Kronikë e qortimeve të gjithëanëshme

19 Prill 2024, 13:30Blog TEMA

Kronikë e qortimeve të gjithëanëshme

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika e djeshme nuk ka hyrje. Ajo nis drejt e nga fundi ku Kryezevendes Lideri Muli me qortoi. Ndonëse atërisht po prapë kritika e tillë mbetet. Pas një seance të gjatë mora të dal dhe qëndrova tek karrigia e Kryezevendes Liderit se është bërë zakon si besimtaret që kur dalin nga Kisha bëjnë kryqin e fundit.


Vetedija se në ditë të vështira tek kraharori i tij jemi mbështetur se dorë e tij na ka mbajtur të mos biem në greminat e pakthim të hasmërisë na bën mirënjohës.

Kur biseda dukej se po merrte nga e mbara instikti i xhentileses më bëri të interesohem ashtu thjesht pa tituj për shëndetin e zonjës Albana, e cila së fundmi duket si më e hequr.

Ajo ngriti kokën si përtueshëm dhe lëshoi një “mirë” të thatë. Aty Kryzevendes Lideri ndryshoi çehren, befas u bë i zymtë dhe tha “dëgjo zotëri, në parti ka hierarki, ti je axhami në keso punësh e ke thënë vete e kjo të nderon, ne nuk njohim ketu asnjë Albana, por njohim vetëm një e të pandashme “shefe Albana”.

I zënë në faj m’u tha pështyma dhe belbëzova mbyturazi që isha mësuar te thërrisja “Shefe Jorushi”.

Aty Kryezevendes Lideri u mvrenjt edhe më rëndë u llafos “e kam vënë re, por kam besuar që do korrigjoheshe vetvetiu nën dritën e zhvillimeve, ajo tani për tani është vetëm Jori atë prapashtesen perkedhelese -ushi-ne se njohim po s’u kthye në grup dhe kur të vijë si fillim mund ta gradojmë kandidate per zevendes shefe Jori pastaj tu pa e tu bë”. Tritani tunde koken në shënjë miratimi. Vetem Isuf Çela me kqyrte me keqardhje.

Pasi kuptova gabimin dhe në largim i thashë “shefe Albana” mirëupafshim ,ajo u çel dhe me buzëqeshi ëmbel dhe optimizmi me rrem, beru të gjithin.

Kryezevendes Lideri me rrahu shpatullat atërisht dhe me përgëzoi duke më thëne se Partia e ka zemrën e gjere dhe nuk të le të gabosh, por edhe vete u ndjeva më i lehtesuar nga pranimi i të vertetave që shkëlqejnë si rreze dielli.

Që e lodhshme seanca edhe për faktin se mu desh te drejtoja përsëri.

Babo me Taon pasi kanë marre e dhënë me Muçon per tre vjet duket diku janë thyer e zhgënjyer prej tij dhe tani duan ti plasin shpirtin. Me erdhi perseri Çuçi e me tha “do ti t’ia bësh zemrën mal Babos”? Dua si nuk dua i thashë kjo është ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm dhe e brezave që do vine, “bukur regetiu, dil e drejto seancën në kuadër të pazarit që kemi bërë ne të trekendeshit të Bermudës kundër Muços si rreziku më i madh për të gjithë, duke të thënë shëndet ty i them njëzëri plaç Muços”.

U ngjita, aty afer erdhi Ogi dhe mu lut “aman mos bëj ndonjë prapesi me karrigen e Babos se më kanë lënë mua ta ruaj sot”. Po pse nuk vjen vetë ai për ti dalë zot pyeta ? “ Ua Babua e ka zët parlamentin , sheh Gaz Bardhin dhe i prishet gjaku, qamet zët, ti thuaj shyqyr që na lë karrigen ta venerojmë e të marrim udhëzime prej saj se i teket e nuk e le as atë”.

 

Nuk të jap fjalën i thashë, kam marrë urdhër nga Lideri në perspektivë Gazi pas refuzimit të interpelances të bëj një akt guerril dhe ti jap zjarr, t’ja fal dreqit!

Ogi u trishtua, aman tha mos e bëj se me more në qafe kam kalamaj për të mbajtur”. Aty u preka dhe hoqa dorë. Salianji i cili ndiqte biseden më bënte shiharete nga të vetat që i ka gjithmonë pa të keq e për mirë qysh ta gëzoje njerinë e gjorë. Se ai qellim në jetë këtë ka.

Në oborr të Kuvendit desh me mbyten motrani e shoqeni të PS-së pasi ato PD -së më qortuan live. M’u duk vetja si Kapedani që me gërshëre do i prisnin mustaqet graria pas fjalimit sarkastik kunder qeverisë në sallë. Ne timen e kisha bërë për ujë të ftohtë Spiropalin dhe spiropalizmin po të vetet ishin bërë xheloz.

“Opera” per Elisen thoshte Gjylameti po për mua as një baladë jo? “Madona di Scutari” për të tha Etilda, si kështu unë jam më e pershpirtshme te me quaje “Madona di buon consiglio”?! Po kisha shkruar u justifikova që ti ke qendisur si Marigoja flamurin që ngriti Babua në 1912 po se di u ngaterrova.

Antoneta Dhima mu hakërrye me një jazëk po për Braçen si nuk the një fjalë, ai ka luftuar me Dine Aganë në Çanak Kala , as per Belen që ka ngritur hidrocentralet mbi Drin dhe elektrifikuar vëndin ?! E vertete, u bëra meit.

Klodi Bushka më butë “ah mër Gon si nuk xune mend erdhi dita që Eni Xake me te gjyku me ta qujt satiren folklor?”.

Ismet Beqiri mu afrua dhe heshti në cope herë , “si keshtu me teper nga ti prisja!” –“Pse qysh?” –“Si nuk the qe Mimi di Puçini shpiku Pianon dhe qemanen që ka shkruar Komedinë Hyjonre dhe mbi të gjitha le pa përfshire poezitë plot nur e pjalm të Petros nomatisur muzgjeve të thukta , meritat e Anila Denajt në mbarështimin e lopeve, të Goxhes në fryrjen e rrotes, te Tezes në vallen libohovite, të Nikos në Ikonografi, të Etjen qerratait në zierjen e reçelit dhe Bujarit të Lushnjes në rakinë e dellinjes ”.

Me një fjalim kisha bërë shumë armiq e hengra shumë të shara. Në atë merzi me gjet Helidon Bushati që me dha gajret “shumë armiq shumë nder ”. Gazetari Renaldo Salianji nga studio habitej me lumturine trashendentale te kolegeve Man ( Osman) qafiri i Neës 24, Ermali i Syrit, dhe Isa i Ores per gezimin e tyre të eger thjesht per faktin që i patem zënë duke ngrënë byrek me miell të dyshimtë teksa një deputet gjindej nen kercenim zhburrerimi. Muhamet Veliu rrinte indiferent dhe i paepur në pavarësinë e tij . Ndersa Fatjon Binjaku turfullonte ky ha buken e kaurrit dhe ben duanë e turkut, unë ja korrigjoj qyfyret dhe ai ve re gastronomine e kolegëve mi e nuk na mbron nga sulmet e pushtetit!

 

9 Komente

  1. P
    Prostituta Kombetare sali

    Num mund te mungonte dhe Lolo i Oborrit…Padyshim

    1. B
      BeeGees

      O lol, po mblidhi gjithe budalleqet e shkruara vitin e fundit dhe botoi ne nje liber. Besoj se kopje do te kesh vetem ti

      1. S
        Spiuni klysh i nongrates Gjekmarkaj

        Obobo, oersery ky idiot i lindur! Turp shqiptar ku pis bure, pa dy r .

        1. p
          pionieri i saliut

          nqs do botohesh perseri revista "fatosi" gjeku do ishe njeriu me adapt, me kompetent e me i pershtatashem per kryeredaktor i saj me pagese te plote. ti je i tipit andi bushati, flamut noka, fatos lubonja, eddi paloka, gaz bardhi e sojsorollopi i tyre qe kur berisha ua rrase mbrapa i thone "na fal zoti berisha se ta kemi kethyer kurrizin"ose tsojit kalaja, eni vasili e sich qihet(shifet) erla mehili copa mishi me dy sy

          1. P
            Pal Vata

            Doli shpellari i Foltores ( Nevojtores ) se Sali NonGrates se Vicidolit Tropoje , Sali Neo Feudali i shekullit 21 , Neo Feudali Alpin ( Maloki ). Mjere keta shpellare qe akoma nuk kuptojne qe nuk do njeri me i pa me sy 300 - 400 vjet prapa e kane cuar Shqierine. Vetem nje shpellare i pa gdhendur si keto katndaret e Saliut , si ben pershtypje impakti nevetites , perbuzes , urrejtja , nen cmmi i popullit mbare.

            1. P
              Pal Vata

              Doli shpellari i Foltores ( Nevojtores ) se Sali NonGrates se Vicidolit Tropoje , Sali Neo Feudali i shekullit 21 , Neo Feudali Alpin ( Maloki ). Mjere keta shpellare qe akoma nuk kuptojne qe nuk do njeri me i pa me sy 300 - 400 vjet prapa e kane cuar Shqierine. Vetem nje shpellare i pa gdhendur si keto katndaret e Saliut , si ben pershtypje impakti nevetites , perbuzes , urrejtja , nen cmmi i popullit mbare.

              1. L
                Lulja

                Doli ky idioti me keto shkrime ordinere. Mua per vete po te me kishin thene kaq njerez qe je nje idiot, do mendoja dhe vete se mos isha i tille. Ik ore pedagogu i deshperuar qe per nje cope karrike deputeti je bere lolo. Si nuk te vjen zor para ketij populli qe e hengre dhe lepive dhe gishtat nga ???? per Sali Berishen!TURP!????????????????????

                1. c
                  ceni

                  Nje here Gjekmarku Agron shkoi tek zoti dhe i kerkoi qe ti plotesonte nje deshire per te mos qene jashte shoqerise qytetare te Tiranes duke i plotesuar deshiren qe te behej njeri i letrave ,te artikulonte bukur qe mos te ndjehej i nenvleftesuar nga shoqeria ne Tirane.Zoti pasi e ndigjoi ia plotesoi deshiren dhe e leri te shkolluar te lexuar dhe te artikuluar,por fatkeqesia e inferioritetit perseri vazhdoi ne shoqerine e Tiranes dhe pasi nuk hasi ndonje ndryshim perseri shkoi tek zoti dhe i tha qe edhe pse me bere te artikulueshem dhe letrar perseri nuk shikoj ndryshim ketu ne Tirane dhe i kerkoi aresyen se si ka mundesi qe qendrimi muk ka ndryshuar ndaj tij.Zoti duke nenqeshur i tha : Me kerkove nje deshire dhe ta plotesova dhe qytetaret nuk te afrohen se perseri dukesh malok me floke te llakosura.Kjo eshte aresyeja qe qytetaret nuk te afrohen. Markagjoni uli koken dhe u largua i merzitur.

                  1. d
                    demo

                    idjot,katundar...Edhe po s`ja botoi Tema,do ti vari trakte naten neper shtylla.

                    Lini një Përgjigje