Tango në Tiranë

21 Prill 2024, 10:22Blog Nga Sofia Lasku

Tango në Tiranë

Pas një viti jetese në Tiranë, bashkëshorti im gjerman viziton përkohësisht shtëpinë e tij në Gjermani, dhe pasi shkëmbejmëfotot në telefon – unë të pallateve shumëkatëshe të betonit, herë me bojëra të dala, herë me xhama luksoze, ai të pemëve të gjelbëruara dhe luleve shumëngjyrëshe, më bën të fala nga fqinja e tij, Meri nga Fieri, e cila jeton me familjen e saj nëGjermani prej vitesh. Meri, një zonjë shtat shkurtër me sytë që i shkëlqejnë nga mirësia, ish punëtore ëmbëlsirash, tashmë punonjëse në pastrim – u bë shpëtimtarja ime gjatë natës së vitit të ri në Gjermani. Ndërkohë që familjarët e mi gjermanëishin shtruar me salçiçe dhe sallatë, një darkë e thjeshtë, pasi të rëndën e kishin patur për Krishtlindje, Meri solli bakllavanëe gatuar vetë me 70 petë.

Kontrastet mes dy realiteteve bëhen gjithnjë e më të mëdha, 30 vite pas dëshirës tonë për ta bërë Shqipërinë si gjithëEvropa. Përtej numrit të madh të turistëve, përtej plazheve me të gjitha nuancat e ngjyrës blu dhe gurëkali të cilat, për shkak të cmimeve të larta e mungesës së shërbimit, po bëhen gjithnjë e më të paprekshme edhe për shtresën e mesme të Shqipëtarëve, ekziston një realitet i përditshëm kaotik, me njerëz që rendin për të plotësuar detyrat e tyre, por me njëkryefjalë të përbashkët: fitimin. Varfëria ka disa forma por kryesoret jane materiale dhe shpirtërore. Sistemi komunist që kaluam mund të na ketë lënë me të dyja këto mungesa, megjithatë pavarësisht privimit të lirisë së mendimit e të të folurit, ekzistonte kurioziteti për dijen, si dhe integriteti për të kryer detyrat e përditshme në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se pasurimi nuk përbënte motiv.

30 vjet më pas, kemi lirinë e të shprehurit, por mungon etika profesionale dhe integriteti. Thuajse çdo ngjarje private bëhet menjëherë publike, pa marrë parasysh vlera njerëzore siempatia, profesionalizmi dhe përkushtimi në detyrë për tëdhënë më të mirën, si njeri e me pas si profesionist. Hedhim poshtë të gjitha vlerat që mund të na lartesonin, për një motiv të vetëm, fitimin monetar.

30 vjet më pas kemi spitale të reja, me mure shumëngjyreshe, dritë e hapësirë, me shtrate e dyshekë komodë, por nuk kemi njerëz që të shërbejnë. Familjarët kalojnë netët e gjata pranë njeriut të tyre të zemrës shpesh duke fjetur në tokë, për t’i shërbyer e ushqyer, për të bërë infermierin e sanitarin. Infermierët e fundit të cilët kane mbetur pa u larguar në Gjermani, duket se nuk kanë motiv për të bërë më shumë se minimumin, dhënien e ilaçeve. Lëvizja e lirë natyrisht është një gjë e mirë dhe arritje e madhe në këto vite, por është e trishtuar kur i afërmi yt, i cili mund të ketë qenë dikur edhe mjek me fame, nuk arrin të marrë shërbim, dhe largohet nga kjo jetë pa marrë asnjë gjë nga shteti të cilit i ka dhënë për shumë e shumë vite, duke vënë në pikpyetje edhe nevojën e kontributit tatimor të brezit pasardhës për të përftuar shërbime falas. Një pjesë e mirë e pensionistëve financohen rregullisht nga fëmijët e tyre, përtej tatimeve të detyrueshme mujore të cilat duhet të paguhen nga fëmijët.

30 vjet më pas, kemi shkolla me ndërtesa moderne, porkurrikula me gabime, kemi rrugë për makina e biçikleta, por trotuare herë po, herë pak dhe herë aspak – nëse ke femijë të vegjël me karrocë, duhet të matesh dy herë përpara se të dalësh nëpër qytet.

30 vjet më pas kemi veshje me shumicë, por mungon cilësia e tyre, kemi dëshirë të madhe për konsum, kredi që vazhdojnë të rriten, dhe njerëz të kënaqur përsa kohë mund të blejnë, duke u kthyer më pas në nivelin e pakënaqësisë së përditshme, derisa të merret paga apo kredia tjetër për blerjet e radhës. Dhe në gjithë këtë rendje ndaj materiales, harrojmë ose më saktë nuk merret fare parasysh dëmi mjedisor që shkakton industria e modës. Sipas shifrave të fundit globalisht përbën 10% të çlirimit të karbonit, në veçanti moda e shpejtë (fast fashion). Për më tepër 85% e të gjitha tekstileve përfundojnë në plehra çdo vit dhe larja e disa rrobave dërgon sasi të mëdha mikroplastike në dete dhe oqeane (UNECE 2018). Ndoshta tëashtuquajturit millenials dhe brezat në vijim, nuk e dinë që ekzistonte një kohë në Shqipëri ku thuajse çdo rrobë bëhej tek rrobaqepësi, proces i ngadaltë natyrisht, por me materiale cilësore që rezistonin në kohë dhe ishin më miqësore ndaj mjedisit.

30 vjet më pas kemi kisha dhe xhami, kemi sheshet kryesoretë mbushura plot me turma besimtaresh gjatë ditëve të festave, por kemi më pak besim. Shtylla e besimit shpirtëror, përtej ideologjisë fetare do të na zbukuronte më së miri, duke ushqyer pjesën tonë të brendshme, duke kontribuar nëpaqtimin me veten tonë dhe me fqinjin. Duket se një pjesë e madhe e problemeve vjen nga kjo mungese paqeje e brendshme, dëshirës së pakufijshme për para dhe pushtet, për të zotëruar më shumë, duke harruar që zakonisht kjo ështëedhe receta e shtimit të stresit e mërzisë dhe si rrjedhim e uljes së cilësisë së jetës, pavarësisht rritjes së numrit të vilave dhe të makinave që mund të kemi përfituar.

30 vjet më pas kemi avancuar por ne versionin e tangos së prindërve tanë dikur: dy hapa para, një hap pas.

Thuhet se për të parashikuar të ardhmen duhet të drejtosh syte tek e tashmja, veprimet e përditshme janë treguesi me i mire i asaj se çfarë na pret më vonë. Ndoshta jemi në momentin e duhur për të kthyer sytë nga vetja dhe për tu fokusuar në përmirësimin e mendimeve, veprimeve, fjalëve tona, ashtu siçthonë edhe filozofët e Lindjes së largët, pasi kjo mund të jetë receta e vetme për një jetë të mirë. Natyrisht dëshira për të patur një shtëpi në fshat, përtej asaj të qytetit, mund të jetelegjitime, dhe kjo nuk të bën patjetër njeri të mërzitur, përkundrazi. Por ajo që duhet kuptuar është vendosja e ekuilibrit mes materiales dhe shpirtërores. Në rast se secili nga ne, qytetar i thjeshtë, student, njeri me pushtet, profesionist, i papunë, përqëndron mendimet dhe veprimet e tij në këto drejtime, ndoshta pas 30 vitesh do të kemi një Shqipëri jo si gjithë Evropa, por akoma më të mirë. Ndoshta një dozëutopizmi, dhe jo realizmi apo skepticizmi, është pikërisht ajo për të cilën kemi nevojë secili nga ne.

 

5 Komente

  1. K
    Kur se rrin Monika imagjino Saliu me Ilirin

    Ke thënë shumë gjëra që na mungonin dhe i kemi me shumicë si leshin e Monikës që nuk e rruan për asgjë......bla bla bla po të njëjtat gjëra,vetëm bëjmë hartime e mbushim gazetat e tv e shajmë kë të mundemi e na ka ikur njerzillëku dhe po na mbyt babëzia për të vjedhur e rjepur njëri tjetrin e për t'u pasuruar në mënyrë të shpejtë....

    1. M
      Martin

      Edi Rama bertet sa ka ne koke nga kati i trete i godines se Kryeministrise se numri i turisteve, qe po kane zgjedhur te kalojne pushimet ne Shqiperi, kaloi 10 milionshin dhe po vrapon drejt 20 milionshit. Por perpara numrit të madh të turistëve, përtej plazheve me të gjitha nuancat e ngjyrës blu dhe gurëkali të cilat, për shkak të cmimeve të larta e mungesës së shërbimit, po bëhen gjithnjë e më të paprekshme edhe për milionet e botes, qendron nje rrugice e tmerrshme qe te shkaterron trurin- Rrugica Rinas-Tirane, kryeqytetin e betonuar te Albanistanit. Duke u djersitur per te dle nga kjo rrugice u betova: "Kurre me ne Shqiperi!"

      1. E
        ENTSOE

        Shume e bukur dhe e drejte ajo qe shkruhet nga zonja! Familja, shkolla dhe vete Puna duhet te " kaperxeje " ylberin, te bej ristart !!

        1. A
          Albert

          Kjo zonja ka hipur mbi ndonje pirg plegu per te pare Shqiperine. Ndersa disa miq te mi qe jetojne ne Gjermani prej vitesh kur vijne ne atdhe me shprehin bindjen se vendi po zhvillohet, Tirana po zbukurohet, njerezit po gezojne frutet e punes se tyre.

          1. X
            X

            Analiza jote eshte nje skaner komplet i shoqerise shqiptare. Me filozofik se ai i studiuesve ,me real se ai i cdo njeriu qe jeton ne kete vend dhe me analitik se ai i analisteve te perditshem. Po! Kishim mundesi qe ne liri te benim shume me mire. Qofte edhe per femijet tane.

            Lini një Përgjigje