Si Rama, Berisha dhe ish "Gazka", vërtetuan raportin amerikan vetëm pak orë pasi doli!

11 Prill 2024, 17:18Blog TEMA
Si Rama, Berisha dhe ish "Gazka", vërtetuan raportin amerikan

Nga Poli Hoxha

Prej disa kohësh një situatë politike në dukje absurde, po vazhdon në Shqipëri.

Edi Ramës i duket vetja shumë i zgjuar dhe xhongler, që kur vendosi të luajë farsën sipas të cilës në vend ka vetëm dy pole politike, ai dhe Berisha.

Gjithashtu si mish dhie në gjellën e mamuthëve qëndron Gaz Bardhi, të cilit i është mbushur mendja se është "lojtar" që shënon në të dyja porta e fushës dhe golat i quhen.

Berisha nga ana tjetër del përnatë në ballkon dhe bën sikur lufton me regjimin, lëshon gjyle mbi mullarët e SPAK dhe pasi hyn brenda në shtëpinë-burg, monitoron paktin e ri me Edi Ramën.


E gjithë kjo panoramë ka vetëm një emër: Intimidimin e drejtësisë dhe imponimin ndaj ndërkombëtarëve si faktorë të vetëm, të cilët në Shqipëri kanë në dorë edhe breshërin, edhe diellin!

Por fundi i lojës ka ardhur.

Raporti i fundit i Freedom House, organizatë amerikane që mision kryesorë ka monitorimin e demokracisë në botë, ishte një prozhektor i fortë që nxjerr në dritë çorbën e helmuar që po gatuan Rama me Berishën, edhe pse e mbysin me erëza të forta dhe mish dhie të tipit gazbardhistë.

Zbërthimi i lojës është tronditës.

Jo se nuk e dinin shqiptarët, por sepse ndërkombëtarët po i paralajmërojnë për herë të fundit që të mos bëjnë si të zgjuar me ata dhe të luajnë me dy porta.

Raporti e thotë troç: Forca politike e Berishës, Rama dhe qeveria e tij, mediet që kontrollojnë dhe bisneset në shërbim të tyre, janë bërë bashkë kundër SPAK.

Pasi nxihet mazhoranca Rama, qëndrimi për Berishën dhe këdo që i ndjek apo bën marrëveshje si Rama është i prerë: Po përdorin dhunën si instrument, synohet destabilizimi i vendit, minojnë demokracinë, po përdorin mediet dhe bizneset për kauzën e tyre malinje dhe kanë rrethuar dhe po intimidojnë SPAK dhe GJKKO.

Për ata që nuk e dinë, raportet e Freedom House janë bazë e qëndrimeve zyrtare të SHBA.

Për sy e mendjeleshët, kujtojmë se kur në këto lloj raportesh shkruhet se një grupim politik kudo në botë është i dhunshëm, synon destabilizimin e vendit dhe të demokracisë, zakonisht më pas qeveria i shpall këto grupime edhe zyrtarisht, si "terroriste".

Askush nuk e do dhe e uron këtë përfundim, pasi edhe "ngrënia e barit" që po vazhdon prej 3 vitesh, është shumë. Por një gjë është e qartë: Pazari Rama-Berisha po monitorohet fortë nga ndërkombëtarët.

Ky raport është vetëm preludi dhe Edi Rama ka për të qenë fajtori kryesorë, pasi për ti shpëtuar drejtësisë duke rikonfirmuar pushtet edhe për 4 vite, po e shet organizatën e Berishës si të vetmin faktorë politik në vend që ai ka përballë por edhe që mund të bëjë marrëveshje, për hir të "demokracisë".

E fuqizon në Kuvend, e fut në tryezën e lartë politike si ajo e Reformës Zgjedhore, e ushqen fuqishëm ekonomikisht nëpërmjet bizneseve oligarkike dhe mbi të gjitha e mban në lojë duke përpunuar opinionin publik me mediet e përbashkëta.

Me dorën e tij ju ka dërguar mesazh medieve kryesore, që ta trajtojnë Gazment Bardhin "si aset". Kurse PD dhe Lulzim Basha që janë të vetmit pro SPAK e në linjën perëndimore për demokracinë shqiptare, të defaktorizohen, të sulmohen edhe pa lidhje, të tallen dhe të trajtohen si të mbaruar.

Kaq të madh e kanë hallin me SPAK dhe për të vazhduar të gëzojnë së bashku pushtetin e "mazhorancës dhe opozitës", sa që e kanë futur kokën keq fare në konspiracionin për të minuar demokracinë.

E kanë futur deri aty sa që vetëm pak orë pas publikimit të raportit amerikan të Freedom House, e vërtetuan pikë për pikë atë.

Nëpërmjet ish-Gazkës, sot zëvendës i kryetarit nongrata të organizatës Rithemelimi,("Aset" sipas Ramës), në bashkëpunim me Lindita Nikollën yesman-e, amnistuan nongratën e SHBA dhe të Britanisë së Madhe dhe certifikuan "minimin e demokracisë".

Edhe atë pjesën e rëndë të "dhunës dhe destabilitetit të vendit", nuk duruan por e vërtëtuan shpejt e shpejtë, duke hedhur bomba molotov te bashkia e Tiranës, pasi shtabin qëndror të korrupsionit në vend që është zyra e Ramës, e kanë çliruar me kohë!

16 Komente

  1. d
    drejtesia

    Kur ben te zgjuarin Poli leshit,kto tipa te bejne per te vjellekur i lexon perrallat qe i deformojne sipas midese! Aman si nuk e kuptojne keta njerez se me keto halè nuk shkohet perpara dhe duhet ti zbythin sa fillojne te hapin goje! Ne shqiperi ka marr zdrenkthi media,gazetare,opinioniste me gjoja nuk preken dhe lerini te deformojne cdo lajm! Pika qe nuk i bie!

    1. Q
      Qytetar

      Nuk mund te vazhdohet pambarimisht keshtu drejt nje fundi pa fund. Urime per shkrimin. Padyshim qe ujdirat politike e kane kompromentuar theatrin ne syte e popullit dhe synojne prekjen e drejtesise. Shpresa e vetme ngelet SH.B.A.dhe faktori nderkombtar.Sa per kete "drejtesine" me siper, kemi te bejme me monster te lindur nga mitra e korrupsionit, arrogant qe nuk arrin te kuptoje se ne kete panel nuk hyn ne pune as karrijka, as paraja e as pushteti ,por argumenti.

    2. P
      Poseidon

      BRRAVO O POLI BASHA.......PO JU JENI NE GJUME O MIKU DHE SALA ESHTE NE SHTEPINE BURG..........BESOJ E KUPTON QE SALI BARDHISHKA MORI EDHE NJEQIND PJESE TUAJEN DHE BERI ATE QE JU NUM E BETE DOT ............JENI BAJGAT E SALIUT DHE JU KA VENE NE GJUME......

      1. B
        Bureto

        Poli, të gjitha sa thua janë deri-diku ashtu. Në fund të fundit Ramës ashtu i leverdis, së paku deri në zgjedhjet e 2025. Pra fiton Rama, po jo domosdoshmërisht edhe "non grata". Në këtë situatë, topi mbetet në fushën e SPAK dhe GJKKO. Tashmë është e provuar se Rama nuk ka ndikim fare tek ato, non grata, jo dhe jo. Ai jo vetëm që është i arrestuar dhe nën hetim për dosjen Partizani, por do jetë i tillë edhe më tej për dosjen e 21 Janarit, Gërdecit dhe CEZ-DIA. Kështu ai nuk do lejohet të bëjë fushatë për zgjedhjet e ardhshme, por s'do jetë fare më aktor në politikë. Ka shumë gjasa që në 1 korrik t'i mbarojë dhe mandati i deputetit. Kështu mbasi të mbyllet dhe çështja e 'vulës', pjesën e opozitës të përfaqësuar nga Rithemelimi, në fushatë do ta përfaqësojnë Gazka, Muli dhe karavidhet e Sa-lehut. Këtë pret dhe do e dëshironte Rama. Por nuk duhet harruar se 'detanta', e fundit e tij me Rithemelimin nuk është bërë pa shtytjen dhe bekimin e rrugës së Elbasanit edhe pse kjo, për arsye të kuptueshme, jo me fanfarë. Amerikanët, britanikët dhe Brukseli i kanë mbyllur hesapet me Sa-lehin. Tani, për të janë, dhe ata janë duke pritur me qetësi verdiktin e drejtësisë. Është e vërtetë që opinioni publik ka një lloj skepticizëmi apo padurimi, për vonesat në ndëshkimin e "peshkut të madh", të zënë në rrjetë, por drejtësia, na pëlqen s'na pëlqen, nuk punon me entusizaëm, por me procedura. Ama në fund të fundit, siç thuhet, ajo "mënon por nuk harron!". Është fillimi i fundit të pandëshkyeshmërisë së pushtetarëve, ndaj lipset durim.

        1. A
          Arian

          Po ti mor polli ku ben pjese se spo marrim vesh asgje

          1. 5
            5G

            Tek njerëzit e ndershëm që punojnë per Shqipërinë Josi patronazhistet e drejtorët e lalit

          2. M
            Macgr

            MOJ POLI,na e luajte trurin me keto me keto qe thua moj BUDALLAQE.

            1. N
              Noci

              Kur flet per nje raport qe dikush e ka bere per Shqiperinë nuk flitet sipas mides partiake ne rastin e ketij simpatizant i Lulit,por te pakten merr pjesë origjinale nga raporti dhe nxirri qe ne qe nuk kemi ku i marrim te na mbushet mendja,se ata kane bombarduar qeverinë ,se per Berishën e lexova diku nje rresht.Hera e pare qe marr vesh se ka nje qeveri qe do te destabilizojë vendin qe drejton.Sa i takon asaj qe qeveria me grupin e gazit kane bere pazar,une e di se ka qene edhe kerkese e ndërkombëtareve qe te normalizohet parlamenti.Ju jeni bere xheloz,kurse une nje qytetar i thjeshtë them mire kane bere.Ju i paret shanset ne reformën zgjedhore,por nuk arritet asgje.Ju doni qe grupi i Berishës duhet injoruar,por nuk behet se jane sa afër nje e treta e parlamentit

              1. 5
                5G

                Një nga gazetarët e paktë që ka Shqipëria Respekte per shkrimin Kta që të sulmojnë janë patronazhistet e meros ska problem

                1. A
                  Arti

                  Artikull i sakte komplimenti autorit jam shume dakorde me te

                  1. N
                    Nari

                    Kur ben si mender gazetar dhe analist ky trapi,i cili dikur ka drejtuar gazeten e LSI si bythe lepires i Metes dhe Monikes,ndersa tani duket ashiqare qe paguhet me honorare nga Lul Basha,mos ngelte gazetar e analist me kembe pastaj !!

                    1. D
                      Dulla

                      O Nar, mos boj si katunar, nuk esht ky por ajo o Hajdar. Duket qe se ke lexu artikullin dhe je patate e lire, per gjelle pensionisti, dhe sherbimi yt qe i ofron politikes se korruptume eshte diskretitues, per ty dhe ate qe i sherben me aftesite e tua "intelektuale" duke bo diversion primitiv. Dmth po sje me ne je me zyberin Meta dhe me haberin Lul. Ha,ha,ha.Akoma ka njerez si puna jote por ka dhe njerez patriote e me integritet qe smund te pajtohen me mocalin ku e keni fut Shqiperine.

                    2. S
                      Sllobodanka

                      Ushtria po pergatitet, celesat e raketave jane gati, Lexhendeari i Vicidolit do te dale nga rrethimi dhe do te udheheqe popullin kryengrites te Lezhes dhe Lacit drejt shtepive te prokuroreve të ASPAK-ut dhe gjyqareve gjyhnafqare te GJKKO.

                      1. A
                        Ana

                        Bravoooooo! Më në fund një shtim që e thotë hapur që edhe Rama është legen. Sa më shpejt fundi i tij! Është qelbur vendi gjithandej. Populli kockë e lëkure për bukë të gojës, këta plehra majmen përdite. Mos i hëndhin!!!

                        1. M
                          Mesuesi

                          Ana moj vajzë (?!). Pa folur për drejtshkrimin që është për të ardhur keq, për çfarë shkruan aty, më vjen keq të ta them, por në çdo fjalë je gabim. Kaq!

                          1. L
                            Lame Duka.

                            Nje lexues me emrin Noci, sipas meje, i ka thene te gjitha sa duhet, shkurt e qarte. Keshtu, theksojme se cdo qeveri do te forcoje pushtetin e vet, por kjo nuk arrihet duke destabilizuar vendin, perralle qe e ka ne maje te gjuhes opozita e shpartalluar per shume e shume vite. Keshtu, theksojme se vetem te marreve, e me shume se sa atyre - te nguturve per te ardhur ne pushtet, u intereson qe pozita dhe opozita te mos merren vesh, kur dihet qe opoziten nuk e cakton qeveria , e ka caktuar populli, me emra e me numura. Keshtu, theksojme, se zoti Berisha e ka nxjerr veten nga politika aktive me bemat e tij, per te cilat sapo ka nisur te jape llogari. Thirrjet e tij nga maje e pallatit jane si te lehura..... ne Henez. Si perfundim: Nuk me intereson fare se kush qenkesh ky Poli. Ka edhe me.......

                            Lini një Përgjigje