Qari i Edi Ramës

25 Prill 2024, 17:32Blog TEMA
Qari i Edi Ramës

Nga Dritan Hila

Me reportazhin e tij në Rai 3, gazetari i ka bërë një gropë të madhe profesionalizmit të vet, por një nder të paparë Edi Ramës.

Nuk dihet nga cilat motive të jetë nisur zotëria: është gjendur pa një temë dhe hajde t’u biem shqiptarëve se mbajnë; ka dashur t’i bjerë pragut që të dëgjojë dera, d.m.th t’i biem Ramës që të godasim Melonin meqë jemi edhe në prag të zgjedhjeve evropiane, apo është një nxitje nga deep state italian për kushedi për çfarë interesash të prishura nga Rama?

Por rezultati është katastrofik. Edi Rama e ka kapur që reportazhi fuste ujë dhe ishte montuar keq, për më tepër kishte një gafë të pafalshme deontologjike duke mos përfshirë përgjigjet e Engjëll Agaçit, dhe e ka kapur për fyti.

Nëse ky reportazh do kalonte pa u vënë re në Itali, për shkak të audiencës së ulët që ka ky kanal, Rama i bëri goxha publicitet, por për keq. Ka dy ditë që mediat kryesore italiane kanë në headlines reagimet e Ramës dhe çmontimin që ky po i bën reportazhit.

Kjo ishte edhe një “mana” e rënë nga qielli për Ramën parë në spektrin e gjerë. Është një rast për të treguar qe edhe emisione apo shkrime të tjera negative për qeverinë e tij apo shqiptarët janë po kaq sipërfaqësore dhe dashakeqëse sa ky reportazh.

Dhe nuk është nevoja që t’i hyjë zbërthimit të çdo dokumentari, shkrimi apo lajmi që flet keq. Në psikozën e publikut italian mbetet e ngulitur shija që sikurse Hotspot Albania i Rait ishte gropë profesionale, edhe të tjerat janë në mos njësoj, por të ngjashme në dezinformacionin e tyre.

Sa i takon RAI 3 dhe emisionit reportazh, pas kësaj edhe sikur ta nxjerrë Ramën lakuriq, nuk ka për të bërë scoop. Është lajm i vjetër. (Dritare.net)

22 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    E ke parë dhe kuptuar reportazhin mor zotëri? Kujton se janë gazetarë si këta gazetaxhinjtë me të cilët pi ti kafen në mëngjes? Mesazhi ishte i qartë për publikun taksapagues italian. Që Edi Rama, garipi i lagjes me dorë në qafë garipes italiane po luan një rol të ndyrë dhe është bërë lavatrice e mafies politike italiane për të bërë karshillëk kjo duket qartë. Ky është thelbi. Secili bën interpretimin e vet. Por të analizosh në mënyrë të njëanshme për t'i pëlqyer Ramës është imoralitet. Por kjo është fjalë që nuk ju bën më përshtypje.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Po ti e ke pare?? C'fare akuzoi saktesisht Report? Cilat ishin argumentimet qe i shesin si fakte? Per mendimin tim, realisht asgje qe ngjan me nje akuze konkrete,e qe bazohet ne fakte,thjesht ju duhej keshtu kjo linje mbi shqiptaret e korruptuar,trafikante,kriminele,qe Meloni ben marrveshje, dhe kjo u cuar perpara,pa kontraditor,duke genjyer,(emaili Agaçit eshte ne rrjet po te jesh i interesuar e lexon) e kjo nuk eshte e drejte per nje emision televiziv si Report sepse,ka histori te forte ne ate lloj trasmisioni,ku gjithmone kane qene te sakte,profesionale, ku kane pesuar kushedi sesa padi,por kane dale faqe bardhe e jo me deme,e kjo nuk mund te thuhet saktesisht pas largimit te drejtueses historike Gabanellit,nen drejtimin e Ranuccit,,sic duket Ranuci jo gjithçka i ka nen kontroll.Ne repliken qe Beri Ranucci tek syri,deklaroi qe kemi dokumente qe faktojne ato qe thane,e c'fare? Qe Agaci konfermoj qe ka qene avokat?? E pastaj?? Qe ka qene ligjerisht te administroje dicka ne menyre te ligjeshme?? E pse vetem per avokare ialiane eshte ajo pune? Ku eshte problemi??,eshte e pa moraleshme we nje avokat me origjine shqiptare te mbroje kliente edhe pse kriminele??tani u doli qe edhe dokumentet qe kane ne dore per Olsi Ramen, jane thjesht te shitura nga Bardhi,sepse ne tevertet nuk kane bere asnje padi ne SPAK,dhe ja u futi. Doli nje e vertete,qe Ranucci dhe stafi i tij ,shkeli nje mut te madh me reportazhin mbi Shqiperine,ku po te donin kishin argumente e fakte te tjera qe te benin dhjete reportazhe,por ja qe qellimi paska qene tjeter,e pse te mos themi edhe keshtu??!! Per me shume,Bollino ne editorialin e tij smonton me emra,shifra e ndodhi , reportazhin tendencioz te Report.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zizi

        Ik mor kar ruaj delet...

        Përgjigjjuni
        1. çudi

          Ti evropian qe shetit dhe nuk punon, e kam pare une dhe eshte reportazh i nja mafiosi qe ka lidhje me drogaxhij shqiptar, bile vete gazetari ka pohuar tek RAIUNO ne interviste se "i shpetova jeten nje shqiptari, ndersa ai ishte nisur te me vriste mua..." e kupton tani qe ai pleher ka qene i lidhur me mafian dhe drogen? Dhe jovetem, por materilai bruto si Babale eshte marre poshte penxheres tek rruga Mustafa Matohiti.Ta keni inat sa te doni Edi Ramen, te pakten dojeni Shqiperine se u bete bajat fare !

          Përgjigjjuni
        2. F
          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

          IDJOT!

          Përgjigjjuni
          1. O
            O lleshi

            Gjera te reja se BESOJM.......HA HA MAFIOZ BREK DHIER S SHPETOJN DOT POPULLIT SE LIGJET I BEJN SI TE DUAN PERVETE

            Përgjigjjuni
            1. I
              ILIR

              .0 Ti Dritan je nje servil i neveritshem,nuk edi si shperblehesh per kete.Te gjithe e dime se cka eshte thenenga RAI 3 jane me se te verteta.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pilo Lala

                Edi Rama eshte shume i llogjikshem ne renditjen e fakteve, provave. Italianet nuk te nderpresin kur flet, kjo eshte nje plus i madh per Edin, qe mendohet 2 here, pastaj flet.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sufllaqja me qepe

                  Po Zari po. E ke pare reportazhin apo edhe ti ke lexu permbledhjen si Rama?

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kujtoni se RAI eshte Bollino ??

                    O Dritan Hila, je ne terezi me kete artikull?? E ke lexuar nje here vete cfare shkruan? Arrin ta besosh? Jeni katandisur mjerane, ne graden e fundit. Hapni syte mire: Mbreti juaj eshte lakuriq …

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      Haha,sinqerish,per mendimin tim modest,Bollino qendron me lart sesa RAI aktual.

                      Përgjigjjuni
                    2. s
                      saliu duhet te shpallet terrorist

                      Motivi kryesor ishte te bente nje dor pare nga ato qe na ka vjedh saliu keto 30 vjet.Hyrja ne shtepine e nongrates dhe zhurma qe ben syripeshkaqenit,dhe personazhet si beqir gazi bardhoshja,tregon se eshte saliu duke kujtuar se do vij ne pushtet me ndihmen e grekut bejleris dhe italianeve mafioz qe duan te godasin edhe Melonin.Rai3 eshte nje tv qe nuk e shikon njeri dhe jep me shume lajme nga krahinat tg3 regione dhe kujton se do bej publicitet kunder shqiptareve

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berti

                        Këta janë sahanlëpirësit e liderit global, që hanë suflaqe. Të pacipe, të pamoral, kujtojnë se manipulojnë opinionin publik, por janë mjerane të pakorregjueshem. Aferim o gazetar lolo.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luani

                          Spof on apsolutishte e sakte , te sulmosh edi ramën duhet të jeshë gazetar shumë i përgatitur dhe me një barrë mëndë kur i thonë , se ndodhë kjo qe ndodhi , të çmonton dhe të nxjerrë lakuriq me duar në xhepa.., jamë i sigurtë ai gazetar i dha një nam të keae qe do ti ngelet për shumë kohë .., dhe e meriton..!!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Latif Dreqi

                            o i biri spiunit, nuk jane gjithe gazetaret si gruaja jote o debil, qe gati kaloi ne orgazem kur fliste me shoqen Nexhi...

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              saimir m

                              Fiks, ajo masturbohet automatikisht dhe kur flet per Ramen,Ballen, pallen....

                              Përgjigjjuni
                            2. S
                              Sufllaqe falas

                              Tan halja mbetet hale Të kesh bythe te marrësh nëpër gojë m'je media si Rai apo nje emision investigativ si report Rai 3 do këllqe në lëpirjen ndaj qeverisë

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Emil

                                O Dritare! A ulen avionët kur ka guralecë në pistë!? Rrotë Kari klasik!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sazani e Karaburuni

                                  Shoku Dritan na flet si shoku Enver ne Kongresin e 7 kur kishte filluar t’i rridhte mendja dhe ishte gati te shkateronte gjithe armiqte e jashtem se te brenshmit i vriste vete. Shoku Dritan!Askush jashte teritorit te Shqiperise nuk do t’ja dije se kush dhe cfare eshte E.K.Rama! Gazetaret e RAI nuk jane altoparlante te Qeverise sikur ndodh ne Shqiperi. Apo edhe per kete fajin e ka Saliu!?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hile

                                    Ku ke mendjen ti o gazetar I shitur te gjykosh Rai 3.Turp per ty car shkruan!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trimi

                                      Te jete njeriu kaq,po kaq lepirs skam pa,ju jeni nje grup gazetaresh,qe per rehatin tuaj personale,lejoni cdo padrejtesi ne ket vend.cdo chedhje esht ok,cdo abuzim,cdo arrogance.ndaj bo shkrime sa te dush,jeto si te dush.fakti esht se kur del para pasqyres e di kush je.po i keni hy ne hak shqiptarve,dhe zoti nje dite nje dite do tju gjykoj.ndaj vetem keqardhje per njerez,gazetar si ju asgje me teper.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        saimir m

                                        Bythlepires klasik! I jati ishte burre te pakte, shef spiunesh, e kishte profesion ne sigurimin e shtetit, po ky spurdhjaku eshte legen fare.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje