Shqetësime për këtë sezon turistik, dhe per tjetrin pas këtij

8 Prill 2024, 14:48Blog Nga Eduard Zaloshnja

Shqetësime për këtë sezon turistik, dhe per tjetrin pas

Nga analiza që bëra me specialistin IT të sondazheve të mija, rezultoi një rritje 64% e përmendjeve të fjalëve kyç për turizmin e Shqipërisë në të gjithë internetin botëror. Edhe sikur turizmi të rritet këtë sezon 50% krahasuar me vjet (e jo 64%), do të jetë një Cunam i vërtetë për Policinë e Rendit dhe Policinë Rrugore.


Shqetësime për këtë sezon:

-Edhe sikur Policisë Rrugore t’i vihen në dispozicion aparatura teknologjike shtesë këtë sezon (me kosto modeste 100 mijë eruro), 630 policët rrugorë të terrenit nuk do të jenë të mjaftueshëm, sepse gjysma e tyre do të merren me zhbllokimet e trafikut në zonat e nxehta turistike. Prandaj është mirë të përdoren patrulla të thjeshta policie për zhbllokimet e trafikut, teksa policët rrugorë merren me punën e tyre të specializuar.

-Është e vështirë të shtohen efektivat e Policisë së Rendit brenda një kohe të shkurtër, por të paktën mund të shtohen disa fonde për punë jashtë orarit të atyre që kemi. Të gjithë policët e rendit duhet të punojnë 12 orë në ditë gjatë sezonit turistik – përndryshe, nuk përballohet dot fluksi gjigand i turizmit të pritshëm këtë vit (shqiptar e të huaj).

Shqetësime për sezonin e vitit tjetër:

Duke shpresuar se ky sezon do të mbyllet pa rritje të nivelit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, shqetëmet për sezonin e vitit tjetër janë:

· A do të bëhen 1 milion euro investime para sezonit të vitit tjetër në Policinë Rrugore për aparatura teknologjike? (Mund të përfshihen kompanitë e siguracioneve në këtë investim)

· A do të shtohen efektivët e Policisë Rrugore para sezonit të vitit tjetër?

· A do të shtohen efektivët e Policisë së Rendit para sezonit të vitit tjetër?

1 Komente

  1. Q
    Qytetar i thjeshte

    Rama shpenzon miliona e miliona leke te taksapaguesve (tonat) per oligarket rreth tij, por si ben dora te shtoje 5 leke per policet e thjeshte!!!

    Lini një Përgjigje