Pse shkalloi Ilir Meta?

16 Prill 2024, 17:38Blog TEMA
Pse shkalloi Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela

Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri.

Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një sjellje që duket se po i vjen nga çrregullimt e psikikës.

Ai po flet përçart, dhe, duke qenë nën një presion të brendshëm, që ia përcjell psikikës së tij akuza penale, ai po sulmon pa sens logjik të gjithë, që nga SPAK e deri te kryeministri dhe qeveria aktuale.

Jo, arsyeja nuk është këtu: intelekti i ulët i të korruptuarëve nën akuzë, disa prej tyre, i ka bërë qesharakë.

Dhe, në funksion të kësaj, po kuptohet se Ilir Meta po kërkon ta transferojë çështjen penale te gruaja e tij. Dhe gruaja e pranon. Po cila mund të jetë marrëveshja Monika- Meta? Në të vërtetë asgjë juridike nuk ka në brendinë e saj.

Prandaj, ajo që kuptohet, është kjo:

I.

"Të shpëtojmë paratë", thotë Meta, "se pastaj të gjitha zgjidhen".

Por paratë Meta nuk i shpëton dot, se SPAK ka prova për korrupsionin e tij, dhe SPAK sot është superfuqi për Shqipërinë. Dhe SPAK drejtohet nga Uashingtoni.

Prandaj gjithçka do të shkojë deri në fund. Dhe janë shumë të korruptuar në Shqipëri, që kuptohet se do të goditen.

Kurse kryeministri Rama nuk po ndihet i sigurt. (!)

Koha ka ndryshuar, por të korrupuarit e Shqipërisë kurrë nuk e kanë kuptuar kohën e tyre, sepse, duke pasur pushtet joligjor, i kanë thënë vetes:  "koha e sotme jam unë e vetëm unë".

Dhe prandaj tani kuptohet se janë të gjthë në hall. Disa bërtasin kundër Uashingtonit, disa të tjerë kundër SPAK- ut, dhe të gjithë po presin se ndoshta vjen një konflikt ndërkombëtar: dhe shpresën e kanë tek Rusia.

Pranda, korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri tani po kuptohet se është me Rusinë. Po Rusia, a mund t'i shpëtojë këta të korruptuar të lartë? Asgjë. Meta pret, por koha është e përcaktuar se ku ajo po shkon: koha e sotme në Shqipëri, po ecën në procesin antikorrupsion.

Kur koha përcaktohet, gjithçka e gjen vendin e vet sipas kohës. Koha antikorrupsion, duke qenë se tani është e përcaktuar edhe ndërkombëtarisht, ajo ka hyrë, si proces, në një fenomen shqiptar të pakthyeshëm.

Prandaj...

II.

Dënimi i korrupsionit është tani në Shqipëri një vendim absolut. Kurse të korruptuarit e lartë nuk po lënë gur pa lvizur; por, po lodhen kot.

Se ky është vetëm fillimi i fillimit, sepse arrestimi dhe dënimi i korrupsionit të lartë shtetëror, lidhet me krijimin e pasurive të paligjshme, të qeverive dhe bashkive të korruptuara. Prandaj, pa u konfiskuar pronat dhe paratë e të korruptuarëve të lartë, gjithçka do të mbetej një veprim i kotë.

Dhe këtu fillon e vëteteta e antikrimit shtetëror në Shqipëri. Dhe kjo kohë po ecën, se sot janë të arrestuarit e mëdhenj që na i vërtetojnë këtë.

Dhe, pikërisht për këtë, na duhet të pyesim: Po pse po lëviz si i çmendur Meta.

Kuptohet se është i trembur.

Pse të trembet një njeri i pafajshëm?! Ja, kjo është pyetja më thelbësore.

Por, tjetra është kjo: Sa prona ke pasur kur ti je bërë kryeministër?

Dhe këtu këtu fillon çështja penale.

Por gjithashtu...

Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar: po nuk ke prona apo para të paligjshme, asgjë nuk do të të ndodhë.

Por, nëse ke miliona dollarë dhe prona, dhe ke qenë një individ i varfër kur je bërë kryeministër, të gjitha do të të merren.

Dhe...

Çfarë ka këtu për t'u shqetësuar?

III.

Por këtu na duhet ta ritheksojmë se SPAK nuk drejtohet nga politika shqiptare dhe as nga shqiptarët. Dhe të gjithë duhet ta kuptojmë se, për faktin që kjo çështje po hetohet nga ekspertiza ndërkombëtare, prova është provë. Prandaj; nëse mendon se nuk ka prova kundër teje, pse trembesh?

Asgjë.

Duhet të shkosh para një gjykate që të gjykpjë akuzën për korrupsion, dhe aty, ti t'u thuash shqiptarëve se ke jetuar verëm me rrogën tënde.

Shumë mirë, po e ke këtë si fakt të provuar, je i sigurt, dhe nuk të hyn një gjemb në këmbë. Po nuk e ke, sigurisht që do dënohesh për korrupsion.

Por...

Po ti ke ardhur si kryeministër me një kostum turk të qarqeve të varfra, dhe po të gjejnë miliona, prandaj duhet t'i provosh që ato i ke para ose prona të ligjshme.

Kaq ka. Asgjë më shumë nuk duhet.

Aaa, po nuk i justifikon dot paratë dhe pronat e tua, që i ke vënë si kryeministër i Shqipërisë, duhet të akuzohesh për korrupsion.

Ja kaq ka.

Por, çfarë po bën korrupsioni i lartë ndërkohë?

IV.

Kjo është koha e sotme, dhe sigurisht që kjo kohë antikorrupsion do ta ndryshojë në ngritje dinjitetin dhe mirëqenien e shqiptarëve. Por, a e pranon Rama këtë fakt.

Jo, Rama nuk e pranon, por kush e pyet Ramën në Uashington për një shtet ku do të ngrihen tri baza ushtarake të NATO - s !

Ja, pikërisht kjo është rënduese për çiftin Meta dhe për të gjithë të korruptuarit..

Po ku e kupton dot Meta se çfatë është një hetim i specialitetit të lartë të FBI - së, për një çështje të rëndësisë së veçantë politike, që ka të bëjë edhe  me konfliktin Amerikë - Rusi?!

Prandaj...

Prandaj pikërisht këtu jemi tani, tek ky raport:  FBI v Meta.

Dhe kjo çështje, profesionalisht, mua më duket e mbyllur. Se çifti Meta është përballë FBI -së. Dhe hetimi po shkon shumë larg, e shumë thellë. Kurse çifti Meta kuptohet që është në tension nervor, se Metën po e shohim majë hekurave, por nuk kemi dëgjuar asnjë frazë të mençur prej tij, ndonëse ai është nën akuzë.  Kurse ndërkohë, Meta prishi edhe koalicionin me Berishën.

Pse kaq vonë, dhe pse, kaq i shqetësuar të jerë Meta me faktin  Berisha?!!

Kuptohet edhe pseja. Sepse Berisha është nongrata në Amerikë, dhe bashkëpunimi i Metës me Saliun që është nongrata, i ka dhënë Metës mendimin me shqetësim se mos politika amerikane e nxjerr nongrata edhe Ilir Metën.

Atëherë...

Ky proces  antikorrupsion me një ish kryeministër të arrestuar, dhe po ashtu, edhe me tre ministra dhe një zv.kryeministër të arrestuar për korrupsion, me kryetarë dhe ish kryetarë bashkish të arrestuar, me drejtorë qëndrorë e me sekuestrime të shumta parash, po vijon...

Atëherë, rruga është ajo e duhura...

Prisni dhe shikoni!

19 Komente

  1. w
    www

    i shkalluari ,,e urren te shkalluarin ,,,

    1. S
      Spiro nga Selenica e Volrès

      Ti HASH TOPET Avakatit LEGJENDÈ NGJELA , ti KURVÈ e Sali KRIMIT , ose KURVÈ e "lidetit global" , nè Krieministri !!! Ti HANI KARIN AVOKATIT BRILANT SPARTAK NGJELA !!! RROFTÈ SPARTAK ❤️ NGJELA

      1. R
        Reply to Spiro nga Selenica e Volrès

        O Spiro, po cfare lesh avokati eshte ky qe jo vetem nuk ka fituar ndonje gjyq deri tashti, po as ka marre pjese ne ndonje gjyq, pervec se lur e futen ne butg vete dhe atje u be kurva e te gjitheve.

    2. P
      Psikiatri

      Edi Rama iromikisht eshte i rrethuar si ai doktori ne spitalin psikiatrik qe gjendej ne mes te dy budallenjeve dhe kur kthente koken here djathtas e here majtas i thonin respektivisht:Mos e ndigjo ate se eshte budalla. Keshtu eshte edhe puna e Takut,takut torollakut qe deri dje si Ilir Meta s'ka lene gje pa vjelle per Edi Ramen drejtorin e ketij Spitali te madh psikiatrik qe mendojne se jane personazhe vipa ne politike ,kur qendresa e Edi Rames ne politike i ka sfumuar 100 vite mbrapa. Me pak fjale budallai flet per budallain.

      1. l
        lexuesi

        Tak Ngjala verteton teoremen e kahereshme per Ujkun e Pazarit te Ri qe : Te gjithe te djathtet jane koqe por,jo te gjithe koqet jane te djathte(Ujku i pazarit te ri)!

        1. R
          Reply to lexuesi

          Teorema komplemetare eshte: Te gjithe te majtet jane bytheqire, po jo te gjithe bytheqiret jane te majte. Me duket se kete e vertetoi Çakalli i Pazarit te Vjeter.

        2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Meta ka përsëritje të veprimeve jo normale. Në këto raste bëhet testimi i shëndetit mendor. Lufta kundër korrupsionit do vazhdoj, panvarësisht ndonjë aktrimi amator.

          1. S
            Shiiiit.

            As mire qe ske emer . Bravo avokat, Kurt te Shane talibanet shqiptare Je ⭐️❤️

            1. P
              PM

              E mer Lir Pazari! Na kenaqe mbremetek ...F. si the si the ? SPAKU TARALLAKU! Kjo thuhet per njerezit jo institucionet. Se ka edhe te mencure e te ditur aty! Kjo eshte si dikur qytetar te ndryshem kur thoshin LSI - Parti Hajdutesh! Por ata e thoshin neper kafe jo ne TV, or Lir Pazari. Mbrem thame se ike trush!

              1. v
                visi

                Me qe SPAK cdo gje per familjen floriri e ka te kopsitur perse nuk vepron....

                1. D
                  Dauti

                  Ngjela duhet te kuptoje. Njerezit nuk e duan. Me e shumta jane indifetente ndaj tij. Eshte mitoman dhe genjeshtar. Ekonomine ne Shqiperi e drejtonte kryetari i komisionit te planit te shtetit. Kicua nuk ka patur kurre kete post. As drejtor i bankes se Napolit ne Tirane nuk ka qene. Ka qene minister i Tregetise. Te thusdh we Mehmetin e eliminoi KGB edhe pranohet, mgjs ai vrau veten. Po Kicua per cfare i duhej KGB-se?

                  1. s
                    shqip

                    Per nje gje nuk jam dakort me zotin Ngjela: Perse gjithmone amerikanet do luftojne krimin ne Shqiperi? A nuk jemi ne nje vend i pamvarur qe jemi veteqeverisur per me shume se 112 vjet? Une nuk e di nese zoti Rama eshte i perlyer ne korrupsion, sic perpiqen te thone disa, perfshi edhe zotin Ngjela, pasi fjaleve nuk u besoj fare. I besoj fakteve. Sa i perket Metes, ato jane evidente. Nje varfanjak qe u be K. Minister, doli nga ajo zyre si miljoner, me vila e pallate. E dime te gjithe se si i ndjeri Dritan Prifti, i nxorri Metes vidjon ku ai fliste per 700 mije euro rryshfet. Kjo per nje kontrate shfrytezimi minjere apo koncesioni. Po sa kontrata te tilla ka bere Ministria e Industrise dhe Ekonomise ne kohen qe drejtohej nga LSI-ja? Llogarite behen shume kollaj. Ku i gjeti Meta parate qe ndertoi vila dhe dergoi femijet ne Universitetet me te shtrenjta te Britanise? Al Kapone kurre nuk u kap duke vrare, packa se me urdherin e tij ishin vrare me qindra vete, por u kap duke ndjekur parate dhe u fut ne burg per nje kohe te gjate pikerisht nga mospagimi i taksave per pasurite e tija. SPAK-u, duhet te ndjeke parate e Metes. Nese amerikanet jane vertet promotoret e hetimeve te Metes nga SPAK-u, me siguri qe ata jane ne gjendje ti gjejne parate e Metes neper bankat e huaja. Pastaj cdo gje tjeter eshte thjesht procedure dhe Meta me Moniken le te bejne paralele ne hekurat e burgut derisa te jene gjalle. Por puna nuk mbaron vetem me futjen ne burg te Metes dhe Monika Kryemadhit. Kofiskimi i tere pasurive te tyre dhe te te afermve eshte po aq e rendesishme ne menyre qe ti jepet nje mesazh i qarte te gjithe atyre qe kerkojne te marrin nje post publik, se korrupsioni paguhet me burg dhe me konfiskim te pasurise.

                    1. S
                      SKAPI

                      Taku ferkon barkun!!!

                      1. X
                        XXXL

                        Te besh burg ne kohen e Enverit dhe te jesh ne rregull nga trute e kokes? Ketu nuk ben perjashtim as Ngjela, per te vazhduar me Lubonjen e te tjere.

                        1. R
                          Realisti

                          www,thua çfare te duash por qe Avokati ka te drejt.! Skemi par gje akoma....

                          1. D
                            Drejtesi

                            Z.Ngjela,Ilir Meta(j) nuk eshte i koruptuar por grabites i parave te shqiptareve.Fjala "i koruptuar" do te thote pak per pasurite qe ka.Ndoshta pasurine e ka nga e vjera pensioniste,qe me pensionin e "larte" qe ka arriti ta beje te pasur edhe cupen.Mos i perkedhelni duke u thene te koruptuar,si ata qe kane marre nje arke peshk,por u jepni emrin e vertete "GRABITES TE SHQIPERISE" Ketyre politikaneve shqiptar u pershtatet shume mire vargjet e te madhit Ali Asllani:"Hani pini e rrembeni,mbushni xhepa mbushni arka,te pa breke u zuri dreka milioner u zuri darka..."

                            1. P
                              Po Lulin o avokat, e ke mik tani eeee?

                              Po per bemat dhe hajdutlliqet e Bashes a ke gje per te thene Avokat? Ndryshe mos shkruaj se nuk te besojme.

                              1. P
                                Presim dhe pak

                                Kane bere shume poshtersi kundra popullit dhe vendit , Skeni pare akoma , por po dalin videot . Tradhetaret e kombit do demaskohen me pamje e video , se ye tille kane qene qe ne fillim , qe kur Bushi i dhuroi stilografin !!! ( kjo kupton qe ai e dinte qe Sala eshte agent serb dhe mund ti tradhetoje )

                                1. H
                                  Henk

                                  Gazetarët shqypo janë analfabetë me patentë. Nuk arrij ta kuptoj përse nuk i redaktojnë artikujt por i shkruajnë shabllon, ashtu siç i nxjerr folësi nga goja. Të duket sikur lexon fjalë për fjalë një person që po bën muhabet tek kafeja e lagjes.. Na mbytën injorantët me kollare..

                                  Lini një Përgjigje