare te tokes , ju kemi hapur dyeret e universiteteve ku nje koqevaret student i japesh nga shteti nje ndihmen ne lek me te madhe se vete petagogu pa llogaritur shtepi pushime ne Durres, ju hapemi dyeret ne eksodin e fundit del ne kazanet tuaja nje gare gazetari Vehbi Kajtazi the thote : Nuk pranone ti bashkohem Kuksit .... ngelet mosmirnjohes te kqinje , tribal qe femren e konsideron lope .
Per "Berat bubuzhelin" ...krahine e serbise do jete gruaja dhe motra jote more kokerr b. beqiri.... Kosova u la nga fuqite e medha nen serbi per 100-vjet (si troje Shqipetare te kolonizuara) , kjo sepse kishte b.qira gjakprishur si puna jote edhe a'there qe shisnin interesat kombetare... por ajo gje nuk do te perseritet me kurre. kuptove LGBTI?
Bimi me rroshe topet se i kam pa rrojtur.......ne krahinen serbe gjysem shqipfolesit jane identik si ty , te rruajne gencin. Do jeté mire te degjoshe Halit Matoshi Nexhmedin Spahiu Shkelzen Gashi Dibran Hoxha , Vehbi Kajtazi Ylli Hoxha Léonard Kerrcuku ........Jane shume shume dhe do kuptoshe qe nje serbe eshte 200000000 hère me i mire se nje koqevar, pasi nje serbe vdese per flamure e nuk e nderon ate . Shembull i thjeshte Xhaka Sharqiri qe perfaqeojne Zvicren jane heronje ndersa Bruti nga Malisheva qe perfaqesone Shqiperine tradhetar...te fala motres mamit halles tezes gruas
Akoma mor bato, nuk e kupton, qe vetem al-bin dhe erdogan ju ´´shpeton´´, pasi dhe arabet vet, jane bere me Ameriken
Komentues, duhet te kthjelleni. I leni populizmzt e patriotizmat false. Te gjithe duhet ti thone Udheheqjes se Kosoves se eshte ne rrugen me te gabume te mundshme. Mos shpreson kush se Shqiperia do hyn ne lufte per pordhet e dardaneve trullana te VV. Shqiperia, Mali i Zi, dhe RMV dofuten shpejt ne BE, dhe me ket rast shqiptaret e ketyre tri shteteve do jetojne vertet bashke si asnjehere me pare. Ndryshe asht puna me dardanet, ata menojn se jane komb i lashte me vehte, se jane ma te mencem se tan shqiptart e tjere ne Ballkan. Pranda ata kane vendos te jetojne nan Serbine e 'civilizume' qi u vje hakut nga te tana anet. Per hajer u kjofte, asht vendim i tyne.
Batoni ka te drejte. Rreziku eshte tek dera. Ka shume gjasa qe Serbia e fuqishme te provokoje shume fort Kosoven e dobet. Dhe ja ku hapet sipari qe ne skene te futet Trump.Ne se arrijme ne kete pike, jemi afer fundit. Lufta zgjat aq sa mund te luftoje nje lepur me nje ujk.
Po e beri Serbia kete agresion Kemi nje fare Muc xhepa ne Washington qe nderhyn direct te Trapi dhe ja mbush mendjen te terhuqet per hatrin e tij.