Shkolla “prit e qep”! Përse jam me gazetarin Carlo Bollino

24 Prill 2024, 10:07Blog TEMA
Shkolla “prit e qep”! Përse jam me gazetarin Carlo Bollino

Sapo jam kthyer nga një udhëtim jashtë vendit dhe lajmi i parë që më tërheq vëmendjen në Tiranë nuk është Ilir Meta (Meta nuk është më një lajm për askënd), por reportazhi i një gazetari italian publikuar në RAI 3.

Lajmi mbi këtë reportazh ka zënë sot faqet e para të gazetave tona. Thuajse të gjitha thonë të njëjtën gjë. Por më tërheq vëmendjen një analizë e gazetarit të njohur Carlo Bollino, i cili prej shumë vitesh jeton e punon i respektuar në Shqipëri.

Bollino dhe unë nuk jemi miq, por e njoh dhe e çmoj për kulturën profesionale dhe objektivitetin e analizave të tij. Bollino është një shkollë më vete në gazetarinë shqiptare dhe unë me kënaqësi vë re se ka, aty-këtu, disa gazetarë shqiptarë—shumë pak, për hir të së vërtetës (ndër ta mund të përmend Skënder Minxhozin, Artur Zhejin dhe Sokol Ballën)—që me paanshmërinë e analizave të tyre të informuara aderojnë në të njëjtën shkollë me të.

Analiza e sotme e Bollino-s, një kritikë e mirinformuar dhe asgjësuese ndaj atij tipi gazetarie që ai vetë e quan “gazetari prit e qep”, ma shtojnë respektin për të, por edhe më kujtojnë se një “gazetari” e tillë nuk është tipike italiane, por është një dukuri gjerësisht e përhapur dhe jo vetëm në tabloidë, por edhe në gazeta ndër më të mëdhatë e më seriozet në botë, siç janë The New York Times, The Guardian etj.

Kritika e sotme e Carlo Bollino-s më solli ndërmend një kritikë të ngjashme që kam shkruar rreth 20 vite më parë kundër të njëjtit tip gazetarie “prit e qep” që ndesha në atë kohë në gazetën The New York Times, gazeta më e lexuar në botë (me rreth 15 milionë lexues në ditë).

Më 7 dhjetor 2003, kur shërbeja si ambasador i Shqipërisë në Uashington, m’u desh të hulumtoja për afro tri javë për të mësuar e për të zbardhur të vërtetën mbi një ngjarje, për të cilën ishte shkruar shumë në shtypin perëndimor. Ngasja ime u motivua prej një artikulli botuar në faqen e parë të The New York Times.

Ai artikull bënte fjalë për shkëmbimin e një fëmije rom në Shqipëri për një televizor. Autori i tij ishte Nicholas Wood, që punonte për atë gazetë.

I indinjuar nga përmbajtja e atij artikulli dhe nga metoda “investiguese” (pri e qep) e përdorur nga autori i tij, e ndjeva të domosdoshme t’i shkruaja kryeredaktorit të gazetës The New York Times. Me letrën time synoja të sqaroja drejtuesin e asaj gazete dhe opinionin publik amerikan lidhur me ngjarjen për të cilën kishte shkruar Wood.

Meqënëse letra ime ngrinte një shqetësim real dhe shërben si një ilustrim i asaj çka kuptojmë me diplomaci publike në veprimtarinë e një ambasadori, por edhe ngaqë shqetësimi që ngrija unë në atë letër përkon me shqetësimin për të cilin shkruan sot Carlo Bollino-s, e riprodhoj më poshtë të plotë për lexuesit e Ditës, duke huazuar si titull fjalët e tij.

I dashur Zotëri,

Ju shkruaj për t’ju shprehur pakënaqësinë time lidhur me artikullin e z. Nicholas Wood, “Për shqiptarët ndodh kështu: një fëmijë për një TV”, botuar në faqen e parë të The New York Times më 13 nëntor.

Para së gjithash, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj faktin që ky artikull i z. Wood nuk është origjinal. Përmbajtja e tij është raportuar më parë—saktë dhe tërësisht—nga Roma, nga Sophie Arie, në gazetën e madhe britanike The Guardian, më 30 shtator, si një histori mbi trafikimin e fëmijëve dhe mbi një rrjet trafikantësh që u shkatërrua përmes bashkëpunimit mes zyrtarëve italianë dhe atyre shqiptarë.

BBC e mori këtë histori nga The Guardian ditën e parë, ndërkohë që e njëjta autore vijoi me një koment tjetër—përfshirë edhe një intervistë me nënën e fëmijës—që i raportoi nga Durrësi, në Shqipëri, dhe u botuan në The Guardian dy javë më vonë, më 14 tetor.

Zoti Wood, për të cilin, nëse më lejohet të them, kam fare pak respekt, e mori këtë histori ose nga The Guardian, ose nga BBC dhe shkroi versionin e tij, të cilin e botoi me një titull të deformuar në The New York Times, duke fyer të gjithë shqiptarët. Më vonë, në nëntor, korrespondentja e Associated Press për Europën Lindore, Danica Kirka, e mori artikullin e z. Wood dhe rishkroi edhe ajo versionin e saj, pa i pasur të gjitha faktet. Artikulli i saj u botua në disa gazeta amerikane në fundjavën e Ditës së Thanksgiving.

Duke ju shkruar si një diplomat, unë jam i vetëdijshëm se duhet të bëj kujdes me gjuhën që përdor. Unë në asnjë mënyrë nuk fajësoj gazetën tuaj të respektuar për artikullin e z. Wood botuar më 13 nëntor. Sidoqoftë, nuk mund të hesht kur shoh se si një artikull sensacionalist—“një fëmijë për një TV”—është shndërruar në një legjendë urbane, duke humbur kontekstin e saj, ndërsa gazetarët, përfshirë edhe z. Wood, vijojnë ta huazojnë subjektin e këtij artikulli nga njëri-tjetri dhe të përdorin një anekdotë për të dhënë gjykime përgjithsësuese.

Unë nuk them se z. Wood ka bërë plagjiarizëm. Duket se ai vetë e ka raportuar një pjesë të artikullit të tij nga Shqipëria. Por ai nuk thotë dhe nuk përmend një numër faktesh që janë esencialë për historinë që ai rrëfen. Dhe faktet që ai nuk sjell kanë qenë publikisht të disponueshëm në kohën kur ai botoi artikullin e vet në The New York Times në nëntor, pasi historia në fjalë kishte qenë publikuar fillimisht, në shtator, nga The Guardian. Të gjithë faktet ishin po ashtu të disponueshëm në faqen zyrtare online të The Guardian.

Faktet thonë një histori shumë të ndryshme dhe më të mirë. Ky fëmijë u gjend dhe i tërë rrjeti i trafikantëve u shkatërrua si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Ky nuk ishte, siç thotë z. Wood, rezultat thjesht i një aksioni të izoluar policor lokal.

Historia u bë e njohur sepse i tërë rrjeti trafikues u shkatërrua pas një investigimi të përbashkët shqiptaro-italian, që zgjati një vit. Ky ishte një sukses i madh dhe pikërisht ajo që qeveria shqiptare ka marrë përsipër të bëjë—një rezultat i drejtpërdrejtë i një plani veprimesh kundër trafiqeve ilegalë.

Nëse z. Wood do t’i kishte kushtuar pak vëmendje asaj që kishte raportuar gazeta The Guardian gjashtë javë më parë, ai do ta kishte ditur se, si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, qindra anëtarë të rrjetit të trafikantëve u arrestuan një vit pasi rrjeti u shkatërrua dhe se policia vazhdoi aksionin e saj derisa u gjetën viktimat.

Ky djalë i vogël nuk ishte viktima e vetme që u gjet. Çifti italian që e kishte marrë atë u arrestua, ashtu sikurse edhe babai i tij në Shqipëri, ndërsa fëmija u mor në mbrojtje dhe në kujdestari.

I gjithë ky informacion ka qenë i disponueshëm në gazetën The Guardian në Angli gjashtë javë para se versioni i pjesshëm i z. Wood të botohej në faqen e parë të gazetës The New York Times. Versioni i njëanshëm i z. Wood, i cili mjaftohet vetëm me incidentin skandaloz që ka të bëjë me këtë djalë të vogël, nuk u botua deri në nëntor, në një kohë pra, kur i gjithë ky informacion dhe informacione të reja lidhur me suksesin e Shqipërisë në luftën kundër trafiqeve ilegale ishin bërë publikë dhe të disponueshëm.

Z. Wood priti deri në fund të raportit të tij për të përmendur faktin që në Shqipëri u krijuan 12 njësi për luftën kundër trafikut, por pa shpjeguar Planin Kombëtar të Veprimit të Shqipërisë, si edhe lidhjen e drejtpërdrejtë të këtij plani me arrestimet e bëra.

Ai e quan Shqipërinë një “vend tranzit”, ndërkohë që Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara kishte arritur në konkluzionin—dhe ishte në procesin e botimit të tij—se Shqipëria e kishte përmirësuar seriozisht statusin e saj si një vend tranzit dhe kishte ndërmarrë nisma serioze dhe efektive për të luftuar trafikimin.

Është për të ardhur keq që ndonjëherë gazetarë të papërgjegjshëm u ofrojnë qytetarëve amerikanë një informacion të shtrembëruar dhe iluzor. Artikulli i z. Wood është një shembull skandaloz i këtij lloji të shëmtuar gazetarie. Ai përmban në vetvete shpifje, një gazetari dukshëm joprofesionale (për shkak të mungesës së kontekstit), paragjykime dhe steriotipizim.

Dhe një vend si Shqipëria, që është miku më i mirë e më besnik i Shteteve të Bashkuara dhe që po bën një progres të konsiderueshëm në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nuk meriton një goditje të tillë pas shpine nga The New York Times, gazeta kryesore e Amerikës.

Sinqerisht,

Fatos Tarifa

(Marrë nga gazeta Dita)

17 Komente

  1. G
    Grusht bashkuar

    A doni me per Belulin?! Ky nuk le asnje rast pa na molloisur bemat e tij. Bolino leh aty ku ha. Mesa duket ne te njejtin vend ha dhe Tarifa

    1. V
      Vranakonti

      Kush nuk e kupton zotin Tarifa,natyrisht qe do flasin keq. Zoti Tarifa eshte nje akademik dhe diplomat i kompletuar dhe kur flete,jep mendime te drejta dhe shume te saketa. Per kundershtaret,u duket se qe nuk flet mire,por per ata qe jane te mençem e vleresojne pozitivisht.

    2. P
      Populli

      Ne fakt Bolino, i neveritur nga gazetaria jo e pavarur e Italise erdhi ne Shqiperi ku standartet e pavaresise se gazetareve dhe gazetarise jane me te larta! Ahaha! Ik o Tarife! Bajat

      1. M
        Mateo

        O popull, qe nuk je popull, nuk e di ti qe gazetari ne Shqiperi eshte super i pavarur dhe shkruan cfare i do bytha dhe nuk mban pergjegjesi per genjeshtrat? Ky shtypi yne jo vetem qe ka pavaresi absulute, por ka tejkaluar cdo maral e pergjegjesi. Me thuaj ti nje te kundert me kete qe po te kujtoj. Shih TV e Berishajve qe te bindesh.

      2. 7
        768

        Tipik komunist...te merremi me opoziten...e ngordhur...Iliri ka mbaruar ...

        1. E
          Etniku pa kompromis

          Zoti Tarifa jeni diplomat dhe intelektual "exellente,"ju lumte, per te tille intelektuale ka nevoje vendi yne, ne kete kohe kur pjesa me e madhe e atyre qe na drejtojne ose na orientojne jane nen nivelin zero te kultures e te arsimimit(pavaresisht dipllomave e titujve qe kane).

          1. R
            Rroftë SPAK-u se na griu Rilindja

            Po në këtë moshë z. Tarifa pak dinjitet njerëzor duhet të keni!! DASH-i amerikan thotë qeveria shqiptare e korruptuar dhe vendi i parë ne Europe më i korruptuar qeveria e lidhur me krimin e organizuar etj. Ju thoni media italiane shpif gënjeshtra etj Ku ne fakt nuk ka thënë asgjë që nuk dihet me vite

            1. k
              koli

              Este e thjeshte,Je me Bollinon se je nje lake i Rames.

              1. l
                lili

                Ky kulishi kuq i shkolles se Partise.

                1. Z
                  Zhaku

                  Pas Bollinos doli te lehe edhe nje qen si Fatos Tarifa qe po ta krahasosh me Bubin Kaçurel si shok aventurash me Çufon do te shkelqejne bemat e tyre. Pir kjo ka nje problem morali shoku Tarifa eshte nje komunist i njohur familjarisht ndersa Bollino nje lehes i mbajtur me pekule me sakte me kofsha viçi nga kryeministri Edi Rama. Te dy kane nje gje te perbashket lehin sa here u hidhet ndonje cope keku perpara. Fuck off to Tarifa Bollino.

                  1. d
                    dani

                    E neverritshme lepirja e ketyre pseudointelektualeve me regjimin.Bem baba te te ngjaj.

                    1. C
                      Celsi

                      Ambasadori i leshit Tarifa, shko pergjigju per abuzimet qe bere ne ambasade. Ketij i duket vetja se eshte i ditur se ka qene ambasador i Albanistanit.

                      1. B
                        Ben

                        Fatos Tarifa mendon se eshte i vetmi Shqiptar qe ka qene ne SHBA dhe ka lexuar gazeten New York Times. Harron qe jemi me mijra Shqiptare ketu qe e dime me mire se ky se cfare do te thote te jetosh ne nje shoqeri te shtetit ligjor. Nuk ka nevoje te ankohesh o kodosh se e njohim se cfare shteti eshte krijuar ne Shqiperi. Mohimi qe i ben Rama korrupsionit tregon me shume per kalbjen e shtetit se sa per pafajesi. Si ka mundesi qe Rama ka prane vetes kaq shume te korruptuar dhe thote qe te gjithe jane pergjegjes vete? Te korruptuarit Rama I solli ne qeveri. Nuk I tha populli ti marri ne zor. Jam kuriioz te di se nga e mori kete Agushajn dhe ta bej Sekretar te Pergjithshem? Kaq eksperience ne manaxhim ka ky Agushi? Dmrh. Kalaja2 mendon se.nje gazetar si Bolino qe as nuk e njoh fare eshte me I besuar se New York Times? Shtypi Shqiptar qenka bere shume i perparuar! Lum ju ne Shqiperi.

                        1. E
                          Endri

                          Uaaaa cfare levdatash per bolino me shoke, por ke te drejte, analizat e juaja dhe te atyre gazetareve te lavderuar prej jush jane te gjitha prit e qep, i keni veshur ne vazhdimesi kostume prit e qep bemave te post komunisteve qe i di e gjithe bota. I dine dhe shqiptaret dhe heret a vone e brez pas brezi do u dale per hundesh e mira publike shqiptare qe kane vjedhur pa dinjitet e pa kufi. Ua uroj me gjithe shpirt dhe besoj e dine qe kur i beni keq te mirit ajo karmaja u pergjigjet, te gjitheve pa perjashtim, edhe tuhafeve qe thurin lavde si puna jote

                          1. U
                            Une

                            Vetem komente sandwich ka ketu...pjesa me madhe pellin kot pa kuptuar artikullin. Analfabet funksional. Shkurt zagaret e Berishës me shoke...te fala Cimit

                            1. T
                              Tim

                              Sikur u hetove dhe ti apo jo...top Chanel e nxori....kur ishe ambasador

                              1. Z
                                Zani

                                Ne kete shkrim ke ngritur nje problem me te cilin ndeshemi perdit dhe qe duhet goditur per pasojat e rrezikshme qe u ka sjell jo pak qytetarve. Por mbeta i cuditur nga nje artikull qe botove ketu tek Tema para ca kohesh, te cilin kur e perfundova se lexuari nuk mora vesh se cfar kerkoje te thoshje me ato qe kishje shkruar. Na shpure ne 40 cesma dhe nuk na dhe uje per te pire thot populli yne ne keto raste. Megjithate shkelqeje kur u the sharlatanve se mos do ta quani edhe fjalen greke "agora" nje fjale te shqipes ( afersisht keshtu shpreheshe). I dole per zot ketij emri grek, qe sipas teje flet per lashtesine dhe supremacine e greqishtes mbi shqipen e shqiptarve qe sipas Cabejit jane njerez me dele, sepse emri Dalmaci sipas tij vjen nga fjala delmer = njeriu qe merret me dele. Hajde akademik hajde. Dhe ti si pjell e kesaj akademie duke mbrojtur fjalen greke "agora" ( sipas teje) bere nje autogol te madh qe do te mbahet mend shume gjat dhe qe flete per dijet siperfaqesore qe keni per gjuhen shqipe. I nderuar Akademik a e di ti se cfar kuptimi ka fjala shqipe " ag:, po fjala tjeter e shqipes "ora = hora", Perse me heret Hora e arbresheve te Italise quhej " pjaca dei greci". A e di ti i nderuari akademik se ne fshatin Vranisht te Vlores eshte nje ved , te cilin banoret e asja zone e quajne "Hora e Vranishtit" ose "qyteti"?, a e di ti se po te shkosh me ne juglindje ndodhet nje fshat qe quhet " Mashkullore" ?, dhe po keshtu edhe nje tjeter andej nga krahina e Korces?. A kane ndonje kuptim per ty keta emra. Sigurisht arbreshet e dine se "Hora" e tyre eshte quajtur ashtu per nder te perendise pellazge "Horusi" , njera nga 8 perendit me te lashta edhe te egjyptianve qe kane deklaruar se "emrat e perendive i kishin marre nga pellazget". Horusi simbolizohej nga nje shqiponje e zeze, prandaj per ne shqiptaret shqiponja eshte e shenjte dhe e kemi vendosur edhe ne flamur. Me kalimin e kohes vendet ku vendoseshin shtatoret e Horusit i quajten "qytet" sepse rreth tyre grumbulloheshin njerzit dhe u ndertuan edhe strehimet e para. Keto qyteza me kalimin e kohes u shnderruan edhe ne vende ku shkembeheshin mendimet dhe ku gojtaret e vjeter mbanin edhe ligjerimet e tyre. Ne gjuhen shqipe fjala "ag - agu" ka kuptimin e lashtesise, te agimit dhe fjala "ora -hora" ka kuptimin e qytetit. Pra i nderuar akademik fjala e gjuhes greke "agora" eshte e ndertuar nga dy fjale te shqipes. Ajo flet shqip por ti, memushet, lloshet, koret, etj nuk e degjoni, kjo eshte puna juaj. Shqiptaret nuk do ta lene fatin e gjuhes se tyre ne doren tuaj. Do te doja t'u pergezoja juve firmetarve te peticionit te famshem sepse per ti ofenduar kundershtaret tuaj perdoret nje fjale te shqipes "sharlatan" ndryshe nga zakoni qe keni qe per te treguar se njihni gjuhe te huaja perdorni me shumice termat e huazuar nga gjuhet e tjera. Fjala sharlatan eshte nje fjale e leksikut te frengjishtes, por edhe francezet e kane ndertuar me ndihmen e fjaleve te shqipes. Ne frengjisht fjala sharlatan ka kuptimin e personit qe tallet me te gjithe si dhe ne shqip . Sharlatan = Shan tan = ai qe ishan te tan, te gjithe, ose ai qe shan dhe te atin (tan). U kujtoj i nderuari akademik se gjithe jugu i Frances ka pas qene i banuar nga pellazget. Qe te bindeni shkoni atje dhe do te gjeni me qindra fjale te shqipes se vjeter.

                                Lini një Përgjigje