Kronikë dhimbjeje për gishtin e Jorushit dhe të tjera ndodhi

30 Prill 2024, 09:24Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë dhimbjeje për gishtin e Jorushit dhe të tjera ndodhi

Seanca në Kuvend  per mua filloi me një lajm të trishtë. Atë ma percolli Lideri në perspektive Gazi pa ju dridhur qerpiku as zëri, me qetësinë e atij që të thotë shendet pasi je kollitur.

Ne u ulem , madje edhe vetë Muçua hundë e buzë u rehatua me një tis perzhitje në ballë. Minutat si shekuj hijerënde kalonin po Jorushi i Tabakeve nuk po vinte. Madje edhe vetë shefe Albana me Mondin shfaqnin një të hollë shqetësim të dënjë per shpirtin e tyre delikat.

Tritani i sapo bërë 75 vjeç  si djalosh i gatshem për sakrifica pyeste mos ka ndodhur ndonjë gjëmë apo vaki , ndonjë hata apo pusi që ajo nuk vjen e kandilit të opozitarizmes vaji i mungon? Kur padurimi po bëhej ligj dhe interesimi detyrë  me zë gazmor Lideri në perspektivë tha “po ç’kini xhanem, ka thyer gishtin, e ka bërë copë copë, do ta bëjë operacion, mund t’ja shkurtojnë pak e asgjë më shumë” dhe buzeqeshi.

Desh me ra zali kur Sajme Koreshi hukama shend e vere leshonte, “gishtin ka thyer jo koken”. Në këtë hallakatje  lirike  me gjet Salianji .

Pikerisht ai që njohim , që nuk zhgenjen kurrë, pa të keq mbushur me dliresi  me ngushelloi kur më pa aq të rënë moralisht, “po merr shembull mor i uruar tha, e ka thyer duke bërë opozitë, duke hedhur bumje retorike  mbi bashkinë e Lal Erit dhe qeverinë e Babos !

Njëra syresh i ka plasur në dorë, ky është akt heroizmi, këngë trimerie duhen e jo qarje dhe tani ndiz një cigare e mblidh veten” se me kepute shpirtin more viran.

Po ta thejnë atë zemer flori motrani e shoqeni të Parlamentit.

Pasi bëri këtë të mirë, rrotulloi syrë mbi sallë por gjithçka ju duk në rregull e s’kishte ku vë më dore paqëtimi , ndaj iku  i permbushur.

Kryezevendes Lideri Muli prej ditesh mbart një brëngë epike. I dashur por i heshtur, i vëmendshem por i matur enigmai rri mbi kokë si kurorë. Si një Hyqymet që kujdeset për të gjithë e gjithmonë , herë pas here merr mbi vete shikimet plot dashamirësi e mbeshtetje të Oerdit. Erdhi si Muji në Lugje të Verdha ku leshoi ortekë e gurë kundër tiranisë së Elisa Spiropalit në mungesë të Skenderbeut të fshehur maleve pasi Gaz Bardhi i ka zënë rrugen me dy kalorësit  e tij besnikë Marash Logu e Everest Dedaj.

Antoneta Dhima foli, dashurinë e saj për ndertimin e socializmit e shprehu me gjuhen e thjeshtë të popullit punonjes, toptan pa teprira.

Dilua, kemisha e të cilit ngjyrë ulliri me qendisma thurur me pe të zi të linte pa mend duke sfiduar haptas pantallonat me shirita bardh e kaf si gjeneralet e Amerikes latine të Ermos shfaqi xhelozi.

Çyrbja  pothuaj tashmë i squllur si poet province pas fjalimit filozofiko perkufizues të Aurores kishte rënë në te thella dhe herë pas here ja ngjeshte rradakes me gjuajtje si pikëçuditese.

Nuk mungoi as llaf i Etildes , plor renkime  me një oh.. në fund të çdo fjalie ndaj të paudheve, plot habira të tipit si keshtu…drejtuar të nderdyzurve, me mallkime për të pabindurit …harami ju mbuloftë… por në fund si dielli që ngrihet në agim shfaqej besimi  se Babua trim për të gjithë do jetë vegim duke leshuar një ah….!

 

Të ndodhte ndryshe nuk kish sesi , u desh të zhdukesin perbindeshat që të kjo botë te vije ti  Babo ishte kumti i Mamices që i kishte lidhur metaforat si romet kur bëjnë dasem kutitë e teneqes pas makines së çiftit, zhurmë e të cilave ajrin çante me rropamë.

 

Tao ngjante me  Tursun pashanë , ndonëse i mungonte një çallmë,  si një bablok jepte e merrte nga atje lart , i rënë në mendime tek sheh se zjarri i ka perveluar  kudo shtepinë .

Ulsiu kishte dhimbje veshi me ç’ka degjuar lart e poshtë, hatara, hatara. Bela prej kohesh duket si një murgeshë  që elaboron çeshtjet e virtytit  e doktrines teksa vesi ka pushtuar qeverinë.

Madje edhe vete Tezja kishte një aurë të pershpirtshme.

Ogi dukej si prifteresha e Delfit dhe ju lexonte doren. Sapo, Niko qau me denesje..duke therritur jo jo s’kam bërë gjë ! Pirdeni i dha një gdhënke me ujë. Olta Xhaçka ka marrë një gjyrë te perhime dhe është murosur.

Mazniku është bër def prej muajsh.Evlati ! Gonxhe çeli per herë të parë dhe vetë u gezua që nuk kishte harruar të fliste se vetem ka firmosur gjithë jeten. Sa here e shoh atje lart me vjen ti germushem “mos bëfsh hajer mos bëfsh që vendin e Margeritit zure duke na pikelluar shikimin more zullap”!

Sapo Ermua mbreteresha e sherrit dhe zallamahisë u ngjit atje siper filloi potere e sherr që aman falë i kjoshim Zotit. Gaxhije, gjobaxhije hungeronte Lideri në perspektive Gazi .  Ajo “I pa edukatë te degdis në mal të Thatë”.

Damua në kafenë tregonte muskujt, prek pak prek i thoshte  Braçes ! Ai plot adhurim tha uaaa mi uaaa mi…. gur gur ! Klosi dhe Mimia heshten gjatë te velur nga e zakonshmja por ënde jo nga jeta. Kur degjuan fjalimin e Petros njëzëri thanë jeta nuk është një shaka. Laerti pasi nuk qan më askush kerkon pika loti si lemoshë për magazen e tij. Etjeni i ra në sy kronikes vetem për intensitetin e kruarjes së mjekrres. Ina pasi mori koplimentin e Elises per cilesi fjale mu hakerrye , dhe ti meso të shkruash !

 

 

14 Komente

  1. b
    borsh

    Ik mor pleher se na qave bythen me keta karlleqe, ti je nje mirditor i pa burreri dhe i pa bese,mjer ai qe te beson ty hajvan. ti je fatekeqesi e parlamutit kur mban pisa si ti bardhin dhe saljanin turp

    Përgjigjjuni
    1. A
      Altin Pellumbi

      Humbje kohe dhe asgje me shume!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadiu

        Doli prap ky nevojtorja e fshatit të shekullit të kaluar të qelbin dynjanë. Shpirt krimineli.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Korabi

          Ç’është ky shkurtabiq mendor?, që na e prish gjizen me këto shkarravina.Ju lutem na kurseni nga yryshi i këtijë palaqoje.Ky le të ketë shëndetin por aman na kurseni prej këtijë injoranti.

          Përgjigjjuni
          1. U
            U SHOFSHIN ZAGARET

            Zot sa i PESHTIRE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi

              Ki katundar,qe pin vere te kyqe me Ramen i di te gjitha mo!?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lala

                Dreqo pune. Gjithe llumi i kombit shqipetar ne opozite paska qene shkruar te mblidhet. Bile kane edhe nje leçitur qe ju bene hosana. Kete palo bilbilush. Me te vertete nje koqe muti.VEÇ SI AI NUK KA TE DYTE.PRANDAJ ESHETE ÇIFT ME DYLBERIN GAZ BARDHI

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fshatari.pafshat

                  Ja nxite faqen katolicizmit...edhe atyre pak qe kane mbetur.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Al

                    Mero, po e shkaterron gazeten Tema me njerz si ky palaco. Nje perkrahes i semure i non-grade dhe bandes se tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Piloti

                      Gjekmarkaj nje idiot qe nuk kupton as vete ç'fare shkruan.OTURAK I SHPUAR.DON KISHOT.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Edi durres

                        Hartim i dobet,po e njejta linje shterpe e malokut qafekuq...edhe akoma ndjehet intelektual loqja.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          pa vlere

                          Ky me thene te drejten e parakalon Bushatin e lapsit per nga Mediokriteti. Bushati e ka fiksimin e jetes Edi Ramen, ndersa ky shkruesi Gjekmarkaj eshte kampion i mediokritetit. Per mua, po ta lexoj shkrimin pa ditur autprin, e konsideroj te shkruar si hartim i nenesi te shkolles fillore! I shkreti autor. Poshte shume eshte, shume poshte!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tin Tin

                            Kujdesa , që u lëndua , nuk'arron .

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Idiotit i mungojne vetem briret

                              Ore po qe paska qene nje cope loqe ky mender profesor i bythes e mori vesh tere bota po meqenese hiqet i zgjuar nuk i shkon nder mend te shikoje komentet se sa bukur e etiketojne tamam si e meriton . O loqe po nderrohet njehere melodia po e njejta gje jo i thashe po me tha jo po filani po filanka o na hengesh kaken e gjysmen e bythes more Gjekmut .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje