Mbi 70% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK-ut

21 Prill 2024, 10:30Blog Nga Eduard Zaloshnja

Mbi 70% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e

Disa sondazhe janë zhvilluar online ditët e fundit për SPAK-un, meqë ka qenë së fundmi në qendër të debateve publike. Në sondazhet online, marrin pjesë shqiptarë të këtushëm, por edhe shumë nga ata që janë jashtë Shqipërisë.


Kështu, deri të shtunën në darkë, tek sondazhi i portalit Shqiptarja.com, 83% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 5500 pjesëmarrës); tek sondazhi i portalit të Top Channel, 79% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 10500 pjesëmarrës); tek portali BalkanWeb, 67.5% e audiencës anonte pozitivisht për SPAK-un (rreth 7300 pjesëmarrës).

Para se SPAK-u të vihej në qendër të debateve më të fundit publike për të, unë drejtova një sondazh rigoroz në terren nga Konispoli në Vermosh, ku kishte edhe pyetje për SPAK-un (ndër shumë e shumë të tjera). Rezultoi se rreth 65% e shqiptarëve të këtushëm anononin pozitivisht për SPAK-un.

Meqë në portalet e sipërcituara votojnë edhe shumë shiptarë jashtë kufijve të vendit, kurse në sondazhin e drejtuar nga unë u anketuan vetëm banorë të rritur në terrenin e Republikës së Shqipërisë, një ndërthurje e përafërt e këtyre sondazheve na çon te konkluzioni i përafërt statistikor se aktualisht, mbi 70% e shqiptarëve kudo që ndodhen anojnë nga vlerësimi pozitiv për SPAK-un, dhe më pak se 25% kanë vlerësim kanë vlerësim negativ.

 

4 Komente

  1. S
    Sili

    Doli perseri ky.

    1. S
      Shkembi

      Na fakt ky 70 perqindesh perfaqeson me teper shpresen e pa justifikuar deri tani tek Spaku i cili Po procedon me nje ngathtesi te pajustifikueshme, vecanerisht ndaj dy vampireve te politikes qe kane bere kerdone ne kete vend.

      1. R
        Rruga e Dibres

        Gjykoj qe ky sondazh,per vleresimin dhe pritshmerine e publikut ndaj "institucionit" te SPAK'ut,ndoshta me nje gabim - 5/10%,eshte edhe rezultat zgjedhor,nese keto zhvillohen sot ! Rruga e Dibres

        1. D
          Dumani dhe koleget

          Vleresohet po mos te blihen nga pushtetaret dhe oligarket, qe i ofrojne miliona euro prokuroreve, te mbyllin ose ti zvarrisin ceshtjet me aferat korruptive qe ka zyrtarizuar SPAK. Te vazhdojne me mbeshtetjen e SHBA se do kene 100 % vleresimin e shqiptareve prokuroret e SPAK.

          Lini një Përgjigje