S'ka lënë gjë pa komplikuar!

9 Prill 2024, 00:01Blog TEMA
S'ka lënë gjë pa komplikuar!

1. E kishte vjedhur pak verë dhe i duhej edhe pak bukë për ta shoqëruar verën.
Në ato çaste, Jean -Jacques Rousseau-it i kujtohet Maria Antoneta, e cila, kur i kishin thënë se fshatarët s'kanë bukë për të
ngrënë, ishte përgjigjur:
- Le të hanë tortë.
- U zhyta në këto mendime derisa po i lexoja sondazhet që tregojnë se Albin Kurtin ende e duan 50 për qind e shqiptarëve.
E vërtetë është. E duan.
- Le ta duan.
Dashuria është luks për të pasurit, por jo për të varfërit.
- Edhe ata që s'kanë ku të kthehen - e duan nga largësia...se kjo dashuria nga largësia zgjat më së shumti, sepse nuk ekziston.
- Edhe ata që ikin nga Kosova - e duan, se s'ka më kollaj se sa ta duash dikë prej të cilit ikë.
- Edhe ata që rrinë në Kosovë - e kanë harruar veten duke e dashur Albinin, sepse për veten nuk kërkojnë 'shpëtim'!
- As nuk ikin nga trishtimi, as nuk protestojnë kundër trishtimit.
Ata vegjetojnë.
- E Dashurinë e 'elitës' Albin Kurti e blen me paret e shtetit.
2. Pastaj Abelardi e thyen heshtjen, kërkon zgjedhje të parakohshme dhe ti menjëherë e ke të qartë se pse votuesi e do Albin Kurtin.
- Pse i kërkon zgjedhjet kur e di se zgjedhjet do t'i fitojë Albin Kurti!
- Be quite!
3. Mos më pyet se pse Zoti e lejoi Moisiun ta shihte por jo ta shkelte 'Tokën e Premtuar'!
Se, nuk e kuptoj...
Faraoni nuk kishte probleme me Tokën e Tij, anipse Zot i kishte statujat, dhe veten e konsideronte Zot, por Zoti nuk hidhërohej me të.
- Mos më pyet se pse Zoti e lejoi Moisiun ta shihte por nuk i tregoi se si quhej!
- Zoti i tha se quhej 'Unë jam'.
Zbathi sandalet, i tha...dhe shko thuaju njerëzve të t'u se 'Unë jam' më ka porositur....
- Mos më pyet se pse izraelitët udhëtuan në shkretëtirë 40 vite për rrugën që do të shkohej për 11 ditë?
- Pse Zoti u hidhërua me Moisiun për një gur?
- Zoti kërkoi nga Moisiu të fliste me gurin para se të kërkonte nga guri - ujë, e jo siç veproi Moisiu, të cilit hyri vetja në qejf dhe e urdhëroi gurin që të bëhej ujë!
- Mund të më pyesësh se pse disa popuj si izraelitët dhe shqiptarët nuk rehatohen kurrë, por unë nuk të përgjigjem.
4. Më pyet ti mua: pse Albulena Haxhiu sillet në varreza si në sfilatë mode, dhe pse gjatë orarit të punës e ndërron garderobën si në tretën e ditës...
këtë përgjigje di ta them.
- Me setër të kaltër tek varrezat në Rezallë, menjëherë pas varrezave (dhimbje e madhe), me mantel ngjyrë kaki pozonte në çardakun dhe në nevojtoren e braktisur të Radojçiqit.
5. A lahesh ti në dush-kabinë apo në koritë - kjo është pyetja që i intereson Albin Kurtit e që shtrohet në pyetësorët e regjistrimit të popullsisë!
- A shkon ti në punë me veturë - të pyet Albin Kurti, por nuk të pyet: a ke vend ku ta parkosh veturën dhe pse ka vend parkim veç për stafin politik!
- Albin Kurti të pyet: A ke përjetuar trauma në luftë!
- Jo more çfarë traumash, kam përjetuar lumturi në luftë!
- Sa lidhje të dështuara erotike i keni pasur?
- Në çfarë moshe të ka ndodhur puthja e parë?
- A beson në dashuri në shikim të parë?
- Krejt-krejt por pse po hyn në dush - kabinat e shqiptarëve, nuk e kuptoj.
- Ti po më pyet mua, a ka banesa jote fasadë, a ka çimento, a ka bodrum, se nuk paska Institucion që merret me këtë punë, po u dashka që ne të jemi edhe ekspertë të ndërtimtarisë!
- Pyetësorët për regjistrimin e popullsisë janë
- hyrje në kuzhinën tënde, e di sa lugë i ke;
hyrje në WC-në tënde - e di sa herë lahesh dhe a lahesh;
- hyrje në dhomën tënde të fjetjes, e di sa herë çon ti dashuri (dhe a çon dashuri)...
- Këto pyetje janë ndërhyrje në privatësi...ky është thjesht spiunim kolektiv i popullit, me lejen e popullit!
6. Albin Kurti në opozitë, ka qenë jashtëzakonisht i zhurmshëm, kur ka kërkuar që shqiptarët të mos e deklarojnë fenë e tyre, sepse kanë të drejtë të mos e deklarojnë.
- E tash, Albin Kurtit i intereson të dijë se çfarë feje ke ti!
- Besimi dhe feja nuk janë e njëjta 'gjë'.
Ti mund të besosh në Zot, por jo në Fe. Edhe çka tash!
Duhet ta dijë shteti se a beson ti a jo!
E nëse s'beson duhet të merret vesh kjo, që 'shteti i korruptuar' të ta bëj ty me gisht.
- Ky nuk është regjistrim human, ky është spiunazh dhe është shkrimi i dosjeve të shqiptarëve me dorën e tyre.
- Duhet t'i dish të gjitha ti!
Duhet t'i kontrollosh njerëzit edhe në mendje, edhe në shpirt, edhe në kuzhinë, edhe në dhomë të fjetjes, sidomos në WC!
- Po tutesh që nuk je musliman a çka!
Musliman je!
Edhe?
- Pse pra je kaq i trishtuar!
7. Albin Kurti çdo gjë e komplikon, edhe për t'u dukur i mençur, edhe sepse e di se populli të cilin e ka quajtur 'analfabet funksional' nuk i lexon pyetësorët, përgjigjet qeveria për ta.
Vetëm ai që s'ka talent zgjedh tema të mëdha dhe komplikon çdo gjë!
I madhi i thjeshtëson gjërat!
8. S'ka lënë vend pa i futur hundët!
Dje e rikujtoi datën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste!
- Shih ti me çka merret!
Pse nuk i dalin boll armiqtë e gjallë, por i thirr në ndihmë e i ringjallë edhe 'armiqtë e vdekur'!
- Pse duhet që italianit të sotëm, që
ka luftuar dhe e ka dhënë jetën për çlirimin tënd, që e ka pranuar pavarësinë tënde dhe që edhe sot të
ruan me ushtarë, t'ia rikujtosh atij se dikur ka qenë pushtues i Shqipërisë!
- Çfarë domethënë kjo?
Kë do ta 'vrasësh' ti duke i nxjerr nga varri heronjtë e vdekur!
- Është njësoj sikur kur pajtohesh me dikë që të ka lënduar, ti ia fal gabimin, por pastaj ia nxjerr nga hunda, ia përmend vazhdimisht gabimin, e shënon secilin përvjetor të gabmit të tij, anipse jeni pajtuar!
- Albin Kurti është fiksuar pas fashizmit italian, shkaku që është mërzitur me Melonin, të cilën e quajti fashiste!
Melonin e ka armike sherri që Meloni e ka mik Edi Ramën!
- Kaq e thjeshtë është urrejtja.
Nuk i duhet më shumë urrejtjes që të lulëzojë!
- Po provokon.
Po e shfrytëzon historinë dhe varret për të krijuar dhe rikrijuar armiq, jo të tij, por të Kosovës.
- Po vërehet.
Armiqësia duhet të duket si miqësi, nëse ta merr mendja ty që në shpinë të Kosovës dhe me harxhimet e shtetit të bëhesh armik i një miku - duhet njëfarë koncentrimi.
9. Në Teatër është luajtur 'Fausti'.
Shqiptarët 'të padjallëzuar' siç janë, ende 'çuditen' me Faustin, ku-ku, o Zot, si ndodhi, larg qoftë, që Fausti ia shiti shpirtin djallit për dije dhe për pushtet.
Së paku Fausti e ka shitur shpirtin e tij personal...ndërsa shqiptarët 'që çuditen'
e shesin shtetin e shpirtin e popullit për pushtet dhe me paratë e fituara nga shitja nuk blejnë art e shkencë, por ushqime të ndryshme dhe të
shijshme..!
E në fund, Fausti shkon në Parajsë...!
Kjo të frymëzon pa masë.
P.S.
Përndryshe,
Ti m'ke braktisur.
T'qofshin haram ndjenjat e mia'.

9 Komente

  1. P
    Pershendetje nga shume shume larg zonje e shquar

    Kimete e nderuar, je nder gazetaret me te mira dhe guximtare shqiptare, pse jo edhe me e mira. Zoti te ruajte e ta befte diten njemije. Kosova ka nevoje per gazetare e shkrimtare si ty. Stili yt i shkrimit eshte origjinal, i vecante, dritherues per ata kosovare qe jane mosmirenjohes miqve dhe clirimtareve. Ka shume truthare qe nuk te kuptojne sepse jane te pa ditur, te pa lexuar, te ligj dhe jo atdhetare por te dashuruar pas Serbise. Por ti mos u dekurajo, na ke prane menderisht ne vellezerit e tu ne Shqipni. Sa per Kurtin dhe VV, ata shoejt do jene e shkuara jone e turpshme. Mjaft prej te VV do ftillohen nje dite dhe do tu vjen turpe nga fmijt e kojshijt...., randsi ka te kuptojne se ne cfare bataku kan pas ra.

    1. P
      Paulsad

      Si meresh akoma me nje koqe....?

      1. D
        Daja

        Ma mire nuk thuhet e as shkruhet, flm per kte shkrim.

        1. m
          maks

          Kjo kurva e ka nje problem: Kur nuk ja var, merzitet dhe shfryn ne ket menyren katundare te artikulimit te shqipes. Keshtu ndodh me Albinin tash, keshtu i ndodhi dhe Rames qe se pordhi ne Nju Jork ket fshataren. Po tash Ramen e ka harruar disi, se eshte "armik" me Albinin me te cilin ka kunjin Kimetja jone e Temes. Se meqe ra fjala dhe Tema e pat abandonuar disa kohe, po tash jane pajtuar....derisa te prishen prap, pastaj prap do te prishen dmth mastirbohen bashke. Edhe Albini ti bej mje isharet, prap prishet me Albinin kjo, masturbohet kupton ti...

          1. C
            Cubel

            Nuk mund tè di se çfarè autoriteti ka Kimetja nè trojet e shqipètarève, por pèr sa lexoj prej shkrimeve tè sajè, nè disa pjesè mè bèn pèr tè qeshur. Pastaj futesh nè mendime dhe bèhesh serioz. Pèrse disa popuj si izraelitèt dhe shqipètarèt nuk rehatohen asnjèherè?! Fashistèt, komunistèt, socialistèt e demokratèt dalin nga masa e njerèzve, nga kjo shoqèri njerèzore dhe historia na ka mèsuar qè ka kohè e vènd pèr gjithèseicilin prej tyre. Pjepri mund tè jetè prodhim fashist, por e ka tè pamundur t'ju ngjajè atyre nè detaje. Shalqini i trazon rrènjèt e Pjeprit pèr me i bo dèm vehtes, nè vènd qè tè ushqejè rrènjèt e veta! Ndjesè pèr ndjenjat e Kimetes qè shkuan harram!!!

            1. M
              Mal Cori

              Shkrimet e Kimetes janë realiste, por për atë që ka trutë që ja ka lind nana....... Se Albini ja ka çmontu trutë shumicës në Kosovë, dhe ja ka futë trutë e gomarit.............................. Dhe kosovari thotë, sa t,'kem mbretin ( e pyllit) Albin, nuk pyes as për Evropë, as për Amerikë, ani pse atyne ju hangri bytha dhe na çliruan .................... . Kimete, a t'kujtohet lufta e Kosovës? Mbi 1 milion ikën e u larguan në Shqipni e Maqedoni........................ . Djem të rinj, rrinin gjithë ditën hijeve të ullinjve shqiptarë ..... Kur një shqiptar i pyeste, a s' ju vjen marre që vllaznit tuaj po vriten, që shpit tuaja po digjen dhe ju rrini e hani bukë të thekme me djath e t'lyme me gjalp?........................ ........ Po ne jemi me zgjidhjen paqsore, jemi kundër luftës. Jemi me Rugovën.......................... Dhe me zgjidhjen paqsore ushtari serb do të kontrollonte edhe sot Prishtinën...................... UÇK ishte pakica...... . UÇK u cilësua terroriste edhe nga heroi i kombit Sal Berisha............................. Dhe shumica e kosovarëve e realizuan andrrën e tyne dhe të bacës Sali....... Terroristët janë në burg.................................... Si t'mos i fitoj zgjedhjet sot Albini, kur çlirimtarët terroristë, aleatë me xhandarin ndërkombëtar SHBA, nuk i ka më rivalë të pushtetit?........................: . Ne bar hamë thoshte Enveri dhe imperializmit nuk i nënshtrohemi ............. Ishin marxistë leninistë...... Por dhe Albini i tillë hyri në politikë............... Dhe çudi ideologjia e Titos paska vendosë karrige dhe është ulur këmbëkryq në trurin prej gomari që Albini ju ka transplantuar kosovarëve........................... . E nëse Amerika dhe Europa lodhen dhe thonë: - Po shkojmë, po shlodhemi pak.......... E atëherë po shohim se trimat e Albinit po arratisen përsëri në Shqipëri e Maqedoni.......... Mirëpo a do të ketë më UÇK ?

              1. g
                gramoz

                Z.Kimete je nje intelektuale e zgjuar dhe me nje vizjon te shkelqyer.

                1. t
                  toli

                  kokrra e debiles

                  1. P
                    Patrioti

                    Jeni gazetarja me e mire, jeni nje Shote Galice e vertet trime. Respekte pa fund Kimete.

                    Lini një Përgjigje