Kosova e Albin Kurtit, jo si një produkt i Perëndimit, por si Republika Islamike e Iranit

12 Prill 2024, 19:00Blog TEMA
Kosova e Albin Kurtit, jo si një produkt i Perëndimit, por si

Nga Leart Kola

Diku nga viti 2008 ose 2009, kur punoja akoma për Lëvizjen, bashkë me një grup organizatash shqiptare në Ballkan, themeluam Rrjetin e Organizatave Shqiptare (RROSH). Përveç MJAFT-it, organizatat më të njohura ishin Vetëvendosja dhe Zgjohu, që drejtoheshin përkatësisht nga Albin Kurti, sot kryeministër i Kosovës, dhe Zgjohu nga Artan Grubi, sot zv. kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kësaj nisme i ishin bashkuar pa fund organizata shqiptare nga Presheva e Mali i Zi. Për kohën dhe mundësitë ekonomike që këto organizata kishin, ishte një iniciativë serioze, e cila jetoi për një kohë jo të shkurtër dhe bëri shumë aktivitete në vetëdijesimin politik të shqiptarëve kudo që jetonin në Ballkan.

Dua të tregoj një histori interesante që tregon pak edhe kontekstin. Albin Kurti në atë kohë ishte shpallur ‘non grata’ nga qeveria e Maqedonisë, e konsideronin të rrezikshëm. Ishte koha kur të kaloje në Maqedoni për shqiptarët ishte një keqtrajtim epik (sot duket e pabesueshme, por në ato vite mund të rrije me orë të tëra në Bllacë apo Qafë-Thanë nën kontroll fizik e dokumentash). Kur mbledhjet e rrjetit duhej të bëheshin në Shkup, gjë që ndodhte jo rrallë, Albini duhej të kalonte gjysmë-ilegalisht në Maqedoni. Një herë e shoqërova me makinë deri në kufi. Ai kaloi me këmbë nga mali dhe nga ana tjetër e priste Artan Grubi.

M’u kujtua kjo ngjarje sepse dy vjet më parë, kur nga Shkupi do të udhëtoja për në Tetovë, pikërisht në mbikalimin ku ndahen rrugët, policia bllokoi trafikun për të paktën një orë sepse pritej të kalonte Albini Kurti, kësaj here me eskortë në rolin e kryeministrit të Kosovës. Ndjeva njëfarë krenarie dhe suksesi i tij ishte në një mënyrë suksesi i të gjithë aktivistëve të angazhuar në ato kohë të vështira. Kohët ishin realisht të vështira dhe Albini ishte realisht në rrezik, ndryshe nga kjo hera e fundit që teatroi një atentat qesharak.

Edhe pse vite të vështira, ndjehej një lloj shprese që gjërat do të mund të bëheshin më mirë, dhe në fakt, siç do mundohem të argumentoj në këtë shkrim, eventualisht u bënë më mirë. Shpesh herë dhe me protagonistë disa prej personazheve të sipërpërmendur. Por a jemi sot në fillimin e fundit të kësaj shprese që u mbajt gjallë për gjithë këto vite?

Vetëm para 3 vjetësh kishim Kryeministrin Dritan Abazoviç në Mal të Zi, me një qeveri që dukej sikur po ecte me shpejtësi drejt Bashkimit Evropian.

Në Shqipëri, pas shumë turbulencave të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet lokale nga opozita, u arrit pas vetëm dy vitesh të organizohej një proces model elektoral që, edhe pse e pa PS prapë fituese, dukej sikur në fund vendi do të kishte një opozitë serioze.

Në Kosovë Levizja Vetëvendosje realizoj një sukses politik të pamatshëm, një ish-OJF të marrë mbi 50% të votës popullore ishte një thyerje e të gjitha rregullave të matematikës zgjedhore në atë vend.

Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët dolën shumë më të fortë nga një proces që ishte krijuar për t’i dobësuar. BDI jo vetëm mori pjesën më të rëndësishme të posteve ministrore, por arriti që nëpërmjet një debati të gjatë me LSDM të përfshinin në negociata dhe vendosjen e një kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit, duke sjellë një relaksim etnik të pajetuar më parë në ato treva, e cila u konkretizua me një investim infrastrukturor 2 miliardë euro, kryesisht në zonën e banuar nga shqiptarët. Një sukses konkret që zhvillon atë që dukej si Rrip i Gazës në Ballkan. Gjërat ishin duke shkuar mirë…

Parantezë

“Që punët nuk do na shkonin mirë u dallua që kur Albin Kurti, akoma pa hyrë në zyrën e tij të kryeministrit të Kosovës, vendosi nëpërmjet një gjesti donkishotesk të konkurronte për zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, nëpërmjet një liste kandidatësh megallomanë të cilët në fakt morën më pak se çdo subjekt tjetër, duke thyer rekord negativ në historinë moderne politike shqiptare… E megjithatë shija e përçarjes mbeti tek të dy shtetet e për fat të keq vazhdon akoma edhe sot. Ditët e mira përfunduan pa filluar mirë, si pasojë e egos dhe praktikës politike shqiptare tashmë shekullore, që mjafton mos të ketë ai tjetri, pa mos të kem as unë.

Pra, ku jemi sot?

Në Mal të Zi, kohët e bukura kur një shqiptar bëhej kryeministër duket se janë harruar. Sot është një vend në kufi të shpërthimit të konfliktit etnik. Fitorja e partive serbe, përfshirja 100% e politikës zyrtare serbe në Malin e Zi, e bën shtetin me popullsi të vogël të shohë me frikë nga e ardhmja. Nuk ka më fjalë për integrim të shpejtë, por vetëm për një shpërthim të shpejtë të konfliktit etnik, ku shqiptarët si minorancë duket se në një rritje konflikti dhe autokraci do të jenë të parët që do të dëmtohen. Vetëm një mrekulli do t’i jepte stabilitet politik në të ardhmen e afërt. Fitili është ndezur, pritet vetëm që flaka të takojë fuçinë e barutit.

Në Shqipëri, shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës e shkatërron konstruktivitetin e ditëve të para të opozitës, duke e kthyer në një batalion qesharak që lufton për interesat e një njeriu, duke e bërë inekzistente debatin parlamentar, tkurrur numrat e opozitës në nivel historik dhe radikalizimit edhe fizik të një grupi përherë e më të vogël të deputetëve, dhe për pasojë mohimit të një alternative qeverisëse për vendin. Në thelb, kjo ka demtuar edhe Partinë Socialiste në pushtet, si në menaxhimin e përditshëm administrativ ashtu edhe në imagjinatën kolektive të krijimit të strategjisë politike. Duke e zhvendosur atë debat që duhet të ndodhë në politikë, në kronikën e zezë, ku opozita është zëvendësuar nga Prokuroria Speciale dhe populli në sehirxhi pasiv konsumator i fatkeqësive që bien mbi nënpunësin e radhës, duke prodhuar kështu një apati shumë të dëmshme afatgjatë, ku një palë nuk fiton kurrë dhe pala tjetër fiton pa e ditur se përse!

Kosovës, pasi i kaloi ‘hangover’-i i zgjedhjes së leadershipit të ri, zbulon në zgjim se gjendet në një situatë kritike ekonomike, performance administrative inekzistente, ku askush nuk punon nga frika se mos bën ndonjë gabim dhe për pasojë projektet e parealizuara arrijnë në shifra qindra miliona euro euro, duke thelluar diferencën sociale atë që premtojnë se do të korrigjojnë. Mungesën e kurajos për të ndryshuar ekonominë e zëvendësuan me kurajon e çartur për të filluar një luftë jo aq të ftohtë diplomatike me Perëndimin.

Konflikti i hapur me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ku i pari nuk i kursen kritikat dhe i dyti ka arritur të vendosë sanksione ekonomike, si të ishte Kosova jo një produkt i punës së Perëndimit, por Republika Islamike e Iranit, ka sjellë një impotencë evidente në përfaqësimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, i cili edhe pa të, gjendet sot për paafërsinë tonë për të parashikuar ngjarjet në pozitën e të akuzuarit në tribunalin e Hagës, ku gabimisht mendohet se po gjykohen disa komandantë, kur në fakt aty po gjykohet vetë legjitimiteti i ekzistencës së shtetit të Kosovës. Gjykim ky që ka indiferencën e plotë të qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit të saj, në shkurtpamësinë e të cilit ky gjyq shihet si një formë për të eliminuar kundërshtarët e menjëhershëm politik. Çfarë fatkeqësie!

Dhe çfarë fatmirësie për Aleksandar Vuçiç, që po e shijon këtë vëmendje ndërkombëtare në sytë e të cilit duket si një politikan konstruktiv. Edhe kur vendoset në cep të ringut si në rastin e Banjskës, kujdeset Albini ta shpëtojë duke shpikur një krizë nga hici, si rasti i fundit i dinarit për shembull. Më shumë se amatorizëm, politika e Kosovës duket si sado-mazohizëm. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto probleme, VV vendosë të kandidojë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut… Çfarë gjenialiteti, sigurisht me një Don Kishot të ngjashëm me kandidatët që kishte në Shqipëri, duke armiqësuar kështu jo vetëm partinë aleate në Internacionalen Socialiste, LSDM, por edhe duke çuar ujë në mullirin e VMRO. E mbi të gjitha duke përçarë shqiptarët që duket se do të zhyten në irrelevancë pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Edhe një mundësi që forcat progresiste e kishin për të pasur një garanci kushtetuese nëpërmjet zgjedhjes së një presidenti progresist, siç është kandidati i LSDM Stevo Pendarovski, një nga presidentët më pro-shqiptarë të historisë së këtij shteti, u siguruan vetë shqiptarët që kjo mos të ndodhte, duke nxjerrë me frymëzimin e Albin Kurtit Kryetarin e Komunës së Gostivarit si kandidat nga opozita shqiptare. Për pasojë, detyruan BDI që të nxirrte një kandidat të vetin, duke zeruar mundësitë e Pendarovskit për t’u zgjedhur president dhe ndihmuar kështu një kandidate të djathtë e cila do të jetë në unison me qeverisjen e ardhshme anti-shqiptare.

Historia është e pamëshirshme në gjykim, e koha do të tregojë se ata që sot e mbajnë veten për patriotë të mëdhenj mund të dalin nesër tradhtarët më të shquar. Ata që sot bëjnë sikur po luftojnë dhëmbë për dhëmbë me armikun, dalin nesër që ishin aleatët më të mëdhenj të tij. Këtë ne sot nuk mund ta dimë, koha do ta gjykojë e do të na gjykojë të gjithëve, por dicka e dimë, sepse është fakt, që sot jemi më keq se dje, dhe nesër sipas gjithë gjasave do jemi më keq se sot. Sepse nuk dimë të ngrihemi mbi nivelin personal të egos për të mirën e përbashkët. Jemi gati të djegim gjithë dyshekun për një plesht, ndërkohë që armiqtë e idesë së barazisë dhe bashkëjetesës mes kombeve në Ballkan ngrohin duart në të.

Ajo që u duk si një epokë e artë e ndryshimeve në Ballkan për shqiptarët, për fat të keq, na del që ishte fryma e fundit e një trupi që nuk arriti dot të bëhet një trup politik, por mbeti gjithmonë një trup biologjik.

51 Komente

  1. P
    Poseidon

    GJYKIM I PERSOSUR

    1. T
      Tung

      Albinit nuk i vini as tek maja e shurres o te pabese e palaco sorosiane

    2. B
      Bravo o analist brilant

      Analize fantastike, bravo. Shqiptaret do ringrihen vetem pasi te hedhin ne koshin e plehrave te historise Kurtin, Osmanin dhe VV. Kosova po provon qe jo vetem nuk ben dot shtet por edhe qe po percan e dobeson kombin shqiotar ne Ballkan. Fuqite e medha po e shohin kete qarte, ato do ta ndeshkojne Kosoven me terheqjen e njohjeve si shtet qe ja kane dhene nderkohe me besimin se dardanet mund te behen evropiane. E keshtu, nen Rezoluten 1244, Kosova mbetet pjese integrale e Serbise. Turp, dhe Kosova po e ben kete turp perdite. Rama duhet ti kerkoje Amerikes, Anglise, Frances dhe Gjermanise mbeshtetjen per nje referendum mbi bashkimin e Kosoves me Shqiperine sa me pare, para se Kurti te kerkoje hapur ribashkimin me Serbine. Mandej Perendimi do sheh se nuk do kete me Sali dhe Albin ne krye te puneve te shqiptareve.

      1. N
        Nje qytetare

        Nje shkrim dinjitoz e patriot, urimet e mia

        1. V
          Veri

          cfare i duket vetja ketij copes se budallait (ne Cift) qe ben analiza mbarekombetare.

          1. m
            mb

            Mire e ke, ma mire te shaje e efendoje, si bejne shumica e komenteve!

          2. D
            Dikushi

            Ti qe ke shkruar kete artikull, si te gjithe shkrusit e tjere, thjesht bythqimi rradhës. Ne kemi 33 vjet qe bejme qeveri me doktorrë e piktorë, me hajdutë e kriminelë. Dhe po quan sukses humbjen e Albinit kur paska dasht te behet kryeminister i Shqipris. Pse mos të bëhet, mjaft që ti me kelyshët komunist, vemjet e politikes te zhdukeni

            1. D
              Dardan

              Nje panorame e qarte politike e shqiptareve ne Ballkan nga Laert Kola. Fjalet e huaja mund te zevendesoheshin shume lehte me fjale te pershtatshme shqipe.

              1. R
                RKS

                Pamjet nga Sheshi Skenderbe me 10 prill i treguan gjithe botes kush i ngjan Republikes Islamike te Iranit.

                1. R
                  RKS

                  Pamjet nga Sheshi Skenderbe me 10 prill i treguan gjithe botes kush i ngjan Republikes Islamike te Iranit.

                  1. E
                    Edi

                    JAM DAKORT ME TY PO SI ESHTE E MUNDUR QE NUK E PERMEND NJEHERE EDI RAMA SI FACTOR KRYESOR WE E BERI TE REALI,USHME NJE PRESIDENT SHQIPETARE NE MAL TE ZI DHE NE MAQEDONI.

                    1. V
                      Vlora1912

                      Kosova si Republika Islamike e Iranit...????!!!?? Cili Shqiptar,i pafytyrë mundë të Shkruaj një gjë të tillë, kaq të pavërtet dhe Kaq të Dëmshme??? Kjo nuk është të Kritikosh Kurtin, kjo është të Sulmosh Kosovën dhe ta Dëmtosh rëndë atë. . . . Këtë përcaktim Kosovës, nuk ja bëjnë as në Beograd.....Dhe skan nevoj ta bëjnë, se ka lekejt Idiot të Tirhanës që janë vënë në Shërbim të tyre. @@@#@####### Mediokër dhe i Dëmshëm. Nuk mund ti shkohet deri në fund mendimit pa mendim të shkarrashkruatësit. @@@@@@@@@ Albin Kurti mund të ket një Mal me kusure(dhe ka plot), por ka disa fakte të thjeshta në Favor të tij: 1- Realizoi Zgjedhje model, si askush tjetër në Ballkan; 2- Dha dorëheqjen pa mbaruar mandatin(ndryshe nga çdo Shqiptar tjetër në Ballkan): 3-Deri tani nuk kemi dëgjuar të jet i përfshirë në Korrupsion(Shum ndryshe nga Shqipot e tjerë, në të gjitha anët e Kufirit*);... *** Për fat të keq, gazeta Tema na është bërë si Grupi i Zjarrit të Sali Berishës .......Sulmon gjithçka dhe Gjithkënd që nuk Pëlqehet nga Pashai Veseli i Surrelit... Sulmuesit janë të njëjtit që Mbronin me Zjarr Barrkanin e Shqyer, të cilin e harruan shpejt, si ky shkarrashkruajtësi më sipër.

                      1. G
                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                        Dha doreheqje pa mbaruar mandatin - thoni ju. Per cfare doreheqje po flet se nuk e kam te qarte.

                      2. D
                        Dash

                        He mor vlla, nuk te ka dhene asnje tender Albini, he

                        1. I
                          Illo

                          Eshte pikerisht çfare mendoj unë per albin kurtin, me shkronjë te vogel!!! Eshte njefatkeqesi per te gjithe popullin shqipetar! Ashtu si Berisha dhw meta agjente te armiqeve te shqipetareve!

                          1. I
                            Ish-debatues

                            O Leart, sa vota mori G99? Votat e VV u vodhen masivisht ne Alb. Me koncensionet e deshtuara te ANK ke ndonje lidhje?

                            1. P
                              Psikologu

                              Ky surrattransi eshte nje servilus i neveritshem. Tipik zagar fshatar shqiptar.

                              1. S
                                Sulejmani

                                Zagar, e shani Albinin se nuk vjedh si Rama

                                1. Y
                                  Ysh or Sul

                                  Po mor Sul po, por keni met shekuj pas ka menja.

                                2. p
                                  pilo Lala

                                  Albin Kurti eshte nje person shume i rrezikshem per Shqiptaret. Po sjell luften tek dera.

                                  1. E
                                    Eni

                                    S'ngeli leshko e injorant sorosist, si ky kollovari i Jolezës që i flinte natën te shtëpia e Tahirit; Pa sharë gjysmën tjetër të kombit.

                                    1. e
                                      eduart

                                      Shkrim fantastik,i shkelqyer nje BRAVO te madhe autorit i ke bere rezonance politikes dhe ketu Kurti duhet ti plasi syte se eshte percares i kombit shqipetar.

                                      1. P
                                        Pesimisti

                                        Nje pershkrim i situates qe vjen nga zemra shqiptare por ne fund mungon epiteti i vertet per Albin Kurtin. Autori midis te tjerah shkruan: "Historia është e pamëshirshme në gjykim, e koha do të tregojë se ata që sot e mbajnë veten për patriotë të mëdhenj mund të dalin nesër tradhtarët më të shquar". Vetem po plotesoj se puna e sherbimeve sekrete serbe ka qene vazhdimisht e drejtuar qe ne krye te Kosoves te vendoste ose dhenduret e Serbise, ose zgjidhte njerez te dobet dhe i perpunonte si "patriote" shqiptare. Keta "patriote" jo me kote ishin produkt i perpunimit inteligjent te UDBES. Ne kete kontekst Kosova dhe Irani jane pak larg sepse Irani drejtohet nga fundamentaliste islamike kurse Kosova nga inteligjenca e UDBS. Po me emrin e shqipareve cpaten valle? Pse popullsia e Kosoves quhet nga Albini popullsia dardane dhe jo shqiptare? Mos valle ne qe jetojme ne Shqiperi jemi dardane apo shqiptare? Kjo ashiqare eshte pune e sherbimit inteligjent serbe sepse nuk ka fare kuptim qe ti sherbeje "shqiptarizmes" apo "dardanizmes" Kjo i sherben inteligjences qe keta ish ilire te behen kashte e koqe dhe te mos jene te bashkuar...etj...etj...

                                        1. P
                                          Petriti

                                          Nder analizat me te arsyshme per cfare Po ngjet sot me ne shqiptaret, Dhe e gjithe Kjo VETEM per meriten e nje percaresi, mashtruesi, pseudopatrioti mohuesi i UCK , mohues i Cdo arritje te kosoves Dhe aleateve te saj, nje adolishenti qe me aq shume kembengulje refuzon te rritet

                                            1. f
                                              fredi

                                              me pelqeu,faktet te zgjedhur e te renditur qarte,konkluzione te thjeshta..dhe ironi aq sa duhet

                                              1. L
                                                Lalka

                                                O Tema po pse i bëni reklamë kësaj familje hajdutesh. Ky bishtaleci i G99 është i biri i Agim Kolës së Kompanisë se rrugës se Ersekës qe përlau 70 milion euro.

                                                1. b
                                                  bashkimi per drejtesi

                                                  z. Leart Kola, kjo letër juaja më befasoji për të mirë por për të keq na ka befasuar Kurti dhe njerëzit rreth tij. Po thamë befasuar sepse i besuan analfabet funksional dhe dështuan ata me gjakun e tyre sollën Lirinë për shqiptareve të Kosovës dhe më gjerë dhe që ndërtuan ura të miqësisë me vendet mike që na ndihmuan e po na ndihmojmë edhe në këto qaste kritike për Kosovë. Kreu pushteteve nga politika në Kosovë ka marr yryshin ti shkatërroji të gjitha të mirat e krijuara nga forcat demokratike në të gjitha trojet shqiptare. Përçarësi nuk mund të shkojë larg sepse SHITËSI është më i keq se VRASËSI dhe pikërisht tash e kemi këtë situatë. Besoji se shqiptaret nuk do t’i ndihmojnë atyre që ua prishin urat dhe rrugën drejt përparimit të kombit. Me sa njoh shqiptaret e vërtetë ky përçarës do të përjetoji debaklin dhe poshtërim historik si në shtetin amë -Shqipëri edhe në Yllirid. Kosovën e ka izolua, me seksione dhe varfëri ekstreme etj. dhe askush nga bota demokratike më nuk ia hap derën. Kaq, paçi mendjen e shëndosh dhe votë të mençur.

                                                  1. m
                                                    mirditori

                                                    po ik mor rrot kari, ku jeton ti

                                                    1. M
                                                      Mimi

                                                      Po po qaji hallin ti Albin Kurtit! Apo ju kerkoi Veliaj qe te drejtoni vemendjen tek te tjere? Delenxhij shoqatash qe ushqeheni me leket e Rilindjes!

                                                      1. S
                                                        SPIRA

                                                        E, cka or zoteri i gjithedijshem nese koha nuk do te te jape te drejte? A do t'i kerkosh falje ti Albin Kurtit dhe jo jo vetem ketij, kur me 'premisa' tua mundohesh te helmosh gjithe cka gjen perpara?!... Po ia leme kohes atehere, por do dukesh aq i mjere kur do te demantoje koha, nese ne ty ka mbetur, sadopak, nje fije ndergjegjeje!

                                                        1. N
                                                          Nik

                                                          Kete nuk a e kane thene as serbet, por e thote nje cope mu....uti!

                                                          1. J
                                                            Juliano

                                                            Bravo Leart, shum e saktë. Albin Kurti, hyri në kujtesën dhe do mbetet tek shqiptarët, si njeriu i pa besë, mosmirënjohës për shtetin shqiptar. Ai fluturoi me prasin e 97 që dritan shehu, e mori si çmim në lushje. Ky, kurti pa pikën e turpit, ngriti një parati se parti nuk ishte, vetëm e vetëm në plane karagjozësh, për ti prishur punë sot partisë shtet. Një langaraq që ta jep përshtypjen sapo të komunikosh dy fjalë me të. Kusuri është i SHBA dhe Shqipërisë, nëse do ta fusi në një konflikt, ku një budalla, hedh një gurë në lumë, të mençurit nuk e gjejnë dot.

                                                            1. T
                                                              T

                                                              Kosova nuk esht produkt perendimi, apo majmunesh si puna jote. Ka qene ketu qe.nga mijera vjet.me.pare,shume.me.perpara se ata shkiat qe te.paguajn ty te shkruash keshtu.

                                                              1. Ç'na gjeti me budallenjtë.

                                                                O Koqe. Po te mos ishte Perendimi, as Gërqia, as Pakistani, as Izraeli, dhe as Kosova nuk do ishin shtete. Edhe Palestina ka 2 mije vjet qe është aty, por nuk do Perendimi dhe nuk bëhet. Po juve te Vetevendosjes/Rithemelimit ju ka kapur histeria e patriotizmit, dhe ndonje dite do t'i hapni lufte Amerikës me kosore dhe cfurqe si Ilir Meta. Kungull patriotik.

                                                              2. D
                                                                Deshmitari

                                                                Bravo! Analize e plote dhe e ftohte! Kurti, ne mos eshte vegel, eshte aleat i kamufluar i sllaveve.

                                                                1. A
                                                                  Analizatori Analizoi

                                                                  Po per fondet qe vidhni ju OJF dhe papritmas jeni ne krah te pushtetit kur ne fakt e keni nisur si “oponente” pushtetesh? A do keni ndonje “studim” ?

                                                                  1. b
                                                                    borsh

                                                                    Bravo nje shkrim gjenial ku skanon Albin kurtin si nje terrorist qe po ben nje dem jo te vogel shqipetareve. Ky endacak i stervitur ne birucat e beogradit se si mund te demtohen shqipetaret po e verteton sot. Nese Albin kurti do te jetoj gjete ne polotike qe nuk e besoj shqiperia do te kete nje lufte te pergjakeshme jo politike siq e ka sot.por siq e kishte Millosheviqi kundera kosoves. Albin kurti nje nje mi qe fshehet pas axhenturave te UDB dh njkosishte dhe te rusis po lufton me force qe shqipetaret te jene gjithnje ne konflik sepse keshtu mendon ky kamikaz se do mbaj pushtetin. Bravo per shkrimin

                                                                    1. A
                                                                      Albin Kurti po mbron tokat shqiptare

                                                                      Leart nuk jam dakord me shkrimin tend per sa me poshte. Albin Kurti eshte nje hero qe nuk po dorezohet ndaj presioneve te perendimit, qe duan te favorizojne Serbine duke krijuar Rebuliken serbe ne Kosove, qe ne fund te fundit perkthehet ne dhenie e veriut te Kosoves Serbise. Albin Kurti eshte burre patriot, i mencur, i vendosur ti sherbeje popullit shqiptar dhe ka te gjithe mbeshtetjen tone. Edhe mund te kete bere gabim qe hyri ne zgjedhjet ne Shqiperi, por qellimi ishte i mire, bashkimi i shqiptareve ne nje shtet. Te thuashb qe Kosova duket si shteti islamik i Iranit eshte e gabuar. Albin Kurti eshte nje djale i edukuar ne telekomunikim dhe inxhinjeri kompjuterike dhe me nje grua europiane nga Norvegjia, Rita. Nese ai do te ishte keshtu sic e pershkruan ti, islamik, ai nuk do te merrte nje grua moderne europiane, por ndonje te mbuluar me shami. Une e mbeshtes Albin Kurtin vetem per faktin qe ai nuk po pranon qe te formohet nje entitet i panjohur fizik apo historik si Asociacioni i Komunave serbe, pra Republika e Serbise ne tokat shqiptare dhe per faktin qe ai po punon fort ne dobi te popullit shqiptar. Nu ka rendesi se cfare dhe si ja bejne presionin, per te leshuar ne dobi te interesave te nderkombetareve, por jo te shqiptareve.

                                                                      1. E
                                                                        Erdogan

                                                                        Ti qeke kaush komplet nga trute! Zoti te rujt. Ti thua bashkimi i shqiptareve ne nje shtet. Pra une qe dua te bashkohet Shqiperia me Kosoven, duhet te votoj VVV? Kjo eshte llogjika jote ore gomar? Thua Albini nuk i dorrezohet presioneve te perendimit, a thua se ata jane armiku yne!! Koqe gomari qenkerke. Po sikur perendimi tju ktheje kurrizin dhe serbi tju sulmoje a nuk jua merr veriun? Po te doje jua merr te gjithen dhe pastaj si cifuti ne shkretetire ...........

                                                                        1. E
                                                                          E duam Kosoven te behet Perendimore

                                                                          Serbia xha e ka Veriun, e ka edhe tere Kosoven sipas rezolutes 1244 te OKB. Serbia do arrije synimin qe Kurti e VV ta presin me lule Vucicin ne Prishtine. Dhe fatkeqesisht ko eshte sfide per dardanet derdimene. Presidenti Makron e quajti Kurtin te pabese, dhe kjo theni ishte per gjithe dardanet e Kurtit. Prishtina ash n'rruge pa kry.

                                                                      2. T
                                                                        TemaTiku

                                                                        Shikoni ne foto nje Produkt puro-Perendim qe perderisa sheh Kosoven si Republiken Islamike te Iranit... si produkt Perendimi i duket Serbia e Vucicit perballe saj!

                                                                        1. Z
                                                                          Zani

                                                                          Nje bravo te madhe. Shqiptaret e Kosoves sot ngjajne si "nje tuf luanesh me nje gomar ne krye". Demi qe po i bene Albin Kurti me Sali Berishen ceshtjes shqiptare ne te gjitha trojet tona eshte aq i madh sa nuk mund ta imagjinojme. Qe te dy jane te shitur tek sllavet, por ndersa shqiptaret e Shqiperise po e izolojne cdo dite e me shume Sali Berishen, shqiptaret Ne Kosove dhe ne Maqedoni po i ngren lapidare tradhetarit Albin Kurti. Zgjohuni shqiptare sa nuk eshte vone, te miren e kemi tek dera , na e solli Amerika dhe Perendimi. sepse historia nuk perseritet dy here. Hidheni Albin Kurtin ne koshin e mbeturinave dhe perqafoni Ameriken dhe Perendimin sa nuk eshte von.

                                                                          1. P
                                                                            Pali, Dukagjinas

                                                                            Nje shkrime i modelit te "Pilatit". Eshte luftua koncepti politik i Ibrahim Rugova per shqiptaret se pjese e qytetrimit europian. Tani ku shkrim ne vete ka lote korkodili dhe modelin e shlearjes se duarve mu sikurse Pilati. E keni/mi mbjelle e gezovshim.

                                                                            1. N
                                                                              Noci

                                                                              Kur kritikon Albin Kurtin nuk do te thote se kritikave kosovaret dhe Kosovën.Albin Kurti nuk ështe i lidhur ne Ballkan me asnje subjekt politik shqiptar por vetem me Taravari,konkurimi i te cilit ndihmon vetem antishqiptaret e VMRO se Gruevskit,simpatizantet te ruseve.Albin Kurti punon per TaravarinÇfare duhet te thote analisti,bravo i qofte

                                                                              1. G
                                                                                Gays99.

                                                                                Kosova ka kohe qe duket nje vend islamik me popullsine 98% myslymane dhe me figura te tilla te "shquara"si hoxhe Krasnici por edhe ti ke dicka prej persiani te perzier me indianet e Amerikes sidomos kur I mban floket e leshuara dhe me kujton ato filmat me cawboy me Gary Cooper, John Wayne.

                                                                                1. l
                                                                                  lekart kola

                                                                                  Albin Kurti eshte shume i rrezikshem per sektin me te rrezikshem gay 99 te perbere nga hajdute,mafioze,perverse,pedofile,gay-lezbike,tradhetare,te pa’degjuar,drogaxhinj te pa’shtylle kurrizore,injorante,servile,te pa’dinjitet siç eshte dhe ky lekart kola nje bojaxhi mashtrues,hajdut,drogaxhi,servil,pederast,i degjeneruar qe gruan qe e ka,ka qene mesimore e grupimit pervers te orgjive gay-lezbike 99 me kryekar erjon castro drogaxhi hajdut veliaj

                                                                                  1. P
                                                                                    Per lekartin e gjon

                                                                                    T'ka hyn nan lkure Erojni, ja paska mri qellimit, po tlen pa gjum more pizeveng i pa knu e pa lam.

                                                                                  2. Z
                                                                                    Za ni

                                                                                    Mero Baze. Largoje ate zagar nga redaksia qe nuk I boton te gjitha komentet. Duket se eshte ai Kabashi pa bisht.

                                                                                    1. X
                                                                                      X

                                                                                      O Leart paske pi icik o jet.

                                                                                      1. Z
                                                                                        Zgjohuni Shqiptar

                                                                                        Cfare turpi : "Kosova si Republika Islamike e Iranit" vetem nje anti shqiptar do te shkruante nje titull te tille dhe vetem nje gazete antishqiptare do ta botonte !! edhe serbet ne 25 vite nuk e kane bere nje shkrim te tille...por me sa duket kane gjetur shqiptare me gjak serb qe ju sherbejne me mire

                                                                                        Lini një Përgjigje