Kronikë e belasë së ministrave me burrat dhe krapi në mes si dileme historike!

27 Prill 2024, 13:20Blog TEMA

Kronikë e belasë së ministrave me burrat dhe krapi në mes si

Nga Agron Gjekmarkaj

Gruaja fut shejtanin në shishe thote një proverb por ministret tona medet, jo nuk ja dalin, hynë në shishen e burrave thotë ai i bekuar Salianj.
Dikur të gjorat gjenin burrë siç e ka thënë Zoti vete me gojë siç burrat gra. Disa ishin vajza normale e gjeten burra normal, disa edhe pse normale gjeten çamarrokë me vese e me ndonje lek.
Ata nuk e kursyen paranë në ditë të zezë dhe një ditë gratë e panë veten ministre, burrat u ndien mire.
Dikur thonin parja e bardhe në ditë të zezë, tani ta shtojmë paren e zezë per ditë të bardha. Kur e zgjedh burrin per qejf nuk bën t’ja thyesh zemren.
Tahmaja shtohej , diku prona, diku tendera, diku emerime, ndoj allishverish tjeter, bereqet , bereqet, termet termet vikat Damua !!
Ndonjë humbi vite më parë postin se burri shfaqej si qerrata në faj, ndonjë se teper çapken, të tjera mund të ikin se ai nuk mban nervat me vartesit e gruas se nxjerr biçakun, i fut një thikë në ije dhe një prapanice aq sa aktualizohet shumë thënja o zot ruana b….nga burri i shefes! Tani duhet vrapuar tek Sigal per të siguruar të prapmen si zonë eskluzive more të uruar.
Ndonjë bën sekserin poshte e perpjete dhe nga frika e pergjimeve i shkruan shifrat neper letra dhe i djeg me çakmak dhe pjesen tjeter te komunikimit e ben me gishta e me mimikë si cjap buzëprerë!
Ç’kohera more aman ç’kohera. Më mirë mos te kesh burrë fare si ka ardhe stina e moti. Te mendohesh gjate kur martohesh! Ta shtrengosh mirë fiqirin! Ti thuash rradakes perqendrohu!
Tani e tutje Babo terbieti ishallah nuk do ndaloje martesat per ato qe duan te bejne karriere dhe do jape urdher qe te ndahen ato që duan ta vazhdojnë ate!!
Qeveria ka rëndesi, paraja jo dënglat sentimentale prej mikroborgjezesh.
Familjet e pushtetit e kanë të madhe ngasjen dreqerit, te tjeret jetimë ! Pardje një nga enigmat e medha që trazonin shqipetaret nder dekada u duk sikur u shua krejt si thengjilli nën furinë e argumentit si ujë.
Por iluzion paskesh qënë , befas pas tulatjes së parë , ajo u ndez perseri si një debat intelektual, politik, gastronomik , biologjik me permasa tragjike mes eksponenteve të mazhorances.
Zëvendes Kryemistrja Belinda nga Ulëza e shoqeruar nga Tezja e partisë cila e ndiqte me admirim dhe gezim, e gatshmë te llapashitej vete në ujë për të kapur ndonjë, shprazi gezueshem mbi “Boten shqipetare” lajmin se krapi i Ulzës është ku e ku më i mirë se krapi i Shkodres. Ajo tha që ai është edhe gjellë edhe mish. Nën kujdesin e partisë do bëhet më i gjatë se Ulsiu dhe më i mençur se Shalsi. I brymosur me idealet tona ai do te jete solidar, social, socialist dhe i thekur majtist. Tezja u madhengjye. Mes ngasherimit tha ta duam si shok partie! Dhe kur të ngrohemi pranë zjarrit të jugut mejtimet tona tek ky krap safi të perqendrohen!
Ky ishte një perfundim historik nga ana e saj por në Shkoder lajmi u perjetua si shpallje lufte. Krenaria e Qytetit të vjeter u shkryth. Vetë Mamica alias “Madona di Scutari”, u kreshperua , u mvrenjt, mrroli vetullat dhe zjarr i dha zemerimit. Si guxueka ajo që karasin krapin kinez ta krahasoje me atë që është ketu qe kur keto troje u sajuan! Ai levend krap ushqeu Teuten, Gentin, Balshajt, Venecianet, Karahamahmutin, Ditmirin, Ilir Beqen dhe Benetin ! Tjeter çka natyra vetë perpoq tjeter shumimi artficial, ja per shembull ne pranë Babos u rritem bio jo si shtogu në meze. Shihni ata pranë Muços si rasat”.
Ky debat duket si një shperthim berthamor në gjirin e mazhorances ku e ku me i forte se denoncimi i Gaz Bardhit, reportazhi i Rai 3 , Drejtoret me 5 dhe ata pa numer. Mbrëmë naten Babua mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe caktoi një komision të përbërë nga Mete, Nikoqiri, Etjeni , Gonxhe dhe Klosi të cileve u la detyrë që të hanë krap çdo ditë per tre muaj, një ditë nga i Shkodres një tjeter nga i Ulzes, ta hanë ngadalë e me shije, të rrinë shtrember e të flasin drejt dhe mos të nguten në konkluzione të shpejtuara.
Një komision i posaçem në udheheqjen e Kostes së Gramozit e Lindites, do regjistrojë gromësimat , kohëzgjatjen e tyre, duhmem dhe acidet që shperndan. Ai në fund do ju dhurojë librin e tij të ri “mbi mireqënien sociale”. Do varin turinjet se helbete librat u shkaktojnë të kruara e kollitje po ai citon Babo rilindasin dhe “dritë e diturisë perpara do na shpjerë” e ata ulin kokën.
Babua , virani, keshilloi gjithsesi mirë është mos të shpallet superior njëri krap nga tjetri por të vihet theksi tek e ndryshmja si vlere e gjithësecilit që konflikti të shmanget, per aksh arsye ha të Shkodres per të tjera të Ulëzes. Qerratenj burra , qerrata krap, qerratesha dilema e maraze!

9 Komente

  1. A
    Adrian

    Deputet qe paguhet per karlliqe neper gazeta e portale, legen dhe lepires i neveritshem qe nuk e ka problem te kthej faqe sa here i interson ky eshte Agroni i Lulit pastaj i Saliut dhe me vone nuk eshte çudi qe te jete i Rames….

    Përgjigjjuni
    1. E
      ENTSOE

      Kujdes se do te marre ai larva Salianji me vehte fizikisht, SE menderisht ta kalon pakez fare!!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kreshniku

        Po per non graden nuk na the gje

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lame Duka

          E, po te mendosh se ky shkrapa-shkrues eshte deputet i popullit, e per me teper eshte nenkryetar i nje partie sado qe ne krize, nderkohe qe ben shakara pas shakarash, duke ferkuar barkun me dore nga kenaqesite qe te sjell ky lemsh fjalishe, ti e une si lexues, te etur per perla te tilla duhet te themi: Aferim vota e popullit te Leshit, aferim rroga qe merr si deputet, aferim djetat e bonuset, aferim udhetimet jashte shtetit, se na kenaqe mor i deleguari i partise, na e bere zemren mal e fushen det e detin fushe, me peshk gjithefaresh, nga krapi te kar-asi. Nese ka ende mes nesh njerez tru-peshk, ka edhe te tille qe e hane sapunin per djathe e peshkun e marinojne, e me pas e pjekin, e tiganisin, e beje deri sushi japonezesh, vec, vec ti te jesh deputet e te na kenaqesh ne votonjesve te Leshit me te tilla mrekullira, se tym e flake po leshon pena juaj e arte.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xha Kasemi nga Çepani

            Aman, o Mero, ne ke perendi! Vetem kete mos e shfaq te pakten me foto. Ky eshte burravec e jo burre. Po ia vlen ta vesh per lepires , por jo te dali neper gazeta.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Ha ha ha, dul Gonja - pordha e Lul Bashes

              Po gruaja jote more Agron plehra mos e ka fut dreqin ne shshe? Legen! Ky eshte tamam per Kryetar te Foltores. Vetem ky e mund Perendimin. Nese ky vertet eshte pedagog, athere si ka mundesi qe i shkon ndonje student ne auditor? Cfare mund te mesohet nga ky antiperendimor, gjoja katolik beseprere. Edhe ky eshte ambasador i Lindjes dhe Bashes ne Foltore.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Altin Pellumbi

                Profesor-doktor i pamfletit alla demokratik,per Argiten,Zhozin,Ina Zhupen, shoqen tende Grida Dumen, Lenka Çuken e Rithemelimit alias Albana Vokshi ke ndonje koment si pafillo qe je?? Se mos harron veten tende tek News24 kur haje buk-hamburgerin e i thoje znj Vasili me shenje qe kameramani ta mbante objektivin tek panelisti tjeter!!! Ty nuk eshte nevoja me te lexu e jo me me te shiku. Shihi turinjte e vari kusine,thote populli! Naten e mire.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patru

                  T'heqim c - në e fshemë ë - në për dy nga pesë q'emëtimi t'ka e lëmë ron - ë - rrokjen - t'a shtjellojmë m'pas - tetë , t'heshtin butë , nga , dhjetë , t'pa kuptim , e mbesin n'i numëron , për t'a nxitur shqisën , dy gërmat , e dorës , n'i numëron mbetesh te maxhoët , e si teshtimë n'a i do pa rrokjen - për t'të nxitur pafundësisht shqisën n'kuptim të shterë e butështjerë si s't'a ka rrokjen ag pra ron ke .

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Texas

                    Sa metro kub rrotkara ka Parlamenti , ?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje