
Në një mbledhje të këshillit kombëtar të PL ku më shumë njerëz kishte në tribunë sesa në plate, Ilir Meta shpalli vijën e re politike.
Asgjë nuk ka mbetur nga ajo që dikur quhej LSI dhe kishte në radhët e saj profesorë dhe personalitete politike, ashtu sikurse asgjë nuk ka mbetur nga Ilir Meta i dikurshëm. Profesorët e dikurshëm janë zëvendësuar me figura groteske e deri qesharake të cilat Meta do t’i përdorë si gjyle njerëzore në sulmet ndaj institucioneve, ndaj edhe kërkoi klonimin e Ted Blushit në 25 kopje.
Metën e dikurshëm ta kujtojnë vetëm pasazhet nga llafosjet e tij, kur tregon sesi ka shkarkuar apo ngarkuar njerëz kur ishte kryeministër, pasi ky i sotmi është një karikaturë e një aktori humori me inteligjencën e Fred Belerit. Ose mbase ky ka qenë gjithmonë por ka ndryshuar Shqipëria.
Asgjë nuk ka mbetur nga LSI-ja e dikurshme e cila ka pasur një tis ideologjik dhe një qasje të majtë. PL sot është thjesht një grupim që si ideologji ka Ilir Metën. Pakkush ka pasur dyshime se ajo parti ka qenë një projekt politik, përveçse një organizatë ku konkurrenca do të ishte mes Metës dhe Kryemadhit. Të tjerët do ishin në funksion të tyre, figurantë që delegoheshin në poste shtetërore kur kjo parti ishte në pushtet në funksion të projektit ekonomik të mbajtjes së partisë dhe të çiftit udhëheqës në lojë.
Ka një javë që media merret me çështjen nëse ndarja e Kryemadhit me Metën është reale apo vetëm politike. Në fakt e gjitha ka interes publik zero. Ajo që i intereson njerëzve është a do përgjigjet kush për gjendjen, ku milionat e eurove për politikanët shqiptarë janë gogla në një vend ku pensionisti duhet të zgjedhë mes ilaçeve dhe pagesës së faturës së korentit; a do përgjigjet njeri për vilën me 11 hale në Lalëz, për vilat te Kodra e Diellit; fuoristradat 100 mijë euroshe; mbajtjen e një organizate që quhet parti dhe kërkon minimalisht 200 mijë euro në muaj, apo shkollimet në Angli të fëmijëve të dy personave që në 33 vjet nuk iu ka thënë njeri “puna e mbarë”.
Sa për historitë sentimentale me “Dinasty” i shohin më mirë në telenovela sesa në talk show-et banale të televizioneve shqiptare. Sikurse askush nuk ka interes kur ish-presidenti i tyre kacaviret majë hekurave dhe reciton me gjestikulacione të një fëmije 5-vjeçar, pasi njerëzve nuk iu intereson aspak budallai që i zbavit por fati i shejtanit që i ka tallur dhe rrjepur me bllok në dorë për 33 vjet. (Dritare.net)
Kjo parti masturbohet per te mos humbur orjentimin.
LSI jo pa qellim i kemi thene leshelija paska qene leshi i pa rruar i monikes qe ka ber dashuri me tosin ne makine,dhe me ramen ne telefon.Tani u be partia likes qe flet percart dhe si enveri zbulon puce e tradhtar,femra me canta e taka si saliu me pistoleta cader e thika me helm,e te marret gajasen e duartrokasin per te marrin e tyre dhe akoma nuk po mesojne se ky komb ka ikur per leshin e monikes e co.
Te lumte shkrimi o Dritan Hila!
Ky me kujton Bashkimin në qoftë se gaboj se sme kujtohet emri mirë e kishte shtëpinë tek Tirana e re tek 1 Mai, me mjekër që hypi tek Skënderbeu dhe mbajti fjalim në kohën e dulles.
Ne gjuhen popullore thuhet ben si shejtan budalla.
hartim medioker per nje nxenes ne klasen e 7 -te! Turp!
Një analizë që i thotë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë. Pêrgëzime autorit. SI gjithmonë një nga penat më profesionale në masmedian shqiptare.
Mbyllja e shkrimit eshte super.
Ç 'të thuash për këta monstra,që na kanë qeverisur në gjithë këto vite,e tani që u ka dalë boja e u ka rënë maska,ke keqardhje për veten dhe neveri për këto karikatura të ndyra...
eshte hajvan