Të gjithë “kundër” Dumanit, sepse SPAK ende “s’tremb”

6 Prill 2024, 20:07Blog TEMA
Të gjithë “kundër” Dumanit, sepse SPAK ende

Nga Ben Andoni

Shkuarja e qetë orët e fundit e një zyrtareje të re dytësore të Bashkisë së Tiranës në dyert e SPAK-ut dhe lehtësia e përballjes morale së saj me këtë institucion, ishte nga të radhës para Drejtësisë. Pa hezitim, madje duke qeshur, zyrtarja Keçi dhe kolegët e saj të Bashkisë, u futën si të ishin në një institucion kulture dhe jo Drejtësie. Duke ua respektuar prezumimin e pafajësisë, paçka se para shqiptarëve të thjeshtë, zullumqarët dhe kundravajtësit thjesht kanë mbetur të kundrohen në pasuritë dhe udhëtimet e tyre lëbyrëse, na mbetet të presim për hetimet dhe verdiktin mbi ta.

Po për një gjë, shqiptarët janë të sigurt, që SPAK-u megjithë punën jo të vogël ende i duhet që bashkë me GJKKO-në të tregojnë shumë. Mbi të gjitha integritet dhe pavarësi. Është fare i qetë Rama dhe e gjithë kupola socialiste me gjithë njerëzit e ndaluar, një pjesë madje strukturë e zgjedhjeve; ligjëron për çdo ditë Berisha sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe tashmë paradoksalisht edhe ata që i ndanë rrugët e mbështesin furishëm (!!!); ka nisur shfaqjen aerobike shpesh kthyer në butafori Meta, ish presidenti i vendit, sikur të mos ketë ndodhur asgjë dhe me radhë me të gjithë kryetarët e bashkive dhe jo vetëm.

Kjo është arsyeja pse Altin Dumanit, që tashmë për nga rëndësia dhe impakti në vend vjen fill pas kryeministrit të vendit, t’i kërkohet dhe shpresohet shumë. Dhe, jo pa të drejtë. Megjithëse, ankimimi i tij, pas shpalosjes së një raporti shqetësues për policinë (Pa emra u fol për përfshirjen e policisë) dhe jo vetëm, ka treguar sesa e vështirë është të ndërtosh institucionin e besimit ndaj drejtësisë. “Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar si çështje kryesisht 67 procedime penale me 23 persona në hetim, çfarë përbën një tregues pozitiv në rritje të numrit të kësaj kategorie hetimesh, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2022, ku ishin regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim”, theksoi SPAK-u.

Institucionit që drejton Dumani i kërkohet vendosmëri dhe efikasitet. Kurse të 41 milionët e sekuestruar, megjithëse është vlerësuar, as nuk bën ndonjë përshtypje me luksin që shpalosin qoftë edhe një pjesë e të akuzuarve të SPAK-ut. Me të drejtë, Besnik Bakiu një zyrtar i lartë policie, i kërkoi publikisht emrat negativë të policisë dhe i kujtoi se ndërsa për SPAK-un janë hapur të gjithë dyert dhe janë plotësuar shumë nga kërkesat për policinë ka vështirësi pa fund: nga Vetting-u i munguar, vlerësimi i duhur financiar dhe e para e mbi të gjitha fakti i sakrificës skajore të tyre. “Janë 262 punonjës policie të rënë në krye të detyrës, nga të cilët 170 Dëshmor të Atdheut, si dhe 271 të plagosur. Bilanc lufte, apo jo?”, i rreshtoi Bakiu. Jo thjesht në respekt të punës së tij dhe kujtimit të dëshmorëve, z. Bakiu i bëri atij vetë dhe kolegëve të Dumanit, që të tregonin me sakrifica detyrimin që ata kanë ndaj vendit. Me zvarritjet jo të pakta, me pengesat që po krijohen dhe nga politika, me kulturën ende të munguar të pandëshkueshmërisë së “të fortëve”, SPAK dhe GJKKO i kanë një detyrim të madh të vendit në mënyrë që zyrtarët e ndryshëm të mos shkojnë e kthehen duke qeshur e të qetë nga institucioni.

Duket se të gjithë janë “kundër” Dumanit, ndërkohë që ai vetë duhet të kuptojë se kurrë Shqipëria nuk i ka drejtuar sytë nga një individ për të pritur të funksionojnë rregulla loje, ato që shpesh kanë munguar në historinë e shtetit tonë. Po për këtë, SPAK-ut të drejtuar prej tij i duhet të trembë dhe t’u kallë datën zhvatësve të vendit më të varfër të Ballkanit, që për fat të keq veçse po shtohen.

15 Komente

  1. N
    Nari

    Zoti Ben Andoni,qe kur flet dukesh sikur te ka rraf njeri !! Si ka mundesi qe meresh me ata qe shkojne si Cecua ne dyert e SPAK kur kjo prokurori i therret,ndersa ti si trim i madh nuk guxon te thuash nje gjysem fjale per Berishen,i cili e sulmon perdite SPAK dhe tani nuk i thote me SKAP,por e cileson organizate kriminale,ndersa nje idiot si Flamur Noka deklaron ne tv pa iu dridhur qerpiku,se kur te vijme ne ne pushtet do ta shkrijme Skapin e partise dhe ju mender analistat qe na derdellisni tere diten gjoja ne mbrojtje te SPAK,nuk keni bythe as Nul Mokes t'i kunderviheni per deklarata te tilla kunder drejtesise se re,te cilen ju hiqeni se mbroni !!

    1. F
      Flamuri

      Kur tregohet frikacake vete kreu Dumani ,duke mos dhene emra si dhe pse nuk areston ata police qe jane te lidhur me krimin ,qe thote ky ,une per vete si dhe shume socialiste kane hequr te zezat e ullirit nga Tonin Voci e Gjergj Jorgo sot i ikur ne boten tjeter , si mundet te drejtoje ky i grupit çiftelia ,ti Balla ke golur shume per kete grup kriminal kur ishe ne opozite ,e sot qe je minister bashkpunon me njerin nga ky grup ,dihet qe Tonin Voci do vendose drejtor ne polici ata qe i sherbejn atij dhe Non Grates ,Edi Rama mos te justifikohet per kete drejtor i lidhur me krimin ,ku duhet te hiqet urgjent dhe SPAK duhet te filloje hetimet ,me kujtohet arestimi i asaj z ministres per nje arke peshk ,e livadhit krimineli Berisha ,Basha per vrasjet e 21 Janarit ,si dhe Meta e Kryemadhi . Duman mbasi te çosh keta te tre ne gjykate atehere duhet qe ju te falenderoheni per drejtesine e te pandeshkuarve .

      1. D
        Dakord

        Dumani nuk është frikacak o zotëri. Ai nuk bën gjyqe popullore që të nxjerrë emra në publik. Ajo që Dumani tha do të thotë se i ka nën hetim dhe drejt përfundimit madje, ata policë të korruptuar. Dumani është shpresa e fundit për ne dhe fëmijët tanë që shqipëria do bëhet. Vetëm hajdutët janë kundër Dumanit.

      2. s
        sevi

        SPAK duhet te filloi nga kokat e krimit,familja FLORIRI po tallet me ta.

        1. P
          Populli i thjeshtë

          "Prezumimin" e pafajësisë. Fjala shqipe: "mosparagjykimin" e pafajësisë. O Tema përdorni shqipen tonë të pasur që nuk ka nevojë për fjalë të huaja,

          1. A
            Aleksandri

            Èshtè e vèrtetè qè drejtèsia po vonohet jashtèzakonisht dhe me kètè ritèm duhet pritur fundi i shekullit qè tè dènohen tè gjithè

            1. F
              Franci

              Nuk ka nevojë të shkruash kaq gjatë, për SPAK kur shkurt fare pyet populli, do fakte, filloje nga gjimnasti i kohëve të fundit, për vilat, hotelet, sarajet, shkollimin e fëmijëve në kolegjet më të shtrejta, për botokset dhe njerëzve si ky, me denoncime nga kolegët e tyre për vila 750 000€. Kaq, dhe dumanët duheshin te kishin bërë detyrën pa të mernin shpërblimin e rrogës, jo rrogën e marrin dhe punën në leshtë e monikës.

              1. D
                Dani USA

                Bravo Flamuri jame plotsosht dakort me ju se luan as topi peshku i qelbur pastrohet nga koka jo nga bishti i cironkave.Duman po se bere dote punen dorzo celsat dhe mos e mere ate rroge te majme pa punuar se do mbytesh.

                1. e
                  emigranti

                  eh mor ben andoni SPAK ben sikur punon kurse gjykata sja vare fare dhe saliu me liken dhe kompani hedhin valle e i thone na rufsh koqet

                  1. P
                    Psikologu

                    Shume i lodhur ...edhe shkrimi

                    1. V
                      Vlonjati

                      Dumani e kompani po punojnë shumë mirë. Një të të keqe të vogël kanë që i zjarrin çështjet duke i çuar në infinit. Duhet më shkathtësi e e trimëri e sidomos disa çështje duhej të kishin dërguar për gjykim. Ecni se popullin e keni me vete. Kryeni vendimet ne trimëri që kjo prokurori të mbahet mend një hetl e mirë

                      1. T
                        Toni

                        Z. Dumani... te eshte dhene nje pune... ose beje... ose lere.

                        1. A
                          Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

                          Lidhjet politike-krim-korrupsion ne kete vend jane aq shume te perhapura e mbizoterojne kudo e hapur saqe po behet rutine dhe pothuajse te gjithe mendojne se edhe ata qe jane ne procese gjyqesore do perfundojne ose te pafajshem ose me denime minimale.Nje tregues domethenes eshte psh. rasti i Ervin Salianjit,i cili ka disa vite i denuar ne shkallen e pare dhe gjykata e apelit cuditerisht nuk merr guximin ti prese bileten ketij mafiozi,dallkauku te pafytyre e te rrezikshem qe del ne Tv sikur te kete marre ndonje flete nderi dhe jo denim dhe ne krah te te cilit eshte rreshtuar i gjithe grupimi antiamerikan berishist! Po keshtu dhe ceshtja e vules se PD-se,per te cilen ka nje presion te papare e levisen kaq e kaq fije ne prapaskene qe te shkoje tek ky grupim mafioz antidemokrtik e antiamerikan,megjithese nuk perfaqesojne as parti e as demokraci ne kete vend.Ose ceshtje te tjera qe megjithese eshte bere zhurme e madhe mediatike dhe SPAKU duhet te hetoje seriozisht si psh. per vilen e mbi 800 mije eurosh te Nokes ,sipas te pakten pizevengut lavjeres Gaz Bardhoshit, apo per pasurite e Palokes etj etj .E po keshtu per sulmin e 6 janarit te bandes berishiste ndaj selise se PD-se,kur jo vetem qe nuk u hetua por as u thirr fare kryemafiozi i ketij vendi vicidolas.Kjo tregon dhe njefare stepje te SPAK-ut ndaj kesaj bande politike ,qe e quan veten dhe parti me etiketen bombastike "demokratiase"qe lidhet kryesisht me arkitektin e te gjithe kesaj gjendjeje ne kete vend, agjentin e UDB-se qe pas gjendes agjent ne gjume eshte hedhur ne aktivitet pas vitin 1989 per te shkaterruar kete vend.Shkaku eshte ketu dhe vetem ketu.Hija e ketij bastardi dhe rrjeta e merimanges e UDB-se ne shqiperi e zgjeruar nepermjete tij ne te gjithe politiken shqiptare,ne te gjithe shoqerine e biznesin e fuqishem eshte kaq i frikshem sa dhe prokurore te SPAKUT hezitojne dhe ndikojne ne veprimin e ketij organi. Vertet Altin Dumani eshte kreu i tij,por prokuroret e SPAKUT jane te pavarur ne punen e tyre dhe jane ata qe duhet te mbyllin dosjet qe kane ne duart e tyre,keshtuqe psh. Dumani nuk mund ta detyroje Manjola Kajanen psh. qe te konkludoje qe te mos hetoje pasurite e Ilir Meta-jt , pasi ndikimi i spiunit Met-aj ndaj saj e shperblimet e tij mafioze per te (te padukeshme nder te tjera) jane aq tunduese saqe Dumani ngec.E keshtu dhe per ndonje prokuror tjeter,sepse vertet keta jane teorikisht prokuroret me te paster e me te kontrolluar,por jemi te ndergjegjshem qe kapot e krimit e te korrupsionit me kollaro te bardha ne kete vend,dyshja me shtate koka Berisha-Meta-j nuk kane ndenjur duarkryq dhe kane veglat e informatoret e tyre brenda Spakut ,te cilet me njemije e nje menyra jane aktive kunder Dumanit e Spakut ne pergjithesi.Dhe per te mos u zgjatur shume mund te them ate qe e di dhe Dumani,qe e dime te gjithe ne,qe e dine dhe Amerikanet e Europianet .Dmth. qe po nuk iu pre koka gjarperit(i cili eshte si salamandra me 7 koka)ne krye te kupoles ,Salih Ram Berishes, nuk mund te kene sukses veprimet e Spakut,cfaredo qe te bejne,kedo qe te godasin.Ai dhe vetem ai eshte baza dhe frymezimi i te gjithe mafies shqiptare,eshte si Anteu qe kontakti i tij me token e bente te pathyeshem dhe vetem kur Herkuli e shkeputi nga toka,arriti ta munde.Ai eshte thembra e akilit.Nese SPAKU do te kete sukses,duhet me patjeter te rrezoje mithin e ketij bastardi.Te gjithe te tjeret, dhe Meta-j bashke me ta, si i derguari i tij ne PS qysh ne fillimet e viteve 1990..., jane fillorista,po te jete permbysur ky kancer malinj,i cili i ka te gjithe te tjeret me katallog te rregjistruar dhe me nje telefonate i hedh ne veprim.Kaq e veshtire eshte kjo per tu kuptuar?Edhe terheqja e cuditeshme e PS-se dhe e Gentiana Sules nga paraqitja ne parlament e ligjit per dosjet e sigurimit e sidomos per ceshtjen e spionit Meta-j patjeter qe lidhet me shantazhin e kercenimet e superagjentit UDBash e filorus vicidolas ndaj Rames(mendimi im).Nuk mund te kuptohet ndryshe kjo terheqje e heshtje varri per kete ceshtje e Edi Rames.Gjynah dhe turp per Ramen e per pasoje per PS-ne qe e trumbetuan me te madhe se coc do benin per nxjerrjen nga politika te spionit Meta-j e te Berishovicit si ish sekretar partie etj etj,por keshtu jane gjerat.Berisha,eshe ai qe eshte dhe agjentura mafioze rreth tij ka punuar non stop e punon perdite duke mbledhur material kompromentues ndaj te gjitheve e ne vecanti ndaj Rames dhe i hedh ne treg me doza e me raste duke i detyruar te heshtin e te terhiqen.Mundet Altin Dumani ta thyeje kete kod heshtjeje e terrori te cosa nostra-s albanese qe ai perhap e perdor ne kete vend? Te shohim nese dhe ne Shqiperi do te kete prokurore si Falkone e Borsellino,si ata origjinalet e jo kopje te tyre! Te shpresojme!

                          1. S
                            Skenderbeu

                            O Ben Andoni o doç I PD cfare e di ti SPKUN ? Ai nuk eshte as Shiku fsmekeq i Berishes dhe as Gestapua e naziste e qe njerzit duhet te tre Ben Sa degjojne emrin e tij . Spaku eshte prokurori demokratike qe godet krimin dhe korupsionin pa dalim partiak. Shpejt do I vije Radha partise tende dhe do shohim cfare do llomotitesh o kodosh .

                            Lini një Përgjigje